Pandeli Majko ironi me PD: S’kishit asnjë kandidat tuajin, sa morët borxh një të majtë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

majkoMazhoranca ka prezantuar sot në Kolonjë, kandidatin për kryebashkiak, Ilia Stefo.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Pandeli Majko ka bërë ironi me PD, zv.kryeministrin Niko Peleshi, por ndërkohë ka thënë se nuk shkel më në Kolonjë për fushatë, nëse nuk ndërtohet ujësjellësi.

“Kam një pyetje për ata që kanë votuar për të djathtën, po mirë more miq, s’kishit një kandidat ta nxirrnit në emrin tuaj? A mbahet shtëpia me miell hua? Kolonja i takon së majtës, i ka takuar dhe do t’i takojë.

Duke bërë shaka edhe me këta që na kanë ardhur nga Korca, duke i thënë që s’jeni ju të Korcës që vendosni rradhën kur do flasin këta që kanë pak gjak nga Kolonja, me Nikon e kisha fjalën.

Po dua të them se kam ardhur këtu sot t’i jem në krahë doktorit Ilias për të thënë se ka shumë arsye që ai të rikthehet nga Korca që e mori në Kolonjën që i takon.

Se e mori dhe ka shumë kolonjarë të tjerë që i kanë borxhe, në kuptimin më të mirë të fjalës, pa diskutim unë bëj pjesë, që i kanë borxh dhe sa të kenë jetë do përpiqen t’ja kthejnë atë bukë e ujë që ne kemi pirë në këto anë.

Por dua ti kthehem dhe një herë arsyes që na ka mbledhur këtu.

Nuk shkon Aliu te mali, por mali te Aliu, kështu duan të na thonë ata që kemi përballë, ne ju themi s’është vendi juaj të na dilni përballlë, o vëllezër të të majtës që ftoni të djathtët, hapni rrugë, kjo është një zonë që ka një histori të vetën, ka një komunitet që votën e ka ndarë jo sot, po për jetë e mot e ka votuar PS kur ka qenë në opozitë dhe jo sot që është në pushtet.

PS dhe koalicioni kanë borxhe shumë këtu në Kolonjë. E di që ka socialitë që janë shumë të mërzitur, s’kanë ujë, këtë do jua thotë kryeministri. Live jemi ne? Live, qartë, unë nuk vij këtu më për të bërë fushatë nëse s’nisin punimet për ujësjellsin e Ersekës.

Ka djem dhe vajza që duan më shumm shpresë, duan edhe më shumë punë, dhe ne jemi këtu, me peshën e borxhit prandaj të gjithëve sot ju ftoj të votojmë jo thjesht Ilian si doktori  e mirë nga Korca, por se të gjithë bashkë duhet ta pohojmë dhe ripohojmë  atë histori që na bën bashkë ne PS-LSI dhe të gjithë ata që kanë votuar dhe votojnë për të majtën”, tha Majko në fjalën e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Pandeli Majko ironi me PD: S’kishit asnjë kandidat tuajin, sa morët borxh një të majtë?”

  1. plehrat e PPSH says:

    Majko nuk e kuptoj nga dallon nga taulant palla apo erjon llapaqeni…

    1. reply says:

      Se eshte kolonjar i zgjuar?

  2. arjani says:

    Zoti Majko Zoti Peleshi kini filluar rugen KORCE ERSEKE kini bere nje pune shume te mire por ju lutem mos e lini ne mes ata cope ruge nga qari deri ne erseke 20 kilometra jane te shkretat populli i ersekes do tju jete shume mirnjohes ne qofte se perfundon aja ruge e vuajtjeve per nje krahine te tere ju lutemi mbarojeni kete pune qe filluat Faleminderit per mirekuptimin ARJAN KAMBERI / ATHINE GR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *