Beteja kundër kanabisit/ Policia ndryshon strategji

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hashashPolicia ndryshon strategji, tashmë nuk godet vetëm rrugët e tokësore dhe detare të trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe bazat e trafikantëve ku përpunohet dhe magazinohet droga.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar katër operacione të suksesshme, duke goditur katër baza të tilla në të gjithë vendin.

Gjatë këtyre operacioneve është sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike si dhe janë prangosur 14 persona, shoqëruar 10 dhe janë shpallur 5 në kërkim.

Operacionet e njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit në goditjen e këtyre bazave kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare trafikantëve si dhe kanë çuar në prangosjen e  financuesve dhe kokave të këtyre grupeve kriminale.

Sipas të dhënave të policisë në Shkodër gjatë operacionit të koduar ‘’Muzgu’’ u sekuestruan 50 kilogram lëndë narkotike e paketuar në thasë, e cila ishte gati për t’u tregtuar si dhe 385 bimë kanabis sativa të cilat ishin në procesin e tharjes.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim 5 persona.

Po ditën e sotme në Vlorë, thone burime te TemA, është goditur një bazë tjetër ku u sekuestruan rreth 300 bimë kanabis që ishin në procesin e tharjes.

Policia ka arrestuar 1 person dhe ka shoqëruar 10 të tjerë.

Gjatë operacionit ‘’Zhame’’ policia ka zbuluar një tjetër bazë lëndësh narkotike në Lushnje ku në pranga ka përfunduar një person ndërsa është sekuestruar një sasi prej 224 kg lëndë narkotike kanabis.

Ditën e djeshme policia zhvilloi një operacion në fshatin Derven të Fushë Krujës ku goditi një bazë të trafikantëve, duke bërë të mundur edhe arrestimin e 11 prej tyre dhe kapjen e 1.3 ton droge.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *