Renditja FIFA, Shqipëria në rënie të lirë

Ditën e nesërme, më datë 20 tetor, FIFA do të publikojë renditjen e re ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Sipas llogaritjeve në bazë të formulës që ndjek FIFA për të përcaktuar renditjen, ekipi kombëtar i Shqipërisë do të humbë 7 vende, ndërsa Kosova do të fitojë 4 të tillë.

Gjatë muajit tetor, Shqipëria zhvilloi 2 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin në transfertë dhe humbi në shtëpi përballë Spanjës. Në të dyja ndeshjet rezultati ishte identik, 0-2. Kjo paraqitje i ka kushtuar Shqipërisë rrëzimin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muajin e kaluar renditej e 40-a.

renditja fifa shqiperia

Që në fillimin e kualifikueseve, Shqipëria është duke humbur vende në renditjen botërore edhe pse rezultatet kanë qënë pozitive. Kjo vjen për shkak se rivalët me të cilët kuqezinjë kanë fituar gjendjen shumë poshtë në renditje, dhe suksesi ndaj tyre vlen shumë pak. Këtë muaj kombëtarja e De Biazit është kaluar në renditje nga Greqia dhe Serbia, të cilat mbajnë vendet 42 dhe 43 përkatësisht. Grekët u rritën 6 vende, ndërsa serbët 7 në krahasim me muajin e kaluar.

Ndërkohë Kosova edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muajit tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe 3-0 ndaj Ukrainës, ka fituar 4 vende në renditje duke u ngjitur e 164-ta. Ky është pozicioni më i lartë për Kosovën në renditjen e FIFA-s në historinë e saj disa mujore.

renditja fifa kosova

Përfaqësuesja më e re e Ballkanit renditet e fundit në gadishull, por tashmë i është afruar shumë ekipit më të afërt, Maqedonisë, teksa vetëm 9 vende i ndajnë nga njëra-tjetra. Maqedonia, e cila ndodhet në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë, ka humbur në 2 ndeshjet kualifikuese të tetorit dhe është rrëzuar me 9 vende duke shkuar e 155-ta.

Ndërkohë vendi i parë vazhdon të mbahet nga Argjentina, e cila ndiqet nga Gjermania dhe Brazili.

Në 10 të parat është ngjitur edhe Spanja e cila ka fituar 1 vend pasi doli me 4 pikë në dy ndeshjet në transfertë të kualifikueseve të tetorit përballë Italisë dhe Shqipërisë. Italia nuk ka ndryshuar pozicion teksa vazhdon e 13-a. Ndërkohë Izraeli, kundërshtari i Shqipërisë në nëntor, ka fituar 19 vende, duke u renditur i 79-i. Lihtenshtejni ka humbur 1 vend duke u renditur i 183-ti.

Sa i përket kundërshtarëve të Kosovës në grupin e kualifikueseve të Kupës së Botës, Kroacia ka rënë 2 vende dhe renditet e 16-a, Islanda ka fituar 6 dhe ngjitet e 21-ta, Turqia ka humbur 4 dhe renditet e 25-ta, Ukraina nuk ka ndryshuar pozicion duke vazhduar e 29-a dhe Finlanda ka rënë 17 vende duke u renditur e 101-ta./PanoramaSport

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Renditja FIFA, Shqipëria në rënie të lirë”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Cudi , si ka mundesi qe nje skuader qe vetem para ndeshjes me Spanjen kryesonte grupin e vet duke “dominuar” mbi Spanjen e Italine sic shpreheshin gazetat ne mbare boten , tani na paska rene poshte , madje edhe Tunizia e paska kaluar ?
    Mendoj se ne FIFA ekziston nje fryme anti-shqiptare sepse nuk ka mundesi qe nje nga skuadrat me ne forme te momentit , qe ka mundur superfuqite e botes si Maqedonine dhe Lihtenshtejnin , te katandiset ne kete vend. e per me teper kur e drejton nje nga trajneret qe e kerkon gjithe bota si xha Ganiu dora vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *