Artan Hoxha: Në i bëtë SHIK dhe prokurorët, si Chuck Norris (dhe një mashtrim i mediave)

19 Tetor 2016, 09:51Politika TEMA

Prej disa kohësh, në mediat pranë opozitës raportohen lajme sikur shumë prej operacioneve kundër drogës, kryhen nga ana e SHIK dhe Prokurorisë.

Kjo, për të krijuar idenë se policia është e përfshirë në trafikun e drogës dhe e mbron atë.

Por, gazetari Artan Hoxha, duke iu referuar rastit të mbrëmshëm në Fushë Krujë, e quan qesharak këtë pretendim.

Kjo, duke qenë se as Prokuroria dhe as SHIK nuk kanë njerëz për të ndërhyrë në terren.

Ndërhyrjet bëhen gjithmonë nga forcat e policisë.

Sapo kam shkelur ne vendngjarje, ne Fushe Kruje.

Gjate rruges po ndiqja mediat ne lidhje me kete operacion antidroge.

Disa thone se operacionin po e kryen Prokuroria per Krime te Renda dhe SHIK, madje se e drejton kreu i Prokurorise, Besim Hajdarmata.

Pashe zotin kolege qe merreni me kete pune, mos u tallni.

Edhe nje fillestar ne rruge e di qe Prokuroria dhe SHIK nuk kane njesi operacionale dhe nuk kryejne veprime operacionale me trupa nderhyrje ne terren.

Qe te jemi korrekt, ketu nuk ka asnje prokuror, madje as per fare.

Jane vetem Opgj (oficeret e policise gjyqsore), kater grupe te forcave speciale nga Tirana me 40 trupa dhe policia lokale e Krujes.

Rreni, por me lezet, mos e beni balte.

Se na i bete prokuroret e Krimeve te Renda si Cak Norris duke bredhur neper Fushe Kruje me allti ne dore… behuni fresk po jo aq shume sa tu fusni plevitin…”, shkruan Hoxha.

11 komente në “Artan Hoxha: Në i bëtë SHIK dhe prokurorët, si Chuck Norris (dhe një mashtrim i mediave)”

  1. Ortopedi says:

    I qarte si gjithmone ne trajtesat qe beni.E bukura o zoti Artan eshte se kete absurditet , (genjeshter a rrene, quaje si te duash), e bejne te tyre edhe vete dy institucionet ,Prokuroria e SHIK-u me heshtjen .Per me tej kuptohet behet prone edhe djajve zhurmemedhenj qe dine e nuk duan apo edhe turmes qe nuk ka haber nga keto. Ata qe kane njohuri minimale per
    shtetin e dine qe funksionet e kompetencat e secilit organ jane te ndara prere ne Kushtetute e ligjet e tjera organike, si me thene gjymtyre e nje trupi qe quhet shtet.
    Veshtire te kthjellohen njerezit me kete bombardim mediatik, pergjithesisht te deformuar per te verteten ose ne
    rastin me te mire pa marre mundimin e verifikimit apo te te berit analize per probleme kaq pikante.
    Te pakten luftoni ju ca pak gazetare objektive,per te ndricuar te vertetat.

    1. Beni says:

      Visho Ajazi Lika Mashtrimi Filo Rusi etj etj ka futur nje makineri dizinformimi. Me kete merret SHISH te nderuar gazetare. Jane vegel e Serbo Filit Salli

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    O artan Hoxha ky popull nuk beson me as pozite as opozite po edhe ty spo te beson me.
    Po vazhdoje keshtu do nderrosh zanat.
    Se ky zanati jot nuk shkon gjate po u lepive.

  3. ela says:

    hahah shum bukur Z. Artan po na i bejne sekseret e gjygjtareve (prokuroret ) heronj jo vetem qe nuk ngrejne b… nga tavolina por mundesisht u sillet kafeja ne zyre nga pastrueset e prokurorise sapo ndonje hallexhi hyn ne zyrat e tyre.Kete veprim se kam kuptuar perse bejne 1- qe hallexhiu duhet te kuptoje qe duhet tu sjelle ” kafe ” apo se ndihen padron te hallexhiut…

  4. filani says:

    ha ha…………….. shkiu dhe prokuroria po marrin levdata te kota

  5. uskania says:

    Në këtë aksionin e Krujës ka meritë prokuroria dhe SHISH, thuhet nga opozita.Mirë.Sipas kësaj logjike, përhapja e mbjelljes se drogës vjen nga që nuk punon mirë prokuroria dhe SHISH në rastet e tjera(!!!!)

  6. Moni says:

    Jo shume i qarte. Perse vetem mediat? Po ata qe qe komandojne mediat?
    A e degjove ate, he mo si e ka ai, ate holandezin, qe niset te premten per tek familja ne Holande dhe kthehet te henen, dhe ben deklaraten te marten:
    -Falenderoj pjesetaret me integritet te SHISH dhe Prokurorise te cilet fale vendosmerise se tyre zbuluan sasira te medha droge deri 2 ton ne Kruje, duke nxjerre ne pah, falsitetin e luftes ndaj saj te deklaruar nga Rilindja. (Lul Basha)

    1. Hektor says:

      Gabimi është që ka futur prokurorinë në deklaratë. E tërë droga e kapur këto muajt e fundit është zbuluar nga SHISH.

  7. Jon says:

    Pse tregoheni naivë si puna e këtij gazetarit, 99% e tëra aksioneve të policisë për drogën kanë si piknisje informacionet e SHiSH. Policia vetë nuk do vepronte po është e detyruar kur merr informacion zyrtar. Aksionet bëhen nga njësitë speciale operacionale të policisë dhe shish ka njerëz që ndjekin operacionet në distancë.

  8. emigranti says:

    prokuroria do duket pas nje muaj kur te dalin te gjithe te pafajshem qe te thone se droga kishte mbire vete dhe keta po e pastronin. KURSE pocia vajti per mbajtur qetesine.

  9. Moni says:

    Ky ka fillu me fol si shume, me i dhon gojes shume dhe njoftimet apo informacionet qe jep neper televizione me siguri qe ka lidhje me njerez te “droges” …. KY mund te jete viktime e ndonje “koke-shkreti” drogaxhiu qe do mare hak per ato qe KY informon ne emisionet televizive …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje