Marrëdhënie të tenisionuara? Në Mynih çelet Konsullata e përbashkët Shqipëri-Kosovë

konsullateKëto ditë ka pasur shumë debate për një përplasje mes Tiranës dhe Prishtinës.

Por, duket se kjo ka qenë thjesht për show, pasi bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë do të vazhdojë të jetë i ngushtë.

Sot p.sh, në Mynih është hapur një konsullatë e përbashkët.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:  

Në një aktivitet të posaçëm të organizuar me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministres Bavareze për Çështjet Evropiane znj. Beate Merk, Rifat Jasharit dhe zyrtarë të tjerë u inaugurua hapja e Konsullatës së përbashkët në Mynih të Gjermanisë.

Konsullata e përbashkët në Mynih do të mundësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër, duke rritur cilësinë e shërbimit të ofruar.

Kjo Konsullatë do të mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Ëürttemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland. Mbi 30% e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë në Gjermani do të mund të përfitojnë shërbimet dhe asistencën e kësaj konsullate. Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikojë edhe në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, politike, diplomatike, ekonomike e kulturore me landet të cilat janë në rrethin e juridiksionit e saj.

Hapja e Konsullatës së përbashkët bëhet në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve tona, i cili po thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete. Kjo Konsullatë vijon Konsullatën e përbashkët në Milano, ofrimin e shërbimeve konsullore në Bari, me synimin për të ndjekur këtë praktikë edhe në vendet e tjera me interes të përbashkët. Ajo përbën një tregues të avancimit të veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme të të dyja shteteve, me qëllim përmirësimin e shërbimeve konsullore për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky përfaqësim i përbashkët përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellë për qytetarët tanë jashtë vendit, njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona me Gjermaninë, mikpritëse e komuniteteve të mëdha të emigranteve nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.

Në fjalën e tyre, ministrat Bushati dhe Hoxhaj nënvizuan se: “Konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik që kemi mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit tonë për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

Shënim për qytetarët: Konsullata e re e Përbashkët ndodhet në Ehrebreitsteinerstrasse 28, 80993 München. Adresa e e-mail: [email protected]

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Marrëdhënie të tenisionuara? Në Mynih çelet Konsullata e përbashkët Shqipëri-Kosovë”

  1. Dardania says:

    Paskan gjetur momentin me te mire per ta bere nje gje te tille.Per t’ia prere shpresat pergjithmone komentuesve percares shqipfoles,dhe jo vetem, shume aktiv keto dite,qe mos te enderrojne kot ne nje percarje reale mes shqiptaresh. Edhe analisteve qe shkruajten keto dite, te reflektojne dhe mos te perserisin me keto gabime qe bene gjate ketyre diteve. Luften duhet ta bejme NE DHE ATA,pra NE shqiptaret dhe ATA Serbet,dhe kurrsesi mes Shqiperise dhe Kosoves. Edhe analistet po te “punohet ” pak me ta, mund t’i kthejme ne rrugen e Zotit,natyrisht perjashto spiunin H.Matoshi qe nuk ka per tu permiresuar ndonjehere.Me te tjeret ia vlen te provohet edhe njehere. SHQIPERI ETNIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *