Kufjet në timon lejohen: Ja rastet kur nuk penalizohesh

17 Tetor 2016, 15:53Kronika TEMA

Në rast se duhet të flisni në telefon teksa drejtoni automjetin, mund të përdorni kufjet. Top-Chanel u insterua pranë drejtuesve të lartë të policisë, të cilët konfirmuan se përdorimi i kufjeve lejohet dhe asnjë drejtues mjeti nuk do të ndëshkohet me gjobë.

Në fakt, kjo gjë parashikohet edhe në nenin 171 të Kodit Rrugor, i cili specifikon se “lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funskionimin e tyre”. Megjithatë, ky nen do të riformulohet me ndryshimet e reja si dhe gjoba pritet të 10-fishohet.

Për sqarimin e situatës mbi lejimin e kufjeve është kujdesur edhe Ministria e Brendshme, e cila me anë të një mesazhi sensibilizues ka njoftuar qytetarët se për të folur në telefon teksa je në timon ke 3 zgjidhje: kufjet, opsionin autoporlant, ose të ndalosh mjetin.

Ndërkohë, tentativat e qyterarëve për të korruptuar punjonësit e policisë rrugore janë kthyer në një fenomen shqetësues për uniformat blu. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit janë konstatuar 28 raste të mitdhënies. Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Apeli është që qytetarët të mos gjejnë rrugën më të shkurtrër për të kompromentuar një punonjës policie. Ne do të jemi të ashpër ndaj këtij femomeni. Krahas ndëshkimit nga Kodi Rrugor qytetarët do ndëshkohen edhe nga Kodi Penal, ndaj iu bëj thirrje të tregohen të kujdesshëm”, deklaron Jaupi.

Ndaj gjithë personave të arrestuar për këtë vepër penale rëndon akuza e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funskione publike”.

Në një mbledhje të zhvilluar disa ditë më parë me drejtuesit e policisë ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me tone të ashpra ka kërkuar goditjen e rasteve të mitdhënies.

4 komente në “Kufjet në timon lejohen: Ja rastet kur nuk penalizohesh”

  1. chat says:

    Aksidentet nuk ndodhin se nuk ke nje dore ne timon kur flet ne cellular por se mendjen e ke tek informacioni qe po degjon.
    Nejse provojeni njehere edhe me kufje dhe merruni prape me vone. Ne kete menyre te pakten eliminoni ata qe bejne chat ne timon

  2. celulari says:

    Ne kohe te xhaxhit, prane shoferit ishte nje tabele ku shkruhej:
    “Mos i fol shoferit”

    Qe ketej e merr vesh pse shkaktohen aksidente kur flet ne cellular. Me kete menyre mendoj se nuk zgjidhet perfundimisht problemi. Te flasesh me kufje eshte njesoj e rrezikshme me te foluren ne cel

  3. ben says:

    Cuna policia nuk mund ti toleroje qe te gjitha.
    Smund te kerkoni edhe nga nje are me hashash dhe te flisni ne tel.
    Shteti ka rregulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje