PLATFORMA E PD/ Rama-Veliaj-Tahiri, tre objektivat kryesore të fushatës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama veliaj tahiriKryeministri, Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jenë shënjestrat politike të PD-së në betejën e saj elektorale ndaj PS-së në fushatën për zgjedhjet e 2017. Kjo bëhet e ditur posaçërisht për Javanews nga burime brenda PD-së. Në një memo që u është shpërndarë drejtuesve më të lartë të PD-së dhe deputetëve të kësaj force politike, bëhet e ditur se në fokusin e akuzave për keqeverisje, abuzim me pushtetin dhe dështim në luftën kundër krimit, do të jetë Rama, Veliaj dhe Tahiri.

Po sipas kësaj memoje, lufta politike ndaj këtyre tre figurave të PS nuk do të zhvillohet vetëm në konferenca shtypi apo dalje publike të krerëve më të lartë të PD-së, por edhe në Kuvend dhe në këshillin bashkiak të kryeqytetit. “Kjo treshe përbën dhe shembullin më pikant të abuzimit me pushtetin”,- nënvizohet në memon që u është shpërndarë niveleve drejtuese të PD-së. Në funksion të këtij udhëzimi është përvijuar edhe beteja kundër Ramës, Veliajt dhe Tahirit, ku rasti më tipik është ajo e akuzave ndaj kryebashkiakut për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt, duke e klasifikuar deri dhe vrasje shtetërore.

Po përse Rama, Veliaj dhe Tahiri, janë shënjestruar nga PD-ja si objektet kryesore të luftës politike? Ndonëse nuk ka ndonjë të papritur sa i përket sulmeve në adresë të Ramës dhe Tahirit, pasi këto dy figura kanë qenë dhe janë për 3 vite me rradhë në qendër të betejës politike të PD-së, futja në “listën e zezë” edhe e emrit të kryebashkiakut, lidhet tërësisht me interesa elektorale në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2017. Natyrisht që Veliaj ka treguar një diferencë në menaxhimin e kryeqytetit, në raport me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë qeverisjes së tij si kryebashkiak, thuajse nuk bëri asgjë për kryeqytetin.

Madje në shumë drejtime ai përkeqësoi ndjeshëm situatën në Tiranë. Shembujt e hovit të ndëtimeve pa leje, klientelizimit në shpërndarjen e lejeve të ndërtimit, rrjeti i kanalizimeve në gjendje të mjerueshme, niveli i ulët i pastrimit, si dhe përdorimi i bashkisë vetëm si zyrë punësimi të PD-së dhe aspak shërbimi në drejtim të qytetarëve të Tiranës, ishte edhe një faktor tjetër që çoi në humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet politike të vitit 2013, si dhe në zgjedhjet vendore të 2015, ku PD humbi thellësisht në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

A mund të konsiderohet kjo treshe edhe simbolika e një qeverisje të suksesshme e cila mund të krijojë avantazhe elektorale për PS-në? Parë në bllok edhe mundet. Por ndarë në elementë të veçantë ka dhe jo pak dritë-hije. Në planin ekonomik gjërat nuk janë ashtu siç i artikulon kreu i qeverisë. Retorika për sukses ekonomik nuk është aspak bindëse, pasi realiteti është shumë më ndryshe. Por ky element çuditërisht nuk përfshihet në memon e PD-së e cila ka ndaluar vetëm te hashashi në portretizimin e kryeministrit, një retorikë kjo tejet e konsumuar dhe pa asnjë produktivitet elektoral.

Edhe zgjedhjet vendore e provuan qartazi këtë. Në fushën e rendit publik ndonëse përmirësimet janë të ndjeshme, sërish mbeten ende sfida të cilat më shumë se me imazhin e vendit kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë për jetën e qytetarëve. Ndërsa sa i përket qeverisjes së Tiranës, pavarësisht arritjeve, mbetet ende shumë për t’u bërë sidomos ndaj zaptimit të hapësirave publike, të cilat e kanë bërë jetën e familjeve shqiptare në shumë zona të kryeqytetit thuajse të padurueshme. Ajo që bie në sy është fakti se PD nuk bën aspak presion në këtë drejtim, nisur duket edhe nga interesa klienteliste që ajo ka në raport me hapësirën publike. Parë në një vështrim analitik tezat e PD-së nuk kanë shumë lidhje me interesin publik. Thjeshtë teza profilizuese të një beteje personale. Sa do të jenë të efektshme? Deri tani përvoja ka treguar se nuk kanë qenë të tilla./ Javanews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “PLATFORMA E PD/ Rama-Veliaj-Tahiri, tre objektivat kryesore të fushatës”

  1. Engjelli says:

    Pikerisht kjo do i sjelle fitoren Edi Rames.

  2. Gerti says:

    Ajo qe me cudit eshte se si edhe nje media ultra-qeveritare si Java, dhe ato qe e shperndajne lajmin e saj, jane te gatshme te hedhin Ministrin e Brendshem te cilin Rama po ben gjithcka per ta mbrojtur e nderkohe insistojne deri ne nivele qesharake per te mbrojtur Veliajn. Qe eshte e qarte qe te gjithe besojne se eshte shkruar fati per pasardhesin e Rames, duket. Por nuk do besoja kurre qe Erioni do ushtronte kaq shume pushtet qe tani mbi mediat. Eshte e frikshme.

  3. Fatosi-kosove says:

    Per ata qe “jetojne” ne shqiperi tash e 25 vjet jane deshmitar se per PD-n çdo kundershtar politik qe e mposht ate eshte armik dhe si i tille i denuar me vdekje nga PD dhe veqmas tash Rama,Tahiri e Veliaj,dhe kjo dihet qarte se eshte pikerisht Rama qe shkaterroi sali berishen e lul bashen sa here qe pat zgjedhje dhe tash shpresen e vetme e kane ne ndalimin e pjesmarrjes ne zgjedhje per Ramen me ato ligjet alla ristanqe,pastaj sikur te kene mundesi Tahirin do ta zhdukin teresisht bile edhe me familje pasi i shkaterroi biznesin dhe burimet e droges si Lazaarti dhe gjith andej ne shqiperi,po ashtu Veliaj e mposhti dhe shkatrroi ne zgjedhjet e fundit lulin prandaj jane qmendur fare dhe kerkojne zhdukjen e tyre,e kjo do te jete ne favor te Rames,Tahirit e Veliajt dhe PS-s sepse aty eshte i madhi Pandeli Majko.

  4. spata says:

    Pa nenvleftesuar qytetet e tjera, Tirana gjithmone i ka vene vulen krahut fitues .Kete e di mire Saliu qe nuk linte gure per te sjelle mirja qelbesira nga rrethet e Kosova per te votuar ne Tirane . Bythorja kete qellim kishte .Ishte vendi ku pashaportizoheshin kriminelet dhe mbushsat e Saliut. Pikerishte merita e Rames ketu qendron ne Tirane.Nuk i ka lene hapsira Pd te shije sic ka shire me debilat qe dine vetem te ngrene dy gjishta.Veliaj po punon si qytetare per Tiranen .Tahiri po pastron halet ku mblidheshin te palaret e Saliut dhe cmbeti ???????? Te mari dhe nje shuplake tjeter e te shkoje tek haleja me hekura .

  5. EMA says:

    JAM PLOTESISHT DAKORT ME FATOSIN NGA KOSOVA, SA VETA JANE ELEMINUAR NGA NJEREZIT E PD ,RAMA MORI PERSIPER NJE RUGETIM ME SHUME TE PRITURA DHE TE PA PRITURA, ME NJE FJALE ME SHUME LABIRINTHE TE REZIKESHME ,TE KRIJUARA NGA NJEREZ QE NAT E DITE MENDOJNE VETEM SI TE ZHDUKIN NGA FAQIA E DHEUT ATA QE JA U NXOREN TE PA LARAT ,PERPARA SE KRIMI TE NGREJE KURTHET MAGBETHIANE QEVERIA DUHET TE MARE SITUATEN NE DORE ,Z RAMA DUHET TE MENDOI QE PO TE ISHTE SALA NE POZICIONIN E RAMES ,NUK PYESTE KERKEND VEPRONTE SIC KA VEPRUAR GJITHMONE DUKE ELIMINUAR KUNDERSHTARIN PERPARA NESH QENDRON SALA ME KEIMET VJEDHJET VRASIE TE NJEREZVE TE PA FAJSHEM ME DUAR NE XHEPA QE U NDODHEN ATY MBAS GREVES PER TE BERE QITIE ISH KRYEMINISTRI KRIMINEL,KJO TREGON SE AI DO BEJE CDO GJE QE TE ELEMINOJE ATA QE I DALIN PARA SI OLLDASHIN ,TREBICKEN,PASHKON E TJER E TJER ATA JANE GRUP TE LIDHUR ME NJERI TJETRIN ,KRIMI I KA LIDHUR PRANDAJ DUHET TE MARIN ATE QE MERITOJNE ,SITUATA ESHTE E RENDUAR ,VECANERISHT PAS ZGJEDHIES TE TRAPIT ,PO ATA QE KANE BERE GABIME DUHET TE MARIN ATE QE MERITOJNE,ME MIRE SOT SESA TE JETE VONE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *