Alket Rizai dënohet sërish me burg në Greqi, por habit trupin gjykues….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rizaiNjë gjykatë greke ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg shqiptarin, Alket Rizai, i cili u bë i famshëm pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke.

Dënimi i dhënë për Rizain, është për veprën penale të pengmjarrjes në burgun e Melandrinos.

Vite më parë, Rizai ka marrë dy punonjës të burgut, të cilët i mbajti 24 orë në izolim.

Policët e burgut u liruan nga pengmarrja e Rizait në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, vetë i burgosuri, Alket Rizai, ka habitur trupin gjykues.

Ai ka deklaruar se do të lirohet nga burgu pas 1 viti e gjysmë.

Nuk jam as djall e as shenjtor. Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë dhe të mos lëndojnë, dhe unë s’lëndova njeri. Më dënoni sa të doni, pak rëndësi ka, unë për një vit e gjysmë dal nga burgu””, është shprehur Rizai.

Edhe mediat greke konfirmojnë se Alket Rizait i mbetet një vit e gjashtë muaj për të vuajtur në burgjet greke.

Avokati i tij personal, Sakis Kehajoglou ka deklaruar ekskluzivisht për Top Channel se Alketi ka mbledhur të gjithë dënimet ndaj tij, përfshi dhe burgimin e përjetshëm, dhe sipas ligjeve greke duke zbritur kohën që ka qëndruar në burg, ka llogaritur se për një vit e gjysmë ose diçka më shumë do të jetë përsëri i lirë.

Mbi Alket Rizain rëndon dënimi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një biznesmeni. Sipas ligjeve në fuqi të shtetit, burgimi i përjetshëm reduktohet deri në lirim, pas 20 vitesh të kryera në burg.

Referuar Kodit Penal të Greqisë dhe konkretisht nenit 105, burgimi i përjetshëm nënkupton maksimumi 20 vite burgim. Por kur kryhet 3/5 e denimit, nisin procedurat për lirimin me kusht. Po ashtu, Kodi Penal i Greqisë, parashikon që pavarësisht numrit të dënimeve që një person mund të ketë, ato unifikohen në një të vetëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Alket Rizai dënohet sërish me burg në Greqi, por habit trupin gjykues….”

  1. krysho ludovik says:

    nuke ka vdekur ky mavrija mo
    po vdis mo vids te te beje tope chanelli hero mo
    o te te mbuloje me flamur edhe do te bejme nje varr sa te gjithe te gjate
    pastaj o te te harrojme e do leme dhite te te bejne kakerdhi siper

  2. Jam tfgs1 e pranoj qe ma ve jonulla ne bith per 150 euro says:

    Greqia nuk eshte shtet , ca thot kisha behet ne “greqi “.Thjesht njerez te importuar nga azia . ISIS!!!!

    1. krysho ludovik says:

      Ahaaaha alo tfgs1 ti je mo

  3. .... says:

    nuk ka vdekur mo jo kur te vdes ta bejme hero si Aristolel Gumba
    kurse janulles do ja bejme topin e mutit persiper ahaaaa

  4. stolicknaja says:

    shikojani vetem fytyren prej krimineli dhe nxirni konkluzione,ky ka mbi supe nja 2 te perjetshme per dy vrasje 25 vjet per aratisjen me elikopter dhe dje i dhane dhe 10 vjet per pengmarje gardianesh,keto llogarite se pas 1 viti del nga burgu vetem ky dhe gazetat shqiptare e dine

  5. Qifi says:

    Çun kurve aty te vdesesh kriminel legen.

  6. papa Tfgs1 me kolo metaqirizmeno says:

    Avokati mbrojtës grek me emrin Sakis “Kehajoglou” !!!!!!
    Axios !! Gjysma e turqve qenkan bere greke !!!

    1. ttt says:

      Ne Greqi jane bere greke njerez te prejardhjeve te ndryshme…se fundmi edhe shqiptaret mbi tezen se nuk eshte prejardhja qe te ben grek por dija kultura dhe shkollimi grek ose sic i thone ata eliniki pedia.Sot gjithe studentet shqiptare ne greqi jane pajisur e pajisen me pasaporte greke.Kurse te tjere si ty me budallalleqe te ndryshme jane mare e do merren pasi thjesht ju mungon…..kultura.

      1. Dasareti says:

        Sipas teje(dhe ke shume te drejte)nuk ekzistuaka”komb”grek?! Kombi”grek’,s’qenka gje tjeter,vecse nje kulture te cilen mundet qe ta perqafoje cdokush(I bardhe,i Zi,i verde dhe dreqi I mallkuar)dhe aotomatikisht quhet(behet)grek!!! A ky eshte”kombi”grek?! Me te drejte, Isokrati(Sokrati) ka thene se:”Helenet jane pjesemarrsit e shkollimit helen dhe shkollimi do te thote mbi te gjitha,te mesoje gjuhen Helene”. Mbasi gjuha artificiale Helene ka qene vetem gjuha e arsimit,kultures dhe nuk perfaqesonte ndonje komb specifik sic mundohen qe te n’ai”shesin”disa sot.

  7. TRAPI says:

    BEJANI SI KARDELIT..PLEHUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *