SONDAZHI: Çfarë mendojnë kryeqytetasit, për punën e Erion Veliajt?

17 Tetor 2016, 09:53Sociale TEMA

Javanews zhvilloi në fund të shtatorit, në bashkëpunim me Dr. Eduard Zaloshnjën, një sondazh telefonik në territorin e Bashkisë së Tiranës. Anketimi u krye me 1000 banorë me të drejtë vote në Tiranë, të përzgjedhur në mënyrë krejt rastësore. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion është plus/minus 3.1%.

Rezultatet e plota të sondazhit:

Nëse do të ishin përsëritur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në fund të shtatorit:

Veliaj do të merrte 185 mijë vota (nga 160 mijë që mori vjet).

Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në territorin e Tiranës në fund të shtatorit:

Pjesmarrja do të ishte sa 9/10 e 2013-ës, dhe raportet e votave për dy koalicionet do të mbeteshin 60%-40%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se Erion Veliaj ka punuar mirë?

Po 60%;                Jo 35%;                 S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me këndet e lojrave të fëmijëve?

Po 61%;                Jo 34%;                 S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rinovimin e koshteve/shkollave?

Po 59%;                Jo 35%;                 S’e di 6%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rregullimin e rrugicave dhe trotuarëve të blloqeve të banimit?

Po 64%;                Jo 32%;                 S’e di 4%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me parqet/lulishtet dhe mbjelljen e pemëve?

Po 52%;                Jo 40%;                 S’e di 8%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me pastrimin dhe mbledhjen e plehrave?

Po 61%;                Jo 35%;                 S’e di 4%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me ndriçimin e rrugëve?

Po 60%;                Jo 35%;                 S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me organizimin e aktiviteteve festive?

Po 62%;                Jo 34%;                 S’e di 4%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se kryebashkiaku Erion Veliaj do të punojë mirë në 3 vitet e ardhshme?

Po 59%                     Jo 35%                                 Se di 6%

39 komente në “SONDAZHI: Çfarë mendojnë kryeqytetasit, për punën e Erion Veliajt?”

  1. !!!!! says:

    Jam shume dakort me sontazhin. Ndihet qe ne qytet po punohet. Sot ne mengjes kisha para nje nga ato makinat qe lagin (freskojne) rruget,u ndjeve mire pasi le te mundohemi sado pak per ta mbajtur paster Tiranen tone. Vazhdo keshtu z.kryetar i bashkise ke mirenjohjen tone.

    1. Albani says:

      Tirana tashme ne keto momente qe flasim eshte si kurre me pare, tani mund te quhet vertet kryeqytet i Shqiperise me te gjitha standartet europiane. Bravo Erion Veliaj, ti e riktheve Tiranen tone ne ditet me te mira te saj! Faleminderit!!!!

      1. Spartaku says:

        Alban Po,sot kemi vertete nje kryeqytet qe ka dale ne drite.ERION VELIAJ ESHTE KRYETARI ME I MIRE.

    2. Endri says:

      Shembulli konkret ku puna flet vete ska nevoje per fushate ! Faleminderit qe vota ime kete here pati realisht vlere

  2. gramosh says:

    Une nuk kam pervoje ne berjen e sondazheve por pyetjet me duken sugjestive! Megjithate “duhet ti jepet Cesarit ate qe i takon Cesarit”

    1. Twiter says:

      Nuk eshte Cezari por Erjoni

  3. Jorgo says:

    Mendoje se perzgjedhja e personave duhet te jete jo vetem rastesore poredhe si shtrirje dmth duhet te shtrihet ne te gjitha njesite adminidtrative te bashkise Tirane. E them kete se mund te jete punuar shume mire ne qendren e Tiranes dhe nuk eshte ounuar fare neperiferite saj dhe ne ato. Zona qe dje quheshin komuna.

  4. Anduel says:

    HAHAHAHAHA sondazhet e rilindjes
    C’na kenaqet, sa te parashikushem jeni, gazetar te shitur

  5. ska rendesi says:

    pse nuk ka pyetur zaloshja per gjera te tjera te cilat bashkia ka bere? parkimet me pagese psh duke qene se jane kompetence e tyre. pse nuk ka pyetur zaloshja a eshte bashkia tirane transparente ndaj publikut. pse nuk ka pyetur zaloshja a jeni dakort me vendimet e keshillit bashkiak? i dashur zaloshja e mban veten dhe per researcher dhe ekspert te fushes.

  6. cun Tirone says:

    Pse nuk i shtuat edhe disa pyetje sontazhit (qe duket sikur e ka pergatitur vete Veluaj) , si psh :

    1. Cfare mendoni per parkingjet me leke dhe pa leke?
    2. Cfare mendoni per zhulin ne Tirane, eshte me pak me shume apo njesoj si me pare?
    3. Cfare mendoni per daljet ne televizor ne cdo 1 ore te Kryetart te Bashkise ? A e ndroni kanalin kur del ai?
    4. 1. Cfare mendoni per taksat qe merr bashkia ? A jane rritur ato ?
    5. Po me furnizimin me uje si mendoni ?
    6. Po per bllokimin pa kriter te rrugeve se here qe i ngrefet Kryetarit , si mendoni?

    Etj. etj.

    1. tironc says:

      Pyetja dhe pergjigjet e meposhtme i permbledhin te gjitha, mer cuni i tirones:
      Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot, a mendoni se Erion Veliaj ka punuar mirë?
      Po 60%; Jo 35%; S’e di 5%.

    2. Hajdari says:

      Vetem ti qe nuk je çun Tirone, ne gjithe keto vite demokraci e ke pare Tiranen me te paster e me te regullt se tani. ASNJEHERE.
      DUKET QE I VEHET DORE. Vetem nje fakt, ne lagjen time gropat qe hapeshin ne rruge donin nje vit e kusur per tu rregulluar, TANI nuk e ben javen. Kjo per mua nuk eshte pak. Z.Kryetar po vazhdove keshtu voten time do ta kesh dhe mandatin tjeter. SUKSESE te metejshme.

  7. Faro says:

    Me nje fjale 35% i ka te garantuara PD edhe sikur te dale ne rruge e t’i gjuaj me gure gjithe qytetit

  8. Albi says:

    Fakti qe te gjitha pergjigjet vertiten ne raportin 60% – 40% me thote qe pergjigjet nuk jane shume te peshuara, por njerezit i jane permbajtur pak a shume votes qe kane dhene ne 2015 per koalicionet dhe kane dhene nje pergjigje instiktive/impulsive. Jam i mendimit qe sondazhet ne Shqiperi vazhdojne te kene subjektivitet ne pergjigje, dhe njerezit gjithmobe “ruhen” ne pergjigjet qe japin

    1. Statisticien says:

      Argument i ceket! N listat e tiranes jane 600 mije zgjedhes, nga t cilet 200 mije jetojn jasht shqiperise. 60 perqind X 400 mije bejne 240 mije, nderkohe qe vjet kan votu per t majten vetem 170 mije zgjedhes

  9. Lepri says:

    Se kush eshte Java News, Eduart Zaloshnje, et Mero Baze, e dine edhe kilianet e zelandezet se lere me shqiptaret.Prandaj sonda eshte krejt e besueshme dhe ka nxjerre flori e jo baker .

  10. Amarildo says:

    Bravo Erion Veliaj! Ti je shpetimi i Tiranes!a

  11. Marjeta says:

    Te lumte o Veliaj rezultatet flasin vete ti je njeriu me punetore qe ka pasur ndonjehere Shqiperia! Ke qef te dalesh ne rruget e Tiranes se te duket vetja sikur je ne Paris!

  12. bledi says:

    Njeriu me fals ne bote

  13. Çimi says:

    Ty të lumtë more djalë që po punon kaq shum për qytetin tonë

  14. Koco says:

    Krye bashkiaku zoti Veliaj me pa medyshje eshte nje Krye bashkiak model shume puntor te cilet do ta kishin zili shume kryeqytete te Evropes , Mirnjohje dhe pune te mbare ne vitet ne vazhdim , ky zoteri e vlen te jete kandidatura favorite per zgjedhjet e pushtetit qendror te vitit 2025 per Kryeminister te ketij vendi .

  15. Per para says:

    Kto jan sondazhe te reme, ky shquhet per manipulim te realitetit. E ka qe nga koha e mjaft, i eshte bere ves genjeshtra dhe hajnia. Mo harroni akuzat qe ju bene per kompjuterin ku mbaheshin te dhenat financiare te kesaj organizate. Nuk pranoi ti fshinte te dhenat, por si ato hajdutat qe vodhen floririn moren dhe serverin e kamerave…ky mori kompjuterin nga organizata. Dilni jashte tiranes se shqiperise e shikoni sa sa pune ben ky ne raport me te tjeret! Eshte 0.000numer

  16. Sara Gotaj says:

    Ka lezet, une jetoj ne Londer dhe kisha vite pa ardhur qe kur qeveriste PD kur Tirana nuk shihej me sy. Tani vij me qef, ka infrastrukture te persosur, po punohet shume dhe ka nje sere aktivitetesh qe mund te argetohesh. Ju jame teper mirenjohes Erion Veliaj!

  17. Hight tech says:

    Unaza duke te vihet electrike per urbane elektik te cilet kane nje kosto te ulet per te gjithe banoret e tiranes. Nje teknologji shume e thjeshte. Flm from California

  18. nina says:

    I lumte Veliajt.. keshtu do ishte mire te merret shembull nga cdo njeri ne Shqiperi, per vullnetin e punes, per qellimet ne jete dhe shpirtin e sakrificave per te realizuar cdo pune qe merr persiper, dhe per te vrar me pune cdo mendim jeqadashes dhe shfrenues dhe shpifes qe bejne njerzit q keqinj qe sduan Shqiperi, sduan njeriun e punes.. flm. pershendetje nga Danimarka. suksese Veliajt…

  19. Tirana ka filluar te bjere era qytet me ne fund,mjafton te kalosh prane kryemistrise ku punonte maloku qe kishte vetem plehra dhe ferra si ne vicidol.
    vazhdo tek universiteti si ishte gjithe ferra dhe shurre e kioska,shikoni si eshte.
    shkoni shikoni prane klinikes se ish kandidatit te PD(ed halimi)per kryetar si eshte bere,qe po te ishte zgjedhur halimi as ate nuk do e kishte rregulluar.
    e sa e sa lulishte e rruge te tjera qe po i egerson dhe i trishton kundershtaret dhe jane gati ti shkatrrojne qe te mos duket puna e kryetarit…………

  20. bejsan says:

    Çfare mendoni per arrogancen e kryebashkiakut ?

    Po-99.99 %
    Jo-0.01 %

    Çfare mendoni per shfaqjen mediatike te kryebashkiakut per te cilin punojne 100 punonjes ne bashki ?

    Po-99.99 %
    Jo-0.01 %

    Çfare mendoni per sjelljen e kryebashkiakut qe konsoderon pronen publike si private ?. Ka zaptuar nje shesh te Uiversiteti vetem per çeshtje tekash duke bere lesh mash aktivitetin e perditshem te mijra qytetareve e tash dhe studenteve dhe e po behet gati per zaptimin e shesheve te tjera pa asnje paralajmerim ?

    Po-99.99 %
    Jo -0.01 %

  21. Edo says:

    Une mendoj qe ajo presja eshte e tepert.

  22. Sontazhisti says:

    Po fiks sondazh i përsosur. Merr në tel njerëzit se ata do të thonë të vërtetën një të panjohur që i merr në tel e i pyet. Sidomos tani që për çdo nr telefoni dihet kush është i zoti. Nëse punon në shtet do thuash që kryetari punon mirë, nëse je socialist e lsi-st të njëjtën gjë. Nëse je PD-ist do this që ka punuar keq përndryshe harroje të futesh më punë kur të vijë PD në pushtet. Është në vete Zaloshnja, njerëzit nuk të përgjigjen saktë po ti flasë vetë ai direkt e përballë e jo më ti marrësh në tel.

    1. tironc says:

      o sontazhisto, si e shpiego ti qe per nje pyetje jane pergjigj 52% pozitivisht, e per nje tjeter 64% pozitivisht?

      1. Sontazhisti says:

        Në çdo sondazh ka devijime të lehta që mund të jenë natyrale ose artificiale. Dikush mund ta ndryshojë përgjigjen në ato pika që janë pa dëm për kryetarin ose intervistuesi ndryshon shifrat për ta bërë më të besueshëm. Po ai nuk ka bërë punë të mirë në mbjelljen e pemëve (pa zarar për kryetarin se nuk kishte ku ti mbillte i shkreti…nuk ka më të lirë për pemë edhe te parku po i mbjellin poshtë pemëve të tjera.) Me këtë bile mund të justifikojë tenderat për mbjellje pemësh në të ardhmen…..sondazhet thanë që nuk kam mbjellë sa duhet pemë.

        1. tironc says:

          Ah, e kuptova, ti qeke kac islami… sía vlen te merresh me ty o kaci i zi

  23. bejsan says:

    Sondazh mese i vertete. Sondazh i bere vete. Bravo Vilajet qyrku-Eri. Ti ke lindur per drejtues. Bravo !

  24. LIBERALI says:

    DMTH 35 % VOTUESVE ,EDHE LEK PO TU SHPERNDASH PERDITE PRAPE JO DO THONE. MJERE QORRAT DHE SHYQYR MAXHORANCA E KA KUPTUAR TASHME TE MIREN NGA E KEQJA .!!

  25. ido says:

    ju kujtohet rita lati kur qante

  26. mirel says:

    Jam dakort me rezultatet e sondazhit. Ve bast qe jane te pamanipuluara.
    Shqiptaret kane jetuar ne gropa e plera mu ne mes te kryeqytetit. Ka qene aq e lodhshme te ikesh ne pune e te ktheheshe be shtepi i zgjyrosur e i baltosur, sa njerezia harronte per pak urine dhe mallkonte rrugen.
    Tani jane bere ca parqe ku mund te vene dhe te mallkojne Berishen per urine.

  27. mireldrejtesia says:

    Urime Kyetarit te bashkise ….Erjon Veliaj .

  28. prushi says:

    KUR U BE ME TITULL “Doktor”KY ZALOSHNJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje