INTERVISTA/ Deklaratat për Kosovën në Beograd, Rama i përgjigjet Thaçit, Hoxhajt dhe “patriotëve” me profesion...

18 Tetor 2016, 21:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka folur për vizitën e tij në Beograd dhe për deklaratat për Kosovën.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Prishtina, që kanë reaguar kundër Ramës me ministrin Hoxhaj dhe Presidentin Thaçi. Këta kanë thënë se nuk kanë nevojë për Tiranën në normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë. “Unë nuk shoh asnjë lidhje në këtë dualizim. Sepse pala shqiptare e

Kosovës flet në emër të Kosovës. Unë nuk flas në emër të Kosovës, por flas për Kosovën dhe për këtë nuk i marrë leje askujt”, ka thënë Rama, i ftuar në “Studio e Hapur” të “News 24”.

I pyetur nëse këto deklarata kanë përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën, Rama ka thënë se ato kanë qenë deklarata emocionale të momentit dhe se nuk preferon t’i komentojë.

Duke folur për deklaratën e Minsitrisë së Jashtme greke, që kërcënonte Shqipërinë për çështjen Çame, Rama tha se këto deklarata janë për konsum të brendshëm grek.

“Ne jemi dy vende në NATO. Këto deklarata nuk i marrë seriozisht. Nuk është hera e parë që Greqia bën të tilla deklarata. I ka për konsum të brendshëm, as që mendoj për to”, tha Rama.

Pjesë nga intervista:

Faleminderit që keni ardhur menjëherë pas një vizite shumë të polemizuar në fakt zoti Rama edhe në një kontekst të rëndësishëm për kryeministrin e vendit…

E keni fjalën për vizitën në Beograd?

Sigurisht!

Një polemikë artificiale brenda një oborri shumë të ngushtë njerëzish ndërkohë që besoj që për popullin shqiptar këndej dhe andej kufirit nuk ka pasur arsye për asnjë polemikë.

Këtë radhë duke se mesazhet ishin të njëjta por pati një atmosfera krejtësisht tjetër në lidhje me deklaratat tuaja. Ju e prisnit? Çfarë ndodhi realisht sipas jush?

Krejtësisht atmosferë tjetër në Beograd apo në trojet tona?

Në trojet tona, andej dhe këndej Drinit.

Unë mendoj që në trojet tona të paktën duke u nisur nga reagimet e pafundme të njerëzve në rrjetet sociale impakti ka qenë shumë pozitiv dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Për sa i përket Beogradit mendoj që është hedhur një hap i mirë parapara duke rivendosur në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës dhe nga ana tjetër duke ndeshur një reagim ndryshe që nuk do të thotë se në anën serbe ka përparuar ideja e njohjes së pavarësisë por do të thotë që është mirë

që ne të imponojmë këtë normalitet që do të thotë një e vërtetë e jona e pakontestueshme të thuhet qartë dhe përherë edhe në mes të Beogradit.

Duke i mësuar dhe ata, veshët e tyre me këtë të vërtetë që nuk janë mësuar ta dëgjojnë atje brenda dhe për më tepër të thënë publikisht.

Përse e thënë nga ju dhe jo nga vetë kosovarët? Kjo është akuza që iu bëhet. P.sh. në takimin e Nishit a ishte e ftuar pala kosovare?

Unë nuk shoh asnjë lidhje në këtë dualizim sepse pala shqiptare e Kosovës flet në emër të Kosovës. Unë nuk flas në emër të Kosovës por për Kosovën dhe këtë as nuk ma ndalon dot njeri dhe as është e nevojshme t’i marr dorën kujt nëse duhet të flas apo jo për Kosovën.

A i kërkuat ju palës serbe që Kosova të përfaqësohej në takimin e Nishit?

Nuk është një çështje që më takon mua apo Shqipërisë. I takon Kosovës, lidershipit në Kosovë të përcaktojë modalitetet e gjithë procesit të dialogut dhe të përcaktojë nëse në një moment apo në një moment tjetër duhet të jetë apo jo prezente.

Tjetër gjë se çfarë mund të mendoj unë nëse do ta vija veten në vendin e tyre. Por unë nuk e vë veten në vendin e tyre sepse kam shumë respekt për faktin që sot Kosova është një shtet që është i i pavarur ka lidershipin e vet dhe ka të drejtën e plotë që në emrin e saj të flasë vetë. Unë nuk flas në emrin e Kosovës unë flas për Kosovën.

Dhe kur flisni për Kosovën, a flisni dhe për gjëra utilitare, siç janë disa elementë të rëndësishëm për vetë kosovarët që ata vetë i kanë renditur siç janë: mospengimi i kalimit nga Kosova në Serbi nëpërmjet Merdares p.sh. i të gjithë shtetasve të tjerë përveç kosovarëve vetë, duke qenë se e trajtojnë kështu një çështje të brendshme ende Kosovën, serbët; pjesëmarrja në CEFTA, prefiksi telefonik i Kosovës, linja e interkonjeksionit, i keni bërë këto biseda me Vuçiç, a po ndihmoni për këto? A po thjesht kërkoni një njohje?

Patjetër, sigurisht që unë i bëj të gjitha bisedat që janë në interes jo thjesht të Kosovës por janë në interes edhe të Shqipërisë por janë në interes edhe të Serbisë sepse për mua duhet bërë çmos që të insistojmë në principin që çdo gjë e mirë që ndodh në njërin nga vendet është një e mirë që ndodh për çdo vend.

Edhe vetë momenti i bllokimit të linjës së interkonjeksionit që në fakt është pasojë e një fakti tjetër që përpara se të çelet linja,Kosova duhet të anëtarësohet në agjencinë evropiane të shpërndarjes së energjisë. Është trajtuar nga unë si një nevojë reciproke e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe si nevojë në një proces të fuqizimit të lidhjeve të bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Ata që ju akuzojnë zoti Rama, pak a shumë kanë këtë argument që në fakt ka një logjikë të vetën se mënyra se si sillet zoti Rama në Beograd me ato që çfarë deklaron për Kosovën i shkon për shtat tezave serbe, të cilat duan ta cilësojnë Kosovën një çështje të tyre të brendshme dhe në fakt marrëdhëniet me shqiptarët, ta kenë me Tiranën zyrtare, me Edi Ramën. Ju pse heshtët kur u deklarua për Nish­Durrës pa përmendur Prishtinën?

Asnjëherë nuk kam parë në ndonjë dokument zyrtar që rruga që kryeministri serb e quan “Rruga e Paqes” të jetë Nish­Durrës, gjithmonë është folur Nish­Prishtinë­Durrës, gjithmonë, gjithmonë,

gjithmonë. Këto janë muhabete njerëzish që i japin punë vetes duke bërë patriotin profesionist dhe këto nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjen për të cilën duhet të jemi të gjithë të interesuar.

Cila është përmbajtja zoti Rama?

Përmbajtja është që ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është në funksion të lehtësimit apo të favorizimit, apo të çfarëdoni ta quajmë të Serbisë, një politikë hapje, dialogu bashkëpunim me Serbinë por është në funksion në radhë të parë të interesit tonë, të interesit të qytetarëve tanë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sepse ne nuk e rrisim dot aq sa për të bërë një kapërcim të madh ciklik ekonominë tonë as në

Shqipëri as në Ksoovë në rast se nuk e shikojmë rajonin si një treg të përbashkët. Ne mund të rritemi me 3.5 % këtë vit. Është shumë në krahasim me zero presje diçka me ku e gjetëm ekonominë. Mund të rritemi dhe me 4% por na duhet patjetër të shkojmë përtej 5% për të

pasur një ekonomi e cila e impakton drejtpërdrejt në mënyrë të ndjeshme familjen dhe buxhetin e familjes.

Një treg por secili me identitetin e vet, kështu të paktën deklaron pala kosovare. Çfarë i konsideroni deklaratat e ministrit të jashtëm?

Nuk më rezulton që në tregun e përbashkët gjermanët, francezët apo të tjerët të kenë humbur identitetin e tyre, përkundrazi.

Por Kosova do ta negociojë vetë pjesën e vetë në këtë treg. Kjo është ajo dhe të mos bëjë Rama lidershipin e rajonit…?

Nuk bëj unë dhe nuk bën qeveria shqiptare asnjë negociim në emër të Kosovës e përsëris prapë. Unë përfaqësoj qeverinë shqiptare dhe vullnetin tonë të palëkundur për të çelur një kapitull të ri në rajon duke i hapur rrugë një transformimi politik në funksion të një transformimi ekonomik dhe social. Është interesi i fëmijëve tanë, në Shqipëri në Kosovë dhe fëmijëve në Serbi. Nuk mund të vazhdojnë të ushqehen popujt tanë me plagët e së shkuarës. Ne duhet jo vetëm të projektojmë të ardhmen por të bëjmë çmos që e ardhmja të jetë nesër jo pas 100 vjetësh.

A kemi sot ne një problem me qeverinë e Kosovës? Duke iu kthyer sërish deklaratave të ministrit të jashtëm. A janë ato deklarata zyrtare, sepse nuk besoj se është përgjigjur në titull personal…?

Ne nuk kemi asnjë problem me qeverinë e Kosovës. Ne nuk kemi problem me lidershipin e Kosovës dhe unë as nuk i marr fare shënim deklarata momentale që janë shprehje emocionale dhe me thënë të drejtën mungesë thellimi në përmbajtjen e një momenti të caktuar.

A keni pasur konsultime me kryeministrin e Kosovës përpara Forumit të Nishit ose pas këtyre polemikave?

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, s’kemi asnjë problem të kësaj natyre dhe unë s’kam asnjë arsye të them që kryeministri apo presidenti i Kosovës janë në ndonjë korsi që divergon sadopak nga korsia jonë. Jemi plotësisht të njehsuar. Sigurisht secili në detyrën e vet. Unë nuk kam marrë përsipër dhe nuk do marr kurrë përsipër të bëj detyrën e udhëheqësve të Kosovës. Unë kam marrë përsipër të bëj detyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

Keni marrë përgjigje për çështjet që sipërpërmendëm, linjën e interkonjeksionit, kalimin në Merdarë…?

Mos harrojmë një gjë që unë e kam diskutuar linjën e interkonjeksionit me kryeministrin serb në Paris, e kam diskutuar në Beograd. Por në të njëjtën kohë në Sarajevë ministri ynë i Energjisë e

ka ngritur problemin në tryezën e komitetit të energjisë dhe ka një deklaratë zyrtare që i kërkon Serbisë që të zgjidhë problemin deri në 31 dhjetor. Pra, ne i përdorim të gjitha mjetet që kemi në

dispozicion…

Por çështjet janë ende pezull, apo jo? Ato që përmenda të paktën…?

Sepse është një proces i vërtetë paqeje dhe nuk është një proces i lehtë, sepse po të ishte i lehtë nuk do ishte një proces paqeje. Ju e mbani mend shumë mirë që dy vjet më parë për një balonë që kaloi në stadium u duk sikur këtu do plaste lufta e tretë ballkanike. Ka rrugës momente që janë sensitive për të dyja palët.

Por një gjë është e sigurt, që sa më shumë ne të flasim, sa më shumë shqiptarët të flasin me serbët, aq më shumë shanse ka që problemet të zgjidhen. Nëse rrimë duke i bërë gola njëri­tjetrit, atëherë faktikisht nuk ka fitimtarë në funksion të projektit të transformimit të rajonit në një

treg të përbashkët.

A jeni ju i gatshëm, përveçse për të folur për Kosovën siç thatë deri tani dhe jo në emër të saj, edhe ta ndërmjetësoni Kosovën që ajo të jetë pjesë e tavolinave ku ju jeni?

Nuk ka nevojë Kosova për mua si ndërmjetës, sepse procesi i dialogut ka në krah, apo në të dyja anët Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Unë nuk marr përsipër t’i jap askujt këshilla të pakërkuara. Kemi pasur patjetër momente me udhëheqësit në Kosovë ku kemi diskutuar, jem i konsultuar por në terma jashtëzakonisht miqësorë, informalë si midis vëllezërish për një çështje që na intereson të gjithëve.

Pse Ivo Andriç për citatologji?

Pse jo?

Pse jo Qosja, Kadare, Rugova?

Tani kjo është…

Sepse është antishqiptar…?

Këto janë dokrra hini si puna e Goran Bregoviçit që pse Goran Bregoviçi duhet të merrte çelësin e qytetit.

Nuk është e njëjta gjë, se në fund të fundit Bregoviç ishte një këngëtar, ky ka qenë ambasador, një shkrimtar…?

Është një muzikant i madh dhe përsëri në funksion të faktit që ne shqiptarët kur miku vjen në shtëpi nuk e pyesim për biografinë. Kështu thotë të paktën Kushtetuta jonë e parë, Kanuni. Kështu që këta patriotët e mëdhenj që rrinë qëmtojnë si ata censorët e kohës së Enverit dhe të Titos mbi detaje që nuk kanë pikë rëndësi bëjnë mirë të marrin e të lexojnë kanunin.

Ç’lidhje ka kanuni me Ivo Andriç që njihet për tezat e tij antishqiptare…?

Fola për pjesën e parë. për sa i përket referimit tek Andriçi, unë iu referova një shkrimtari të madh serb dhe nuk citova ndonjë frazë antishqiptare por një frazë shumë aktuale për procesin ku ne jemi ku ai thotë “Ka një hapësirë të errët midis frikës dhe shpresës dhe shumë njerëz e kalojnë jetën në këtë errësirë. Duke shkuar drejt shpresës ne mund të dalim nga errësirat”.

Do ta rizgjidhnit edhe pas sensibiliteteve që krijoi?

Nuk jam nga ata që pendohem për gjërat që i bëj me zemër. S’kam asnjë arsee të gjykoj se pse njeri mendon kështu, pse njeri mendon ashtu. Shyqyr që ka njerëz që mendojnë krejt ndryshe nga unë sepse po të ishim të gjithë dakord do ishim në një sistem tjetër që nuk është sistemi që kam dashur ndonjëherë, por ama unë jam unë, ata janë ata.

Mund të kishte edhe shkrimtarë tjetër po aq të famshëm, jo antishqiptarë, që kanë prodhuar aq shumë teza për asimilimin e shqiptarëve, pushtimin e Shkodrës…?

Nëse do bëja një referat për letërsinë…

Ju jeni kryeministri i Shqipërisë…

Nëse do bëja referat për letërsinë atëherë po. Por kjo lloj kapje pas hijeve të së shkuarës për të nxjerrë përfitime sot është një profesion në Shqipëri dhe Kosovë.

Si quhet?

Është profesioni i patriotit. Këta janë patriotë profesionistë që nxjerrin bukën duke u marrë me këto dokrra. Këto mua nuk më interesojnë.

 

18 komente në “INTERVISTA/ Deklaratat për Kosovën në Beograd, Rama i përgjigjet Thaçit, Hoxhajt dhe “patriotëve” me profesion…”

  1. vito says:

    Rama ka te drejte kushtetuese te interesohet per te drejtat e te gjithe Shqiptareve etnike neper bote. “Kosovaret Etnike” le ti mbroje Bukshkala,Mustafa apo Fazllici.

  2. Edkari says:

    Thuaj c’te duash po kosovaret te treguan kufirin,
    biles te dhane mut.

    1. Vito says:

      O Kari i Edit, Sala vazhdon te pertype mutin qe i dha Rrugova.

  3. plehra ne zemer te evropes, albania says:

    po me metjet toksike, cu be?….shqiptari vuan sot edhe nga nje semundje me e rrezikshme si ajo e kujteses se shkurter..

    1. Neutrino says:

      Nuk ka faj Edi Rama se shqiptari vuan nga shume semundje duke filluar nga ato mendore

  4. kombi says:

    Bravooooooooooo!!!!!!

  5. Relax says:

    Po mire,te pyesim shtruar,ne keto 100 vjet e kusur a kane pasur shqiptaret nje Kryeminister te tille?A kemi qene ndonjehere si komb me krenar se sot?A…

  6. ... says:

    DOLEN USHTARET e saliut kan dhe emra te çudiçem nuk i len gje idhullit te tyre me mir esht te vini psoudenimin salikari se ju vjen me per shtat, RRESPEKTE ED RAMA JEMI DAKORT ME THENIET E TUA.

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Po ty EdKari kush t’a ka dhene gjysmen e dyte te emrit?

  8. ALBAN DEGA says:

    PA SHQIPERI NUK KA KOSOVE!
    PA KOSOVE NUK KA SHQIPERI
    SE SHQIPERIA E KOSOVA
    JANE SI NENA ME BI !

  9. ALBAN DEGA says:

    PATRIOTE ME LLOGJE
    POSA SKENDERBEU
    SA U PESHON KULETA
    SU PESHON ATDHEU!
    FOL O EDI RAMA
    FOL TE LUMTE GOJA
    TREPCA … BREZOVICA
    JANE PER CDO SHQIPTAR
    SI KONISPOL TROPOJA !
    SI PRISHTINE TIRANA
    E TETOVE TIVARI
    SI ULQIN STRUGA
    BIJA I KA NANA
    JANE TROJE SHQIPTARI !
    TE SHENJTA SI NENE TEREZA
    DRITE SI ADEM JASHARI!
    NDER E LAVDI PERJETE
    CDO TRIM ATDHETARI
    QE NE GENE… DEJE
    I RRJEDH GJAK SHQIPTARI!

  10. ALBAN DEGA says:

    NJE LEKSION FANTASTIK I EDI RAMES PER POLITIQYQRET SHQIPTARE !

    NJE LEKSION FANTASTIK POLITIK PER POLITIQYQARET JO VETEM TE KOSOVES E SHQIPERISE, TE SHKUPIT E TE OHRIT PIR EDHE TE BEOGRADIT E ATHINES , TE KREJT “FUCISE SE BARUTIT” ME EMRIN E SHKURTER BALLKAN!
    NJE MESIM I SHKELQYER PER ANALISTET DHE GAZET( K ) SHQIPTARE SA NGA PROFESIONI I BYTHELEPIRESVE TE POLITQYQAREVE QE AKOMA NUK KANE MESUAR ABC- NE E POLITIKES E DIPLOMACISE E NA DALIN ME LIBRA E GJOJA STUDIME PLEPASH PER DIPLOMACI E POLITIKE SIKUR TE ISHIN HENRI KISINGERI APO HOLLBRUKU !
    KA PERENDUAR KOHA E ERRET E THYERJES SE KAFKAVE, E THYERJES SE KOKAVE NGA KOKAT E NXEHTA TE POLITIKES QE ME SE SHUMTI KA THYER KOKAT E SHQIPTAREVR!
    ATA ME TOPUZE E SHPATA, ME BAJONETA E PLUMBA… ME BARBARI KANIBALESKE E EGERSI BISHASH GJSKSORE QE NA E SAKATUAN E ZHBENE ATDHEUN E POPULLIN TÖNE.
    NE SHQIPTARET DUKE THYER TELA CIFTELIE E SHARKIE
    ME TINGUJ PO AQ BARBARE ” MERRE MERRE THYEJA KOKEN! ” NE ODA BURRASH E NEN KRISMA PUSHKESH E KALLASHESH NEPER TAVANE ODASH ” TRIMASH NEN JORGAN”, SIC THEMI NGA VENDLINDJA IME MALESIA E GJAKOVES !
    ENOUGH IT’S ENOUGH….
    BOLL ME SE NA CATE TRAPIN!
    MESONI ABC- NE E POLITIKES E DIPLOMACISE BASHKEKOHORE E PASTAJ NA BENI PORESORIN E TYRE O POLITIQYQARE E GAZE…KARE TE BYTHELEPIRJES SE CDO SUNDIMTARI TE RADHES!
    QENDRIMET E EDI RAMES SI PER KOSOVEN EDHE PER CAMERINE JANE NJE LEKSION I SHKELQYER QYTETARIE DHE ATDHETARIE PER CDO POLITIKAN JO VETEM SHQIPTAR!
    POLITIKA ESHTE ART! ESHTE ARTI QE EDHE TE PAMUNDUREN E BEN TE MUNDUR, KA DEKLARUAR BABAI BOTERROR I SAJ WINSTON CHURCHILL!

  11. basri says:

    …kot e ke z.Rama. Ju treguat ne beograd gjithe ate dashuri per ivo andricin, goran bregovicin, emir kusturicen… e megjithekete serbet kurr nuk do te duan si shqiptare. Se po te ishte per dashuri do te na donin neve qe i kemi me afer dhe e dijm gjuhen e tyre me mire. Shakaxhiut si ti i doli boja…

    1. Kosovo o Zemer e Serbise says:

      plotesisht pajtohem me keto qe thoni….


      ai eshte ne fund te fundit piktor, ose pretendon te jete i tille


      nuk mund te sillesh si mik me serbin armik pa njohur serbia kosoven


      nuk mund ti zihet ne bese serbit apo grekut , armiqve shekullore qe diplomacine e kane te trasheguar ne shekuj dhe jo ne tre vitet e fundit


      clidhje kishte ky takim me njohjen apo maredheniet midis serbise dhe kosoves


      sidoqofte, kjo urrejtje e fushate helmuse kundra kryeministrit shqiptar nuk behet se ai beri 7-10 gabime por i ka rrenjet ne antishqiptarizmin e Thaqit e Isa Mustafes,lidhjes se tyre te ngushte me Serbine dhe faktin qe Rama si kristian po ulet ne nje tavilone me kristianet serb, gje qe verbon dhe xhindos muslimanin koqevar.


      Mos harrojme se Rama po perjetonte urrejtje dhe krize per shkak te tradhetise se Plehrave Toksike plus dhe Meta prapa shpine me sajesat ne Greqi, pra i duhej politikes edhe kjo heqje vemendje nga realiteti i dhimbshem dhe kartastrofe i gjendjes politike ne Shqiperi.

  12. Jeronim de Rada says:

    A thua Edi Rama e di se kush eshte g. Bregoviq? Qe eshte kompozitor dhe kitarist i madh kjo pune dihet. Por Bregoviq gjate lufterave ne ish Jugosllavi hapur u pozicionua ne anen e agresorit serb. Ai mbrojti politiken e Milosheviq-it. Kjo eshte e meta e tij dhe z. Rama duhet ta pranoje qe beri gabim kur ja dha celesin e qytetit.
    Gabim me te madh Rama beri kur citoi shovenistin e madh serb Ivo Andriq.

    1. Epirioti II says:

      Kam dash me ta thene edhe me perpara. Ju nuk duhet te mbani nofken e Jeronim de Radas. Eshte nje fyerje per kete emer te shquar, nder me te rendesishmit. me te mencmit dhe me patriotet qe ka nxjerre rraca Shqipetare. Ai eshte gjyshi i Rilindjes Kombetare.
      Ti je sternipi i budallallikut bizantino-otoman qe ka infektuar racen shqiptare tash ketu e 1000 vjet me pare.

      Ndoshta armiku me i madh i kombit shqiptar, per nga demi qe na beri, ka qene Bismarku. Ate e citojme dhe e levdojme sa here na pelqen se eshte Gjerman. Nje artist te madh, por debil nga inteligjenca politike dhe trushplare nga propaganda nuk duhet me e vleresu per artin e vet?
      Po ta degjosh Bregovicin sot, te krijohete pershtypja qe i ka dale pija dhe e ka kuptuar qe ja ka fut kot kur perkrahte Miloshevicin. Mund edhe te jete bere shume pishman. Po Sasha Mihajlovicin e ke degju sa antishpiptar ka qene, po Novak Djokovic, po sa sportiste apo artiste serb, jane nacionalist te verber. Eshte gjella dhe droga qe u kane dhene ne Serbi qe te vegjel. Rama me Bregovicin adhe Andricin, ben loje politike per tu thene serbeve qe ne ja u kuptojme origjinen e budallekut tuaj dhe nuk kemi komplekse te merremi me te. Nje kohesisht i fton qe ta ndertojne te ardhmen ne gjerat me pozitive te dy kombeve.

      Nejse, me duket se harxhova kohet kot. Kam pak shprese se do te me kuptosh.

      1. Jeronim de Rada says:

        Ti nuk je ai qe do te me besh qe te nderroj nofken e De Rades. Ai per mua eshte shume i dashur…
        Bregoviqin e njoh shume me mire se ti. Ja njoh shume mire vepren e tij. Se a eshte debil, trushperlare apo ndoshta perkrahja dhene Millosheviqit ishte nen ndikim te pijes, nuk ka fare rendesi. Ai u pozicionua ne krah te se keqes dhe ky gjatoshi yne nuk do duhej qe ta dekoronte. Ai kurre nuk kerkoi falje per perkrahjen dhene vrasesve. Asnje shtet tjeter ne ish Jugosllavi nuk e beri kete, perse valle do ta bente ky i yni. Keto te tjerat qe i thua ti jane brockulla qe nuk ia vlen te merrem me to.

  13. Scandal says:

    Bravo,kryminister Rama populli i Kosoves eshte me ty neper qytetet e Kosves qytetaret te duartrokasin dhe te thojn Bravo,kosova dhe kosovaret te duan dhe keta qe te ofenduan jane turbopatriotet primitiv,fundi fundit ju ki rras K..in ketyre laskucave te kosoves qe diten shesin Patriotizem e naten sju pushojn telefonat me Serbin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje