Çështja çame, Rama: Grekët nuk kanë çfarë force të na tregojnë. Konflikti me Metën? Burim frymëzimi për skenarë gazetarie

18 Tetor 2016, 21:50Politika TEMA

Kryeministri Rama duke folur për deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, që kërcënonte Shqipërinë për çështjen Çame, Rama tha se këto deklarata janë për konsum të brendshëm grek.

“Ne jemi dy vende në NATO. Këto deklarata nuk i marrë seriozisht. Nuk është hera e parë që Greqia bën të tilla deklarata. I ka për konsum të brendshëm, as që mendoj për to”, tha Rama.

Ai thotë se jemi vende anëtare të NATO-s dhe Greqia s’ka çfarë force të tregojë. Njëherësh shprehet se në lidhje me koalicionet në Shqipëri vendos politika shqiptare, ashtu sikurse politika shqiptare nuk interesohet se me kë bëhen koalicionet në Greqi.

Le të qëndrojmë sërish tek historia, tek një histori tjetër problematike siç është Greqia, them problematike port shkak të disa deklaratave që së fundmi ministri i jashtëm grek ka artikuluar, i cili kujton forcën greke, ushtrinë, flotën etj. Duket si një deklaratë lufte, i keni lexuar besoj këto deklarata, çfarë mendoni?

Mendoj që është një deklaratë për konsum të brendshëm, në opinionin publik grek dhe mua më ndjell një buzagaz të lehtë miqësor.

Asgjë më shumë? Është ministri i Jashtëm… Kemi një problem ne me qeverinë greke lidhur me çështjen çame?

Jemi dy vende anëtare të NATO-s, dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime, i konsideroj një shprehje vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare.

A ka sot tension mes Tiranës dhe Athinës për çështjen çame dhe a është futja në koalicion e Shpëtim Idrizit një element që e ka akseleruar disi këtë lloj tensioni?

Ne jemi në Shqipëri dhe jemi këtu në lirinë dhe të drejtën tonë për tu futur e për të dalë në skenën politike si të duan. Kemi të drejtën tonë për të ndërtuar koalicionet që duam dhe nuk e imagjinoj dot që ne të kemi vërejtje se me kë bën koalicion në Greqi një X me një Y. Prandaj e kam thënë dhe e përsëris se çfarë bëjmë ne këtu me politikën tonë dhe me njëri-tjetrin nuk është një çështje ku presim këshilla apo presim vërejtje nga fqinjët tanë.

Kërkesa keni pasur për mospërfshirjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës?

Ka pasur një deklaratë që Ministria e Jashtme greke të kishte një opinion se kush u zgjodh nënkryetari i parlamentit në Shqipëri. A e imagjinoni dot ju që Ministria jonë e Jashtme të ketë një opinion dhe ta bëjë publik, duke shprehur rezervë për nënkryetarin e parlamentit grek, që unë as nuk e njoh dhe as kam fare kuriozitet ta di se kush është. Eshtë e njëjta gjë. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie simetrike me Greqinë dhe me të gjithë. Ne nuk jemi as superfuqi, as nuk mendojmë që jemi të veçantë dhe të tjerët duhet të na dëgjojnë dhe të na rrinë gatitu. Nuk i imponohemi askujt. Ne thjesht kemi një princip, brenda 28 mijë kilometrave katrorë të Shqipërisë vendosim ne. Dhe interesat tona nuk negociohen, as në Athinë, as në Beograd dhe asgjëkundi tjetër. Interesat tona negociohen këtu midis nesh.

Asnjë qeveri nuk ka pranuar një ministër çam, në kabinet. Ka qenë kërkesa e Athinës kjo apo jo?

Duhet të pyesni kryeministrat më parë nëse kjo ka qenë kërkesa e Athinës. Por unë di të them kaq, që kërkesa të tilla nëse ka pasur në të shkuarën, nuk mund të ketë në qeverinë time.

A ka një lloj tensioni brenda koalicionit tuaj me zotin Meta dhe zotin Idrizi. Një gazetar i njohur, zoti Baze në një editorial të tij tha diçka të tillë, që në fakt ka një luftë midis Metës dhe Ramës dhe jo midis Greqisë dhe Serbisë. Duke patur parasysh miqësinë që ju i shprehni Serbisë dhe një lloj tensioni me Greqinë. Ka një luftë midis Metës dhe Ramës?

Unë kam kuptuar një gjë që lufta midis meje dhe Ilir Metës, që kurse ne jemi bashkuar në një koalicion është një nga burimet që frymëzojnë gazetarinë tonë dhe vazhdimisht prodhon skenarë, prodhon tablo sinoptike, prodhon analiza. Por luftë midis meje dhe Ilir Metës nuk ka. Ne jemi në një koalicion jo në një parti. Nëse më tregoni një koalicion, jo këtu por në të gjithë Europën që nuk ka fërkime, kontradikta, atëherë unë do tju them, po paska dhe një të tillë. Unë ju them që në funksion të reformave koalicioni ynë është më kompakt se çdo koalicion tjetër që ka në Europë. Kur bëhen përpjekje për të bërë reforma në vende të tjera të Europës, koalicionet shkojnë deri në përplasje të natyrës që një parti del me ministrat në protestë, partia tjetër rri me ministrat në zyrë. Ne nuk kemi gjëra të tilla. E mbaruat me çështjen çame?

16 komente në “Çështja çame, Rama: Grekët nuk kanë çfarë force të na tregojnë. Konflikti me Metën? Burim frymëzimi për skenarë gazetarie”

  1. sulo remzi says:

    Nje pergjigje me pak nerve e z. rama, por me te drejte. Greket jane mesuar te bejne c’te duan me qeverit e deri sotme te pluralizmit shqiptar. Kete radhe me z. Rama u ka hasur sharra ne gozhde. Me ne fund edhe ne kemi nje kryeminister qe degjohet serjozisht ne arenen nderkombetare, jo si paraardhesi i tij, qe kur fliste ndonjeher ne parlamentin europjan auditori qeshte me lot me sharlantizmin e tij. je i vetmi kryeminster qe ke trajtuar me dinjitet problemet kombetare, si me greket dhe me serbet.

    1. ben says:

      Rilindas
      Mund te shpjegosh se pse duhet qe me serbet qe as I kemi komshinj duhet te bejme tregeti te bashkpunojme ti kemi vellezer kur serbia nuk ka as fuqi ekonomike nuk eshte as vend I NATO nuk eshte as vend I bashkimit europian nuk mban me buke as 600.000 mije shqiptare nuk ka as minoritet te njohur ne shqiperi nuk ka as 24 % te investimeve te huaja ne shqiperi ndersa me greqine pse jo!!!!!
      Jane me humane kane me shume histori apo i kemi komshinj si me greket nja 3-4 mije vjet??????????????????
      Edhe nje kuriozitet tjeter mqs ti sot qenke vertet per librin e rekordeve Guinness. Po nese shqiperia e varfer me popullsi 5 here me pak se greqia me ekonomi 20 here me pak se greqia me ushtri nja 50 here me pak se greqia nuk pjerdh per greqine se ca do beje brenda teritorit te saj. Greqia si do te pjerdhi brenda teritorit te saj per te zgjidhur ceshtjen came??????????????

    2. Raimond vlonjati says:

      Nejse , por te roje dhe Erdogan qe ju trashi zerin grekeve , menjehere pas kercenimit grek , dhe ua futi koken ne hale grekeve

      1. ben says:

        Ore erdogani te te roje se te duhet ja per kete pune te te japi zemer ty , se per vete nuk as zemer e as bythe.
        Sa per kercenimin mbase nuk e ke mare vesh po vetem te gazeta tema ishte si kercenim se ne te vertete lepuj si erdogani nuk e trashin dot zerin jo.
        Se edhe kur I shtyn amerika mbasi I vrasin me duart e tyre pilotet e vet ,vene I ulen ne gjunje duke qare e kerkuar falje.
        Po ja per kete pune jane gazetat per te mbajtur me gajret seren tende.

  2. stolicknaja says:

    ik mor gomar se na cave bithen ti the camutet e tu jemi bere per te ikur te gjithe nga kjo vareze e madhe qe qyhet albanistan i ndyre dhe pordhe me rigone

    1. tetanozi says:

      Stolicknaja nqs se Rama ka arrit te beje njeres sy ty te ikin me vrap nga Shqiperia atehere eshte kryeministri me i mire qe ka pat shqiperia ndonjehere. Me vrap na lironi vendin se na qelbet.

    2. plehrat e PPSH says:

      kujt ti thuash, hajdarit me siper qe levdon mbetjen toksike….

    3. Xhungël says:

      Portën aty e ke, udhëtimin pa viza e ke, kris bythën zhduku nga ky vend që quan Albanistan.

    4. topper says:

      Po ti mor fare turku ne gop greku nga na dole??? Akoma nuk paske shkuar ne Greqi apo nuk ka buke atje. Si te kane thene ” i duhesh me shume çeshtjes tone aty” ë ??????
      Phuuuuu fare e keqe, çiban me brirë !

  3. vaso says:

    Ke ceshtje trajtoi KM?Per demarkacionin me Malin e zi,qe te pakten akoma nuk eshte mbyllur dhe po te perpiqen te gjitha forcat ndoshta nuk behet.Flasim per probleme qe tashme jane fakte historike dhe e pamundur ti ndryshosh.Si thua z.SULO REMZI.

  4. 80 % e gazetareve paguhen nga agjenturat e jashtme says:

    Deklarata e ministrit të jashtëm grek, ishte gjithë frikë kundrejt pozicionit aktual të Shqipërisë.
    Dje ministri i Jashem grek i përmendi të gjitha “përparësitë greke” mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë. Kemi ketë dhe kemi atë, që na bëjnë superiorë kundrejt shqiptarëve, tha ministri grek – por ndërkaq harroi dy gjëra esenciale që nuk na i përmendi:
    1. Që, të gjitha “superioritetet greke” në ekonomi dhe në aspektet ushtarake të Greqisë kundrejt Shqipërisë, tani janë të varura në Berlin dhe jo në Athinë, por që Gjermania është aleate kryesore e Shqipërisë.
    2. Që, në Shqipëri Greqia ka dhe dy forca të vetat: Sali Berishën dhe Ilir Metën; të vendosur kundër aleancës dhe reformës shqiptaro-amerikano-gjermane, por që s’kanë fare forcë.
    Te dy këta aspekte sigurisht që përbëjnë frikën e ministrit, prandaj, i gjithë ky naivitet i ministrit grek u prit me të qeshura në Shqipëri

  5. ALBAN DEGA says:

    KRENARE PER PERGJIGJEN DINJITOZE TE RAMES!

    Ka ardhur epoke tjeter. Vdiq koha kur politika e Shqiperise behet ne Beograd e ne Athine!
    Tani e gjithmone politika e Shqiperise duhet te behet ne Tirane.

  6. orient says:

    ..ç’fare pergjigje do te ktheje ,mender min i jashtem i greqise..Kotzias ?

  7. @ says:

    Megalomania e Rames vazhdon pa shprese sherimi…
    Nese qeveria greke do bente koalicion me nje force politike qe nxit urrejtjen, qe kerkon armiqesine dhe denigrimin e shqiptareve dhe te Shqiperise, sigurisht qe qeveria jone duhet te nderhyje dhe ti kerkoje shtetit fqinj, por edhe instancave te perbashketa europiane, respektimin e te drejtave dhe detyrimeve te shtetit perkates. Ne analogji edhe shteti grek ka te drejte qe te kerkoje nga shteti shqiptar qe parti si PDIU-ja te bejne kujdes dhe te mos nxisin urrejtje dhe armiqesi per popullin dhe shtetin grek. Aq me keq kur qellimet e drejtuesve te kesaj partie nuk jane aspak ato qe propagandohen prej tyre, por perfitimet personale dhe interesat korruptive te klanit qe perfaqesojne. Mjafton te hetosh biografite dhe pasurite e ketyre pseudopatrioteve, qe nxisin vetem percarje, urrejtje dhe armiqesi ne popull.

  8. Pelasgian says:

    Kur deklaratat e ministrit grek i merr si shaka do te thote qe je kok loooqe

  9. dianna says:

    AH ZOTI RAMA TE KA ZENE TY DH NEVE HALLI NGA KY TRAP QE ESHTE BERE MASH NGA AY DEBILI PLAK ALLALL IKE VOTAT TONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje