Drejtori shqiptaro-amerikan i “Rockefeller Brothers”: Trump, rrezik për Ballkanin

20 Tetor 2016, 19:37Rajoni TEMA

Shqiptaro-amerikani Haki Abazi, drejtues i fondacionit “Rockefeller Brothers” në Nju Jork, tregon sesa e dëmshme do të ishte për Ballkanin zgjedhja e Donald Trump, në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Trump deklarohet hapur se ka simpati ndaj politikave të presidentit Putin. Nga kjo mund të ketë vetëm një përfitues, ai është elementi serb. Por, i gjithë Ballkani do të jetë në një situatë të rikthyer të konfliktit Lindje-Perëndim, që nuk ka sjellë dobi në të kaluarën e nuk do të sjellë as në të ardhmen”, tha Haki Abazi, “Rockfeller Brothers Fund”.

Zoti Abazi jep shembuj konkretë.

“Republika Serbe në Bosnje, Maqedonia dhe veriu i Kosovës mjaftojnë për një konflikt lokal rajonal”, shtoi më tej Haki Abazi.

Por është krejt e kundërta në rastin e Hillary Clintonit.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe emocionale për faktin se, Clinton ka qenë Zonjë e Parë gjatë ndërhyrjes si në Bosnje, edhe në Kosovë. Ka gjithashtu një analizë më të detajuar për rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit në konfliktin Rusi-Perëndim. Dhe ana e Turqisë do të jetë një shtytje e shpejtë e përfshirjes së Balkanit në Bashkimin Europian.

Duke pasur parasysh që Britania ka zvogëluar interesin në Ballkan pas ‘Brexit’-it dhe Europa është para sfidës së një rritjeje të influencës së ekstremit të djathtë si në Francë e Gjermani, që janë kundër zgjerimit të BE-së dhe kundër shpërndarjes së të mirave, për vende që mendojnë se nuk e meritojnë të jenë pjesë pa dhënë kontributin e tyre”, deklaroi Haki Abazi për Top Channel.

Megjithatë, drejtuesi i “Rockefeller Brothers” beson se shumica e amerikanëve nuk do të zgjedhin Trumpin:

“Një shtet që ka motorët e modelit progresiv në botë nuk do të lejojë që të vijë Trumpi, i cili ka ndërtuar platformën e tij politike mbi ide ksenofobike, islamofobike, antilatino-amerikane, duke diskriminuar gjininë femërore dhe emigrantët, që në fakt janë njerëz që bëjnë punë të rënda dhe të rëndësishme në funksionimin e shoqërisë amerikane.

E shoh të pamundur, jo për faktin se Clinton është freskia më e madhe në kuptimin e mendimit progresiv, por për faktin se, sa ulët dhe sa larg është Trump me realitetin e shoqërisë amerikane”, tha Haki Abazi, “Rockfeller Brothers Fund”.

13 komente në “Drejtori shqiptaro-amerikan i “Rockefeller Brothers”: Trump, rrezik për Ballkanin”

  1. Niku says:

    Hillary eshte freskia?! Cfare shakaje shqiptaro-amerikane! Skandalet e saj nuk kane te sosur. Ajo eshte me e padeshiruara se asnje tjeter ish kandidat per president ne historine e Amerikes. Veprimet e saj me perdorimin e serverit ne shtepi kur ishte sekretare shteti, skandali i emaileve, fondacioni Clinton nje loje pay for play, genjeshtrat e saj te vazhdueshme, dyfytyresia e saj ne shume ceshtje te rendesishme te politikes amerikane, skandalet familjare dhe dora e saj ne shkaterrimin e jetes se shume grave amerikane, perfshirja e saj personale dhe e fushates se saj ne futjen e njerzve per te prishur mitingjet e republikaneve e shume te tjera si keto tregojne se ajo eshte nje kandidate e papergjegjeshme per presidente. Vendi i saj ne se ishte qytetare e thjeshte do ishte me siguri ne burg.
    Korrupsioni i saj dhe familjes preku majat me te larta te shtetit amerikan. Takimi i Klintonit me Prokuroren e Pergjithshme ne kohen kur ajo ishte nen hetim nuk ka bere vaki ne Amerike. Ajo zhduku provat kur ishte nen hetim per emailet. Etj qe nuk kane fund per te.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ne pergjithesi shqiptaret e Anerikes jane deficente ekstrem , edhe ky Abazi nuk beka perjashtim

      Trump nuk esht larg me realitetin amerikan , por e meta e tij esht se ai nuk esht politikan kur flet dhe kjo e ben ate qe te humbi perballe Hilarit

      Ai ngaqe ka mungese eksperience si politikan , nxitohet kyr flet , nuk di te permbahet dhe kjo esht nje arsye e forte qe ai te humbasi zgjedhjet

  2. feniks says:

    Trump-i eshte nje “HITLER” i kohes se sotme!
    Ai kurre nuk zgjidhet president!

  3. Emy says:

    Si Trump edhe Klinton nga xhepi Rockfelerit kane dale keshtu qe me keq nuk behet.

  4. Dean says:

    “…jo për faktin se Clinton është freskia….” Lexoje mirë!

  5. Aleko says:

    Cfaredo te jete klinton shqipetaret kane obligim te jene me te.Deri sa klinton na dhane nje shtet te dyte shqipetare mos votimi per te nga ana e shqipetareve dote jete tregues i nje mosmirenjohje primitive skandaloze dhe nje turp i madhe per ta.Ne fund cdo gje ne kete bote eshte forca dhe ne si vend i paperfllshem te mos respektojme ata te forte qe na mbeshtesin ne.Nuk.na takon ne te bejme apo te shesim mend se si duhet te jete demokracia ne vendin me te fuqishem te planetit kur ne sjemi vec nje pike we avullon shpejte,

    1. Gjykatesi says:

      or Aleko nuke e di mire historine ti je I vogel me duket , Serbet do ti sulmonte Bushi ( I pare) dy vjete para Klintonit ( mashkull) , Ishte Politika Americane , e jo e nje Presidenti, keshtu duhet tja dini Amerikes e jo njerit apo tjetrit , Strategjine e Amerikes nuke e bene thjesht Presidenti . me qe ra fjala , Populli American do zgjedhe neser ,

  6. krysho ludovik says:

    ashtu eshte ndryshojne shume njeri eshte mut i thate tjeteri i njome
    edhe po u interesoi juve jo shqiperise e ballkanit po gjithe evropes ja vini flaken vec te jeni vete ne krye

  7. korcari says:

    Trump eshte i rezikshem per shtetet artificiale si Kosova dhe Shqiperia prandaj ne mbeshtesim Hillary!!!

    1. undefined says:

      Ku ka me Shtet artificial se ceshte ajo Greqia tende more “korcari” coban lloj lloj turmssh jevgjite gjenden brenda qe neper shtepite e tyre flasin nje turli gjuhesh nga shqipja slkavishtja turqishtja vllahishtja arabishtja armenishtja lodhesh duke i numeruar

  8. Totila says:

    Trump , per te gjithe ata qe nuk e njohin se cfare perfaqson eshte pos kryemashtrues por dhe i rrezikshem dhe i C’ekuilibruar ne vendimmarje qofte si i pa eksperience ne politike por edhe emocional sikur te ishte nje adult 17-18 vjec.
    Te mburresh kur ke para dhe ne moshen 60 vjecare se ua kam bere Aq dhe Kaq femrave dhe te thuash se i kapja nga organet gjenitale dhe ato nuk ndiheshin gje qe nuk do ta
    bente as dhe nje trafikant qe eshte Metamorfizuar ne nje Biznesmen , tregon se ke deformime personaliteti dhe nuk je i denje per nje post te larte , sepse te mungon ABC- ja ne politike , d.m.th. nuk di qe ta mbash gjuhen brenda dhembeve.
    Natyrisht qe edhe Clinton nuk eshte nje Engjell por ka eksperiencen e duhur per nje post te tille dhe mbas Saj ka nje Politikan Kalibri , me i miri sipas mendimit tim mbas Franklin Rooswelt , pra Bill Clintonin.
    Po sy nuk keni qe te shikoni Se, asnje nga Figurat qendrore Republikane nuk po e mbeshtet me perjashtim te nje Grotesku te Newjersey si Christ Christ .
    Cdo te thote kjo ?
    Mos gjykoni ne menyre emocionale dhe tifozerie partiake.
    Sondazhet e krahut te Clinton si CNN e nxjerin Clintonin me avantazh + 11 , kurse Fox njuz i njohur si 100% Republikan e nxjer Clintonin + 7 pike perpara Trumpit .
    Perndryshe, eksperienca e sondazheve gabon me + – 3 Pike .
    Ketu nuk po permend fushat ekonomike ku Clinton mbreme ishte shume larte apo dhe politikem e jashteme .
    Kurse Trumpi doli jashte Faze kur e etiketoi Clintonin Nasty Woman.

    1. Gjykatesi says:

      Totillke por CNN eshte I paguar nga Clintoni jot. duro deri neser,

  9. Guardium says:

    Fuck off Haki suma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje