VIDEO/ Pamjet tronditëse nga përmbytjet në Lezhë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

lezhaNata e kaluar ishte mjaft e veshtire per banoret e Lezhes. Reshjet e dendura te shiut, kane permbytur rruget e qytetit, por edhe disa fshatra. Edhe sot ne mengjes, megjithe nje permiresim te lehte te motit, shume rruge ne qytet jane te mbuluara nga uji dhe katet e para te banesave dhe shtepive jane gjithashtu nen uje. Permbytje te medha ka nderkaq ne zonen fushore.

Tokat bujqesore te Zadrimes, Torovices dhe Bregut te Matit jane nen uje. Situata me kritike eshte ne Gajush.

Aty uji ka arritur ne nje metër dhe te gjitha shtepite jane permbytur. Sipas njoftimit te Ministrise se Bujqesise, ne kete zone kanë rënë mesatarisht 106  mm  shi, me  një  intensitet  më  të  lartë . Dhe si pasoje në Zadrime  rreth 350 hektarë toka gjenden nen uje, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë.

Nderkohe qe Kuota e Drinit është 1.2 nga 2.5 që është maksimalja. Ne oren 6 te mengjesit ajo  ishte 1.6. Tërheqja  e ujit  vazhdon normalisht, çka do të thotë se, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë  dhe rrjeti është në funksion.


Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Pamjet tronditëse nga përmbytjet në Lezhë”

  1. Kritiku says:

    Ju gazetare me dyplloma Kristali, i kuptoni vete ato qe shkruani? E keni idene se çfare do te thote fjala “tronditese”?
    Na mbyti injoranca!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *