A është afrimi me Vetëvendosjen dhe një ftohje me Thaçin, shkaku i sulmeve që vijnë nga Prishtina kundër Edi Ramës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama-thaci-prizren1Në studion e “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, u diskutua për vizitën zyrtare të kryeministrit Rama në Serbi dhe  luftën e ftohtë, që u shpërfaq pas kësaj vizite.  Nuk munguan akuzat ndaj Ramës, pasi sipas analistëve kosovarë ai po e përdoret nga Vucic dhe po përdor  Lëvizjen Vetëvendosje kundër Thaçit. Analistët nga Kosova folën për ftohje me Ramës dhe Thaçit.

Sipas Berat Buzhalës, afrimi i Ramës me deputetin e VV, Albin Kurti, si dhe mikpritja e tij së bashku me të depërtuarit nga Kosova në Shqipëri, në Kongresin e PS, mund të jetë arsye për ftohjen e Ramës me Thaçin, sipas tw cilit, nuk ka pasur as konsultime mes Thaçit dhe Ramës, për Samitin e Beogradit.

Edhe pse ne fakt, Thaci u prit ne Tirane nga Rama pikerisht para ketij Samiti dhe nuk u verejt ndonje ftohje.

Brenda dy vitesh Rama viziton Serbinë. Pa asnjë referencë dhe pa asnjë njohje mes marrëdhënieve shkon atje dhe e legjitimon Vuçiçin. Kjo mund të cilësohet si mungesë njohjeje apo mungesë serioziteti. Më mirë çështjen e Kosovës e përfaqëson Isa Mustafa, të cilin e kanë votuar qytetarët dhe presin prej tij. Çfarë kemi përfituar nga këto takime?– tha Buzhala.

Po kështu edhe avokati Dastid Pallaska, u shpreh se Rama nuk duhet të kishte folur për Trepçën, si një çështje në diskutim, pasi ajo ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, ai duhet vetëm ta përkrahte.

Rama bëri gabim se hyri në një debat përmbajtësor, pasi ishte mbyllur çështja e Trepçës. E bëri për shkak të mungesës së njohurive dhe të pandjeshmërisë në takt. Nuk ishte i përgjegjshëm. Foli për Kosovën duke pasur parasysh Merkelin, jo ne.

Isa Mustafa mund të jetë kryeministri më i keq, por është kryeministër i Kosovës. Ai ka mandat kushtetues për të folur për Kosovën, jo Rama. Rama po fuqizon Vetëvendosjen kundër Thaçit”, ishte edhe qëndrimi i Pallaskës.

Historiani Pëllumb Xhufi, tha në studion e “Dritare me Rudinën”, se dy shtetet shqiptare duhet të realizojnë marrëveshjet e nënshkruara midis dy palëve, pasi ato u shërbejnë të ardhmes së dy vendeve. Ai e quajti deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, si të nxituar dhe një deklaratë që nuk duhej bërë.

Xhufi solli shembuj nga historia dhe në fund e mbylli duke i kujtuar ministrit Hoxhaj, se mbase Shqipëria nuk është aktor global, por mund të jetë zëdhënës i aktorëve globalë.

“Problemi ynë është se elitat tona nuk janë formuar në Shqipëri, por jashtë vendit. Nuk kemi një rilindje me një program të shkëlqyer në politikën ndërkombëtare. Ne kemi disa marrëveshje ekonomike midis dy vendeve, të cilat nuk po realizohen dhe nuk po shihen rezultate konkrete. Kush nuk do që të realizohen ato marrëveshjet midis dy vendeve? Kjo duhet të zbulohet”, u shpreh Xhufi.

Për analistin Mentor Nazarko, Rama mori pjesë në një forum të rëndësishëm ekonomik, ku nuk ishin në qendër marrëdhëniet Serbi- Shqipëri.

“Ishte një forum me karakter europian, masiv, nga disa shtete jo vetëm ballkanike por edhe evropiane.  Nuk e di se cili e përcaktoi këtë nivel përfaqësimi. Ka një interes nga Gjermania që të promovohen dy liderët, Rama dhe Vuçiç. Ky forum kishte më interes të gjerë se vetëm për Serbinë dhe Shqipërinë. Nuk shoh asnjë problem. Por shoh që ka probleme të brendshme në Kosovë. Mendoj që është Thaçi kundër Ramës dhe media online ka nxitur reagime që nuk përfaqësojnë Kosovën,  por lobe dhe elita të painteresuar për marrëdhënien Shqipëri -Kosovë.

Rama po rrezikon shumë në politikën e jashtme, për deklaratat kundër Serbisë, Greqisë apo Maqedonisë. Ai duhet mbështetur, jo sulmuar.

Në Kosovë, Rama u sulmua nga një fushatë provokative, nëpërmjet mediave online. Që nuk dinë ç’duan. Nga njëra i thonë Ramës se nuk duhet të flasë për Kosovën, dhe nga ana tjetër i tregojnë se çfarë duhet të thotë”, u shpreh Nazarko.

Në studion e “Dritare me Rudinën” u fol edhe për të ardhmen e dy shteteve e për bashkimin kombëtar. Analistët e ftuar në studio, ranë dakord për faktin, se gjuha do të jetë faktori kryesor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e ilustruar këtë edhe me fjalët e Arbër Xhaferit, i cili e ka quajtur gjuhën shqipe si monumentin e bashkimit.

Ka një histori të tërë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria gjatë historisë, ka prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë. Madje edhe vetë Enver Hoxha, gjëja e parë që i ka kërkuar Titos, ishte t’i jepte Kosovën. Deri në ’81, u prishën marrëdhëniet edhe pse Shqipëria ishte në një gjendje të keqe ekonomike. Shqipëria e ka pasur gjithmonë  në mendje Kosovën. Shqiptarët janë identifikuar me gjuhën, kulturën traditat, dhe kjo do të jetë mënyra për t’i bërë një”, tha Pëllumb Xhufi.

Në këto dy shtete ekziston një krizë keqqeverisjeje. Ne duhet të fuqizohemi dhe të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare, ashtu siç bëri Shqipëria me NATO-n. Bashkimi do të ndodhë në Europë. Duhet të harmonizojmë ligjet për produktet. Ka ardhur koha të flasim hapur, të barabartë dhe të njihemi, sepse edhe pse flasim një gjuhë, komunikojmë pak me njëri-tjetrin. Pengesë për bashkimin tonë është paaftësia për të gjetur mekanizmat e bashkimit në 2016, dhe jo duke marrë parasysh mekanizmat e bashkimit të 1912-ës”, u shpreh Dastid Pallaska, ndërsa Berat Buzhela i cili erdhi në studion e Dritares, në Tiranë pas një aksidenti në Rrugën e Kombit, i kujtoi Ramës që duhet të përfundojë siç duhet autostradën që e lidh me Prishtinën dhe  pastaj të shikojë atë që e lidh me Nishin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “A është afrimi me Vetëvendosjen dhe një ftohje me Thaçin, shkaku i sulmeve që vijnë nga Prishtina kundër Edi Ramës?”

  1. Relax says:

    Kombi shqiptar nuk mund te identifikohet me fshatin ku ka 12 shtepi e 13 pleq,dihet kush eshte kryeministri i shqiptareve,te tjeret jane si ai i pari ne Bavari te Gjermanise.

  2. timo says:

    Rama mezi të ka pritur ty për të kuptuar se ç’duhet të bëjë. Mëndje madhësia e disave si puna jote është fyese. Urtë or ti Buzhelë, urtë sepse, nga çkam lexuar nga shkrimet e tua mendaj se nuk je kapablë të arsyetosh siç duhet. Për më tepër të mungon gjakftotësia prandaj, urtësohu më parë, kuptoi gjërat, pastaj fol e shkruaj.

  3. Shqipëria me Benz, jo Genc says:

    O Kosove, do na e lesh apo si. Shi si bo Kosova si pidh i vështirë.

Lini një Përgjigje te timo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *