Grupi mafioz ‘Ndragheta’ korruptoi qeverinë “Berisha” për tenderin 18 milionë euro. Rrëfehet i penduari…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mafiaGrupi mafioz italian ‘Ndrangheta’ ka korruptuar dy zyrtarë shqiptarë në vitin 2011 për të marrë tenderin e një autostrade me vlerë 18 milionë euro. Një i penduari i drejtësisë italiane ka rrëfyer si si u vunë në kontakt me zyrtarët shqiptarë. Premtimi për ryshfetin 10 përqind të shumës, si dhe ndërmjetësimi i policit që i kishte marrë 10 mijë euro boss-it të mafias për t’u lidhur me zyrtarët që do të jepnin tenderin.

Grupi mafioz Italian Ndrageta nuk kishte qëllim të bënte biznes vetëm në Modena, Parma apo Mantova por edhe të shtrihej jashtë vendit“.

Është kjo dëshmia që ka dhënë i penduari i hetimeve “Aemilia”, Pino Giglio, i cili u dënua me 12 vjet dhe 6 muaj burg.

Giglio, biznesmen 49 vjeç, është dyfish i lidhur me familjen Bianchini di San Felice.

Është dëshmuar tashmë se shoqëria xhironte para të pista, ku më pas u tërhoq edhe Michele Bolognino.

“Giglio dhe Bianchini ishin të gatshëm të pasurohen edhe me një biznes të rëndësishëm në Shqipëri”, vijon dëshmia që ka dhënë biznesmeni gjatë hetimeve të cilat ende nuk janë përmbyllur.

Duket që grupi mafioz Ndragheta ishte gati të hidhej në biznesin shqiptar.

Pikërisht në Shqipëri Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Rilo krijuan një shoqëri, ‘Italcantier’, së bashku me një shqiptar të quajtur Refat Muzhaqi.

Së bashku ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës, duke i paguar ryshfet dy zyrtarëve të qeverisë, siç dëshmon italiani Giglio, raporton Report TV.

E kur të nënshkruhej kontrata, do të likuidoheshin me 10% të vlerës totale.

Duke qënë se flitet për kantierë me vlerë rreth 18 milionë euro, është e qartë që edhe shifra do të ishte edhë më e madhe.

Në aferën shqiptare përfshihet edhe Augusto Bianchini, i cili është pyetur për lidhjet e tij për ndërtimin e një autostrade afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

“I pyetur Giglio thotë se bëhet fjalë për një aferë të vitit 2011” dhe se ishin projekte që ishin bërë së bashku me Bianchinin. Sipërmarrësi e dinte mundësinë e pasurimit, e dinte dhe përfshirjen e Rillo por nuk u tërhoq nga ku plan dhe as nga projekti në autostradën Salerno-Reggio Calabria”, dëshmon Giglio.

Ai është shprehur se ai dinte si të lëvizte për të bërë një punë të tillë.

Edhe vetë Binachini si një biznesmen që e njeh mirë këtë fushë, pasi projektoi planet, shtroi disa pyetje teknike për të parë nëse kjo punë do të ishte fitimprurëse.

Donte të dinte si ishte situata morfologjike e tokës. Për këtë arsye grupi i Giglio udhëtoi drejt Shqipërisë.

Në atë kohë, në avionët që udhëtonin nga Bolonja dhe Milano drejt Shqipërisë, ishte gjithmonë një polic, i cili sipas Giglio ishte gjithmonë në kontakt me shqiptarët dhe kishte thënë se është paguar me 5% të vlerës së kontratës.

Sa i përket kantierit të ndërtimit në austostradën pranë Tiranës, vetëm Bianchini kish mjetet e duhura për ta përdorur dhe për këtë arsye Ndrangeta mendoi për të.

Por mesa duket ky biznes nuk u konkretizua asnjëherë, edhe pse pati ankesa nga pala shqiptare.

Marrëveshja mesa duket nuk u arrit pasi pati zënka mes Riillo dhe policit, i cili i detyrohej 10 mijë euro.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Grupi mafioz ‘Ndragheta’ korruptoi qeverinë “Berisha” për tenderin 18 milionë euro. Rrëfehet i penduari…”

  1. saliu says:

    Si gjithmone emrat e zyrtareve te larte mungojne dhe per pasoje ata mbeten te pandeshkuar.

  2. Nik says:

    Ca jane ne kto shkrime , ” nje mik qe te do te miren” …. Berisha eshte ai qe eshte por kjo qe shkruani nuk prodhon e as verteton dicka.pacavure shkrim…

  3. Një says:

    Në 2011 një zyrtar i qeverisë kishte dy brima bythe.

    Në 2011, një zyrtar i qeverisë më la ti palloja gruan ndersa ai rrinte e shifte duke qarë.

    Në 2011, një zyrtar i qeverisë më la ti dhisja në kokë dhe ta quaja Dallëndyshe.

    Në 2011, një zyrtar i qeverisë…

  4. salah says:

    Berisha kishte 6 ministra kriminale në fillim (Sokol Olldashi, Ylli Pango, Aldo Bumçi, Ferdinand Yhaferrie, Fatmir Mediu, Ksera, Tafaj), shumë Këshilltar penale dhe budalla, e cila tashmë kërkoi 15%, për çdo transaksion. Identike sot me Arben Ahmeti, Ilir Meta, Lefter Koka, Edi Rama usw..Dumme qeveria mori mbi dhe bankat fraudsters.

  5. keli says:

    O ju te temes mire beni qe shkruani per qeverine berisha , po shkruani te pakten per ndonje skandal te kesaj qeverie, qe te beheni pak te besueshem, sepse duke shkruar vetem per berishen nuk ju besohet per asgje, a u paguan nga rama 500000 dolllare per tu takuar me obamen????, si thoni ju si gazete qe investigoni cdo gje per berishen????? jane paguar apo jo??/

  6. .... says:

    o gazetar leshi. sju hyn me ne pun as lubrifikanti se ka filluar tju pelqej me rer deti

  7. vaso says:

    Bah,cudi e mesme.

  8. artiles says:

    Qekan zene per 10.000 Euro? Shume e veshtire ta besoj se ky polici do merrte 5% , pra 600.000 Euro. Ndoshta 5% te 10% qe do te jepnin keta bakshish, domethen 10% = 1.8 milione Euro, dhe rrjedhimisht 5% i 10% eshte baraz me 5% te 1.8 milione = 90.000 Euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *