DETAJET/ Policia jep emrat e të arrestuarve dhe të dhënat pas kapjes së një sasie rekord hashashi në Krujë

19 Tetor 2016, 12:09Politika TEMA
DETAJET/ Policia jep emrat e të arrestuarve dhe të dhënat pas

Policia ka dhënë detaje për operacionin e djeshëm në Krujë, ku u sekuestrua një sasi rekord hashashi, plot 1.3 ton.

Në këtë operacion janë arrestuar 11 persona.

Emrat e të arrestuarve:

1.Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;

2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;

3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;

4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;

5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;

6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;

10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;

11.Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Forcën e Posaçme Operacione në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Derven Krujë kanë konstatuar dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike.

Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Gjatë kontrolle të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;

2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;

një armë zjarri tip TT;

2 armë zjarri automatik;

një kallashnikov;

130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;

një automjet Audi – Q 7 me targa AA 066 LD;

një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;

një furgon me targa AA 057 GL;

një Sharoon me targa AA 762 DH;

një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;

një autoveturë tip BMË me targa AA 747 OL;

telefona celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

6 komente në “DETAJET/ Policia jep emrat e të arrestuarve dhe të dhënat pas kapjes së një sasie rekord hashashi në Krujë”

  1. ben says:

    Cudi Se rilindja e kishte spastruar 99.8% te teritorit.
    Ska mundesi do jete ndonje futje e italianeve qe e mbjellin ne itali e sjellin ne shqiperi per ta cuar prape ne itali me qellim qe ti prishin imazhin rilindjes.

    1. Toni says:

      Ne kohen e PD tarifa ishte 50-50 ndaj nuk u kapte asgje,e kini ne presidence sot EL CHAPPON e PD dasho alikon sipermarresi i SHPK se PD ne lazarat…

  2. Shqiperi O Kolumbi e Nonesi says:

    Shqiperia , Kolumbia e vogel ne zemer te Evropes. Kishim vetem nje Lazarat tani gjithe Shqiperia eshte Lazarat, si shpjegohet kjo me Reformen e Rilindjes?


    Kush guxon dhe kultivon jashte kontrollit te shtetit nuk ka gjasa te fitoje mbi monopolin e shtetit mbi Kanabisin ne Shqiperi. Pse qysh do ti fitojne zgjedhjet neser ata,100 euro per familje nuk eshte para e vogel per nje shqiptar te vorfer dhe rrjepacak. A rrit pazari, mbani mend e filluan me 5000 lek te vjetra.


    Ajo keri i Saimirit a u shit perfundimisht apo ka avione tani?

  3. Demokrati says:

    Ore, keta qe mbjellin kanabis dhe merren me shitjen e saj, mos ndoshta ndihmohen nga shtabi i Partise Demokratike?! Se nuk kemi degjuar ndonjehere t’i kundervihen kultivuesve te kanabisit, por perhere e ne te gjitha rastet vetem Ploicise dhe Qeverise, a thua se jane keta qe mbjellin dhe tregtojne kanabis!!!

  4. braho kaleci says:

    Po vazhuan keshtu do na dhjesin zgjedhjet. Nuk do ket asnje kacidhe per votes.

    Aman ore aman,se edhe nje industri perpunimi qe kemi po na e prishni.

  5. dhelpra says:

    ore pse gjithcka duhet te kthehet ne pune partiake, e ka fajin ky apo ai.
    Nje gje eshte shum e qarte, se ne shqiperi ket vit ka lulezuar hashashi ne cdo cep te vendit, deri aty sa edhe afer pistes ne Rinas ka kanabis.

    Tani ketu dicka nuk shkon, sepse nuk po flasim se ka droge ne Korce apo gjirokaster apo ne tropoje, por flasim se droge eshte ne Kruje, vetem pak km larg tiranes.
    cdo kush po te dal nje xhiro nga tropoja deri ne ksamil gje hashash pa hesap.
    Ska mundesi qe gjith ky hashash mos te duket apo kapet nga shteti, por me gjasa eshte se vet shtetaret tane jan pjes e kesaj pune.
    Se po mos te doj shteti as miza nuk kalon ose as bari nuk bin ne toke, por ne skemi shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje