Tiranë, 40-vjeçari tenton të vrasë vëllain, arrestohet nga policia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pistoletePolicia e Tiranës ka parandaluar një krim Brenda familjes.

Uniformat blu kanë arrestuar një 40-vjeçar, që akuzohet se ka tentuar të vrasë vëllain e vet.

“Më datë 17.10.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë në një familje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në një njoftim të policisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *