Kryeministri Rama akuzohet për “ndërhyrje” në punët e Kosovës

ramaNga Fatjona Mejdini, Dia Morina, Balkan Insight

Kosova ishte një ndër pikat më të nxehta të bisedës mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut serb Aleksandër Vuçiç. Por menjëherë pas përfundimit të takimit mes tyre nisi një debat i madh med mediave dhe diplomatëve në Shqipëri dhe Kosovë nëse kryeministri Rama duhet apo jo, të fliste për Kosovën.

Naim Ramizi, një 34-vjeçar, ish student i ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, tha se “asnjë shtet në botë nuk ka të drejtë të flasë për Kosovën, para Shqipërisë”.

“Ne e dimë që lufta e fundit që solli edhe pavarësinë e Kosovës, i ka rrënjët në Shqipëri”, tha ai.

“Ne duhet të vlerësojmë punën e madhe të ministrit të Jashtëm shqiptar për njohjen e Kosovës nga shtete të reja dhe përfaqësimi dinjitoz që ka bërë në forumet ndërkombëtare ku Kosova ende nuk merr pjesë. T’u thuash shqiptarëve të mos flasin për Kosovën është si t’i thuash një nëne të mos kujdeset për fëmijët e saj”, tha Ramizi.

Fitore Hoxha, një arkitekte 27-vjeçare nga Prishtina i tha BIRN se tensionet midis dy vendeve nisën kur Kosova krijoi përfaqësuesen e saj të futbollit.

“Tensionet nisën pikërisht me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Këto tensione janë të paarsyeshme. Në kontekstin diplomatik, Shqipëria nuk ka nevojë për Kosovën, por Kosova ka nevojë shumë për Shqipërinë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Ilir Bulku, një biznesmen në Tiranë tha për BIRN se “komentet e Ramës në Beograd lidhur me Kosovën u frynë”.

“Rama duhet të kuptojë se Kosova është një shtet tjetër dhe nuk mund të ndërhyjë në problemet e tyre ekonomike me Serbinë apo me cilindo shtet tjetër. Imagjinoni sikur Isa Mustafa të bënte të njëjtën gjë. Si do të ndjeheshin në Shqipëri?”, thotë ai.

Gjatë debatit në 13 tetor në Forumin për Sigurinë në Beograd, Rama përsëriti besimin e tij dhe Serbia duhet të njohë Kosovën si një shtet të pavarur, duke hapur dyert për një bashkëpunim më të ngushtë në rajon.

Në fjalën e tij në këtë forum Rama foli për përplasjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht për çështjen e nxehtë të Trepçës, që ndodhet në veri të Kosovës.

“Trepça është një minierë në territorin e Kosovës. Pra, çfarë do të bëni ju, do ta transportoni në Beograd?”, pyeti Rama homologun Vuçiç. “Në Kosovë duhet të kuptojnë që Trepça është në Kosovë dhe u përket serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës”, tha Rama.

Rama kritikoi gjithashtu arrestimin e policit Nehat Thaçi, megjithëse pa e përmendur emrin e tij.

Ndërkohë që disa analistë dhe politikanë vunë në pikëpyetje kompetencën e Ramës për të folur në emër të Kosovës, një deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës i hodhi benzinë zjarrit.

Në 14 tetor duke folur për TVArt, një televizion maqedonas në gjuhën shqipe, Enver Hoxhaj tha se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, vetëm Kosova është një lojtar politik dhe unë besoj se Shqipëria është dhe duhet të jetë më e qartë për këtë në të ardhmen”, tha ai.

“Kosova është një shtet i pavarur dhe Shqipëria nuk është një aktor global si BE apo SHBA që të ketë ndikim”, shtoi Hoxhaj.

Ndërkohë që disa analistë në Kosovë dhe Shqipëri akuzuan Ramën se shpërdoroi të drejtën për të folur në emër të Kosovës, ambasadori i Kosovës Qemal Minxhozi thotë se reagimi ndaj Ramës ishte i padrejtë.

Në një intervistë në 17 tetor ai paralajmëroi shqiptarët nga të dy krahët se nuk duhet të lejojnë t’u rrëshkasë nga duart një problem që nuk ekziston.

“Kryeministri Rama nuk foli në emër të Kosovës, por në interes të Kosovës”, tha ai.

“Kosova ka institucionet e veta dhe është një shtet i pavarur demokratik si Shqipëria. Por kjo  nuk do të thotë se kryeministri Rama nuk mund të flasë në interes të Kosovës, Shqipëria apo gjtihë rajonit”, tha Minxhozi.

Mero Baze, bootuesi i gazetës TemA tha për BIRN se kryeministri shqiptar ndjen se ka të drejtë të flasë për problemet që shqetësojnë gjithë shqiptarët në rajon.

“Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë thekson rolin e vendit në prosperitetin e gjithë kombit, kështu që Rama ka të drejtën të kujdeset për problemet apo çështjet që shqetësojnë edhe shqiptarët e Kosovës”, tha Baze.

Baze shtoi se debati lidhur me “ndërhyrjen” e Ramës për Kosovën ishte artificial dhe po përdoret për përfitime politike.

“Debati po shtyhet nga kundërshtarët politikë të Ramës në Tiranë. Gjithashtu ky debat po shtyhet ehe nga politikanët në Kosovë që kanë frikë se Rama po u vjedh rolin në marrëdhëniet me Serbinë”, përfundoi botuesi i gazetës TemA, Mero Baze./ Përgatiti në shqip Amarildo Lumani/TemA

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Kryeministri Rama akuzohet për “ndërhyrje” në punët e Kosovës”

  1. vang says:

    VETEM BIZNESMENI SHQIPTAR ILIR BULKU,QE,JA KANE MARRE MENT PARATE FOLI BROCKULLA

  2. Alo says:

    Ky Rama qe s’po u pelqeka disa elementeve ne Kosove per theniet e tij, eshte po ai qe duartrokitet kur i tha Vucicit ne mes te Beogradit se “Kosova e pavarur eshte nje realitet i patjetersueshem”. Se si i duron e voton populli shqiptar i Kosoves sabotuesit Thaci e Mustafa, vetem Zoti e di!

  3. mirel says:

    Po Rama permend konfliktin Trepce Serbi, dhe harron konfliktin Shqiperi -Kosove.
    Kosoves ja ka mbyllur tregjet dhe i ka hapur per Serbine.
    Andej vret e pret per Kosoven.
    Ja, dha urdherin Ramiu dhe me vrap serbet po e pranojne.
    Me ushtrine ruse te dera e Kosoves duket qarte qe po reflektojne sipas direktivave te Ramutit

    1. L leshi says:

      Shyqyr qe jane idjotet si puna jote o mirela se cfare ke thene e shkruar se merr vesh njeri dhe qe e ke kaq inst Ramen me duket se ta ka ……. ndonje rob shtepie sepse me mire se po punon qeveria e tije vec ju bozhibozuket e partise se familjes Berisha se keni kuptuar akoma.

  4. Greece & Turkey are shit says:

    Pse duhet te pyesim thacin e mustafen per Shqiperine e veriut?

  5. lida al says:

    Sa i squt qe je, o Mirel! Po per cfare nderhyri Rama? Apo pse u tha serbeve te njohin Kosoven e te pranojne faktin qe Trepcja eshte ne Kosove e jo ne Beograd dhe u takon kosovareve shqiptare e kosovareve serbe? Ku eshte nderhyrja ketu? Ai perseriti nje gje qe e thone te gjithe e po ashtu nje fakt, qe dihet po nga te gjithe. Pse te ka lene mendja ty e gjithe te tjeret bashke me ty qe po tjerrin gjithe kete histori, pa pasur histori. Nuk di si te beje njeriu me ju, te flase, apo te mos flase…

  6. lond says:

    Ty mirel rama sikur te ka perdhunu se perdit ha hale tuj sha palidhje ramen, cfare te ka bo mor toc apo ke problem me sahatin e dritave

  7. Kuq e zi says:

    Ky nervozizem ka nje shkak qe mbase ne nuk e dime
    Kushedi njohja nga serbia eshte afer dhe politikanet e mbare shqiptarise po perlahen per meriten
    Nqs ky rezultat do i faturohej nje partie te vetme kjo do kishte mundesine te qeverise te pakten 10 vjet
    Se kush eshte kosova ate ma thote betimi i ushtareve te uck-s jo kollaret e pashallareve
    E ka lexuar kush betemin e uck-s??

  8. ILIR says:

    EDI RAMA ESHTE ESHTE EDI RAMA TRIM INTELIGJENT DHE KOMBETAR,KA SHUME ARMIQ TE POLITIKES TE MBRENDESHME DHE TE JASHME ESHTE SFIDUES TEKNIKNIKISHT ESHTE LIDER KA NJE PESHE TE RENDESISHEM NE POLITIKEN E RAJONIT TE BALLKANIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *