Deputetja e PD: Ata që kritikojnë Bashën, janë të shitur. Tmerrohen nga harmonia Berisha-Basha dhe autoriteti në rritje i Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Mesila Doda-Albina Deda

Mesila Doda-Albina Deda

Deputetja demokrate Albina Deda, i quan të neveritshëm kolegët e saj në PD, që kritikojnë Bashën.

Sipas saj, ata janë shitur për pesë aspra.

“Nuk ka parti që të ketë drejtësi e demokraci hyjnore por PD-ja ka dëshmuar se është forcë e mendimit të lirë. Zaten për atë dhe është krijuar. Por kur ky mendim është import i neveritshëm kritizerësh, pa sens e argument vetëm për të paralelizuar atë që po ndodh tek e majta, natyrisht që unë si demokrate nuk e pranoj. Unë dhe gjithë koleget e mijë por dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së, kemi hapësira të bollshme për pjesëmarrje dhe ndikim logjik në vendimmarrje. Mitomania deri në keqdashje natyrisht që bëhet e pavend dhe lirimi prej saj bëhet i domosdoshëm. Ne gëzojmë mandatin e anëtarëve të PD-së, ndaj duhet që të mos shkelim kurrë mbi principet themelore të tyre. Ne jemi parti e frymës e idealeve rinore. Po ashtu si organizatë e komunitet politik duhet t’i nënshtrohemi disa parimeve logjike të bashkëjetesës dhe organizimit. E kur këto parime shkelen me dashje sistematikisht pra nuk respektohet vendimi politik i shumicës do të thotë se me ndërgjegje atakon ata që të kanë votuar dhe jo vetëm liderin”, thotë ajo për gazetën “Koha Jonë”.

“Të idhnuarit me paaftësinë e vet, ata që për pesë aspra shesin idealin për të cilin janë votuar e përbetuar dikur nuk janë as aktorë, as dublantë politikë, madje, as suflerë të pas kuintave. Ata janë ata”, vijon më tej ajo.

Në fund, Deda jep edhe një mendim për Bashën e Berishën:

“Sa për z.Berisha di t’ju them se ai ka dëshmuar se është një burrë shteti i vërtetë, që i qëndron me konsekuencë parimeve e angazhimeve të tij. Ai ka deklaruar se nuk influencon në vendimmarrje dhe kjo është e vërtetë. Por nuk është kjo që i tremb të majtët. Ata i tmerron autoriteti i Berishës, harmonia Basha -Berisha dhe më tepër se gjithçka autoriteti në lartësim i z. Basha, jo vetëm si lider partiak, por së pari si alternativë nacionale shumë premtuese. Pjesa tjetër është oshtimë në hon që ka objektiv diversitetin e insinuatat primitive që sistematikisht përpunohen në laboratorët e PS-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Deputetja e PD: Ata që kritikojnë Bashën, janë të shitur. Tmerrohen nga harmonia Berisha-Basha dhe autoriteti në rritje i Bashës”

  1. eli says:

    Pse kjo ” e zgjuara” mendoni se i ka shkruar vete keto mendime? kot mundohesh tu lepish….. o Albina se ste zgjedh me kush deputete ty prandaj mos u hyr politikave se sjane per ty . Merr ate rroge qyl edhe per kete kohe qe te ka ngel ate bej. Oj MIrditore / a ke frena dore/ pasha kryt e nanes/ veç frenat e kames.

  2. Epoka e Gurit o nona Shqiperi says:

    Cfare ka pare ne rritje e siper dhe ka gezuar deputeten?

  3. Shqiptari says:

    Ed Rama e mprehu pallen
    edhe njehere per malok Salen
    Kjo eshte palla qe e ka te koka
    Arben Ristani dhe Edi Paloka

  4. VF.LP says:

    Ve bast qe kjo biba se di se cfare jane asprat po e ka degjuar si shprehje dhe e thote….o epoka do kete pare hellin kjo biba dhe do i kete pelqyer se ne pozicoionin ku eshte PD eshte per tu lemerisur.

  5. leka says:

    Haremi i shqupit ka arritur kulmin,ne shkallen e kara-putanes.

  6. Deidiotizem Parlamentit says:

    Eshte kthyer ne domosdoshmeri testi i inteligjences se deputeteve. Paralelisht me dekriminalizimin e Parlamantit duhet bere edhe deidiotizmi…

  7. NJE POPULL says:

    A moj zj Albina , ti e di mire qe Basha qe ne fillim hipi ne varke te shpuar, dhe ca vrima i kishte bere dhe ai vete , mendoi qe do t’i zinte ato vrima , por qe per fat te keq jo vetem qe nuk i zuri, por hapi dhe shume te tjera , se ashtu ishte mesuar , keshtu qe varka po mbytet nuk e shpeton dot . Ben mire te jape sinjalin, SOS .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *