PS-ja rrëzon kërkesat e LSI-së. Edhe PD në të njëjtë linjë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zgjedhje“Listat e mbyllura garantojnë një proces shumë të rregullt. Sa e vështirë është në Shqipëri të përfundosh një proces zgjedhor kështu siç jemi. Imagjinoni se ç’do të ndodhtë në Shqipëri, sikur pas numërimit të votave të subjekteve politike, të niste një proces pafund për numërimin e votave për kandidatët. Ky është një element teknik, por ka plot atgumenta të tjerë të cilët e hedhin poshtë propozimin për të pasur lista të hapura“.

Për Taulant Ballën nuk është ide e mirë hapja e një diskutimi për lista të hapura apo të mbyllura dhe vetëm pas 3 ose 4 palë zgjedhjesh kjo mund të diskutohet.

“Debati më i rëndësishëm që duhet të zhvillohet është debati për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. PS-ja ka paraqitur një platformë, ku fton të gjitha partitë që të shprehen në favor të këtij propozimi. Modalitetet infrastrukturore për organizimin janë të thjeshta. Qoftë me postë, qoftë përmes shprehjes së votës në pikat tona konsullore”, shpjegon Balla për Top Channel.

Socialistët kanë një propozim për mënyrën se si do të organizohen komisionet e zgjedhjeve: “Jemi të gatshëm për depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivel qendre votimi. Depolitizimin e anëtarit të shtatë. Propozojmë që të jetë një mësues, një punonjës i shërbimit civil ose avokat”.

LSI-ja kërkoi Parlament më të vogël dhe më pak biznesmenë në sallë, por socialistët janë kundër: “Shqipëria nuk ka një Parlament të madh. Mund të ketë ndoshta një numër më të reduktuar të ligjvënësve në Parlament. Edhe kjo është çështje që duhet marrë në konsideratë”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë:

“Duhet të marrim masa që të sigurojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke futur votimin elektronik dhe numërimin elektronik. Për ne, në rast se ka zgjedhje të lira e të ndershme, të gjitha llojet e sistemeve janë të pranueshme.

Për mua, sistemi me listë të hapur, ndonëse është i pranueshëm, paraqet vështirësi për t’u zbatuar.
Kemi mendimin tonë si forcë politike që është më mirë që Parlamenti të ketë një numër më të vogël deputetësh.
Jemi pro mundësive të votimit të emigrantëve shqiptarë, nëse arrihet kontrolli i duhur”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “PS-ja rrëzon kërkesat e LSI-së. Edhe PD në të njëjtë linjë”

  1. Ton says:

    Ka te drejte corapekuqi i Rajces…sepse din qe ne rastin e listave te hapura , ai dhe trecereku i atyre kurvave qe mbushin sot parlamentin, dalin forjuzo…

    1. plehrat e PPSH says:

      A kerkuatt rilindje apo cfare?


      djallezia e Metes ska fund por ky Rama i ben hapur fare punet per te keqen e demokracise ne Shqiperi…pra, nuk jane vetem banda PD e keqe e madhe por keta bijte e PPSH dihet qe sndryshojne kurre.

      dhe presim ne te ndryshojne punet kur keta sduan:
      1-lista te hapura
      2-president nga populli
      3-pamvaresi te gjyqesorit
      4-pamvarsi te pushteteve
      pra ketyre nuk i intereson demokracia e vertete…

    2. Bekimi says:

      Çfarë janë “forjuzo”?

  2. Gerti says:

    Normal qe mendojne keshtu. Dy copa fshataresh e hajdutesh qe zgjidhen deputet pasi lepijne mire e mire kryetarin e jo se votohen nga populli.

  3. durresi says:

    Ligji elektoral me lista te mbyllura, sipas mendimit tim, eshte nje ligj antidemokratik sepse votuesit jane te detyruar te zgjedhin nje grup kandidatesh te cilet i vendos kryetari i partise sipas deshires dhe qe sigurisht keta deputete te ardhshem nuk do ti japin llogari votuesve (popullit) por kryetarit te partise. Prandaj ky ligj eshte shume i pelqyer nga kryetaret e partise, sepse i kontrollojne me mire deputetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *