Sherri në Facebook me fjalë banale, rrëfehet i riu: Si më përplasën me makinë e më qëlluan me automatik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kocekuE aksidentuan qëllimisht me makinë dhe pastaj e qëlluan me automatik. Gjithçka nisi pas një sherri me fjalë në “Facebook”.

Kështu tregon Amarildo Koçeku, 23-vjeçari i plagosur më 9 tetor, që ndodhet në spital, por i vendosur në “arrest me burg” për kanosje. Në këtë intervistë për “Gazetën shqiptare” ai rrëfen gjithë çka ndodhi atë ditë.

Amarildo, çfarë ndodhi më datë 9 tetor ku ju mbetët edhe i plagosur?

Atë ditë kam qenë së bashku me dajën tim të vogël kur Shpëtimi na ka dalë para me një makinë. Na ka ofenduar dhe kërcënuar.

Keni pasur konflikte të mëparshme me të?

Jo, me të nuk kam pasur asnjë lloj konflikti. Madje edhe si fytyrë nuk e njihja mirë, sepse nuk kisha asnjë lloj lidhjeje me të.

Ditën e ngjarjes, policia tha se ju keni pasur një pistoletë me vete dhe keni qenë personi i parë që ka kërcënuar palën tjetër. Si qëndron e vërteta e këtij fakti?

Absolutisht jo! Unë nuk kam pasur asnjë lloj arme me vete. Unë nuk kam armë.

Çfarë ndodhi më tej? Kush ju plagosi?

Pasi Shpëtimi na shau e kërcënoi, u nis me makinë për të vijuar rrugën drejt. Unë kam kaluar në krahun tjetër të rrugës kryesore dhe kam hipur në trotuar. Ai i dha makinës indietro dhe më përplasi fort. Në atë moment më qëlluan edhe me armë, por nuk munda ta kuptoja se kush më qëlloi, pasi humba ndjenjat dhe nuk kam marrë më vesh se çfarë po ndodhte. Kur jam përmendur, e kam gjetur veten në spital.

Keni pasur kërcënime më parë nga këta persona?

Ka qenë nipi i Shpëtimit së bashku me tre shokë të tij që më kanë qëlluar me kaçavidë 3-4 herë në pjesën e shpinës.

Kur ka ndodhur kjo?

Kjo gjë ka ndodhur rreth një muaj më parë. Atëherë kam marrë dëmtime të lehta.

E denoncuat rastin në polici?

Jo, nuk bëra asnjë denoncim. Ai rast u mbyll mes nesh. Edhe policia ishte në dijeni, sepse u thirr edhe polici i zonës.

Për çfarë kishte nisur konflikti mes jush?

Vetëm nga disa fjalë banale në “Facebook”.

Pas ngjarjes ku ju u plagosët, a ju ka marrë policia në pyetje? Çfarë ke deklaruar?

Po, më ka marrë në pyetje. Policia ka ardhur këtu në spital. U kam treguar se si ndodhi ngjarja. Kam deklaruar po të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve.

Firmosët për deklaratën tuaj?

Po, firmosa, por nuk jam i sigurt a kam firmosur atë deklaratë që unë kam thënë apo jo. Pasi policia më ka dhënë një letër të shkruar jo me shkrim dore, por me kompjuter, dhe më thanë që duhej të firmosja aty, duke shkruar edhe emrin dhe mbiemrin tim. Nuk më lexuan se çfarë shkruhej në të. Kur policia ka ardhur këtu për të më pyetur, unë isha ende nën efektin e narkozës. Edhe urdhrin e arrestit ma kanë komunikuar në spital. Kanë ardhur përfaqësues të gjykatës e të prokurorisë dhe më kanë komunikuar masën që kishin vendosur ndaj meje.

Sa plumba ke marrë?

Kam marrë 4 plumba në këmbë. 2 ose 3 i kam ende pa hequr. Por plaga më e rëndë që kam është ajo që mora nga përplasja e fortë e makinës.

Si është gjendja juaj, i lëviz dot gjymtyrët e poshtme?

Nuk lëviz dot fare nga mesi e poshtë. Nuk i ndjej mirë këmbët.

Pas kësaj që të ndodhi, a ndihesh i kërcënuar?

Normalisht që ndihem i kërcënuar, jo vetëm për vete, por edhe për familjen time.

Cili është apeli juaj?

Ndaj meje po bëhet një padrejtësi e madhe. Unë jam i dëmtuari dhe po më mbajnë në “arrest me burg”. Nuk e di se si e kanë vendosur këtë gjë, kur unë jam aksidentuar dhe jam qëlluar me armë qëllimisht.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *