Tradhtia e Edi Ramës dhe Kopshti zoologjik i shqiptarëve e kosovarëve!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Astrit_Gashi_850650-820x478Nga Astrit Gashi

Një frikë e kuptueshme e kosovarëve ndaj krijimit të afërsive mes Shqipërisë e Serbisë pa Kosovën, sikur ndodh zakonisht u devijua menjëherë me një shpejtësi vetëtime në një zhurmë të dyanshme mbushur me fyerje, sharje e etiketime.

Aktorët kryesorë të kësaj drame shqiptaro- kosovare, shëndërruan tërë debatin në një kopsht zoologjik me plot ulërima e ofshama.

E gjitha fillloi gabim, fatkeqësisht.

Shqipëria dhe Kryeministri i saj do duhej të ishin qysh në fillim shumë më empatik e më të hapur ndaj frikës së Kosovës që Serbia mund të bëjë ndonjë dinakëri ndaj Kosovës duke e futur Shqipërinë në një lojë ku rezulatati final do ishte në favor të saj.

Kjo frikë është e arsyeshme dhe Kosova nuk duhet të pushojë ta artikulojë atë në drejtim të Shqipërisë. Është e drejtë sepse Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por e lufton ashpër atë kudo që të ketë një mundësi. Është e frikshme sepse ekzistojnë edhe memorandume të Akademisë së Shkencave e Arteve serbe, por edhe deklarata të udhëheqësve të atjeshëm që problemet mes shqiptarëve e serbëve duhet të zgjidhen direkt dhe duke anashkaluar Kosovën.

Përtej kësaj në historinë e Kosovës dhe atë në ditët më të vështirat të saj ka pasur raste të hidhura kur bisedimet mes politikanëve serbë e atyre nga Shqipëria kanë qenë të gabueshme e të dëmshme. Në Shqipëri mund të mos e shohin ashtu, por duhet të dëgjojnë me kujdes dhe të mësojnë se takimi i Kretës mes Milosheviçit e Nanos, ishte një nga ngjarjet që është përjetuar më hidhur se shumëçka tjetër nga qytetarët e Kosovës, të cilët atë kohë patën filluar t’i djegin flakët e dhunës serbe. Ka pasur nepër vite edhe deklarata nga liderë shtetërorë që e lenin Kosovën si krahinë të Serbisë.

Në thelb Kosova dhe kosovarët, e mendojnë që Shqipëria nuk e njeh Serbinë. Kjo mungesë e njohjes ka prodhuar atje edhe lakmi edhe një inferioritet ndaj Serbisë. Kjo mund edhe mos të jetë e saktë, por të paktë janë këtej që nuk mendojnë se nga mosnjohja dhe inferioriteti, Shqipëria nuk e njeh as edhe dinakërinë politike të Serbisë.

Atë dinakëri për të përçarë e sunduar, për të shëndërruar humbjen në fitore. Dinakëri, që ne mendojmë se e njohim. Andaj edhe frikësohemi se kur Shqipëria e Serbia flasin pa ne me njëri-tjetrin, një dinakëri e Serbisë është prapa.

Andaj edhe frika është e justifikueshme, madje ajo mund të jetë edhe një aset për Shqipërinë për të qenë më mirë e përgatitur kur flet me Serbinë. Sepse kemi të bëjmë me Serbinë e bashkëudhëtarëve të Millosheviçit, tandemin Vuçiç&Daçiç.

Gjithçka që u fol e u shkrua, që u editua e u ndërrua, pastaj, kur mori fund vizita ishte krejtësisht një egzagjerim, një reagim fëmijëror e provincial prej një të hidhëruari.

Kosova nuk kishte pse të ekzagjeronte aq shumë këtë vizitë show sepse edhe po të donte vet Rama dhe po t’i vendosinin serbët atij dhe një kurth, ai thjesht nuk mund të bënte asgjë kundër e në kurriz të Kosovës – një shteti tjetër- e njohu atë apo jo Serbia. Maksimimumi që Rama mund të bënte ishte të dëmtonte veten.

Djallëzisht dhe në disa raste jo edhe pa interes u egzagjerua ajo se çfarë ndodhi në Beograd, sepse Rama vet nuk tha as edhe një fjalë sikur të ishte përfaqësues i Kosovës, ai foli si Kryeminsitër i Shqipërisë dhe si i tillë ndau mendimet e tij.

Mendime edhe këto që mua më shqetësojnë me shumë se ishin për efekte mediale, sesa që krijuan ndonjë dëm. Përkundrazi. Rama në Beograd madje nuk tha asnjë gjë të madhe. Historike jo se jo. Nga goja e tij nuk doli asgjë më shumë se ato që Beogradit ia thonë përditë më hapur e me dyer të mbyllura secili shtet i madh që përkrah Kosovën- nga Gjermania e deri te SHBA-të.

Rama mos të harrojmë shkon shpesh në Beograd dhe takohet shpesh me kryeministrin serb, edhe pse është një formë e asaj që njihet si Agjenda e Berlinit, që synon stabilizimin e Ballkanit dhe zvogëlimin e parandalimin e diversioneve ruse. Kjo axhendë nuk e përjashton Kosovën- përkundrazi ajo është garantuese e pavarësisë e sovranitetit të Kosovës përmes kushtëzimeve që i bëhën Serbisë drejt BE. Andaj këto shkuarje-ardhjet mes Ramës e Vuçiçit, sot për sot nuk bartin as edhe një rrezik të vetëm.

Po ne si Kosovë kemi të drejtë të ndihemi pakëz të anashkaluar në rolin rajonal tonë. Fajtori kryesor për këtë është Serbia dhe fakti që ajo nuk do të flet me ne direkt, por vetëm përmes Brukselit, por jo vetëm ajo. Fatkeqësisht, ne kemi zgjedhur dhe kemi udhëheqës që në pozitat që mbajnë, e për akuzat e paprovuara që rëndojnë mbi ta, nuk janë të pranueshëm dhe as të mirëpritur as edhe në shumë kancelari të shteteve të fuqishme evropiane që janë sponsorët tanë kryesorë ndërkombëtarisht, e lëre më që të njejtit t’ju japin atyre një rol rajonal. Kjo është një temë në vete, por ne duhet të sigurohemi që në të ardhmen e shpejt vendi ynë duhet të udhëhiqet nga një klasë e re që e ftillon me shumë pasion Kosovën drejt zhvillimit dhe rrugës evopiane.

Reagimet ndaj Enver Hoxhajt ishin po aq të pamatura sa edhe deklaratat frikacake të tij për vizitën e Ramës. Se çfarë ndodh në media sociale nuk e vlen të komentohet, ato edhe ashtu më shumë krijojnë emocion se mendim.

Më shumë se vet vizita dhe “show” i Ramës atje debati u ndez nga politikanët atje dhe këtu. Politikanët e atjeshëm si Meta që ndërseu media kundër Ramës, Rama që ndërseu pastaj mediat e çaramanët e tij kundër Hoxhajt e deri në një masë edhe kosovarëve, Berisha që heshti se po i pëlqente lufta, njejtë sikur edhe udhëheqësit e Kosovës që po ashtu në heshtje iu gëzuan kësaj beteje mes Kosovës e Shqipërisë. Në ndërkohë, Serbia që këta të gjithë e shohin si një jo mike, sigurisht do t’i ketë fërkuar duart!

Do të janë shkyer së qeshuri nga gëzimi, kur opinionistë nga Shqipëria quanin kosovarët titist e të dhënë pas gjinjve të Cecës, ndaj njohësve të Kosovës që dërgonin fjalë se kur t’ju ndjek serbi, te ne do strehohen si refugjatë…e shumë banalizime të tjera.

Banalizime e mercenarëllëk që nuk më befason shumë kur vjen nga disa nga atje sepse ashtu shprehen edhe për raportet e brendshme, por edhe e dhimbshme sepse nga këtu ju kthehej me gjuhën e njejtë. Me gjuhë që nuk është e Kosovës dhe as e mediave këtu, deri së vonmi. Një copë Kosovë, që themi se e duam aq shumë, mendoj unë, e humbëm këtu për të marrë nje copë xhungle si zëvendësim.

Kosova nuk duhet të bie në grackë e të shikojë veten e saj të anashkaluar- një provincë sikur e quajtën disa mercenarë shkrimesh në Shqipëri, duke u ankuar e aluduar që Shqipëria po merr rol rajonal. Duhet të bëhet zoja e vetes Kosova sepse edhe ashtu deri këtu ku jemi- kemi ardhur vet.

Ajo duhet t’i bëjë përmirësimet e nevojshme të brendshme që të jetë konkurente në rajon, e pse jo edhe lidere. Ta tejkalojë edhe Shqipërinë, edhe cilindo shtet tjetër. Kosova nuk është ajo që e idealizoj unë kur tjetrit, në këtë rast Shqipërisë i kërkon të heqë dorë nga roli rajonal, sepse vet nuk e ka. Kosova që unë idealizoj, ka karakter, fuqi e besim që këtë rol ta merr vet me angazhimin e saj.

Edhe pa Serbinë në mes Kosova dhe Shqipëria kanë problemet e tyre, fatkeqësisht edhe në mes tyre. Futja e Serbisë mes këtyre problemeve, vetëm sa i ndihmon qeveritë në të dy anët të tejkalojnë pa asnjë përgjegjësi këto probleme. Fatkeqësisht të dy shtetet tona janë thuaja se në fund të secilës listë parametrash bashkëkohorë- që nga liritë, tek mirëqeverisja, zhvillimi ekonomik e sundimi i ligjit.

Nga ajo që mund te lexoj në mediat e atjeshme dhe nga ajo që e përjetojmë të gjithë këtu- në të dy vendet qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjet. Në të dy vendet qytetarët duan, kërkojnë dhe meritojnë më shumë mirëqenje, më shumë zhvillim e më shumë ligjshmëri. Mes veti poashtu kemi ngecur. Mbajmë mbledhje të përbashkëta qeveritë tona, hartohen dokumente dhe ato mbesin vetëm copa letrash në sirtarë. Komunikimi mes biznesit, investimet e përbashkëta as nuk janë hapur si kapitull.

Derisa në Kosovë ka një prezencë biznesesh nga Shqipëria, asnjë qeveri, dhe as ajo e Ramës nuk ka ndërtuar një klimë të favorshme për investimet nga Kosova. Nga atje biznesmenët tanë edhe kur duan të shkojnë, kthehen shpejt ende pa e shpalosur mirë idenë, sepse e shohin se nuk janë të dëshirueshëm.

Në kulturë, shkencë e arsim, deri vonë bashkëpunimi i vetëm ishte titujt që merrnin kosovarët në institucionet legale arsimore të Shqipërisë, në këmbim parash e për t’u punësuar pastaj me to nëpër institucionet e shtetit. Këto dhe shumë probleme të tjera, do duhej të na hapnin sytë, veshtëbdhe gojët tona, këtej e andej, shumë më tepër se vizitat në Beograd e inatet krahinore tonat. Jemi në shekullin 21 dhe ne ende sillemi e jetojmë sikur në Mesjetë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

48 komente në “Tradhtia e Edi Ramës dhe Kopshti zoologjik i shqiptarëve e kosovarëve!”

  1. Via Egnatia says:

    Te gjithe zagaret e Thacit dhe Mustafes keni ndermend me i sjell o Tema? Apo bajne shume komente?

  2. Nick says:

    Me ne fund…qenka dikush me kembet ne toke!
    Arsyeja fiton mbi dallaveret e emocionet e te deshperuarve, nacionahaleve etj, etj., e te hap syte per te mos i thene derrit daje e te mos fryhesh me sapun ne vend te djathit!
    Urime z. Gashi

  3. Astrit VETIU says:

    Shkrim qe tregon Konkurence dhe shprese se kush do te jete lider ne rajon.Shqiperia apo Koosova. Nje nga mendimet me qesharake I Bajraktarizmit te shqiptareve qe nuk dine te rregullojne punet e tyre.Po Rumania 19 milionshne ku egziston,apo eshte ekstra territoriale, apo duan t’ia japin ndonje bashkesije tjeter.

  4. Dardania says:

    Per fat te keq shumica ca ka thene ky eshte shume e sakte. Une si shqiptar nga Kosova te njejten gje mendoj per shumcien qe ky ka permendur.Kam vene re qe edhe shumica e analisteve nga Kosova qe reaguan,pak a shume keto shqetesime kishte.tek analistet nuk fus analistet qe punojne tek Koha,sepse nuk i ze bese atyre,kur punojne bashke me nje Halil Matosh,apo kur shumica e analisteve te keqinj te kosoves ,kane punu ose punojne aty.Ndoshta ska lidhje por ndoshta nuk eshte vetem koecidence.Por ju them me bindje shumica Ne Kosove ka pothuasje keto shqqetesime qe ky personi ka ngritur ne shkrim.Keto pra jane arsyet pse ne Kosove u kritikua nje gabim I rames, dhe aspak(dhe cuditem pse kjo gje skuptohet) nuk jane fjalet qe foli aty apo pse foli per Kosoven.Por u tha e u ster tha frika qe Serbia e fuste ne Gracke shqiperine,citimi i asaj deklarate, emertimi i rruges se kombit, mospendesa perkundrazi e permendi prape si dicka pozitive qe e dekoroi me celesin e Tiranes ate cetnikun,pra jane disa gabime, qe ne u shqetesuam dhe kritikuam dhe nuk sulmuam as edi Ramen si person e aq me pak as shqiperine.na mirekuptoni para se te mos na kuptoni me zor e aq me pak te na keqkuptoni e akuzoni.

    1. Jeronim de Rada says:

      Nje shkrim shume real . Te gjitha ato qe i thot z. Gashi jane te verteta. Dhe e verteta me e madhe e gjithe kesaj eshte gezimi i serbeve qe arriten qellimin e tyre te fillimit te percarjes ndershqiptare.

      1. Dardania says:

        Ke te drejte Jeronim de Rada. Ata ,serbet,jo vetem u gezuan, ata edhe dinaret e fundit qe u kane mbetur,po i investojne tek percaresit,sepse o tano o kurre o erdhi momenti,Kete moment skane mundur ta bejne realitet per 100 vite.Cuditerisht tani kane gjetur rrugen me te lehte.Beji milionera disa analist dhe dine ata se si te percajne shqipetaret pastaj. Nuk di nga cila krahine patriotike e shqiperise Etnike je ,por me aq sa kam pare keto 2 dite komentet per keto tema, me ke rene ne sy si nje nga 4 komentuesit me patriot qe komentojne ketu.Respekte. Shpresoj te kesh durim te vazhdosh kete mision edhe per nje kohe te gjate, se une sbesoj se i rezistokam kesaj furie percarjeje qe nuk po pengohet pothuasje fare,sidomos nga ata qe munden ta pengojne,psh nga administratori i portalit.Gjithe te mirat Respekte

    2. albaniafirst says:

      Dardania, kur do ta kuptoni ju qe jeni pjese e shtetit ame, te pakten le te sillemi sikur jemi nje shtet. Per mua si shqiptar i Shqiperise, Kosova eshte krahine e saj, njesoj si p.sh. Laberia, Mirdita, Dibra e te tjera krahina. Edi Rama, si K.Minister I Shqiperise, duhet te konsiderohet si K.Minister I te gjithe shqiptareve, kudo ku jane dhe si I tille eshte e drejte dhe detyre e tij kushtetuese te flase ne emerin tone.
      Shikoni se cfare pacavureje ju kane vene is flamur. Flamuri juaj I vertete eshte ai I Mbretit tone te Perjetshem, Gjergj Kastriotit qe bashkoi te gjithe shqiptaret nen te dhe I vuri drune turkut te pabese. Lereni Edin te beje punen e tij se deri tani eshte per ti hequr kapelen.

  5. Ermir says:

    Pse eshte shtet Kosova? Na keni ca trapin me keto perralla me kosovare nje komb bukeshkale qe nuk meriton piken e rrespektit nga populli shqiptare, mjaft me me to.

    1. Erkeq =Serb says:

      O Erkeq ose Qelbesire, Nqs ste intereson Kosova,mos merr pjese ne komente dhe debate qe kane te bejne me Kosoven.Apo ti do dicka tjeter ne fakt,Do qe urrejtjen qe ke ti per Ksooven tua transpetosh edhe te tjereve.He shka shka

  6. TJ says:

    Thani citoj Jemi ne 2016 dhe jetojme si ne Mesjete! Jo ! Ju jeni ne Mesjete akoma! Sot bisedohet edhe ne mesjete bisedohej! Se ku eshte kosova apo qeveria e saj nje Zot e di! Behuni shqiptare me pare o popull kosovar, komb shqiptar! Pastaj te behemi Europiane!

  7. mirashi says:

    Astri Gashi. Je perpelitur Astrit. Mediat sociale nuk i vlereson, por une s’kam ç’te bej se kam 20 e pese vjet i ikur dhe vetem keshtu mund te shkruaj. E di si e keni bere kesaj radhe? Hodha lumin te qifsha kalin. Ne nuk na duhen dorashka midis njeri tjetrit, por nga Shqiperia dhe shqiptaret, me perjashtim te ndonje politikani bastard e kriminel, nuk ka pasur Kosova dem, veç mbeshtetje morale, shpirteror, fizike si brenda dhe jashte. Qendroni me kembe ne toke se historia shkruhet ashtu si bejne njerezit, se keto kohe nuk jane kohet e Titos e te Enverit, por jane kohet e te ardhmes. Jam i keqardhur per kete ngjarje ndershqiptare, sidomos nga qeveria e Kosoves, ministri jashtem disa persona publik kosovar dhe presidenti saj. Eshte fatkeqesi dhe mund te komentoja me teper , por nuk ja vlen. Por edhe fatkeqesite per ne jane njerezit e gjalle. Do ti perballojme me forcen e shpirtit ashtu si perballojme vdekjet e njerzeve te aferm te shkaktura nga shteti.

  8. I drejti says:

    Kosovaret jane nje popull i kompleksuar qe zor se del nga guacka ku jane futur. Njerez te tredhur qe per çdo gje duhet te gjejne hilene apo tradhetine.Shume te veshtire do ta kete ky popull per te dale.nga ajo amulli.ku.jane futur. Ju ben pershtypje Rama qe eshte i çliruar nga ndjenja e kompleksitetitme te tjeret dhe thote ne menyre direkte ate qe mendon.Une nuk e besoj se Kosova do t’ja dale e vetme pa ndihmen e Shqiperise, por kjo ndihme duhet mirepritur dhe vleresuar.

  9. Levitan says:

    Cfare na toksikoni,veshtrimin me kete anadollak idiot dhe te lig.
    Nqse enverhoxhaj bashke me thacrat dalin hapur si ca debila,te tredhur islamisto-osmallinj,ku fare gashi dhe me i ndyre se ata,mundohet ta mbuloje me nje shurre kundermonjese,mutin e pushtimit anadollak(,qe vazhdon ti marre frymen dhe shpirtin atij populli dhe atij vendi) te rimirse ardhur nga nga ata.
    Lutemi mos na ndyni me shikimin me keto qenie te peshtira,qe nuk i perkasin botes njerzore.Truri i tyre i gjymtuar,vec helme prodhon dhe perhap.
    Vecse tani u ka dale fare boja dhe si akrepat,pickojne vec vehten.

  10. alban says:

    Zoteri. Nuk ka arsye pse ju te ndjeheni te anashkaluar dhe te mosperfillur. Jo vetem nuk nuk ju ka trajtuar kush si te ketillle, por edhe sikur, nuk keni pse beheni xheloz, per arsye se Kosova, doni apo nuk doni ju, ende nuk nuk eshte shtet.

  11. SHPRESE HUMBURI says:

    Zoti Gashi , jam nje qytetar i thjeshte nga Shqiperia e Jugut . Ne vitin 1999 pata rastin te pres dhe mbaj per nje kohe , nje familje me tre persona , te debuar nga Kosova . Ishin njerez teper te mire , te dashur e komunikues , thjeshte gjak shqiptari . Ndiheshim keq edhe per vete ne ate periudhe, por me teper na vinte keq per ta , te flakur rrugeve , pa plang e pa shtepi .Por erdhi nje dite fatlume,qe ata u kthyen ne shtepite e tyre dhe ne e ndiem veten si me te lehtesuar. Ne vijim e deri me sot , i kemi ndjekur me ankth zhvillimet ne kosove ,me shprese e dritherime qe jeta e tyre te stabilizohet sa me pare,etj. , etj. Dy vizitat e E.Rames ne Beograd i kemi ndjekur me vemendje , pa pritur ndonje gje te madhe , se kaq eshte edhe pesha e Shqiperise , por qofte edhe pak , ka vleren e saj . Por jam befasuar dhe , ndershmerisht jam zhgenjyer thelle , me deklaraten e EnverHoxhajt , ministrit tuaj te jashtem. . Skandale te kesaj shkalle , nuk i parafytyrojme dot , as nga nje fshatar i pa shkolluar E them kete , sepse nuk shoh as me te voglen arsye per nje reagim te tille , kaq te neveritur .Disa dite me pare , pashe nje tjeter deklarate te kryeministrit tuaj , z.Mustafa qe beretiste nga Prishtina , se nuk presim keshilla e mendime nga Tirana . E thene qarte e prere : kjo eshte nje vije politike qe Prishtina ka projektuar ndaj shtetit ame . Drejt me thene , une kam shume rezerva per z.Mustafa , dhe e shoh ate si instrument ne duart e Beogradit , ashtu sikurse Sali Berishen , qe e ka vene krekt PD-ne dhe institucionet shteterore ne sherbim te Beogradit e Athines. Por , nuk kemi fuqi te ndikojme ne kete mocal politik te neveritur . Shume drejt flisni edhe per politikanin e neveritshem deri ne ekstrem,Fatos Nanon .
    Nuk dua aspak , te dal ne mbrojtje te E.Rames dhe nuk kam pasur ndonje simpati per te , por drejt me thene , une nuk kam pare as edhe me te voglen arsye qe te reagohet ne kete menbyre nga vellezaerit tane kosovare . Drejt e thua edhge ti , qe Rama nuk tha asgje me teper nga ato qe thone qeverite ne tjera dashamirese per Kosoves , atehere ceshte gjithe ky reaksion e vrer qe villet ,bile jo vetem nga politikanet , por edhe nga mediat e nga nje pjese e madhe e popullsise atje ? ! Kjo me cudit dhe me ben te me ndohem mire , se sa thelle ka depertuar virusi gerryes e vdekjeprures i sherbimeve sekrete te huaja dhe cfar efektesh ka bere .Per deri sa ata arriten e kapen komplet kreret politike te Tiranes , eshte krejt e kuptueshme se sa te lehte e kane pasur me shqiptaret e Kosoves, te Maqedonise e te Malit te zi . Ndaj , edhe keto qe thoni ju dhe menyrern se si i servirni , me ben t`i shoh me rezerva dhe , se fundi …te mendohem mire , para se te vendos, , ne ndonje referendum te mundeshem per bashkimin e Kosoves me Shqiperine . Kete e them me dhimbje , por nen driten e ketyre zhvillimeve te fundit .

  12. Relax says:

    Thirrjen qe e beri Fadil Vokrri per mosperdorimin e flamurit kuq e zi eshte rumbullaksim i luftes shekullore sllave per te ndaluar flamurin shqiptar.Ndalimi i perdorimit te flamurit shqiptar ka qene nje nder pikat kryesore te akademise se shkences dhe arteve te Serbise,ndaj nuk duhet te habitemi nese kjo akademi propzon qe Fadi Vokkri te shpallet qytetar nderi i Beogradit.

    1. relaksohu RELAX says:

      O Relax po relaksohu more vella ju duket sikur jeni hedhur dhe po arsyetoni vetem zi dhe jo bardh e zi. Pse nuk tregon pse e ka thene fadil Vokrri,nqs e ka thene,se dyshoj ta kete thene, ate deklarate?Sepse ia ka vene kusht UEFA.Nqs kete se beson atehere me thuaj,pse ne ndeshjen Serbi -Shqiperi,nuk kishte asnje simbol te Kosoves,po them adem jasharin psh se jo ato simbolet qe quani lecke me 6 yje,, bile edhe tifozet kuq e zi nuk u lejuan,ata tifoze qe e mbeshteten kombetaren edhe kur askush nuk shkonte ne stadium?sepse nuk e lejoi UEFA as atehere dhe ky ishte rasti i pare dhe jo rasti i Vokrrit, bile Vokrri ketu do jete ngushelluar,se do kete thene a mua sme akuzojne dot,kur vete u detyruan te bejne te njejten gje,Po ja qe te akuzojne o Z,.Vokrri,. se nuk ka realizem ne komente, thjesht ka urrejtje, shtremberim faktesh,loje fjalesh.Pastaj kush tha qe Vokrrin e mbajme per burre temire ne Kosove? Apo ,e paske vene ti ne dyshim qe Flamurin kuq e zi nuk eduan ne Kosove?Edhe kete e the?,e nenkupton dmth? E po kot qe flas,se ne te njejtin vrime i bihet fyellit.Thjesht me duket se po harxhoj kohe kot ketu

  13. saliu says:

    Mos ver shenjen e barazimit ne kete “idiotesi” thashethemesh. Nuk ishin shqiptaret e Shqiperise qe e ndezen kete debat, por ishin ata te Kosoves.Kjo ne shprehjen popullore quhet “lufte me kacarruma”. Kjo lufte mbolli pikerish keto dite ate qe politikanet e Kosoves po perpiqen te mbjellin, largimin sa me larg nga Shqiperia dhe forcimin e maredhenieve me Serbine, ia paafshin hajrin, Une e kam gjyshen nga Gjakova dhe kurre nuk do ta mendoja qe gjyshen e paskam “jo shqiptare” por Kosovare. Kjo me ben te qesh me neveri per kedo qe mundohet te krijoje kombin “Kosovar”. Mjaft me budallalleqe dhe komente per te vene shenjen e barazise ne kete debat. Jane politikat e politikaneve te Kosoves e te disa mbeshtetesve te tyre qe nuk e duan Shqiperine, kjo eshte e verteta dhe turp per te githe ata “politokosovo druzhe” qe vazhdojne te minojne kombin shqiptare.

    1. Prizrenasi says:

      O Sali,Nqs thua nuk ka barazi ne kete debat se e filluan kosovaret(se u paska dash mos te kritikohet Rama per nje gabim qe beri dhe qe ky pastaj ta perseris edhe me keq fare gabimin!!) atehere nqs sado pak je i drejte dhe jo i njeanshem, nqs te themi nja 10 vete anal-ist Kosove kritikuan shqiperine,pra 10 ne total, me thuaj ti mua tani,sa komentues,se po te pyes per analiste, do thuash nga shqiperia shkruajten 8 dhe jo 10 sa ju,pra sa komentues shajne ne menyre barbare Kosoven ne te gjithe mediat shqiptare?Dhe per te shkuar me thelle, sa e shajne dhe e kane share jo 2 dite me pare, 2 muaj me pare po prej vitesh ,atehere kur nga Kosova vetem adhurim per shqiperine kishte dhe asnje kritike.He mu pergjigj?Sa?Vetem 10? apo mijera e mijera e mijera. Dhe tani qe dolen 10 qelbesira tek ne ne Kosove ju akuzoni gjithe Kosoven.Po per keta mijera e mijera komentues qe kane share Kosoven prej vitesh ,cfare duhet te themi ne>?Apo cfare do benit, se jo do thoshit,ne Tirane po te ndodhte e kunderta? E pra e shikon, ti leme keto se sdel njeri i fituar ne keso debatesh aq me teper kur faktet jane ne disfavor te akuzuesit

      1. Saliu says:

        Nuk e ke kuptuar repliken time aspak. Une them jane disa politikane te Kosoves dhe jo populli. Une nuk dua tja dij as per Rames as per Enver Hoxhen, Thacin e ku di tjeter. Une mbeshtes kombin SHQIPTAR qe eshte ne kater shtete ne Shqiperi, Kosove, Maqedone e Mal te zi. Une nuk merrem me komente “qelbesirash” neper blogje qofshin ata shqipetare te Shqiperise apo “kosovare” te Kosoves.
        Me shume respek e konsiderate per ju, prezrenasi, sepse jemi ne te njejten linje.

      2. PO.PO says:

        O Prizrenas ! Ketu flitet per sulme absurde te kalibrit shteteror brenda shqiptareve , nuk flitet per orekse te ndryshme individuale ,qofshin ato per shkaqe objektive apo subjektive. Gjykimi duhet bere rast pas rasti dhe nuk futen te gjithe ne nje thes, Por ti,nuk ke te drejte , te vesh shenjen e barazimit midis llafollogjise se papergjegjeshme te komentuesve , me deklaratat shteterore. Kjo qe beri ministri Hoxhaj , eshte nje skandal i pa imagjinueshem dhe
        qe turperon mbare kombin shqiptar . Ti , nuk permend ketu as edhe nje gabim te E.Rames, por u referohesh brockullave te komentuesve , sepse nuk ke se ku te kapesh . Keto jane probleme madhore , qe secili pushtetar , ne te dy anet e kufirit qe ndan shqiptaret , duhet te mendohen mire , para se te hapin gojen , se fjala eshte si “plumb” .

        1. Prizrenasi says:

          O PO PO, JO JO e ke gabim une sdua te kapem se po te dua kapem ne aq shunme gjera saa se ke idene, por si thua, te kapem per gjera qe sjellin percarje?Normal qe jo, e prandaj spo i kapem.por po te dua te them sa te duash gjera qe na percajne por qe fatkeqesisht jane te verteta>Kjo puna e ketyre komentuesve qe permenda,eshte vetem maja e ajsbergut, por ty te duket gje e parendesishme,por ta dish qe kjo eshte me e rendesishmja,Sepse ai Hoxhaj perfaqeson 1 person.Kurse mijera komente perfaqesojne mijera persona. Dhe Hoxhaj eshte ne kete pozite tani, neser nuk eshte , kurse urrejtja ndaj Kosoves tek keta mijera persona do egzistoje vit pas viti.prandaj ti te jesh i lumtur qe ndaj shqiperise nuk ka ftohtesi nga populli, nga shumica, nga kryesorja dmth,Se keta polikanet vijne e shkojne, dhe keta shofininteresat e tyre personale.Normal qe Hoxhaj beri shume gabim, edhe pse deklarata e tij u fry shume dhe u modifikua por prape nuk ia fal kurre. Por ti ndoshta as se ke lexu sepse e shoh qe spaske lexu edhe ato me kryesoret, pra nuk ditke se pse po reagohet ne Kosove!! Keshtu qe vetem me me tha te thashe nuk shkon kjo pune,. Informohu per temen para se te komentosh. Nuk jam kunder asnje fjale qe the per politikanet, ashtu duhet te jene, por ti pse thua vetem politikanet duhet te kontrollojne fjalet>?Pse ne populli ,jo?A smendon qe fjala eshte si plumb edhe kur mijera komentues shperthejne ne racizem histerik ndaj Kosoves,dhe kjo ne rastin me te mire lendon shqiptaret e Kosoves dhe ne rastin me te keq i shnderron edhe ata ne tipa si disa keta analistet e ndyre te Kosoves? Ju e shikon sa lendoheni vetem se ua kritikuan Kryeministrin nja 10 analiste.PO ne kur na shajne mijera njeres, e them NA SHAJNE dhe jo na kritikojne? Ja pra qe duhet ta perdorim shenjen e barazize

      3. PO.PO says:

        O Prizrenas , pse nuk e thua gabimin qe paska bere E.Rama , apo pse shtroi ne Beograd pavaresine e plote , pra njohjen nga Serbia ? Cfar ka gabim ketu , apo te ka thartuar corba e prishur e UDB-se ?! A i kini trute ne vend,se keto qe po beni jane veprime hapur antikombetare ?!

    2. Jeronim de Rada says:

      Po kush te tha ore zoteri qe shqiptaret e Kosoves kane deshire te quhen kosovare. Nese jane disa analiste qe perkrahin idene e kombit kosovar nuk do te thot qe edhe populli i perkrahe. Ishin imponimet e nderkombetareve qe ndikuan ne flamur, hymn etj. etj. Shqiptaret e Kosoves nuk kishin mundesine e kundershtimit dhe nuk i zgjodhen me deshire. Jam shume i sigurte qe shqiptaret e Kosoves jane me atdhetare se shumica e komentuesve qe lehin dhe fyejne shqiptaret e Kosoves pa asnje argument.

  14. Delli USA says:

    Me ne fund doli nje Kosovar I mencur,bravo z.Gashi,faleminderit.

  15. toni says:

    Ky shkrim vertete e meriton te vleresohet. Eshte I paanshem dhe I drejte. kKsh mendon se ajo qe po mundohet te percjelle Z.Gashi eshte konkurrence ne mes te dy shteteve te te njejtit komb atehere le te jete ashtu. sepse vetem konkurenca pa hile e bishta do te na beje komb te respektuar dhe te forte ne Ballkan. Kush mendon ndryshe eshte thjeshte sylesh dhe driteshkurter. Te pergezoj per mesazhin Z.Gashi !!

  16. Relax says:

    Si te relaksohem o ,relaksohu RELAX,kur ne Kosoven time nuk ka me kuptim te jesh shqiptar ,kur ne Kosoven time me ligj eshte ndaluar perdorimi i flamurit kuq e zi,kur ne Kosoven time nuk jetojne me shqiptare,kur Kosova ime sipas kushtetutes te Serbise eshte pjese e shtetit serb,kur vellai im shqiptar ndahet nga une dhe brohoriten bashke me serbin,turkun,ashkaliun,…,,TE GJITHE BASHKE JEMI KOSOVARE,,.

  17. Aseni says:

    Zoti Astrit! Ne shkrim Jepni disa spjegime mbi zhurmen e diteve te fundit. Kryesisht per kater pika.
    1- Frika nga dinakria serbe. Rama foli ne menyre te qarte, te drejteperdrejte e ne favor te Kosoves. Kjo nuk le vend per dinakri serbe e as per anashkalimin tuaj.
    2- Mosbesimi te liderat shqiptare per shkak te se kaluares, si shembulli Nano. Mendoj se duhet te nisemi nga sjelljet konkrete e Jo nga paramendimet se, meqe ai ka fol keshtu edhe ky mund te flas ashtu.
    3- Ndiheni te anashkaluar ne rolin tuaj rajonal. Me falni po ketu e teproni. Ju nuk njiheni ende nga disa vende te rajonit. Dhe kur nuk jeni ende lojtar formacioni si mund te flisni per shmangie? Rama beri pikerisht kete. Kerkoi qe te njiheni.
    4-ju flisni edhe per liderat tuaj actual. Ky eshte nje problem I madh, sidomos per nje shtet te ri, si juaji. Ata e kane mbaruar misionin e tyre me perfundimin e luftes. Ata qe fituan luften nuk mund te jene te sukseshem edhe ne ndertimin e paqes. Dhe ata qe akuzohen per krime lufte nuk Jane te besushem per boten. Ata qe dje luftuan me arme kunder njeri tjetrit, nuk mund te bisedojne sot me njeri tjetrin. Ata duhen zevendesuar me te rinj. Po Ju beni levizje te gabuara. Sepse, nese deri dje kishit vetem kryeministra te pabesushem, sot keni edhe presidentin te pabesueshem. Prandaj more zoteri shendoshni veten e pastaj meruni me te tjeret se nuk ua ka fajin Rama. Fajin ua ka Ramushi, Thaci etj si keta. Hajde Tung.

  18. mirel says:

    Po kur behen dhe trima patriote shqiptaret. Ju shkerbythi Sala ne Gerdec, Ilir Meta vrau ca kokepalare, dhe ju i mbani ne qeveri.
    Dhe guxoni te permendni Miloshevicin. . Si mik tuajin, te Nanos dhe te Ramiut mbase..

  19. Ben Dibrani says:

    Konfuz qysh ne titull, konfuz ne artikull. Nuk pashe se ku eshte “tradhetia e Rames” dhe perveç “kopshtit zoologjik” ne koken tende, nuk shof tjeter.
    Kosova eshte nje shtet per krijimin e te cilit ka qene prezente edhe ndihma e Shqiperise, eshte gjithashtu i njohur dakti qe shqiperia libon per njohjen e saj ne te gjithe vendet e botes, perse eshte e ndaluar te loboje edhe ne Serbi? Nese Shqiperia merr nje rrol rajonal, çfare xhelizie ngjall kjo ne qarqet filoserbe ne Kosove?

    1. mirel says:

      Lobon Shqiperia per Kosoven!? Je ne vete.?
      Shqiperia po lobon Serbine qe te pranohet ne BE. Pa njohur Kosoven. Per kete po behet gjithe kjo zhurme.
      Paskeni rrjedhur dhe paskeni qene komb i lig.
      Sikur mezi pritet rastin te villnit vrerin e ndyre qe mbani brenda, si qenie inferiore qe jeni perkashi serbeve dhe urrejtes te kosovareve.
      Perndryshe nuk mund ti shkruanit tere keto ndyresi dhe per tu cuditur, predikoni patriotizem. ..duke urryer popullin per te cilin ju imagjinoni qe paskeni luftuar!!??
      Me llogjike te pakuptueshme nuk ka.
      Vetem nje idiotizem vetekenaqesie mund te gjeneroje koncepte te tilla.
      Alla shqiptarce

      1. mireli2 says:

        A je ne vete ti Mirel? A ke sy e veshe apo ti ka heq zoti te gjitha? Rama ka lobu per Kosoven me shume se cdo politikan Shqiptar modern, eshte Rama qe ska lene vend pa ja permendur Evropes turpin e mospranimit te Kosoves ne zonen Shengen. Rama qe i tha Vucicit ne mes te beogradit se Kosova eshte shtet i pavarur kur asnje skishte as kurajo te shkelte ne Beograd dhe Rama qe ja perseriti nje jave me pare. Eshte Rama fale te cilit nje plak Shqiptar i thote Vucicit sy me sy para kamerave se Shqiptaret e Presheves po diskriminohen. E mban mend cberi babi jot? Ne fillim i shiti arme Milloshevicit, pastaj ja futi Gerdec ne Shqiperi dhe ne fund i shiti detin Greqise. Pardje shpifi se ISISi financohet nga kanabisi Shqiptar po ashtu. E kupton kush eshte tradhtari ketu?

  20. Epikad says:

    Si per te komentuar nje mendim fillimisht une dua te percaktoj se une kam lindur ne Tirane. Cfare eshte ne teme jane takimet e kryeministrit me perfaqesues te larte te serbise. Dihet dhe njihet se serbet jane politikanet me dhelparake te botes mbas Hebrejve por nga ana tjeter nuk duhet harruar se kurre u ngrit droni ne Beograd dhe me vone Edi Rama beri takimin e pare me Vucicin ai mbajti nje qendrim shume dinjitoz duke ju drejtuar serbise me fjalet se fillimisht ata duhet ta njohin Kosoven si shtet. Nga ana tjeter e gjithe Kosova ka vuajtur si ne kohen e Titos flas per atdhetare te Kosoves te cilet jane vrare apo zhdukur edhe ne ate kohe pa asnje gjurme. Ne vitet 1998 ka perjetuar ngjarjet me dramatike ne nje lufte me nje popull i cili gjenetikisht ka urrejtje per Shqiptare dhe hypja ne pushtet e nacionalistit MIloshevic armiku i betuar i Shqiptareve cfare eshte realiteti populli i Kosoves ka vuajtur ditet me te zeza te historise te saj. Nuk me duken te arsyeshme komentet kundra popullt te Kosoves ata jane Shqiptare si ne pse ne te Shqiperise ku e kemi kete medalje qe qenkemi me te mire se nje popull i cili ka tradita edhe me te mira ne mikpritje se ne vete te Shqiperise. Urrejtja per Shqiptarin eshte mungese respekti per nacionin tone dhe nje fitore per serbet dhe greket . Une personalisht mendoj qe shteti i ri i Kosoves dhe pervoja dhe eksperienca e vete popullit te Kosoves duhet te respektohet ne negociata me serbine te cilet jane mjaft tradhetare dhe te pa bese. Ne dialogun serbi Shqiperi psh si shprehjet e cituara te Edi Rames duhet te jene te matura se ai perfaqeson nje shtet te tere te Shqiperise dhe ne rajon ai nuk eshte shpetimtar i konflikteve por nje perfaqesues i larte i politikes Shqiptare ne rajon i cili duhet te jete i vetedijshem per cdo fjale qe ai leshon me Serbine . Serbia edhe pse ka humbur luften sot po kerkon Trepcen dhe ushtria e saj ne ditet e sotshme po stervitet me Rusine afer kufirit me Kosoven. Do te ishte me mire qe perderisa Kosova eshte nje shtet ajo duhet te kete autoritet e saja si nje pergjegjes per dialog me Serbine dhe i takon asaj e jo E.Rames i cili nuk ka arritur shume suksese ne Shqiperi por verbalisht eshte Sokrati i Shqiperise dhe i Ballkanit

  21. Adem says:

    Tradhtar jeni ju zoteri te nderuar me Thacin ne krye qe slate gje pa shitur per nje cope karrige! Ju dhe Thaci jeni lloji i Sali Vicidollit, se keni problem te shisni kombin, ushtrine, token, detin, mendimin, GJAKUN vetem per nje post qeveritar. Duhet dhe do te futeni ne burg per kete tradheti qe po i beni kombit Shqiptar!

  22. Zotni Gashi. Ndermjet shqiptareve nuk mund te flitet me kete gjuhe. Nese ne Kosove kane dyshime per plane te fshehta te Shqiperise me Serbine, kjo eshte kaq feminore dhe nuk eshte serioze per nje analist. Mos ngaterroni kohet. Tjeter kohe ishte Nano-Milloshevic e tjeter kohe sot. A nuk e dine ende kosovaret qe Edi Rama e kushdoqofte per ceshtjen e Kosoves kane vetem celsat e kashtes. Ende nuk e dine qe per ta vendos vetem USA E BE? Keto frikera jane thjeshte justifikime. Eliten politike kosovare e pasuruar sa s’ka, nuk duhet ta zere gjumi qe vendi zbrazet cdo dite dhe krijon zhurma te tilla per te terhequr vemendjen nga problemet e brendshme. Si nuk kane turp politikanet lilipute kosovare te flasin ashtu per Shqiperine. Nese kane pakenaqesi a nuk ka rruge te tjera per t;u sqaruar e marre vesh? Apo zhurma u shkon atyre qe pergatitin skenaret. C’eshte ky Vokrri qe del kunder flamurit shqiptar? Po ajo Rruge e Kombit qe u be edhe per Kosoven e ne nuk po e marrim veten nga shpenzimet e saj pak eshte? Si mund te flitet me kete gjuhe? Zoti Gashi, shkrimi juaj eshte ulja ne dy karrige. Kjo nuk i ben mire shqiptareve andej e ketej.
    kufirit. Ju analistet duhet te pozicionoheni me drejte. Natyrisht, nee doni t’i sherbeni kombit e jo te beheni zedhenes te liliputeve te shitur.

  23. mirel says:

    O popull budalla shqiptar.
    Pse ckujtoni ju se me nje te folur te Edi Rami Andricit Serbia do njohe Kosoven?
    Kaq injorance nuk mund te pranohet per nje shoqeri te perbere nga njerez normale.
    Kjo eshte deficence mendore ne shkalle shoqerore.

  24. Relax says:

    Mbeshtetesit e kombit kosovare sikur ju thone shqiptareve te Malit te Zi behuni malazese,atyre te Lugines behuni serbe,atyre te Maqedonise behuni maqedonas etj.Arbereshet 600 vjet e ruajne identitetin e tyre kombetar,nje grusht shqiptaresh ne Ukraine e bejne te njejten gje gati 300vjet,ndersa kosovaret 70-80 vjet qe kane shkuar ne Turqi jane bere ,.turk milet,,U sugjeroj mbeshtetesve te kombit kosovare te mos e perdorin me gjuhen shqipe(edhe ashtu s,ju marrim vesh kur flisni)por flisni turqisht(e flisni mbi 90 %)ose gjuhen e Fadil Vokrrit-serbishten(edhe ashtu e keni gjuhe zyrtare).Sugjerimi eshte shume i sinqerte,fundja do te ndjeheni te lumtur na shtratin tuaj.

    1. Relax relaksohu ose behu Rolex says:

      O Relax me mire hiqu si Rolex sesa si patriot, se smund te jesh patriot dhe ti deformosh faktet,apo i njeanshem ne ekstrem .me djallezi si i djallezuar qe besoj se je. Ti more serbofil ne nje ane akuzon gjithe kosoven se dashka te krijoje kombin kosovar,edhe pse jane vetem nja 10 vete qe e duan, dhe ti e di kete por e bene qellimisht se je serbofil i ndyre, dhe ne anen tjeter brenda te njejtit koment ti vete quan kosovar shqiptaret e Kosoves sic i ke quajtur per 24 vite,edhe kur te thonim mos na quaj, dhe tani ti gjoja patrioti i iores se fundit na jp mend per patriotizem. Ne Turqi more “patriot” jane shqiptare ata jo kosovar,edhe sepse nuk jane vetem shqiptar Kosove, por jane shqiptar Maqedonie(Iliride),shqiptar Camerie,dhe shqiptar Toplice(leqe ku di ti ku i bie Toplica). Pastaj puna e asimilimit, qe permend qe keta qenka asimilu per 70 vite. pse spermend edhe me te asimiluarit, nje pjese emigrantesh te shqiperise Londineze qe nderruan dhe emrat, Gjergji u be Jorgo,dhe jo per 300 vite por vetem per 5-15 vite? Dhe meso mos fol ne ajer, une po te duash te jap dhe adresen dhe ik tako mu ne mes te Tiranes shqiptar Turqie (nga kosova me origjine)qe ti permend, qe jo vetem jane martuar me njeri tjetrin por kane ardhur ne Tirane te jetojne per pak vite vetem e vetem qe tua mesojne femijeve te tyre shqipen. Po cmerrem dhe une me ty se dukesh qe je antikosovar sado qe u jep dhe ca ngjyra komenteve te tua

  25. Lui says:

    Fatekeqesi e Shqiperise me keta Kosovare … ATA qe ne 92-94 u futen ne Shqiperi duke mashtruar vajzat shqiptare dhe futur “Drogen” ne Shqiperi.
    Kosovaret tamam si Verioret tane qe s’hane “Pyka” dhe qe kurre nuk do behen njerez …
    Historikisht Verioret kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise, por e kane vjedhur, tradhetuar dhe shkaterruar Shqiperine.

  26. Diskutim dhe Annalise prej idioti.

  27. Diskutim dhe Annalise prej idioti.

    Tema e mbushur me idiotse

  28. LORA says:

    Ky t.gashi i paska dhene vetes statusin e nje menaxheri kopshtesh zoologjike,ne kete
    mender-analize.Ky qenka i kompleksuar ne cdo rresht te shkrimit,nga me te padobishmit qe kam lexuar ndonjehere.S’kam per t’a lexuar me kete shkarrashkrues,,,,,shkurt,humbje kohe.
    Dava zgjyrash ,te kalkulume ne llageme agjenturash antishqiptare.

  29. xhorxh says:

    me pak qetesi kuptojme se kjo “rrace”si ky Gashi nuk kuptojne ,se ne nuk jemi budallenj te kuptojme se cdo “mender shkrim “qe soji yt hedh neper gazeta apo kudiune ne kete kaos elektronik,qellimin kryesor ka ti pelqeje shefave.Nuk ka te beje fare me ate se kush eshte shqiptar dhe kush eshte Kosovar.Nuk ka burr nene qe e nderron and-ne e kosovareve.Ata jane e do te mbeten shqiptare si komb,ti rrace bythqiri.

  30. orient says:

    …nuk mund te jesh xheloz,se nuk je i barabarte…nuk njihesh si shtet…pashe edhe nje emision te nje stacion kosovar dje ku nje gazetar kerkonte ne menyre urdherore se ç’duhej te bente Rama….Ore katunar,po ty serbia te quan krahine te saj akoma dhe ti me gomarlleqet e tua tregon qe s’ke nivel ..ti s’ke nevoje per ndihme …ti ke nevoje per mend..por meqe nuk njihesh si shtet as mendt s’ti do kush… mjere populli kosovar se nga kush shpreson…

  31. vaso says:

    Pergjigja e pikpyetjeve eshte tek” mbeshtetja e madhe e miqve”.

  32. SHKUPI says:

    Po pse more gjooo i Kosoves ,per ate qe tha Rama te njohin Kosoven si shtete dhe Trepca eshte ne zemer te Kosoves dhe ju doni ta bini ne Beograd ,eshte tradhetare.Ose duheshte se reagoje si ai rametliu juaj qe kur e pyetnin gazetaret nuk pergjueshte dhe thoshte ju lutem ,ju….dhe pastaj zgerdhiheste.Ai histotiku juaj kerkonte ndalimin e bombardimeve te NATOs nga Italia ,kurre nuk e prunoi luften e UCK dhe popullit….dhe prape hero Ju kosovaret jenj gjooooja e gjalle

    1. Fyromso mos u hqi si shqiptar says:

      O Skopja shqipfoles, se ti sje sje shkupjan se po te ishe ishe shqiptar por je Skopje(maqedonas filosllav) sjane per ty keto tema po ik se sje per keto pune ti, shko falu per here te 6 arab shqipfoles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *