“Rama nuk foli për Kosovën, por në interes të Kosovës. Të mos i fryhet një zjarri të rrezikshëm”

ALEKSANDAR VUCIC I EDI RAMA“Kryeministri Rama nuk ka folur “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”.

Kështu ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Për më tepër, sa i përket deklaratave të fundit të disa akterëve në Kosovë rreth “paternalizmit” të Shqipërisë ndaj Kosovës, ambasadori Minxhozi ka bërë thirrje për qetësi dhe racionalitet e të mos i fryhet “një zjarri, i cili nuk ekziston”

“Shqipëria nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë rol paternalist ndaj Kosovës. Për më tepër Shqipëria e dëshiron marrëdhënien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pavarura” shprehet në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sipas të cilit vorbulla e deklaratave dhe kundërthënieve nga disa aktorë në Kosovë në drejtim të kryeministrit Rama është e padrejtë.

“Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës. Ma do mendja që është një lapsus, i cili mund të jetë përcjellë nga akterë të ndryshëm në Kosovë. Kosova ka institucionet e veta, është një shtet i pavarur, një shtet demokrat, është një shtet sikur edhe Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë që Rama nuk mund të flasë edhe për interesat e Kosovës, interesat e Shqipërisë apo të gjithë rajonit”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Duke bërë thirrje për kujdes dhe racionalitet, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, raportin ekonomik dhe politik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e saj nga Serbia, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe shumë çështje të tjera.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...