Tregtia Shqipëri-Serbi drejt një rritjeje të ngadaltë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama vucicTregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë po rritet mbi një bazë të ulët dhe të ngadaltë, ku pabarazia e shkëmbimeve të mallrave mes dy vendeve mbetet e madhe.

Nga Fatjona Mejdini, Natalia Zaba

Tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë vazhdon të rritet, megjithëse masa dhe vlera totale e shkëmbimeve mbetet modeste – dhe ekonomistët besojmë se ka ende shumë potencial për t’u shfrytëzuar.

Ines Muçostepa, kryetarja e dhomave të tregtisë dhe industrisë në Shqipëri i tha BIRN se shkëmbimi i vizitave mes kryeministrit shqiptar dhe atij të Serbisë dhe prania e tyre e përbashkët në forumin ekonomik të Nishit në Serbi do të nxisë tregtinë.

“Kompanitë pjesëmarrëse në forumin e Nishit do të flasin si biznesi me biznesin rreth aktiviteteve të tyre dhe unë jam e sigurt se kjo do të ketë pasoja ekonomike pozitive. Serbia dhe Shqipëria kanë potencial të madh zhvillimi,” tha ajo.

Aktualisht, shumica e tregtisë mes Shqipërisë dhe Serbisë është në fushën minerare, karburante dhe energji elektrike. Shqipëria ka importuar nga Serbia në vitin 2015 produkte me vlerë rreth 55 milionë euro nga këto kategori.

Kategoria e dytë më e madhe në shkëmbim janë produktet ushqimore, pijet dhe cigaret. Shqipëria ka importuar 48 milionë euro mallra nga Serbia në 2015 në këtë kategori ndërsa Serbia ka importuar 8.6 milionë euro mallra në të njëjtën periudhë nga Shqipëria.

Kategoria e tretë më e madhe e produkteve të shkëmbyera nga Shqipëria janë tekstilet dhe këpucët. Në vitin 2015, Shqipëria eksportoi 1.6 milionë euro në këtë kategori në Serbi.

Për Serbinë, kategoria e tretë e mallrave të eksportuara nga Shqipëria përfshin metariale ndërtimi dhe metale me vlerë 19.5 milionë euro për vitin 2015.

Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, thotë se dy vendet patën shkëmbime totale me vlerë 170 milionë euro në 2015, nga 162 euro në vitin 2014.

Ndërsa norma e zhvillimit mbetet e shëndetshme, pabarazia në tregti mes dy vendeve është e dukshme.

Vlera e eksporteve shqiptare në Serbi në vitin 2014 ishte vetëm 11 milionë euro, më pak se një e dhjeta e vlerës së tregtisë që shkon në drejtimin tjetër. Gjatë të njëjtit vit, Serbia shiti produkte me vlerë 151 milionë euro në Shqipëri.

Megjithatë, eksportet shqiptare në Serbi janë rritur së fundmi. Në vitin 2015, vlera e eksporteve në Serbi është dyfishuar në 21.2 milionë euro krahasuar me vitin 2014.

Nga ana tjetër, eksportet serbe në Shqipëri ranë disi me 2 milionë euro, në një total prej 149 milionë eurosh.

BIRN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tregtia Shqipëri-Serbi drejt një rritjeje të ngadaltë”

  1. Anton Guri says:

    Serbi rrit eksportin!
    Shqiptari importin!
    Sikur të ishte e kundërta serbi zdo e hante orë piktor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *