Kryemadhi “fushatë” kundër Metës, me rivalin Rrokaj shpërndajnë 1 mijë karta të reja anëtarësimi në LSI

20 Tetor 2016, 18:44Politika TEMA
Kryemadhi “fushatë” kundër Metës, me rivalin Rrokaj

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon fushatën në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë që do të zhvillohen më 6 nëntor. Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë “fushatë” kundër bashkëshortit të saj, kreut aktual të partisë ILir Meta teksa bashkë dhe me kandidatin për kryetar i LSI, Shezai Rrokaj zhvilluan takime me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësitë Administrative 1 dhe 8 në Tiranë, ku edhe kanë shpërndarë rreth 1 mijë karta të reja anëtarësimi.

Gjatë këtij takimi, kandidati për kryetar të LSI-së, Shezai Rrokaj theksoi se gara për kryetar nuk është një garë ndërmjet individëve por është një garë idesh dhe ku rëndësi ka alternativa e mendimeve.

“Jemi një forcë politike e cila vlerëson garën, sepse është një nga parimet bazë të demokracisë. Është një garë ku në radhë të parë ka rëndësi alternativa e mendimeve dhe ku ka më pak rëndësi fituesi apo humbësi, sepse në fund të kësaj gare, në fund të ditës, fituese duhet të dalë LSI-ja. Këtë garë që zhvillohet midis nesh, e cila nuk është një garë rivalësh dhe aq më keq një garë komediane, siç zhvillohet në partitë e tjera, është një tërësi mendimesh, konceptesh që e shëndoshin LSI-në”, tha Rrokaj.

Në vijim të fjalës së tij, kandidati për kryetar të LSI theksoi se gara që po zhvillon përballë Ilir Meta, është një garë mendimesh duke shprehur edhe alternativën e tij përpara strukturave të LSI.

“Është një pyetje që mund ta bëj gjithsecili prej jush: Po si t’i mund të dalësh në garë përballë Ilir Metës për vlerat që Meta ka që është themeluesi i LSI-së?! Por që natyrisht ka edhe një përgjigje e cila në radhë të parë konsideron vlerën e Ilir Metës si arkitekt i LSI-së.

Dhe unë nuk kam ndonjë kontribut politik të krahasueshëm me Ilir Metën, por natyrisht unë jam një profesor, jam njëkohësisht edhe një fitues garash në botën akademike, sikundër unë drejtoj, militoj prej tetë vitesh në Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kam drejtuar garën e Tiranës. Hapja është elementi i parë dhe hapja ndaj cilave kategorive?!

Kryesisht rinia, e cila ka energjinë e duhur, e cila ka besimin duhur. Ne duhet t’i kushtojmë një rëndësi të madhe rinisë sepse është e ardhmja e vendit tonë. E pra ne si LSI duhet të kthehemi në një forcë politike që i jep besim rinisë se Shqipëria bëhet, dhe bëhet me shqiptar”, tha Rrokaj.

Ndërsa, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi i cilësoi zgjedhjet e 6 nëntorit si një standard që LSI ka ngritur tani me rinovimin e strukturave drejtuese, duke u zgjedhur nga anëtarësia. Në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se e gjithë struktura drejtuese e LSI-së ka një platformë të përbashkët dhe qëllim të njëjtë, për të qenë në shërbim të qytetarëve, duke shtuar se fushata e brendshme e bashkon më shumë partinë me anëtarësinë dhe me problemet që ata kanë.

“Ne të gjithë kemi platforma të përbashkëta dhe qëllimi është i njëjtë, që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë njerëzve që kanë dëshirë për të ecur përpara dhe për ta zhvilluar më shumë këtë vend. Ne jemi në kuadrin dhe në funksion të datës 6 nëntor, përsa i përket jo thjesht kandidatit për të cilin ne do të votojmë, por përsa i përket organizimit dhe përfshirjen e të gjithë anëtarëve të LSI-së që të marrin pjesë në datën 6 nëntor në votimin për kryetar të LSI-së.

Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e anëtarëve të LSI-së, sepse kjo tregon edhe sa aktive janë strukturat tona, dhe jo pa qëllim ne si LSI çdo 4 vjet i rinovojmë kartat e LSI-së, për të vetmen arsye sepse nëpërmjet kësaj ne jo vetëm testojmë anëtarësinë, por dhe lidhemi dhe më shumë me anëtarësinë. Dhe duke e bërë këtë proces të rivlerësimit ose të rishpërndarjes së kartave ne fillojmë dhe vijmë më afër jo vetëm me anëtarët e partisë, por dhe me problemet”, – u shpreh deputetja e LSI-së.

Në vijim të fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se LSI në 12 vite është rritur shumë nga ana organizative duke dështuar se LSI-ja është partia që ka identitetin e saj, integritetin e saj po personalitetin e saj, njerëzor dhe politik.

“Dhe duke biseduar dhe duke u mbledhur në organizatat tona të partisë në bazë të qendrave të votimit, që para 12 viteve kjo ka qenë e pamundur, ndërsa sot ne i kemi organizatat jo vetëm në çdo qendër votimi, por i kemi organizatat me përfaqësues të rinisë, me përfaqësues të gruas, na bën që të marrim më shumë informacion, por të jemi më pranë problemeve që kanë qytetarët.

LSI-ja është partia që ka identitetin e saj, ka integritetin e saj, ka dhe personalitetin e saj, jo vetëm politik por edhe njerëzor. Ne nuk kemi marrëveshje me pushtetin, ne kemi marrëveshje me qytetarin dhe kjo është marrëveshja jonë. Ne jemi në koalicion me qytetarin në shërbim të tyre dhe për të ardhmen”, tha deputetja e LSI Monika Kryemadhi.

3 komente në “Kryemadhi “fushatë” kundër Metës, me rivalin Rrokaj shpërndajnë 1 mijë karta të reja anëtarësimi në LSI”

  1. Devolliu says:

    Banda e Hajdutëve të LSI-së po na jep një shfaqje estrade për zgjedhjen e Kryetarit të Bandës, Like Floririt. Likja është Kryetar i përjetshëm i kësaj Bande por ka nxjerrë dhe dy lolo në garë gjoja për të patur Konkurencë”. Sidomos qesharak është roli që i ka dhënë Likja për ta luajtur atij kandidat Spahi Dibranit.

  2. timo says:

    çfarë tetri i shëmtuar.

  3. Don says:

    Kultura ne themel te saj ka dinjitetin i cili kultivohet ne breza dhe genetizohet ne personalitetin e njeriut. Ku e gjeti dinjitetin lolo Shezaiu. Ky nga maja e Koculit ka zbritur. Njeri me te pershtatshem nuk mund te gjendej. Sherbimi qe ben Shezua eshte shume i ulet dhe show pa dinjitet dhe i neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje