Alarmi i emigracionit, 80 % e azil-kërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tabelaRreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar…

Shqipëria ndodhet përballë një emergjence ku të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke sinjalizuar një situatë alarmi në të ardhmen e afërt për forcën e punës, shtesën natyrore të popullsisë dhe të ardhurat për arkën e pensioneve.

Sipas Pew Research Center, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE me 2015, shihet një tendencë e lartë e të rinjve për të emigruar. Qendra kërkimore tregon se 80% e azilkërkuesve shqiptare ishin nën 35 vjeç, raporton Monitor.

Sipas të dhënave 31 për qind e azilkërkuesve shqiptare më 2015 ishin femra të moshës 0-34 vjeç, ndërsa 49 % ishim meshkuj të kësaj grup moshe. Shifra tregojnë për një emigracion në masë të familjeve të reja.

Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-17 vjeç zinte 34% të totalit të azilkërkuesve. Në vlerë absolute rezulton se rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar.

Studimi tregon se nga vendet aziatike emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm, ndërsa nga vendet në zhvillim të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria emigrojnë përgjithësisht familjet.

Të dhënat sugjerojnë se azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.

Përqindja e të miturve të pashoqëruar në mesin e të gjithë azilkërkuesve në Evropë arriti afërsisht 7% të të gjithë azilkërkuesve më 2015.

Në projeksionet afatgjata të popullsisë shqiptare, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen u përkeqësua në vitin e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në rreth 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. (Raporti: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa)

Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë.

Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Alarmi i emigracionit, 80 % e azil-kërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç”

  1. web says:

    Shifra qe te bejne te ndihesh keq. Nese do te kishte nje studim sa njerez te mireshkolluar vazhdojne te largohen dhe sa te tjere mezi presin pergjigjet e llotarise amerikane do te ishte edhe me deshperuese situata.

  2. ministri i puneve te brendshme te brukselit. says:

    mos i besoni shqiptaret!
    nuk vijn per shkaqe politike sepse ata jan vet votuesit qe zgjedhin kta politikan qe bejn kte politike.
    nese keta shqiptare do delnin rrugve te shqipnis vec per nji or ne demonstrate atehere nuk do kishte politikan shqiptar qe te pordhnonte por do iknin si minjt dhe do fshiheshin. dhe do ta shifshit salen ju po nuk do strukej si sadam hyseini dhe do ta psonte si caushesku.
    kta njers nuk vijn ne perendim per qellime te mira.
    kta vijn per me bo pare te shpejta,dmth pare me krim.per me bo pasandaj prona ne shqipni me ato pare,per me vazhdu me aktivitette kriminale drog e kurva, e hajni..
    kta jan ata .qe pasi bejn ca pare t pista kthehen ne shqipni dhe blejn prona q toka qe I mbjellin me drog.
    kta nuk duan te punojn si gjith te tjeret.
    kta duan qe te fitojn leht dhe mbi te tjeret dhe kundra ligjit.
    ka ardh koha qe te thuhen gjerat troc dhe jo te genjehet haptas vec sepse ka interesa gjeopolitike.
    pra meqe shqipnija esht pik e dobet e perndimit,dhe qe ajo te mos anoj nga sfera ruse,lejohen shqiptaret qe te shkelin ligje e rregulla dhe te bejn pare me krime.
    amerika po ben gabim me kte perkrahje indirekte te krimit nder shqiptaret. sepse ajo ka ngordhur dellin e punes dhe te nderit nder shqiptare dhe ka kultivu ndjenjen e te keqes,te krimit.
    pa krim s behet gje. mendojn shqiptaret tash masivisht dhe kombtarisht. .. dhe vuuu vershojn rrugve te krimit.
    dhe kujdes perendim. se po fusni si shum thell gjarpnin ne gji.
    do ju helmoj dhe do beheni pishmon por do jet von.
    esht turp qe ndersa te tjeret neper bot kan luftra dhe s kan ku fusin koken se I bombardo shteti kriminel bashk me rusine kriminele,esht keq pra qe ata s kan mundsi me apliku per azil se bota I kthe mrapsht ,andej nga kan ardh,ne luft pra. I kthe me u vra..
    kurse shqiptaret,pa pas asgjo,vec qe kan shpirtin e lig dhe jan kriminela dhe s punojn me bo shtet,ata pranohen neper azile derisa penetrojn ilegalce ne shoqerit perendimore ngaku me pas piqen si kriminela mafjoz te rrezikshem per vet perendimin.
    perendim demokratik.
    kij mendjen nga shqiptaret! ata kan 2mij e ca vjet qe jan mu ne qender te qytetnimit perendimor dhe s bejn shtet rregul dhe ligj.jan komb antikultur. kini mendje se do ju prishin qytetnimin tuaj qe ekni ndertu me aq luftra sakrifica pun.. kini mendjen se kultura shqiptare esht klultura e te keqes,e krimit,e destruksionit.
    back of shqiptaret ne shpellat e tyre prej nga kan dal qe te pshtoj demokracija dhe perendimi nga rrenimi.
    demokracija ne rrezik!
    . shqiptaret po vijn!

    1. Enver says:

      Vajta ne shqiperi dhe ishte qetesi , ti katundar thua me bo noi krim.

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Kjo tregon per rritjen e larte te ekonomise nen drejtimin e rames. 300 mije vendet evpunes te haoura. Ngritja e heceve dhe rrembimin e tokave te fshatareve te cileve nuk u ngel gje tjeter vec tjabmbathin. Politika e eger e edi rames me fmn dhe bb do ta shkretoje kete vend. Rrembimi i tokave per bulevardin e tiranes dhe mos shlyerja e duhur.
    Rrembimi i tokave per hece dhe mos shlyerja.
    Rritja e taxave te biznezeve te vogla.
    Rritja e energjise bejne te mundur largimin e me shume e me shume njerezve.
    Kjo qeveri me politiken e saj globaliste do ta shkretoje vendin.
    Vendi kerkon nje qeveri ku te krijoje dy sisteme ne garevme njeri tjetrin. Sistemin shteteror socialist dhe sistemin privat kapitalist.
    Shteti duhet te shtetezoje te gjitha biznezet fitim pruresevsi naften, hidrocentralet, rruget dhe transportinvrrugor, hekurudhat, portet dhe aeroportet, poste telefonat e te tjera si hapjen e fermave shteterore. Pasiguria ka mberthyer popullin . Prandaj cdo familje duhet te kete te punesuar nje nje pjestar ne pune shteti dhe te tjeret te punesohen nevprivat. Duke mos pasur asnje pjestar ne nje pune te sigurt familjet rrezikohen nga uria. Asistenca sociale ka ndikuar shume ne largimince shume njerezve. Sepse rama u hoqi dhe kotheren thate te bukes duke e shoqeruar me rritjen e energjise. Politika globaliste e rames eshte po aq e rrezikshme sa ajo e cekut te bardhe.
    Rama si nje injorant ne fushenve ekonomise dhe si nje tiran nga shpirti po e merr ne qafe shqiperine.
    Te dyjabbankat bb dhe fmn nuk jane aty per te ndihmuar shqiperine oor per te dhenebkredite e tyre me interesa shume te larta.
    Modeli i shqiperise nuk duhet te jete kapitalizmi i i eger por evropa veriore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *