Koço Kokëdhima sulmon Tahirin dhe kërkon legalizimin e hashashit, për të “shmangur vrasjet”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hashashKoço Kokëdhima ka sulmuar me anë të gazetës së tij ministrin Saimir Tahiri, duke thënë se policia është duke fshehur vrasjet për çështjen e mbjelljes së hashashit.

“Shekulli” shkruan se janë disa vrasje të fshehura nga ana e policisë, dhe lë të nënkuptohet se që të mos ndodhin këto, mbjellja e hashashit duhet legalizuar.

“Kanabisi është kthyer kohëve të fundit në një burim të frikshëm konfliktesh të përgjakshme. Prej kohësh, pazaret e drogës janë arma vrasëse e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Kanë krijuar konflikte të dhunshme dhe hakmarrje me familje dhe fise që tentojnë shfarosjen. Por kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda kriminale, për të cilat pak kemi kurajën të hulumtojmë, kjo për shkak të implikimit gjithnjë të segmenteve të caktuara mafioze që kanë mbështetje edhe nga segmente shtetërore, policia, prokuroria, media pajtohen me një fakt: Vrasje për larje hesapesh! Këtu mbyllet historia e një viktime, e nis tjetra, kaq!

Ndërsa këtë vit u shfaq një dukuri e çuditshme; vrasjet për kanabis, më saktë për parcelat e hashashit, për zotërim zone e tregu, lëvizshmëri çmimesh e pazaresh, deri te spiunim apo lidhje me segmente të policisë lokale që kanë çuar në eliminim kundërshtarësh. Këtë vit, si rrallë herë, shihet tendenca për të ekzekutuar njerëz që kanë dijeni, që kryesisht janë o punonjës, o njerëz të rastësishëm, ose persona që kanë detyra të caktuara nga grupet kriminale që komandojnë kultivimin e lëndës narkotike. Brenda më pak se 4 muajsh janë të raportuar të paktën 7 ngjarje që kanë në themel vrasje me motive të tilla.<br />

Asnjë prej tyre nuk është raportuar nga Policia e Shtetit si vrasje, por në disa raste janë dokumentuar; sherre banale, konflikte për femra e prona e deri te ngjarja e fundit në Shëngjergj që u klasifikua vetëvrasje dhe vijon të konsiderohet e tillë nga Policia e Shtetit, ndonëse prokuroria e ka regjistruar si vrasje që në krye të herës kur është raportuar si ngjarje! Edhe vrasja në Dukagjin të Shkodrës mes kushërinjsh, policia nuk e pohoi se ishte për pazare droge, derisa njëri nga vrasësit, ai i dorëzuari që mori përsipër edhe krimin, pranoi se konflikti kishte nisur për pak rrënjë kanabisi, por që në fakt historia e tyre e konfliktit lidhej me informim policie dhe për parcela e jo thjesht disa bimë!”, shkruan kjo gazetë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Koço Kokëdhima sulmon Tahirin dhe kërkon legalizimin e hashashit, për të “shmangur vrasjet””

  1. Tony says:

    Nuk e ka sulmuar Koco o debila, Shekulli eshte gazete kete pune ka! Ju ka errur leku syte, kaqola te shitur

    1. bora-kok.dhima says:

      Bedelat e Koqes jane hedhur ne sulm. Duan te bindin lexuesin me argumentat e tyre idiote sic jane edhe vete njerez te ceket, si kandrat e Kafkes, se Kokedhieri ska lidhje me cfare shkruhet ne gazete. hahahahhahahhah sa kam qesh, O te mjere mos u merrni me komente ne gazete, por ruani grate se mos ua ze hashashi dhe gdhihen tek shtepia e shokut dhe ju mbane vajzen ne shtepi se mami ka pire cike. hahahahaahhahahahah

  2. Ina says:

    Ju eshte bere zakon tani ne fakt ju te gazetes “Tema” qe po futur emrin e Kocos ne cdo artikull nuk beni dot lajm. Pervecse jeni te paafte komplet per te shkruar nje lajm, merrni persiper qe te zbertheni dhe ate qe nenkuptohet nga lajmi i botuar ne nje gazete tjeter. Kocua nuk ka nevoje qe ta nenkuptoje legalizimin e kanabisit,aq me teper permes gazetareve. Ai e ka thene dhe e ka argumentuar arsyen pse eshte pro legalizimit te tij. Fak Ne gazeten “Shekulli” jane botuar disa raste konkrete, per te cilat nuk eshte gjetuar ende nje zgjidhje nga ana e policise dhe qe segmente te policis jane te perfshire ne biznesin iliegal te hashashit kete nuk e thote Kocua, por faktet.

  3. Astrit says:

    Koco Kokedhima ka fol qe ne fillim hapur dhe me argumenta per legalizimin e kanabisit farmaceutike, nese ju nuk arrini ta kuptoni ndryshimin midis asaj qe ky zoteri ka lobuar te behet dhe katrahurres ne te cilen ndodhemi tani eshte problemi juaj. Po e drejta qe ju eshte dhene qe te shruani artikuj nuk mund ta keqperdorni per te keqinfermuar njerezit. Tju vij turp qe keni nje nivel kaq te dobet. Nuk sulmohet ministri Tahiri nga asgje qe eshte thene. Vet ai e ka pranuar qe ka probleme ne segmente te caktuara me punonjes te policise te implikuar me kultivuesit e hashashit.

  4. Tani says:

    Rastet e permendura nga pjesa me e madhe e gazetave jane raste reale, te denoncuara nga familjaret e tyre, raste ku dhimbja e tyre per humbjen e nje familjari nuk ka gjetur drejtesi. Kjo besoj se ka me shume rendesi sesa keta plehra qe shkruani ju. Nese policia nuk ka zbardhuar ende asgje per keto raste, ose i ka mbyllur shpejt eshte nje problem shume serioz. jeni joprofesional ne ate qe shkruani “zoterinje”. Me vjen keq qe keni nje nivel kaq te dobet. Njerezit duhet te informohen se keto jane ngjarje qe na prekin te gjitheve. Nuk i intereson kujt ajo qe ju shkruani qe Kocua sulmon Tahirin, sepse kjo nuk eshte as e vertete, mjafton qe te lexojne lajmin. Ska nevoje Kocua te sulmoje askend. Gazeta “Shekulli” eshte nje media dje detyra e saj eshte te informoje njerezit per ate qe po behet jo te keqinformoje si puna juaj.

  5. E VERTETA says:

    PO SI ESHTE E MUNDUR TE JESH GAZETAR ME SHKOLLE TE LARTE DHE MOS TE ARRISH TE BESH DOT DALLIMIN E ASAJ QE PRETENDON KOCO KOKDHIMA PER LEGALIZIMIN E KANABISIT FARMACEUTIK DHE JO LEGALIZIMIN E PARCELAVE ME KANABIS DH TREGTISE SE LIRE KU RAFSHA MOS U VRAFSHA. ORE JENI NE TEREZI JU APO KESHTU JUA DO INTERESI SE SKA MUNDESI TE JENE KAQ IDIOTE GAZETARET ESHTE E PABESUESHME. 2 POLICIA KA ARSYET E SAJ TE HETIMIT SI E CILESON NJE VRASJE DHE KJO QE BEHET NE SHQIPERI NGA ANA E GAZETAREVE ESHTE NDERHYRJE DHE PRISHJE E HETIMEVE TE POLICISE SEPSE POLICIA MUND TE KETE ARSYET E VETA TE HETIMIT SI MUND TA CILESOJE NJE NGJARJE. KUR TE MBYLLEN HETIMET ATHERE MUND TE MARRIN PERSIPER GAZETARET TE ZBARDHINE TE VERTETETN POR PER SA KOHE HETIMET VAZHDOJNE KJO ESHTE VEC SE PRISHJE E HETIMEVE DHE ASNJE GJE TJETER. VETEM NE SHQIPERI MUND TE DEGJOSH TE TILLA GJERA, E HABITSHME. KUDO NE BOTE POLICIA KA ARSYET E VETA PER DETJAJET DHE SHKAQET QE PARAQET KUR ZBULON NJE NGJARJE KRIMINALE DHE HETIMET SIGURISHT QE VAZHDOJNE. PO SIKUR ATA QE E KANE VRARE TE JENE TREMBUR DHE TE LARGOHEN NGA VENDI OSE TE PRISHIN PROVAT E METJESHME PER SA KOHE JANE TE LIRE CFARE PERGJEGJESIE MBAJNE GAZETARET. NDERSA ME VERSIONIN E POLICISE DO FLININ TE QETE SEPSE KJO ZYRATARISHT U CILESUA VETVRASJE DHE POLICIA QETE QETE NE PERFUNDIM TE HETIMEVE SHKON DHE I ARRESTON SECILIN TEK KREVATI VET???? ABSURDE !!!!

  6. Argita says:

    Dilni naten neper fshatra te thelle te tepelenes dhe do shifni fshatare me kallash qe ruajne, dhe te gjithe thone kujdes mos kalo se te qellojne

  7. Elton says:

    Hashashi i shqipris ket vit ka shit sasi aq tmadhe sa ne europ ka ren cmimi i hashashit ne itali e gjen tani per dy lek

  8. Elgid says:

    Shqiperi moj toke e krimit

  9. Kastriot says:

    Ua kontrolloni diplomen ketyre ju para se ti merrni ne pune? Se eshte absurde qe njerez qe kane mbaruar shkollen per gazetari te mos dijne te shkruajne ose me e pakta te komentojne nje lajme ashtu sic duhet. Mire qe vete nuk dini te lidhni 2 fjale, por edhe kur merrni persier qe te kometoni lajmin qe dikush tjeter e ka shkruar si ka mundesi qe prape nuk dinin ta beni. Po kush ju ka thene ju o te pafte qe eshte kerkuar ndonjehere legalizimin i parcelave te hashashit??? dhe aq me teper per te shmangur vrasjet. Gazeta Shekulli ka paraqitur disa raste te bera publike dhe qe jane me interes publik te sqarohen deri ne fund, jo te mbyllen shpejt e shpejt. Ketu nuk ka sulm ndaj askujt, por jane interesat tuaja klienteliste qe ju kerkojne shkrime te tilla. Perpiquni heren tjeter te jene me te argumetuara qe te kenaqni dhe klientet tuaj 😉

  10. A.R. says:

    Legalizimi nen monopolin shteteror eshte e vetmja zgjidhje per nje shtet te paster nga trafiqe e trafikante. Por siç duket shteti shqiptar nuk eshte I tille perderisa mban ende si minister nje individ te implikuar me trafikim kanabisi dhe lendesh te tjera, duke u fshehur pas çeshtjes se moralit.
    Vetem se ky morali eshte bere paksa bajat o Saimir Tahiri; e ka perdorur Italia, Greqia e Turqia per dekada me radhe e tani s’i ka ngrlur me leng per t’u shitur njerezve naive!
    Te shkarkohet ministri trafikant dhe te LEGALIZOHET menjehere kjo bime mjekesore – me e lashta e keij planeti te mrekullueshem! Kanabisi me qindra variante te tij ishte ne kete planet perpara ardhjes se dinosaureve, nuk na bindin dot dy idiote te djallezuar se na qenka droge per t’u ndaluar!

    Andrea Radi

  11. Lugati says:

    o koco nuk. osht momenti me. sulmu. qeverine duhet. me bo. thirrje. qe gjithe forcat politike ta. mshtesin. qeverine..sepse. po. na sulmojne nga te gjitha krahet osht moment. delikat bohuni. i cik. te pergjegjsjem si klase politike

  12. Alma says:

    Po si nuk keni turp qe keqinformoni njerezit o pseudogazetar. Per qellimet tuaja te ulta dhe per tju lepir ndonjerit shkruani gjithe keto idiotesira. Ku e pate sulmin ju more? Tju vij turp qe perpiqeni me manipuloni njerezit me keto qe shkruani.

  13. vaso says:

    Nuk ka hashash joooooooooo……………………………………………………….U shit i gjithi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *