Putin flet për sulmet kibernetike të SHBA ndaj Rusisë, por ja çfarë ndodh...

17 Tetor 2016, 13:40Sociale TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin ishte duke folur gjatë një deklarate për shtyp për forumin e BRICS, kur papritur është ndërprerë energjia elektrike.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme, është fakti se Putin ishte duke folur pikërisht për komentin e Joe Biden mbi mundësinë e nisjes së një sulmi kibernetik nga SHBA ndaj Rusisë.

Putin tha se është hera e parë që Washingtoni pranon përfshirjen në veprime të tilla.

Por, pas ndërprerjes së energjisë, ai ka shtuat duke qeshur: “Mos thashë diçka të gabuar?”

Ndërkohë, Putin ka paralajmëruar sidomos gazetarët rusë në BRICS, së NSA mund të jetë duke i përgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje