Për 16 vjet i çoi lule te varri, por zbulon të vërtetën shokuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

lulePër gjashtëmbëdhjetë vite me radhë i ka çuar lule dhe është lutur për shpirtin e vjehrrit.

Por krejt papritur zbulon se në atë varr prehej dikush tjetër.

Ky është rasti i një gruaje në Itali, e cila u lajmërua pak ditë më parë nga autoritetet në komunën e Milanos, për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosur diku tjetër.

Por familja e V.L. është përballur me kufomën e një gruaje sapo është hapur arkivoli.

Njeriu i tyre i dashur kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2002 dhe që prej asaj dite, ata e kishin vizituar shpesh varrin pa e ditur se në të prehej një e panjohur.

Familja ka bërë denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre, shkruan ANSA.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *