Hajrie Rondo rikthehet në skenë, pas betejës me tumorin

hajrie rondoHajrie Rondo i rikthehet skenës pas fitores së betejës me sëmundjen e rëndë që kaloi.

Aktorja do ngjitet në Teatrin e Metropolit me komedinë “Tre Dhëndurët”, të Dionis Bubanin nën regjinë e Sonila Kapidanit

Rondo vjen nën petkun e nënë Sanijes, gruas tipike jugore, ndërsa rikthimin në skenë e konsideron në momentin e duhur për të lënë pas periudhë të vështirë.

Ishte emocion, mall, akumulim dhe përgjegjësi.

Më erdhi në kohën e duhur.

Më erdhi në një moment, kur njeriu në jetën e tij kalon në situata të vështira, të rënda, shëndetësore dhe të tjera. , shprehet ajo për Ora News.

Vepra “3 dhëndurët” është një komedi karakteresh e situatash shqiptare, ku problem i tyre madhor është martesa e vajzës së vetme.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *