BATUTAT e Ramës në Lezhë: Katundarë jemi të gjithë. Banori: Na zhduk varfërinë e u bëfsh 200 vjeç!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaKryeministri Edi Rama ishte sot në Troshan të Lezhës në një takim me fermerët e zonës, të cilët kanë kërkuar me vendosmëri që shteti të investojë në zonën e tyre, sepse sic thanë ata janë të harruar prej vitesh. Ndër të tjera kërkesat ishin që të formulohet ligji që njeh agroturizmin, madje kishte nga ata që thanë se duhet të zhduket varfëria në këto zona.

Dialogu i banorëve me Ramën:

Banori: Në tokën e Zadrimës, ne katundarët…

Rama: Po t’i hyjmë thellë thellë, katundar jemi të gjithë

Banori: Të na zhdukësh varfërinë në Zadrimë tjetër gjë s’kërkojmë, u bëfsh 200 vjec, ti i preke ato ca pate, ne kërkojmë të na zgjidhësh problemet si zonë jo si biznes. Të rujt Zoti, ta pritë Zoti mbarëe se shumë mirë i preke gjithë gjanat, ne s’jemi për atë që thotë ky, ne s’jemi biznes, ne jemi katundar me lopë me pula, ca mbjellim korrim. Investove na nderove ne…

Rama: Për shembull, cfarë të investojmë?

Banori: Kanalet vaditëse.

Rama: Që në momentin që prodhon dicka dhe e shet quhet biznes, tani sa është thjesht për të mbajtur frymën gjallë dhe sa është për të bërë ekonomi këtu fillon diskutimi. Se më the ke qenë kuadër i Enverit, mos e ngatërro atë, se ky është ndryshimi, në atë kohë secili kishte vetëm pjesën e punës dhe gjithë tjerat duhet të vinin nga shteti, sot s’është më ashtu, sot edhe Gjermania që është Gjermani, po të shikojmë bujqësinë se financon thjesht shteti, financohet edhe nga programe të tjera financimesh jashtë buxhetit të shtetit.

Banori: Asnjë investim nuk është bërë në këto vite, me përjashtim një ujësjellës kohët e fundit, e ndiej veten krenar që një kryeministër të ulet gju për gju me ne, por kam përshtypjen të bëhet një investim, se këto halle i kanë edhe gjithë fshatrat e Shqipërisë, sa e nxore mundësinë me ndejt me ne, duhet një investim, në rast të dytë me thanë ka ardhur kot. Troshani prodhon hardhi e ullinj, për këtë kërkojmë ndihmën tuaj, ullinj dhe rrush të mbjellë shteti e të na vejë në punë duke mos mbet me shpresën me bo biznes, kjo është fjalë elektorale, biznes ne s’mund të bëjmë asnjëherë

Rama: Atë mos e thuaj ti elektorale, kështu është në gjithë botën. Nëse pret të mbjellë shteti hardhi shtet që mbjell hardhi s’ka.

Banori: Na jep një dorë.

Rama: Për dorën po ju flas, kjo që po them unë është ekzaktësisht ajo për të cilën flet ti kur thua na jep një dorë, dora që të jep shteti është.

Banori: Na jep tregun.

Rama: Në ’90 kemi bërë tjetër zgjidhje, nuk bën shteti tregun.

Banori: Pse ca ka me bo?

Rama: Nëse juve këtu keni traditë ullinjtë, duhet ju të mblidheni e të thoni okej do mbjellim këtu kaq dynym apo hektar hardhi, do bëni llogari do thoni sa kushtojnë këto, bëni projektin dhe kërkoni paratë, s’ka ndryshe, pastaj ato para, për ato para shteti ju garanton juve, s’do ju thotë banka nesër ku i ke garancitë, e garanton shteti dhe ato para janë shumë të lira… Po të mbjellë secili rrushin e vet, del secili me rrushin e vet në rrugë, është një fond për bujqësinë por nuk mjafton./Panorama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “BATUTAT e Ramës në Lezhë: Katundarë jemi të gjithë. Banori: Na zhduk varfërinë e u bëfsh 200 vjeç!”

  1. arbereshi says:

    Bravo Edo duhet tju shpjegosh te gjitheve nje nga nje se ku eshte ndryshimi i ekonomise se perqendruar me ekonomine e lire ne menyre te dine njerezit te funksionojne. Njerezit duan ekonomi te lire me mentalitetin e ekonomise se perqendruar. Kane kaluar kaq vjet dhe keta nuk e dine se cfar kane kerkuar duke hequr komunizmin pa e patur idene se cfare eshte ajo qe do ta zevendesoje, prandaj dhe nje horr si Saliu ka bere qef keto 25 vjet.

    1. Nje gje eshte e pakuptueshme se kur Rama diskutoi ne Lezhe me fermeret ne te njejten kohe qe Rama ishte pritur ne Beograd, Bukuresht e New York

  2. Edkari says:

    per Ramen e dime se eshte nga Peshtani.
    Jane shume familje nga katundet e Beratit po dhe nga qyteti
    brenda qe erdhen ne Durres e midis tyre dhe
    familja Rama prandaj sot e pranon dhe kur ja permendi
    Berisha se je fshat i Beratit u mundonte qe ta nxirrte
    se jane nga Durresi.
    Harrova te them se ishin kryesisht familje te besimit
    ordhodoks.
    Durrsaket e mbajne mend nje fare Xhoxh Koçi,eshte
    kusheri i afert i kryeministrit tone ose me sakt fotokopje
    e tij.Xhoxhi mbahet mend si llafazan e karagjoz qe shpesh hante shpulla
    por dhe ndonje steke bilardo kurrizit.
    kur permendnin ne Durres per vendalinjte thonin Vlashi s’eshte durrsak,jane
    beratas,….ka dhe shume te ardhur nga fshatrat e Lushnjes po te gjithe jane
    orthodokse.
    Filani eshte nga Goreja e Lushnjes,filani nga Vokopola Beratit,filani eshte
    ulqinak e burre aspak,Lash Rama eshte beratas,filani koqevar dhe thonin
    durrsaket e vjeter shyqyr qe nuk ka leber me gjysme opinge.

  3. Emigranti says:

    Si emigrant ne Itali kam mesuar shume cdo te thote KAPITALIZEM apo SHTET KAPITALIST.Shteti apo qeveria nuk te gjen ty mua apo tjetrit pune,punen duhet ta realisosh vete , duke u bashkuar dy apo tre vet apo si familje apo si grup familjesh apo si fshat te bashkohesh duke bashkuar mjetet e prodhimit krahet e punes dhe cfare dote besh per kete te jep doren apo te mbeshtet shteti nepermjet bankave me nje interes te ulet dhe me afat te gjate.Gjithmone fillimi eshte i veshtire por te meson puna vete per te ecur me perpara.Shteti ne kapitalizem te merr taksa keto ai i merr dhe me ato paguan rrogat e administrades policise deputeteve etj .Edhe ketu ne Itali shteti na merr taksat nuk na ka gjetur pune, kemi perveshur menget dhe i jemi sulur punes si fillim shume pak (por me mire pak se hic) por kur kemi gjetur me mire jemi larguar derri sa jemi sistemuar.Ka qene shume shume e veshtire por e pa mundura nuk ekziston.Ne keto kushte vec punes dilte problem edhe gjuha por njeriu duhet te beje ate qe te jete i pa mposhtur i pa thyeshem se cdo gje arihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *