Ta kam kaluar “baba”!

Nga Anri Bala

Kërkesa e doktorit për “baba” Enverin, në ndërrimin e datëlindjeve:

Prita sa kaluan datëlindjet tona, për tu “llafosur” siç thoshe ti, se nuk po më durohet sot, në datëlindjen e Ramizit, pa ta thënë: Kam një kërkesë o “baba”. Ti do habitesh kur them “ditëlindjet tona”. Mos u habit o “baba”, nuk ma ha qeni shkopin mua!

Vdiqe ti, që nuk vdes në zemrën tim, unë e ndërrova datëlindjen, e bëra dy ditë para teje, por jo për vete, por për ty, që unë dhe gjithë miqtë e mi, t’i fillonim festimet pak ditë para.

Kush e di, ti më ke harruar, por unë jo?! Nuk më mban mend? Jam ai doktori i zemrës, nga Tropoja, që më doje shumë, e më respektoje, duke më futur dhe në familje! Bile me Ilirin u bëmë dhe miq dhe shëtisnim me varka bashkë dhe flisnim për socializmin.

Nuk besoj se të kujtohet, por unë se harroj kurrë, kur ma shtërngove dorën fortë, për përcaktimin që i bëra luftës së klasave, sepse unë i lexoja nga tre herë veprat e tua! Pas atij shtrëngimi, duart nuk i lava për dy vjet. Bile hoqa dorë dhe nga operacionet e zemrës, sepse nuk mund të vishja doreza.

Po fjalimin tim, që ta solli Hysniu, gjyshi i Andit, për fenë, “opiumin e popullit”, nuk e mbanë mend?! Apo nuk e lexove, sepse nuk të besohej, që e kisha shkruajtur unë?! Jo për gjë, por ta kisha kaluar dhe ty e Stalinit, në idenë e strategjisë që duhej përdorur, për ta luftuar këtë murtajë antipopullore.

Po lotët që kam derdhur për ty me shokët e mi, fshehurazi, kur ishe sëmur dhe nuk kishe ikur akoma?! Tani dua të rrefehem, duke e pranuar, se kam bërë disa gabime të vogla, por ti më ke mësuar, se qëllimi e justifikon mjetin.

Bëra sikur e futa Nexhmijen dhe shokët e partisë në burg… për ca kafe. Ç’të bëja, nuk kishte rrugë tjetër?! Përndryshe, duhet të dënoheshin si Çaushesku, për genocid dhe vrasje në masë. Por bëra ç’bëra… i shpëtova dhe sot ata po i kalojnë të 90-tat, si kokrra e mollës dhe me pensione… si pensione minoritarësh. Pra, ti ma ke falur burgimin e tyre?!

Kam bërë dhe një gabim tjetër: Të kam sharë shumë, sepse duhej! Gjithmonë qëllimi…. Sa më shumë të shaja, aq më shumë entuziazmoheshin ca “palaço cirku, ish armiqt të popullit”, të persekutuarit tuaj.

E di çfarë u bëra?! I bëra të persekutuarit e mi, i lashë pa shtëpi, pa bukë, pa punë, deri sa u detyruan t’i vinin flakën vetes, sepse unë “baba” nuk i vras njerëzit, por i bëjë të vrasin veten.

A sikur të më kishe njohur më mirë?! Thosha me vete: “Sikur të ishte gjallë “babai”, do marrosej nga gëzimi” pas bëmave të mia! A e di pse? Sepse ti ishe “i butë”, vetëm i burgosje dhe pushkatoje, e kurrë nuk të shkonte mendja, t’i digjie të gjallë. E shikon pra që ta kam kaluar, por nuk duhet të mërzitesh. Ky është gabimi i dytë, por qëllimi… qëllimi… “baba”.

Do të më thuash se kam gabuar prapë, që ndërrova datëlindjen pa të pyetur, sepse ti e di, se unë kam lindur në korrik, por ta tregova që në fillim, pse e bëra. Natyrisht mendova edhe diçka tjetër, që ti “baba”, unë dhe mentori im, Ramizi, t’i festonim ditëlindjet bashkë dhe festa e lindjes së “burrave të kombit” shqiptarë të fillonte me 14 tetor dhe të mbaronte në 18 Tetor. Nuk më beson?!

“Për ideal të partisë dhe për shpirtin e Ramizit”, nuk gënjej. Mos të të vijë keq, por Ramizin e doja më shumë, sepse ai më bëri ky që jam sot, se do të kisha ngelur me doreza të bardha dhe me pantallona doku, duke lypur ndonjë lek për operacion. Tani me thënë të drejtën, kisha qejf që të afrohesha sa më shumë me figurën tënde legjendare. Pak a shumë, i’a kam arritur. Tani edhe mua më thërrasin “lexhend”.

Por, që të ma falësh gabimin dhe që të ma bësh nderin tamam, ma jep 16-tën hua dhe ta shkrijë atë “bllokmenin” e poshtër pa bllok, Edi Ramën me gjithçka. Ta kemi festën në një ditë, se atëhere atë e kap makthi dhe paranoja.

Do hap dhe një faqe, një adresë, tek një rrjet social i quajtur Facebook, i shpikur nga imperializmi perëndimor, për të nënshtruar dhe dëmtuar Republikën tonë Popullore… Por ne nuk na “prishet gjiza”! Ne nuk frikësohemi! Do t’a përdorim faqen kundër armiqëve tanë, e do t’i kthejmë në kërma!

Më dëgjo pak të lutem: Faqen do ta quajmë “16 Tetori Jonë”. Do t’i bashkojë adresat dhe ithtarët e mi dhe kështu numri i tyre do të dyfishohet. Do të përdor statusin tënd, statusin e një të vdekuri, për postim femrash nudo, droge, vrasjesh të pandodhura, krimesh me autor imagjinar dhe me dixhitalin tim, do të bëj sulme frontale të papara, kundra “bllokmenit” të Lanës, që më ka marrë karrigen e udhëheqësit për së gjalli.

Nuk e di si u gabova e nuk të dëgjova, se si mposhten “qelbësirat”. Tani, tentova t’i shtypja, t’i vrisja disa herë, por nuk e di, diçka nuk e kisha mësuar mirë nga ty. E kujtoj kur më thoshe: “Duhet ta bësh popullin të qaj përpara për ty dhe pastaj t’ia fusësh dy gishta mbrapa.” Unë nxitova, më kapi euforia, e bëra popullin të qaj përpara për paratë e tij, me dy gishta lartë dhe për pak desh më futën mua dy gishta në… Por shpëtova, për një fije, nuk ma gjetën atë të shkretë vrimë.

Tani dua të marr hak, sepse i kam “krye të tana”, e vetëm kjo më ka ngelur mangët, hakmarrja. Për të tjerat, as mos u bëjë merak, i kam qarë me lot, që nga vrasjet pa autor, e deri tek vrasjet masive, por jo me dorën time, me hieksat dhe shërbëtor!

Thonë, se ti vrave në 45 vjet 8 mijë armiq! Po unë kaq kam vrarë vetëm në 97-të, edhe me çfarë, me armët tuaja. Ti mi le në depo, unë i’ua riktheva popullit, që e kisha egërsuar dhe çakërduar vetë.

“Merrini!”, u thashë, “vritni veten, qytetarë me katundar, gegë me tosk, lab me malësor! Tani, as nuk mund të numërohen sa janë vrarë e zhdukur. Ato që fliten për ty, nga gojët e liga, janë veçse thashetheme e përralla, as që afrohen me ato që kam bërë unë. E di, do të thuash mos u mburr, por kam fakte të pakundërshtueshme.

Gjakmarrjen ti e zhduke, bëre gabim, unë e riktheva në vendin e vet. Sot, nuk ka ngelur hasëm pa u vrarë, se jam malësor unë dhe nuk mund ta shkel Kanunin, që ti dhe bashkë me ty dhe unë e bëm lanet. Natyrisht, kështu u them ndjeksave të mi, se nuk kam mjet tjetër për t’i ndërsyer kundra njëri tjetrit.

Duhen “baba” trazirat, sepse ti kishe të drejtë: “Ky pis popull, do t’i bësh nënën, të të thërras baba”! Meqë unë nuk i bëj dot gjë nënave të tyre, se plak hesapi, ata bëhen “ndër vedi”. Pra, ti je i bindur se nuk të kam lënë gjë mangut?!

Për pak desh harrova. Sa turp më vjen, kur shikoj atë barakën tënde tek blloku. Ndjehem keq, kur mendoj se “babai” im, nuk paska ditur të jetoi. Po të çoheshe mrekullisht, do të vdisje në vend, kur të shikoje sarajet e mia! Ahahahahhaha, më fal, jo vetëm të miat, se unë të ngjaj ty, i bëjë me maskim, por këtyre pleshtave të konvikteve, që as sa Pali dhe Simoni nuk janë nga intelekti.

Dëgjo mua, ma jep hua ditëlindjen, se ty nuk të hyn në punë, deri sa të vijë dhe unë pranë teje. Nuk e dua shumë, edhe 5 vjet, se ti e di, dua t’a mbyll si ti edhe me vdekjen, sepse atje poshtë nuk kam mundësi ta ndërroj datën. Atëherë do të më besosh se sa të kam dashur!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-9.jpg","attachment_id":567704},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-7-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-7-1.jpg","attachment_id":567702},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-8.jpg","attachment_id":567703},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-1-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-1-2.jpg","attachment_id":567696},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-2-1.jpg","attachment_id":567697},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-3-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-3.png","attachment_id":567698},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-5-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-5-1.jpg","attachment_id":567700},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-6-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-6-1.jpg","attachment_id":567701},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-4-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/berisha-4-1.jpg","attachment_id":567699}]

21 komente në “Ta kam kaluar “baba”!”

  1. Kapedani says:

    Shikoni si kapet pas varkes te foto e 7,shtrengon bythet se ka frike nga uji,nuk di not. At kohe rekordet e notit i thyente ne govate 😀

  2. Tahir Gashi says:

    Rrofte populli trim e i mencur shqiptar!
    Urra uurraaaa uuuurrrrrrraaaaaaaaaa…

  3. Sulo says:

    Edhe kur te vdesi Saliu, prap naten do i mbushni breket se do ju dali ne gjume o te mjere.

    1. Milan says:

      Le te vi ajo dite,pastaj e shohim 🙂

  4. Kapedani says:

    Enverin e ka baba ideologjik ndersa Radovan Karaxhiç eshte babai biologjik ,ky palloi Sheqerken kurvicen e Berishajve dhe nxorri ne drite Saleh Kërmën.Dhe duke ditur qe si dilnin llogarit ndryshoj dhe ditelindjen mortja qe mos te dilte qe ishte pjelle serbi.Ky kafshe me fytyre njeriu dhe familja e tij do ta haj te semes se eshte ne gjak me shume familje ne veri sidomos me Haklaj.

    1. Arturi says:

      Saktesim:
      Radovan Karaxhiç eshte i vellai biologjik, jo babi, i Salih plehres. 😉

  5. loni says:

    Malok plerash……funderrine.

  6. idriz says:

    Nese do ta vleresoja me note nga njeshi tek dhjeta kete shkrim do ti vija minus dy.
    Berisha nuk eshte ne gjak me Haklajt
    Haklajt jane ne gjake me gjithe Malesine……………………………………………………kapedan muti

  7. Maloku says:

    Sali kokerr bythqiri ke qen qysh kur ke lind, mjer Shqiptaret ,,,,,,,,,,

  8. zhaku i pamposhtur says:

    Ore shajeni sa Te doni saliun ju….dakotd jam edhe une esht I poshter sharlatan kriptokomunist etj wtj ashtu sikurse eshte edhe rilindasi rama….
    ….por nje gje mos harroni vec….se babai I tyre
    qoftelargu enver ishte nje perbindesh I vertete….nuk e di se da e keni njohur perbindeshin ne lekuren tuaj….ne shqiptaret perbindeshave ngaqe I kemi frike u veme epitete si :’baba I kombit’..’legjende’…apo ‘rilindas’…megjithese kockat e perbindeshit Jane tretur askush nuk guxon Te Dali perpara popullit she Te kerkoj Te falur per dhimbjet e shkaktuara …

  9. Petro says:

    Hartim halabaku, jo se nuk e meriton Sala, po duhet te shkruash per te dy palet keshtu.Keta dhe ata qe ishin jane mbetjet e komunzmit shqiptar, tragjik dhe komik.Nese nuk e ben kete, je krejt i pabesueshem, militant, bir komunistesh fanatike, apo i babezitur per para dhe Rama i ka me thase, nuk kursehet as per ty, mjafton ta mbash timonn ne nje ane.Turp per ty qe je dhe i ri.

  10. ABC says:

    Te nderuar gazetare, nese doni ti beni nje te mire te vetme ketij populli te vuajtur, ju lutem mos botoni me as edhe nje rresht, e jo me fotografi, per kete bastard dhe kriminel dhe sojin e tij. Po na torturoni me torturen me te eger: grryerja ne plagen e shpirtit.

  11. Moisi Golemi says:

    Na keni care trapin me krahasimet Enver-Sali. Dhe ti Anri Bala duhet te jesh ndonje kalama i llastuar qe ben artikuj te tille, qe si te vetmen “vlere” kane ironine. Dhe kjo sa per te masturbuar egon tende, se edhe ti shkruajte dicka. Qe ne fakt nuk ke shkruar asgje, se keto pordha kemi 25 vjet qe i lexojme e degjojme.

    Shiko mor djale. Hidhi batutat tej dhe shiko te verteten ne sy. Por pa levizur fare ama. Behu burre dhe ndalo nje moment dhe shiko, me gjakftohtesi. SALIU NUK KA TE BEJE FARE ME ENVERIN. Jane dy planete te ndryshem, shume larg, nga dy sisteme diellore te ndryshem. Njeri percares, tjetri bashkues. Njeri shkaterrues, tjetri ndertues. Njeri mos-shtet, tjetri shtet. Njeri shtaze, tjetri i paraqitshem. Njeri pa shpine dhe qe i perkulej cdo politike shoviniste fqinje, tjetri qe iu kundervu fuqive me te medha boterore.Etj, etj.

    Keshtu qe, Anri djali, lexo e studjo, zgjero njohurite dhe mos be artikuj bajate qe tani mund te lexohen e vleresohen vetem nga gjimnaziste naive, qe s’e kane idene se cka ndodhur me pare, por thjesht jane fryre me mufka gazetash e “ironikesh”.

  12. mekaniku nga kopliku says:

    po ky dreq Sal paska qen me Byron politike ….!!!!!!!!!
    shkerdhat burr.

  13. ........ says:

    O GAZETAR IDJOT saliu per baba ka amet zogun jo ENVERIN , se amet zogu nga veriu vodhi parat e shqiptarve dhe tradhtoi atdheun iku si lepur , ne fuqi amet zogu u kthye nga forcat serbe , shiti shen naumun dhe shen stefanin tek serbet,SALIU jot ne fuqi erdhi nga UDBja jugosllave si zogu saliu shiti detin tek greku njesoj si zogu dhe vodhi parat e shqiptarve pra vlla o legen esht me zogun dhe te dy jan verior, ENVERIT as ke bolet nuk i vinte saliu se ENVERI vrau dhe burgosi tradhtaret e kombit dhe hajdutet dhe te degjenerulmit e kti vendi , luftoj per vendin e vet kunder okupatorve drejtoj kte luft heroike dhe e fitoj ate , ruajti sovranitetin dhe integritetin teritorial te SHQIPRIS , ndertoj vendin e nxori nga mbrapambetja dhe lulzoj shkollen dhe ekonomin ne kte vend , gazetar pa tru mos perziej miellin me krunden , lavderoni tradhtaret maskarenjt dhe antishqiptaret dhe ju duket vetja modern dhe te kohes , por harroni se ka 25 vjet qe tallin bythen te tjeret me at popull se jan mbledhur te ter spiunet e grekut dhe serbit ne parlament dhe lozin me fatin ton , artikullshkrus idjot ose me prejardhie te dyshimt.

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Mire e ke po se dime a ka cu sa babà flori ne zvicer.
    Sa per shkrimin as hartim i klases se 4 .
    Une do ta thosha me dy vargje vajtimi nga vlora
    O Anri ke ik per lesh
    Lesh o anri lesh.
    Jemi ne vitin 2016
    Spjerdh njeri me kur e ka ditlindjen sala apo ai vulhumburi qe MOS gjete derman as ne ate bote.
    Tani ka problema sa te duash ka tema nga aktualiteti,kurse ty te ka ngel ora te sala.
    Salen ju ta doni e ta mbani mbi krye
    Se ishit proletare dhe ju beri pronare.
    E beri ndryshimin me porosi te kalove ces dhe sju hyri gjemb ne kembe.
    Prandaj. Ky popull eshte ketu ku eshte
    Se nga komunista e sigurimsa u bete kapitalistet te pangopur nje kapitalizem PA rregullat ku fiton hajduti dhe kopuku.
    Ti na shkruan pordhe me rigon.

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Porosi te katovices.

  16. Hahahahaha sa kam qesh….. me pelqeu ky shkrimi….

  17. vaso says:

    Ore,dini gje ku eshte Izeti?

  18. demo says:

    Enveri i beri konak ne qoshet malokut,se kohet e fundit mblodhi prane vetes Elezat,Berishat,Bashkurtat,Mustafat,Bucpapat…Keta e bene Shqiperine si Lugu i Zi.Te lumte dora Andi se e ke kuptuar thelbin! Keta enveristat ja vene fajin Ramiz Alise per Berishen,por Sali Berisha hyri ne Bllok,qe ne 1969, kur Enver Hoxha ishte shendoshe nga trute,Mehmet Elezi u be sekretar i pare i KQ te Rinise,qe ne 1974,kur diktonte Enveri dhe Ramizi ishte me koke ne torbet nga frika plenumit IV..Bashkurti zevendsoi Elezin kur ishte Enveri gjalle,..Klani Tropojan eshte amaneti Enverit,qe nuk u gabua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *