Basha sërish kundër Berishës? “Jemi bashkëfajtorë për sistemin aktual zgjedhor”

bashaPartia Demokratike kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, 8 vjet pasi ky sistem u ndryshua në marrëveshje mes PS dhe PD. Lulzim Basha e quajti PD –në bashkëfajtore për sistemin aktual, i cili ka bërë të mundur futjen e trafikantëve dhe kriminelëve në parlament.

“Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Duke përdorur atributet që ka kryetari i partisë, listat e Partisë Socialiste u bënë si listat e galerave të Italisë, Belgjikës, ku shkoi i mori kriminelët dhe i solli.
Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli”.

Lulzim Basha thotë se derisa qeveria të vazhdojë të jetë e lidhur me krimin, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Pa i prerë tentakulat e krimit nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të insistojmë në atë që është konkluzion i disa proceseve zgjedhore dhe i disa proceseve të tjera në raport me luftën kundër krimit dhe drogës, dhe të kërkojmë largimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe të garantojmë përmes një qeverisje pa Edi Ramën kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në qoftë se procesi garantohet dhe ne duhet ta garantojmë patjetër procesin, atëherë ne duhet të jemi gati të prezantojmë skemat elektorale bashkëkohore që garantojnë që qytetari fuqizohet në vendimmarrje.”

Sipas Bashës, kriminelët u futën në politikë si pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë pushtetin dhe se ata i hapën rrugën kultivimit të drogës.

“Pas kalimit të ligjit të dekriminalizimit dhe të betejës politike që ne patëm për kalimin e këtij ligji, Edi Rama me ndërgjegje ndaloi zbatimin e këtij ligji duke mbajtur figura të komprementuara, të njohura ndërkombëtarisht si Elvis Roshi apo si Artur Bushi në krye të bashkive, e me dhjetëra e me qindra të tjerë të kalibrave të ndryshëm kudo në strukturat shtetërore. Këta i hapën rrugë kultivimit të drogës. Droga është një produkt i drejtpërdrejtë i simbiozës krim- pushtet. Droga është projekt politik dhe në fakt e vetmja ofertë politike, i vetmi instrument që Edi Rama ka për të mbajtur pushtetin”, tha Basha.

Kryetari i PD shprehet se çdo fushë të jetës është përkeqësuar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Basha sërish kundër Berishës? “Jemi bashkëfajtorë për sistemin aktual zgjedhor””

  1. mirjam says:

    Nese e ka seriozisht, Bravo. Sistemi aktual me lista te ngurta eshte sistem mafioz. Berisha dhe Rama kane varrosur demokarcine me kete sistem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *