Pasuritë e gjyqtarëve, amerikanët dhe gjermanët ndajnë detyrat

19 Tetor 2016, 09:12Kronika TEMA

Orë vendimtare për ndarjen e drejtësisë nga korrupsioni, krimi dhe paaftësia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, sikundër është parashikuar në Kushtetutën e re dhe specifikuar në ligjin e Vetingut, do të ketë rol të rëndësishëm në skanimin e trefishtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjithnjë duke asistuar institucionet e rivlerësimit.

Ekspertët amerikanë dhe gjermanë, kryesisht të drejtësisë penale, por edhe të fushatave të tjera, kanë nisur lëvizjet për hetimin dosjeve, me dokumentacionin dhe të dhënat, për gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurive dhe ligjet e papërshtatshme me krimin, raporton Shqiptarja.com.

Skuadra e ekspertëve do të asistohet nga një ekip prej 30 asistentësh për mbledhjen, sistemimin dhe shqyrtimin e provave të mundshme. Shqiptarja.com ka mësuar nga misionet e BE-SHBA në Tiranë se, ekspertët amerikanë dhe gjermanë kanë vendosur që të ndajnë detyrat sa i takon kontrollit. Edhe se nuk ka asnjë garanci nëse Gjykata Kushtetuese do t’a konfirmojë apo jo ligjin e Vetingut, ekspertët amerikanë do të merren me kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të gjitha dëshmitë, të dhënat nga institucionet shqiptare dhe shërbimet partnere do të kalojnë në dorën e tyre. Vlerësimi i amerikanëve pritet të jenë përcaktues edhe për vendimin e Komisionit të Vlerësimit dhe Kolegjit të Apelimit për fatin e gjyqtarit dhe prokurorit. Ky është edhe meraku më i madh i opozitës shqiptare, e cila ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Roli i gjermanëve

Përfaqësuesit gjermanë do të marrin në dorë dosjet e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ekipi gjerman pritet të drejtohet nga Reinhard Priebe, i cili mban postin e Drejtorit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit në Bruksel.

Priebe drejton edhe zyrën të posaçme, e ngritur në Bruksel, ku do të përgatiten dosjet për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Të gjitha lëvizjet janë në funksionit të aksionit të verifikimit dhe hetimit të pasurive, që do të nisë javën e dytë të muajit nëntor, që përkon edhe me përfundimin e afatit për prokurorët dhe gjyqtarët, për dorëzimin e deklaratave të pasurive, bashkëngjitur me dokumentacionin justifikues, pranë ILDKP.

Në të njëjtën kohë, në Tiranë kanë zbarkuar disa ekspertë gjermanë, të cilët do të trajnojnë institucionet shqiptare mbi vlerësimin e impaktit të legjislacionit. Trajnimet do të nisin në datën 22 tetor. I gjithë ky angazhim i superfuqisë së Evropës dhe superfuqisë së botës janë një mesazh i qartë edhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët duhet të vendosin për fatin e ligjit të Vetingut.

2 komente në “Pasuritë e gjyqtarëve, amerikanët dhe gjermanët ndajnë detyrat”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ishallsh do dale ndonje gje e mire
    Sa lek Kane marre aq mallkimw Kane ngrene.
    Shpresojme te MOS ndodhe
    Shume zhurme per asgje.

  2. Sherifi says:

    Po nese gjykata kushtetuse e kthen, cdo behet, njerezit presin me pa durim, ndersa gjykata kushtetuse, anetaret e se ciles nga kane dale?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje