Injoranca e Blendi Fevziut dhe heronjtë që ndajnë Tiranën e Prishtinën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fevzoNga Nexhmedin Spahiu

 

Shkuarja e Edi Ramës në Beograd duhet të shihet si interes i qytetarëve të Shqipërisë në radhë të parë. Si Kryeministër i një vendi sovran, ai ka të drejtë të takojë kë të dojë dhe në këto takime të përmendë kë të dojë, ta ndihmojë një shtet të tretë apo edhe të bëjë pazare në dëm të një shteti të tretë. Llogarinë për këtë ai ua jep vetëm qytetarëve të Shqipërisë. Rregullimi i marrëdhënie Shqipëri-Serbi është interes i Shqipërisë. Ai është edhe interes i Kosovës, përderisa Shqipëria është aleati i saj më i natyrshëm.

Edi i ndihmoi Kosovës me batutën për Trepçën, por i lëndoi kosovarët duke përmendur Ivo Andriqin, të cilit Edi, mbiemrin ia shqipton rusisht “Andriç”, ndoshta sepse nuk e kupton se mbiemrat serbë e rusë dallohen pikërisht me këtë “iq” apo “iç”. Të përmendesh shkrimtarin Ivo Andriq për kosovarët është sikur të përmendesh Hitlerin për hebrenjtë. Andriq ishte shkrimtar i madh, fitues i “Nobelit”, por edhe Hitleri ishte një orator i madh dhe një gjeni, por po t’i përmendesh këto fakte, lëndon hebrenjtë. Pikërisht ky lëndim që u bëri Edi i zgjoi ndjenjat kosovariste, sa që edhe ata që deri më dje më shanin mua e Halil Matoshin për kombin kosovar, u bënë zëdhënës të identitetit kosovar. Për ironi, benzinë zjarrit i hodhi Blendi Fevziu.

Jo vetëm me debatin që organizoi në këtë temë, po edhe me shkrimin “Shqipëria, Kosova dhe kombi!”, duke tentuar të relativizojë Edi Ramën, u fut në një temë ku u tregua shumë jokompetent. Në debatin televiziv, por edhe në shkrimin e tij, ai hodhi “argumente” të cilat në opinionin publik të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, kaherë kanë marrë përgjigje dhe kësisoj u zhvlerësua në sytë e atyre që mendonin se është i ditur. Blendi shkruan “Nëse ka dy kombe, pra një shqiptar dhe një kosovar, ku duhet të klasifikohen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit? Po ata që jetojnë në Mal të Zi? Po shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Çamërisë, cilit komb do t’i përkasin?”.

Për shqiptarët etnikë që bëjnë jetën e minoritetit në vendet fqinje me Kosovën e Shqipërinë Blendi pyet se cilit komb i takojnë. Në Kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët në Maqedoni njihen si minoritet etnik. Në Kushtetutën e Malit të Zi, shqiptarët në Mal të Zi njihen si minoritet etnik. Në Kushtetutën e Serbisë shqiptarët në Serbi njihen si minoritet etnik. Në Kushtetutën e Kosovës (dhe planin e Ahtisaarit) shqiptarët e Kosovës njihen si komb. Pra shqiptarët e Kosovës janë komb.

Komb shqiptar i Kosovës, komb kosovar, komb dardan, ç’rëndësi ka emri. Me rëndësi janë komb. Kanë shtetin e tyre, siç e kanë edhe shqiptarët e Shqipërisë shtetin e tyre. Shqiptarët në Maqedoni nuk e kanë shtetin e tyre, ata kanë aq të drejta sa u japin maqedonët, apo aq sa ata janë të zotë t’i imponojnë ato. Pse shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Kosovë janë dy kombe të ndryshme? Janë, sepse jetojnë në dy shtete të ndara. Vetë fakti se Blendi Fevziu e Edi Rama, të cilët para sa ditësh deshën t’ia nxirrnin sytë njëritjetrit, tani janë në një taborr, dhe Halil Matoshi e Enver Hoxhaj, në raporte hiq më të mira se Blendi Fevziu e Edi Rama, me këtë rast janë në një taborr, është argument se bëhet fjalë për dy kombe të ndryshme.

Këto kombe nuk i dallon as gjuha, as gjaku, as prejardhja (pra nuk i dallon etnia), por i dallon qasja ndaj disa vlerave. Përderisa Edi Ramës e Blendi Fevziut u duket normale përmendja e një shkrimtari të kalibrit botëror si Ivo Andriq, për Halil Matoshin e Enver Hoxhajn (dhe kosovarët e tjerë) kjo është një tmerr. Edhe kombi shqiptar, edhe kombi kosovar kanë heronjtë e tyre të përbashkët: Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Bajram Currin, Nënë Terezën, Adem Jasharin, Indrit Carën etj., por kanë edhe heronjtë që për kombin tjetër janë antiheronj.

P.sh., Presidenti Rugova ka dekoruar Rexhep Mitrovicën dhe emrin e tij e mbajnë rrugë e institucione në Prishtinë e Mitrovicë. Emrat e Xhafer Devës, Asllan Boletinit dhe vlonjatit Ago Agaj po ashtu mbajnë rrugë të Kosovës, por këta në Tiranë konsiderohen tradhtarë të kombit. Derisa Aleksandar Rankoviq është figura më e urryer në Kosovë (madje më shumë sesa ajo e Sllobodan Millosheviqit), Tirana zyrtare atë e mban akoma për hero. Pra jemi dy kombe dhe shyqyr që jemi. E mira është që raportet të jenë vëllazërore dhe jo një komb që i nxjerr sytë njeri-tjetrit. Edi Rama mund të shkojë në Beograd sa herë të dojë, t’i rregullojë marrëdhëniet me Serbinë.

Mirë është që ta ndihmojë Kosovën, por në radhë të parë nuk ka përse t’i lëndojë kosovarët duke iu vardisur serbëve. Kosova ka interes nga afrimi reciprok i Shqipërisë me Serbinë. Çdo takim i Edi Ramës me Vuçiqin është i mirëseardhur për Kosovën. Nëse epilogu i këtyre takimeve do të jetë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, atëherë Rama do të jetë hero i Kosovës e Vuçiqi mik i Kosovës. Nëse epilog i takimeve të tyre do të jetë marrëveshja për ndarjen e Kosovës, atëherë Rama e Vuçiqi do jenë armiqtë e Kosovës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Injoranca e Blendi Fevziut dhe heronjtë që ndajnë Tiranën e Prishtinën”

  1. AGIM says:

    Nuk besoj se e ka mire artikullshkruesi. A rane ndonjehere dakord gjermanet (ne RFGJ e RDGJ) se ishin kombe te ndryshem?
    Fakti qe kane apo mund te kene qasje te ndyshme per disa vlera nuk perben argument. Qasje te ndryshme per disa vlera mund te gjesh ne cdo komb, si ne te kaluaren ashtu edhe sot.
    Te shtrish vleren e qasjeve te ndryshme deri sa te ndash nje komb? Ky eshte se paku teprim, se shumti …..

    1. krysho ludovik says:

      bjeru nexho nxijua syrin
      se keta grabites jane duan te vijne te bejne ligjin ne kosove pa zbrazur asnje pushke
      ka zot ai vend

      1. Kosovari,ama ai i verteti says:

        1912-1991 kOSOVA ISHTE KRYEQYTETI I TE GJITHE SHQIPETARVE TE ISH jUGOSLLAVISE.
        prandaj,Beogradi i frigesohet Kosoves dhe me gjdo kushte mundohet te faktorizohet Tirana kuslinge.
        kot e ka Rama dhe Vuqiqi,e dine shqipetaret e ish Jugosllavise ku jane shkolluar gjate komunizmit,edine shqipetaret kushe i beri lufterat ne lugin dhe maqedoni.
        pra,qendra e shqipetarise eshte Prishtina.

        nje foto sa 1000 fjale,e shikoni Blendin ne qfare derexhe ka ra,EDI e trajton si femije?

        1. Skypion says:

          Ne nje koment te meparshem,mbi kete teme,permenda Nexhemdin Spahiun dhe Halil Matoshin,si me patriote se “patriotet” e rrejshem ketu ne Shqiperi qe kane marre ne mbrojtje Edi Ramen.
          Gjithe duke theksuar,se nuk jam aspak dakord me idene e tyre te “kombit kosovar”.
          Zotni Spahiu,ashtu edhe sic pritej,e dha opinionin e vet mbi debatin ne fjale.Por,meqenese,si gjithmone,nuk mund te rrije dot pa permendur idene aq te dashur per te, te “kombit Kosovar”,atehere – ndryshe nga rastet e tjera kur kam bere komente mbi antikosovarizmin e fshehur te nje pjese te konsiderueshme te gazetareve dhe analisteve “patriote” te Shqiperise,qe gjeten rastin e volitshem per ta shprehur ate,ne menyren me skuthe te mundshme(gjoja si patriote,e disa madje edhe si nacionaliste te thekur) – po them dicka mbi kotesine e kembenguljes se habitshme te Nexhmedin Spaihut ne idene e “kombit kosovar”.Shume shkurt.
          Ja c’thote vete Nexhua:” Ne Kushtetuten e Kosoves(dhe planin e Ahtisaarit) shqiptaret e Kosoves njihen si komb.Pra shqiptaret e Kosoves jane komb”…!!!
          Gjepure me te madhe,rralle degjon.
          Sepse,sipas kesaj logjike te cuditshme,shqiptaret e Kosoves na qenkan komb,meqe kete e thote Kushtetuta e Kosoves dhe,sic! …Ahtisaari!
          O Nexho,a je ne terezi bre njeri?!
          Kur na paska dale kjo teori,sipas se ciles,nje komb quhet i tille,nese kete e percakton nje kushtetute,dhe…medet,medet…nje finlandez a c’fare eshte ai,nje Ahtissar?!
          Nejse.
          Kam ndjekur debatet mbi percaktimin e termit “komb”,qe ka bere Spahiu.Ai sjell argumentat e tij.
          Ai,Nexhua pra,keqkuptohet me fjalet e veta.
          Sepse,i nderuari zoteri Nexhmedin,fjala “komb” ne shqip,nuk eshte e njejte me ate ne anglisht,ku,meseshumti, edhe e mbeshtet zotrote argumentin tend.
          Ta kane thene edhe te tjere,mos gabohem.Nuk besoj se e teproj po te ta perseris.Eshte nga ato raste,si ne ato koherat e dikurshme te se ashtuquajtures “pedagogji shkopale”,kur nxenesve i’u mesohej me perseritje,shoqeruar kjo edhe me ndonje perkedhelje te posacme(cka i dha edhe emrin mesimedhenies).
          Nje mekat tjeter i Nexhos,eshte se e ka shume merak te perzieje religjionin ne diskuret e tij mbi kombin dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne pergjithesi.
          Ky mekat ,qe nuk eshte rasti te flasim tani,mendoj qe eshte edhe nje nder arsyet kryesore te qasjes se tij te cuditshme ndaj ceshtjes kombetare.
          Nuk besoj ne thashetheme,dhe ne teorira komploti,por afeksioni qe ka Nexhua ndaj ketij mekati,ashtu si edhe Feraj,nje tjeter i ngjashem si ai,me ben te dyshoj fort.
          Me shume do te doja,qe qendrimi i Nexhmedin Spahiut,ashtu sic me shkon ne mendje kahere,te gjeje shpjegim ne planin psikologjik: njelloj frustrimi nga “supremacia intelektuale historike”,padyshim fallce,e intelektualeve nga Shqiperia,te cilet intelektuale ( jo te gjithe,mos te keqkuptohemi),nga ana e tyre,te vetedijshem per kete vanitet,e ushqejne ate per te ushqyer egon e tyre te semure por edhe si “avantazh” ne debatet me koleget e tyre nga Kosova;gje qe u pa edhe ne kete debat te fundit.

      2. Skypion says:

        Ne nje koment te meparshem,mbi kete teme,permenda Nexhemdin Spahiun dhe Halil Matoshin,si me patriote se “patriotet” e rrejshem ketu ne Shqiperi qe kane marre ne mbrojtje Edi Ramen.
        Gjithe duke theksuar,se nuk jam aspak dakord me idene e tyre te “kombit kosovar”.
        Zotni Spahiu,ashtu edhe sic pritej,e dha opinionin e vet mbi debatin ne fjale.Por,meqenese,si gjithmone,nuk mund te rrije dot pa permendur idene aq te dashur per te, te “kombit Kosovar”,atehere – ndryshe nga rastet e tjera kur kam bere komente mbi antikosovarizmin e fshehur te nje pjese te konsiderueshme te gazetareve dhe analisteve “patriote” te Shqiperise,qe gjeten rastin e volitshem per ta shprehur ate,ne menyren me skuthe te mundshme(gjoja si patriote,e disa madje edhe si nacionaliste te thekur) – po them dicka mbi kotesine e kembenguljes se habitshme te Nexhmedin Spaihut ne idene e “kombit kosovar”.Shume shkurt.
        Ja c’thote vete Nexhua:” Ne Kushtetuten e Kosoves(dhe planin e Ahtisaarit) shqiptaret e Kosoves njihen si komb.Pra shqiptaret e Kosoves jane komb”…!!!
        Gjepure me te madhe,rralle degjon.
        Sepse,sipas kesaj logjike te cuditshme,shqiptaret e Kosoves na qenkan komb,meqe kete e thote Kushtetuta e Kosoves dhe,sic! …Ahtisaari!
        O Nexho,a je ne terezi bre njeri?!
        Kur na paska dale kjo teori,sipas se ciles,nje komb quhet i tille,nese kete e percakton nje kushtetute,dhe…medet,medet…nje finlandez a c’fare eshte ai,nje Ahtissar?!
        Nejse.
        Kam ndjekur debatet mbi percaktimin e termit “komb”,qe ka bere Spahiu.Ai sjell argumentat e tij.
        Ai,Nexhua pra,keqkuptohet me fjalet e veta.
        Sepse,i nderuari zoteri Nexhmedin,fjala “komb” ne shqip,nuk eshte e njejte me ate ne anglisht,ku,meseshumti, edhe e mbeshtet zotrote argumentin tend.
        Ta kane thene edhe te tjere,mos gabohem.Nuk besoj se e teproj po te ta perseris.Eshte nga ato raste,si ne ato koherat e dikurshme te se ashtuquajtures “pedagogji shkopale”,kur nxenesve i’u mesohej me perseritje,shoqeruar kjo edhe me ndonje perkedhelje te posacme(cka i dha edhe emrin mesimedhenies).
        Nje mekat tjeter i Nexhos,eshte se e ka shume merak te perzieje religjionin ne diskuret e tij mbi kombin dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne pergjithesi.
        Ky mekat ,qe nuk eshte rasti te flasim tani,mendoj qe eshte edhe nje nder arsyet kryesore te qasjes se tij te cuditshme ndaj ceshtjes kombetare.
        Nuk besoj ne thashetheme,dhe ne teorira komploti,por afeksioni qe ka Nexhua ndaj ketij mekati,ashtu si edhe Feraj,nje tjeter i ngjashem si ai,me ben te dyshoj fort.
        Me shume do te doja,qe qendrimi i Nexhmedin Spahiut,ashtu sic me shkon ne mendje kahere,te gjeje shpjegim ne planin psikologjik: njelloj frustrimi nga “supremacia intelektuale historike”,padyshim fallce,e intelektualeve nga Shqiperia,te cilet intelektuale ( jo te gjithe,mos te keqkuptohemi),nga ana e tyre,te vetedijshem per kete vanitet,e ushqejne ate per te ushqyer egon e tyre te semure por edhe si “avantazh” ne debatet me koleget e tyre nga Kosova;gje qe u pa edhe ne kete debat te fundit.

  2. Dardania says:

    Z Mero baze ne vend qe te japesh deklarat e ketij,se tani te ka mbetur qe vetem edhe deklaratat e H.Matoshit te japesh,pse nuk jep ate deklaraten e nje zyrtari te larte nga Kosova qe beri pardje kur tha,nqs greqia sulmon Shqiperine,sic kercenoi ministri grek, do perballet jo vetem edhe me Kosoven por me 17 milion shqiptare ne bote,apo shume e shume deklarata te tjere pozitive edhe ne lidhje me kete temen e ketyre diteve te fundit.
    Ky N.Spahiu eshte nje nga “te moderuarit jo-patriot” me te hershem qe ka pasur Kosova bashke me ate milionerin. H.Matoshin as sia vlen ta permendesh.Prandaj cuditem dhe eshte shume e demshme qe si mendim te Kosoves te shfaqni pikerisht grupin e analisteve qe prej 30 vitesh jane akuzuar si jo patriot, si shume liberal,apo edhe si spiun,sic akuzohet Matoshi dhe jo vetem. I them ketij N.Spahiut,ne shqiptaret e kosoves,dhe shume analiste,jo te gjithe sharlatane ,qe reaguam ndaj gabimit qe beri Edi Rama,reaguam si fillim,qe Rama apo kushdo kryeminister tjeter i Kosoves, mos te perseris gabimin,pra me mire te nxjerr mesimse cdo njeri gabon,sesa te perseris ku pastaj me keto afrimitetet e pershpejtuara shqiptaro-serbe, vetem dem do kishim dhe aspak dobi.Pra Ramen e kritikuam per kete gje,ndersa akuzave te disa analisteve nga Tirana qe na quanin titiste,apo sidomos ndaj disa komentuesve besoj shqipfoles por jo shqiptar, ne shqiptaret e Kosoves,perfshi mua, i beme vetem e vetem per te shuar zerat anti-kosovar,e qe dmth percarjet,dhe per te mbrojtur Kosoven,shqiptaret e kosoves dhe shtetin e eKosoves,sic bejme gjithmone, por Jo kurrsesi per te mbrojtur tezat e tua personale e aq me pak te Halil Matoshit, prandaj os abuzo,mos u perpiq tua devijosh rrugen ketyre “mbeshtetjeve”,sepsety ty,Migjen Kelemdnin dhe H.Matoshin ne Kosove ste mbeshtet asnjeri,ndoshta besoj as familja jote.Po filluan me kete rrugen shume liberale,do i fusim ne nje thes me ty edhe kete berat Buzhalen dhe adriatik Kelemendin(kusheririn e Migjen kelemendit) prandaj do ju lutesha te reflektoni,te gjithe ju analisteve.Sepse edhe disa sulme qe ne,ose edhe une personalisht si komentues i thjeshte, i bera kudner disa analisteve te Kosoves, i bera vetem qe ky mendim kaq liberal moderues,qe disa analist ne ks po shfaqin,te dekurajohet qe ne fillim,se pastaj marrin hov, dhe e praktikojne gjithmone e me shunme, sic dukesh qe ti paske marr hov dhe paske mendu,apo qellimisht e thua keshtu,sikur ne paskemi mbrojtur tezat tua dhe H.Matoshit.Kurre sdo e bejme.shtet kosovar ka, por kurre sdo kete komb kosovar,nqs ti dhe matoshi vazhdoni me kete hap,perfundimisht do ju konsiderojme tradhetar.Prape shpresoj per hir te shqiptarizmes qe te reflektoni.Me mire te kontribosh per mire se sa per percarje.Nuk di a ste vjen zor qe edhe femijet e tu te vihen ne pozita kur te tjeret i dine si femijet e nje tradhetari?Prandaj reflektoni.ne si shqiptar na leverdis dhe i zgjasim doren edhe H.Matoshit te reflektoj,e i japim dhe nje shans.Po nuk reflektoi ,perfundimisht qenka armik dhe tradhetari nr 1 ne Kosove.Edhe ti po sndryshove,njesoj si ai do konsideroheesh,pra do perbuzesh nga te gjithe shqiptaret e Kosoves

  3. kombi says:

    NGA 10 GABIMET QE THATE PER RAMEN ,TANI ZBRETEN VETEM TE PERMENDJA E ANDRIQIT ,QE DHE ATE RAMA E KA BERE, MEQENSE ISHTE NE TOKEN E TYRE ,POR JO PER NOSTALGJI .

  4. tfgs1 says:

    xhaferr deva o njishi njishave

    1. arbereshi says:

      PUCOFAGO po Xhafa eshte synit more bithecire i Janulles. Te pelqejne pucot e syniteve more bordello kot i shan synitet por pucot ju a do more byth tunel.

  5. Albania says:

    Andric eshte shkrimtare premio Nobel dhe i njohur n3 te gjithe boten ndersa Xhaferr Deva Asllan boletini kane masakruar njerez te pafajshem ne Shqiperi o gazetaruc jane dy paragone te kunderta nje serb qe ka folur kundra kosovareve dhe disa kosovare qe ju i nderoni kane masakruar shqiptare te pafajshem.Ofendoheni dhe keni me shume se nje jave qe lehni si qent pse ju mbrojti Edi Rama ne Beograd dhe quani patriotizma kur I.Rugova puthej me Milloshevicin kur Kosova digjej, nuk kam arritur ta kuptoj cfare rrace gazetaresh jeni kur ju ja humbni meritat atije qe kerkon te ju ndihmoje dhe kerkoni te beni hero nje njeri si S.Berisha qe ka ndihmuar gjithmone shtetin serb ne dem te kosoves si para dhe gjate luftes ne Kosove.Ju qofshi por keshtu si shkruani ju krijoni vetem urrejtje dhe asgje me shume …..dh sa per kujtes nuk ka dy kombe shqiptare o idjot por vetem nje dhe ai qendren e ka ne Tirane aty ku valvitet flamuri kuq e zi ndersa ju ne Prishtine ne mos gaboj keni flamurin tuaj.

    1. Prizrenasi says:

      Albania,po Andric me kualitet se gjeniu yne Kadare eshte? A ka shans qe serbia ta permend Kadarene?As sbehet fjale te ndodhi. E shikon qe ska barazi,pse te jemi me inferior pra? vetem kjo mjafton qe sduhet te permendej edhe po te ishte ky nobelisti njeri normal.Po kur ky nobelisti nuk eshte as njeri normal,pra eshte nje anti-shqiptar i terbuar?kKa punuar dhe ka bere projekte per te ndare edhe gjithe veri perendimin e Shqiperise,perfshire Shkodren,dhe mos te flasim per Kosoven. Kurse per flamurin,ne Prishtine egziston edhe flamuri shteteror,pa e zevendesuar asnjehere tek askush tek ne flamurin kuq e zi. Nqs edhe flamuri shteteror ne Kosove respektohet ,si nje nga rruget per ta promovu shtetin e Kosoves neper bote, ku eshte e keqja ketu ketu? Ti personalisht ne Tirane psh lejohesh te mbash edhe flamurin e nje parti politike, apo aq me keq edhe flamurin e Italise, Juventusit etj,krahas flamurit shqiptar(per te mos thene qe shpesh edhe keto flamujt e tjere qe permenda i ke perparesi krahas flamurit kombetar) ti pra kur ke keto te drejta, une pse skam qe krahas flamurit Kuq e zi te mbaj dhe flamurin e shtetit?

      1. ***** says:

        Une vete personallisht nuk do ta perdorja si reference Andricin, dhe sinqerisht kultura serve me duket shume abrashe. Eshte jashte shijeve te mia.
        Nuk kam ndonje simpati te madhe per shtetin Grek, po kultura greke me terheq me teper.

        Tani. Strategjite e Napoleonit studjoheshin jo vetem nga francezt por edhe prej gjermaneve dhe anglezeve. Strategjia e Jul Cezarit studiohet prej italianeve po se po, pot edhe prej te gjithe europianeve te tjere.
        Taktikat e Hanibalit huazoheshin prej liderve Romake dhe nganjehere zbatoheshin prej tyre edhe ne luftrat Punike.

        Rama perdori emrin e Andricit per me I thene serbit njihe Kosoven te pavarur dhe harroje Trepcen. Per mu kjo eshte shuplake karshi serbeve dhe Jo shqiptareve te Kosoves.
        Eshte karizmatike dhe tejet ironike.

        Ajo cfare beri Rama eshte njesoj sikur te vi Vucici ne Shqiperi dhe te perdori nje shprehje Rilindasi te 1800-s ose te Ismail Kadarese per te mbrojt idene se Kosova eshte Serbi.
        E kuptoni???

        1. Robert says:

          Edi Rama mund te perdorte figura madhore serbe, jo detyrimisht anti-shqiptare.. Mund te perdorte shkencetarin e madh NikollaTeslla. Mund te perdorte shkrimtarin dhe historianin Dimitrije Tucoviq etj.

      2. Albania says:

        Prizreni jeni ju kodovaret qe nderoni ata qe kane masakruar shqiptare te pafajshem si Xh.Deva e kompani ndersa Edi Rams vetem se ka cituar Andric dhe nuk e ka lavderuar mos rrini duke u marre me llafe boshe sepse ju del boja dhe sa per flamurin qe permende i yti eshte blu ndersa i imi eshte kuqezi ndersa flamuri italian apo gjerman nuk kane lidhje me kombin por jane thjesht dekor.

        1. Prizrenasi says:

          o Albania ste pyes ty ke kam flamur une, Kupton? Ti je vrima e fundit e kavallit qe me tregon mua se a eshte flamuri im ai blu apo kuq e zi. Ste marr leje ty, se kam luftu per flamurin kuq e zi dhe sma ndaloi dot as serbi e sma ndalon dot as ti. Citim e Rames ti e permende dhe tu pergjigja, tani ti po merresh me llafe boshe dhe per cudi me shume te shqeteson se doli dikush kunder Rames se sa gjithe debati qe na percau. Po flamuri i Ahtisarit a thashe une apo a thote dikush ne Kosove qe ka te beje me kombin>?Me kombin eshte kuq e ziu,te cilen te mbajme ne shpi dhe brenda Kosoves, Flamuri i ahtisarit eshte flamur qe perfaqeson vetem shtetin e Kosoves dhe jo pjesen e kombit shqiptar qe jeton ne Kosove,se ate perfaqen kuq e ziu ,kurse ne garat nderkombetare flamuri i Ahtisarit perfaqeson shtetin e Kosoves,sepse edhe po te duam sna lejon njeri,pra edhe ky ka nje qellim,sic ka qellim ai flamuri i dyte qe perdorke ti per dekor. dhje qe ty tu lejoka dhe mua jo.!

  6. Relax says:

    Kombi kosovar?Kjo eshte rrumbullakim i projektit serb se shqiptaret e Shqiperise jane tjeter komb-albanci,ndersa shqiptaret qe jetonin ne ish Jugoslavi jane tjeter komb-shiptari.A ,,kosovari,,a ,,shiptari,,neve na u fut ka.i,.

  7. Thanas L. Gjika says:

    Shqiptaret ne Ballkan kane qene e jane nje komb i vetem, ata duhet te kene nje atdhe te vetem, dhe jo disa atdhe. Pra vetem bashkimi i tyre ne nje shtet te vetem eshte zgjidhja me e mire, si per popullin shqiptar dhe per fqinjet e tyre ballkanike dhe mbare Europen. Diplomacia europiane e ka kuptuar se ndarja e ketij kombi me 1913 ne disa shtete nen presionin e Rusise cariste, ka qene nje gabim i rende qe shkaktoi gjakderdhje shumecjecare deri me 1999 dhe vijon ende… Krijimi i dy apo me shume kombeve prej popullit shqiptar eshte zgjidhje e gabuar dhe e demshme. Ajo i intereson Serbise dhe atyre qe nuk ia duan te miren popullit shqiptar. Miqte dhe armiqte e popullit shqiptar, kudo ku jeton sot jane te njejte si par Shqiperine dhe Kosoven. Historia popullit tone duhet rishkruar me kete synim…

    1. Kosova-zemra e Shqiperise says:

      Shume bukur ke folur Thanas Gjika.Ashtu eshte.Nje komb ishim jemi dhe do jemi..Te siguroj,te pakten per sa i perket shqiptareve te Kosoves nuk ka as dilemen me te vogel. Keta 3-4 persona qe nuk kalojne as numrin 5 qe i fryejne kesaj ideje,nuk i marrin per baze as njerezit e tyre.Migjen Kelmendin psh edhe baba i tij atdhetar e kundershton,E ka kundershtu edhe ne nje debat televiziv, prape babe e bir duke debatu per kete teme. Per fat te mire kjo “partia” qe kakriju kete “komb kosovar” ,ka 3 kryetar,3 krijuesit e saj, por asnje anetare, pra asnje ndjekes, Nuk po uroj te jete keshtu edhe pas 100 vitesh,sepse e di, qe keshtu do jete.ska shans te ndodhi ndryshe. Te siguroj

  8. Bledi says:

    More Nexhmedin qe nuk e din..ne Shqiperi probleme me “iq” dhe “iç” nuk ekzistojne.. Ne kemi vetem “iç”. Vuqiqi per ne eshte Vuçiç.. Millosheviqi eshte Miloseviç. Nje çift te dashurish jane çift jo “qift”.. Dashte Zoti i madh e kuptofshit ndonjehere se na lodhet…

    1. Jeronim de Rada says:

      Nese te intereson e verteta , ic apo iq, hedhja nje sy wikipedias dhe do te bindesh se ky idioti Spahiu e ka mire.
      https://en.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Vu%C4%8Di%C4%87

    2. Robert says:

      Ju keni pasur kontakt me ruset prandaj perdorni vetem “ic”.

  9. Moni says:

    Po jo or budalle, jo! Nuk jemi dy kombe. Jemi nji komb. Kombi shqiptar. Lexo literature se kush jane karakteristikat e kombeve. Kane gjuhe te njejte, kulture te perbashket, histori te perbashket, dhe vazhdimesi teritori pavarsisht vijave kufitare.
    -Jemi shtetas te ndryshem te nje kombesie.
    Shqiptaret e Shqiperise- Shtetas shqiptare- Kombesia shqiptare.
    Shqiptaret e Kosoves – Shtetas kosovare- Kombesia shqiptare.
    Serbet e Kosoves- Shtetas kosovare- Kombesia serbe ( sipas teje kosovare ????)
    Shqiptaret e Maqedonise- Shtetas maqedonas- Kombesia shqiptare.
    Shqiptaret e Malit te Zi- Shtetas malazes- Kombesia shqiptare.
    Shqiptaret e Presheves… – Shtetas serb- Kombesia shqiptare.
    Minoritare greke ne Shqiperi- Shtetas Shqiptare-Kombesia greke.

    1. Matoshi=N.Spahiu says:

      Shume sakte. Ky idiot e di kete gje por do te behet dele e zeze me zor,per tu duk ndryshe bashke me ate Matoshin.SHQIPERIA=KOSOVA

    2. Robert says:

      Ajo cfae ti e quan kombesia eshte ETNIA. Serbet ne Kosove nuk jane komb, jane minoritet etnik.

  10. xheJ eN Bi says:

    Nuk ka vetem injorant pa shkolle ,po ka dhe injorante me dhkolle te larte ,po dhe Profesora Universitetesh.
    Dhe nje nga keta eshte Nexhmedini.
    Prof. Nexhmedini ben nje ndryshim te mbiemrit te Ivan Andriç.Te jete kaq injorant ku nuk harin te kuptoje qe “q” -en dhe “ç”-en
    e ngaterojne kosovaret dhe lezhianet.
    Dhe e dyta qe Ivan Andriç nuk eshte serb po kroat.
    Nuk di se ç’ka thene e ç’ka bere kunder shqiptareve te Kosoves ,po ato i ka thene e i ka bere si kroat dhe jo si serb.

    1. Agron says:

      Cfare idioti na qenke. Po ku ke pare qe mbiemrat serbe e kroate perfundojne me “iç”.

  11. KS AL says:

    Edhe me gishtat e nje dore po te numerohemi, nuk do lejojme kurre qe ne Kosove te vendoset,te behet dhe te ndihemi ndryshe dhe ne kundershtim me interesin kombetar.Po per fat te mire me gishta e nje dore numerohen keta te dyshimtet Matoshi-Spahiu-Pallaska,te gjithe miq me njeri tjetrin.Kurse ne 99.999% e shqiptareve te Kosoves jemi ata qe ishim.Do jemi ata qe ishim. Mos keni merak vellezer ne Shqiperi e kudo. Jemi ata qe ishim 😉

  12. Relax says:

    U paraqit shoku im nga Mitrovica(cel.),kuptohet me kombesi shqiptare,O Arber me tha ,pse lodhesh te bindish Nexhbedinin(me kombesi kosovare),Nexhbedinin dhe kosovaret si ai(per nga kombesia)me kollaj u mbushish byth.n se koken.

  13. Kendrevica says:

    Rankoviçi u mbaka hero në Tiranë? A ështe në terezi ky koqe?

  14. ***** says:

    Edi Rama perdori emrin e nje anti-shqiptari si Andric, per interes te shqiptareve.
    Njesoj sikur Vucici te vi ne Tirane dhe te perdori emrat e gjenive shqiptare per te mbrojtur interest serbe.

    Fakti se perse Andric nominohet per cmim Nobel nderkohe qe shkruan teza shfarosje popullsie nuk eshte faji I shqiptareve, por I marrezise europiane. Marrezi qe sot po ndreqet dhe qe kerkoi qe Rama te ishte pjese e atij debati ne Beograd.

  15. aqif tahipi says:

    Une kujtoja se vetem ne ne Shqiperi kishim analiste dhe opinioniste te llojit loqe katundi ,por u habita kur pashe ne tv dhe lexova ne gazetat online te Kosoves se edhe atje kishte jo pak gazekare te mirefillte. Kisha idene se opinionistet ne kosove ishin disi me larg bythelepirjes ndaj politikaneve por per fat te keq edhe atje situata qenka po njesoj. Edhe ky nexho spahoja me duket se synim paska te ruaje fort timarin e vet ,se nuk kuptohet ndryshe (pa) aftesia e tij per te njesuar kombin me shtetin .Perkrahesit e ketij zbulimi patjeter qe duhet te marrin cmimin nobel ne idiotologji per arritjen e tyre ( formimin e nje kombi per 8 vite ).

  16. Cari HAlil says:

    Halil aga, disa emertime rrugesh ne Prishtine e nje dekorate per XHEPIN na ndankan ne dy kombe?
    I forti @ar i marre qe qenke (@ari hyn ne nj vrime, kurse @ari i marre i merr ne konsiderate gjithe vrimat, me perparesi ato prapa)

  17. uskania says:

    Karaxhiçi është shumë më i urryer edhe se Millosheviçi në Shqipëri.Madje, serbët si të tillë, nuk shihen me sy në Shqipëri.Ky Nexha duket se i bie borisë në interes të Sërbisë.

    1. Ilir Mitrovica says:

      Kercovare nga Uskana,ky Nexhua ka 20 vite qe kete pune ben,Pra shume me heret se Kosova kishte fituar pavaresine e lirine. Tani dicka ka, ose e pagun serbi eshte nje budalle total. Po te varet nga ky edhe Mitrovicen ja jep Serbise. Kandidoi dhe per kryetar Mitrovice por u degjeneru krejt,smori pothuasje asnje vote

  18. Bekimi says:

    O Nexh-o,
    Serbët, njësoj si kosovartë nuk mund ta artikulojnë ndryshimin në tingull mes q-së dhe ç-së.
    Ti na flet për një keqshqiptim të Andriçit prej Edi Ramës, me argumentin se serbisht na qenkësh Andriq dhe në rusisht Andreiç.
    Pyetje për ty: A e di ti ç’dmth “hiq” në shqip?
    Pra, ti nuk dallon për vete dallimin mes hiç dhe hiq.
    Tingulli që kanë mbaresat e mbiemrave serb janë iç dhe jo iq.
    Për do njeri me dëgjim normal, Millosheviçi e ka kështu, me iç, dhe iq.
    Nëse e ka me iq, le ta bëjnë dallimin me shqiptim, por kjo shpjegon njësimin tuaj si kosovarë me serbishten, që ndonëse i njihni shkronjat, nuk e bëni dallimin mes tyre në shqiptim.
    Nejse, e lagu s’e lagu skilja bishin i thuhet kësaj.
    Pra, ti anon me Bledin se ka një komb kosovar.
    Mospajtimet përsa i përket heronjve a armiqve ekzistojnë edhe brenda të njëjtit popull. Shembull është Ahmet Zogu që një qeveri e caktuar vendosi përmendoren e tij në Tiranë, bashkë me emron e rrugës ku ndodhet. Shumica e popullit është kundër kësaj. Pra nuk është thjesht punë Rexhep Mitrovice a Xhaferr Deve apo Ago Agajn.
    Unë për vete as Gonxhe Bojaxhiun apo Skënderbeun nuk i dua si fugura kombëtare, por nuk bëj luftë për të vdekur.

  19. Visi says:

    Un tani po nigjoj per rankovicin.e jo me ta njoh si hero.ky nuk eshte ne terezi.si shqiptar i thjesht i shqipris shof vetem 1 version:edi rama karilindur tha ne beograd se trepca eshte kosova dhe duhet te njifni kosoven dhe i lumt palla.rroft shqiptaria dhe librin e shpis te gjith ktyre gazekarve qe bojn tym kot per gojore me nuanca polotike

  20. saliu says:

    Fuck you , “New born idiot”. Me kete qe po beni ju matane Drinit, po e vertetoni qe jeni te pa afte per gjithcka. Xhaferr Deva mor i pa cipe eshte nje vrases ordiner, ai ka vrare vellain tim pa asnje shkak, ne prag te deres se shtepise, turp per ju qe mbani per heronj naziste, po duket nga shkrimi qe je nje “nazist i vockel” e jashteqitje e kombit shqiptar. Me mire qe kerkon te dallohesh si ” komb Kosovar” sepse eshte turp te quhesh Shqiptar mor nazist i felliqur.

  21. DRENICA E KUQE says:

    A e dini ju shqiptarte e mi se ma Ivo Andriqa jane Nexhemdin Spahiu Shkelzen Maliqi Baton Haxhiu Adriatik Kelmendi Halil Matoshi Berat Buzhala Veton Surroi Migjen Kelmendi dhe shoke te tyne ne Tirane si Fatos Lubonja dhe te tjere te shumte qe i mbeshtesin “kosovaret” antishqiptare qe familjarisht ishin ne sherbim te Jugosllavise e te Tites!…
    Mbana toke çka po ndegjijme e çka po shohim!…

    DRENICA E KUQE

    1. Tec says:

      Drenica, mos i perzij Adriatikun, Migjenin, Vetonin e Shkelzenin me ato majmuna.

  22. vang says:

    edhe paskan tipare te perbashketa shqiptaret dhe kosovaret edhe nuk na qenkan nje komb sepse jetojne ne dy shtete.Hajde merre vesh gazetarin qe nuk dallon kombin me shtetin.Me qe Ahtisari e quajti komb Kosoven ,vetem ajo i perkiska kombit shqiptar.Qenke nje karafil more Spahiu sa harxhojme kohen kot.Mbi 50 vjet gjermanet ishin te ndare ne dy shtete dhe ahere,nuk tha njeri se Gjermania Perendimore ishte gjermane dhe ajo lindorja nuk ishte gjermane dhe anasjelltas.Por fatkeqesisht shqiptaret nuk jane si gjermanet.NA RROFSH PER DIMER MOR SPAHIU SE PER VERE JEMI VETE.

  23. REZI says:

    fjalë e lirë është kjo? shtyp i lirë të flasësh kodra pas bregut? Ku e mësove ti mor medemek profesor se në Shqipëri Rankovici është hero? Ku e gjen të drejtën të akuzosh një popull për gjëra që i ka denoncuar që në krye të herës? Turp për ty dhe pseudopatriotizmin tënd. Turp që kërkon përcarje mes shqiptarësh, mallkimi i popullit do të ndjekë për të pavërtetat që thua. Herë e parë që lexoj një shkrim tëndin dhe e fundit ngelet, s’ja vlen të lexosh profesorucë që ju ka marrë koka erë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *