VIDEO/ Biznesmeni libanezo-amerikan në Tiranë mbi një karrocë invalidi dhe badigardë në varrimin e nënës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Biznesmeni libanezo-amerikan, Faad Mitri, është rikthyer në Tiranë pas rrahjes barbare.

Ai është rikthyer pas nëna e tij që jetonte në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Neës 24 ka siguruar sot videon e mbërritjes së biznesmenit libanezo-amerokan në Tiranë, ku Mitri shfaqet mbi një karrocë me rrota dhe i shoqëruar nga disa roje sigurie.

Videoja është regjistruar afër Kishës Orthodokse në Tiranë, ku Mitri do t’i japë edhe lamtumirën e fundit nënës së tij, për të vijuar me pas me ceremoninë mortore pranë varrezave të Tufinës.

Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Biznesmeni libanezo-amerikan në Tiranë mbi një karrocë invalidi dhe badigardë në varrimin e nënës”

  1. l cmen me gjithe lecka says:

    TURP PER NE!! TURP! EDHE ATA QE E RRAHEN NUK JANE KAPUR NGA SHTETI, SE NORMALISHT SHTETI MAFIOZO-KRIMINAL DO I MBROJE KRIMINELET QE LARGOJNE INVESTITORET!!

    SHTET MAFIOZ!!!

  2. Sali Baxhella says:

    ca te kapi shteti ?femijet e Sali Malokut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *