Basha përgatit bazën e PD-së, me idenë e humbjes së zgjedhjeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaLulzim Basha ka nisur një tur nëpër rrethe, për t’u takuar me bazën e PD-së.

Në këto takime, Basha është duke theksuar se Rama dhe Tahiri do të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. 

A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor  me Edi Ramën kryeministër?

A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën kryeministër, me Saimir Tahirin  ministër të Brendshëm?

Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve”, tha Basha sot në Librazhd.

Ky duket si një justifikim dhe përgatitje e Bashës, për t’u justifikuar nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Basha përgatit bazën e PD-së, me idenë e humbjes së zgjedhjeve”

  1. nuk ka tym pa zjarr says:

    Vazhdon formula e rrotacionit. Tete njere tete tjetra

  2. Fred Cola says:

    ku e ke gjetur kete hajdutin e shtepive qe ke dale ne foto.Me kete lloj kadegorish pret te fitoja BAsha zgjedhjet.
    Keta jane te gjithe te mbaruar,dhe me borxhe dhe mezii presin te vjedhin ne mallin pa zot …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *