Qyteti kroat ofron mësime të gjuhës shqipe për të mbajtur gjallë kulturën “arbëreshe”

18 Tetor 2016, 19:23Rajoni TEMA

Qyteti bregdetar i Kroacisë, Zadar ka prezantuar te nxënësit e një gjimnazi lëndën me zgjedhje të gjuhës shqipe, krijuar për të ruajtur lidhjet e largëta të origjinës shqiptare për komunitetin e arbëreshëve atje.

Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë po fut si lëndë mësimore gjuhën shqipe, nismë që pjesërisht synon të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e një komuniteti të vogël dhe të lashë të migrantëve shqiptarë të hershëm të njohur si Arbanasi.

Drejtor i shkollës, Rade Simiceviç i tha BIRN se gjimnazi Vladimir Nazor në qytetin bregdetar të Zadarit po e ofron lëndën me zgjedhje për rreth 46 nxënës të dy klasave.

Orët mësimore zhvillohen në formulën “Modeli C”. Kjo i lejon minoritetet të mësojnë gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Kroacisë – por lënda nuk ndikon në notat e tyre në shkollë.

“Shkolla i ofron atyre ku mund ta mësojnë, por notat e tyre nuk përfshihen në diplomë. Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve po paguan mësuesit që do të bëjnë lëndët,” shpjegoi Simiceviç.

Lajmi për kursin e ri të gjuhës në shkollë u dha të shtunën, në prani të ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Uliks Emra dhe Ilir Melo.

Përveçse u bë shtëpi e shqiptarëve që erdhën në Zadar gjatë periudhës jugosllave të shekullit 20, qyteti i Dalmacisë është gjithashtu shtëpi e një komuniteti më të vjeshtër Arbanasi ose Arbëresh.

Komuniteti migroi në Zadar në shekullin 18 nga ajo pjesë që është tani Shqipëria veriore dhe shumë jetojnë ende në lagjen që ka marrë emrin e tyre dhe që quhet Arbanasi.

Ata flasin një nga dialektet ose gjuhët më të rralla në Europë, e folur sot nga vetëm 300 deri në 500 persona. Ajo kombinon elementë të dialektit geg shqiptar me dialektin dalmat të Kroacisë dhe pak italisht.

Kryesisht katolik, komuniteti nuk e sheh më veten si shqiptar por si kroatë arbëresh.

Qyteti i tyre i origjinës është Shkodra dhe besohet se kanë migruar në Zadar në tre valë në vitet 1726, 1727 dhe 1733 drejtuar nga peshkopi i atëhershëm katolik i Tivarit, Vincenc Zmajeviç, që kundërshtoi islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Otomane.

Profesori Isak Shema, një specialist i gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve me bazë në Kosovë ka kaluar shumë kohë në Zadar dhe Zagreb gjatë tre viteve të fundit dhe ka hartuar kurrikulumin për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që u miratua nga ministria.

13 komente në “Qyteti kroat ofron mësime të gjuhës shqipe për të mbajtur gjallë kulturën “arbëreshe””

  1. Albani says:

    Duhet me hap shkolla Shqipe dhe per arvanitasit ne Greqi.
    Propozoj qe tfgs-ne ta bejme profesor te Shqipes,mund te punesoje dhe babane,mamane,motren,kusheriren,por me kusht qe ta dine Shqipen ne menyre te perkryer.

    1. Jeronim de Rada says:

      Mos i harro edhe ata pese milione shqiptare te Turqise. Edhe ata kane nevoje per shkolla ne gjuhen shqipe.

      1. . says:

        Per c’fare gjuhe Shqipe flitet kur nga vitet 1990-2000 (me gjuhen e teknologjis dhe ekonomis), gjuha Shqipe nuk Kuptohet, duhet te dishe Anglisht dhe Malokshe qe te kuptohesh. Perse nuk i pershtatim ne Shqip. E kunderta ndodh me Greqishten qe 95% te fjaleve i ka pershtatur suksesshem ne Greqisht.

        Sa do “mizen” ta ushqesh nuk behet dote “Elefand”.

  2. respekt says:

    Respekte per kroatet!

    1. Toni KS says:

      Po respekt per kroatet. Mirepo kritika per ne shqiptaret qe kaq vone u kujtuam se kemi njerez aty, bile aq pak e njohim gjuhen tone sa qe emrin e qytetit e shkruajme gabimisht. Qyteti quhet ZARË ne gjuhen shqipe. Zadar eshte emertimi sllav per qytetin.

  3. millosh kopiliq says:

    ta forcojme gjuhen shqipe nga sllovenia deri ne turqi, te bejme kthimine e shqipese teke arvanitet,
    shqiptaret e turqise, ne sanxhak (novi pazar) ………. Kjo eshte detyra jone e ardheshme .

    1. . says:

      Sa Romantike qe degjohet…. Sa do “mizen” ta ushqesh nuk behet dote “Elefand”.
      Per c’fare gjuhe Shqipe flitet kur nga vitet 1990-2000 (me gjuhen e teknikes, e shkences, kultures dhe ekonomis), gjuha Shqipe nuk Kuptohet, duhet te dishe Anglisht dhe Malokshe qe te kuptohesh. Perse nuk i pershtatim ne Shqip, sic ndodh me Greqishten, qe 95% te fjaleve i ka pershtatur suksesshem ne Greqisht.

  4. Lpl. says:

    Ky eshte ne rregull more .por kara jeni ju tjeret qe kujtoni se egziston komb me tre fe te medha me drejtime te kunderta , dhe me karat jane te Krishteret qe e besojne akoma kete teze dhe shajne mislimanet qe duan Turqine ata bejne punen e tyre , kurse ne ju vemi pas hidhemi ne sulm kunder Greçise Serbise Vatikanit duke ju shkuar pas ketyre nacjonal Islamikeve , kur ta kuptoni ka per te qene vone .Nga ndarja e madhe qe ka egzistuar vjen edhe thenja e Vaso Pashkos , dhe kete teze e tundin me fort mislimanet sepse kane arritur te na shkepusin lidhjet me te Krishteret edhe me propaganden e tyre ne tekste te shkollave dhe me ane te pushteteve diktatorjale si Zogu dhe Hoxha per te na sunduar na bene armiq me keto vende dhe Vatikanin ,dhe vazhdojme te jemi akoma .

    1. Lpl. says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur

  5. Lpl. says:

    E kam postuar gabim kete koment ketu, e bera per Hoxhe Ternaven .Kurse ky lajm ketu eshte per ta falenderuar Shqiptaret dhe komunen ne Kroaci.

    1. .... says:

      E ke postu se je kar me syze te ka degradu janulla

  6. alb says:

    Nuk e quajne vehten me shqptare por kroat-arberesh !!
    Jo kak por shurre.
    kroat te leshit.Ca do qe ta quajne vehten prap malok jane.

  7. Anton Guri says:

    Për Turqinë e dimë se ska aq të bëj më demokracinë sidomos kur shohim jetën e kurdeve, por Greqi që thërret në demokraci dhe është anëtare e BE edhe me keq ajo përpjekjet të asimiloj shqiptarët në Shqipëri lërë që t’u jep të drejta arvanitasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje