Djali i kryetarit të Bashkisë aksidenton rëndë policin, komentuesit: Mirë ia bënë kalecit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Lezhë. Djali i kreut të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhit, Kejvi Bardhi përplasi një automjet policie duke plagosur rëndë efektivin e Policisë.

aksidenti lacKejvi Bardhi, pas aksidentit jo vetëm që nuk i ofroi ndihmë policit të plagosur rëndë, por braktisi dhe ata dy persona që kishte në mjet, duke u larguar nga vendngjarja.

Mirëpo, ky lajm është parë nga shumë komentues ndryshe. Në rrjetet sociale ka një lumë sharjesh dhe një përkrahje të autorit të aksidentit.

Kështu, shumë shkruajnë “Mirë ja bërë kalecit”, duke përkrahur Keijvi Bardhin dhe këta komentues nuk janë të paktë.

E pikëlluar dhe e fyer nga këto komente, një afërme e policit që lufton me vdekjen ka reaguar për Jeta Osh Qef, ku më së shumti ka patur nga këto komente.

Ajo shkruan se është prekur nga këto komente për policin, që e identifikon me emrin Leka. E afërmja tregon se makina e Policisë ishte jashtë rruge dhe jo në të.

“Leka është një njeri i thjeshtë dhe të gjithë kanë respekt për të. Ai punon dhe në fund të muajit paguan një kredi. Nuk e di se si do të ndjehen fëmijët e tij po të lexojnë nga këto mesazhe”, shkruan ajo.

Komentet kundër policit:

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/aksident-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/aksident-10.jpg","attachment_id":"568889"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-2.jpg","attachment_id":"568890"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-1-150x142.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-1.png","attachment_id":"568891"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sms-2.png","attachment_id":"568893"}]

1 komente në “Djali i kryetarit të Bashkisë aksidenton rëndë policin, komentuesit: Mirë ia bënë kalecit!”

  1. Intelektuali Tiranas. says:

    Policia e shtetit ben nje pune te respektuar dhe me risk ne ruajtjen e rendit ne Demokracine e brishte shqiptare.
    I urojme sherim te shpejte efektivit te policise. Femijet e tij duhet te ndihen krenar me detyren e babajt.

Lini një Përgjigje te Intelektuali Tiranas. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *