Donald Trump: Nëse zgjidhem president, i pari që do takoj është Vladimir Putin

trumpKandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se nëse zgjidhet president, do ta shqyrtonte mundësinë e takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para inaugurimit në janar të vitit të ardhshëm.

Këto komente të Trump të bëra mbrëmë vonë në një intervistë për një radio, ishin të fundit që kanë tërhequr vëmendjen për afrimitetin e tij ndaj liderit rus, qeveria e të cilit është akuzuar për përzierje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

“Problemi është se Putin nuk ka aspak respekt për Obamën”, i tha Trump moderatorit të radios, Michael Savage, dhe ka shtuar se “nëse fitoj më 8 nëntor, mund ta shoh veten në takimin me Putinin para fillimit të administratës sime”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Donald Trump: Nëse zgjidhem president, i pari që do takoj është Vladimir Putin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *