Nikoll Lesi: Hashim Thaçi, një president patriot e diplomat, që nuk e sulmon Ramën

20 Tetor 2016, 09:25Blog TEMA

Nga Nikoll Lesi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte mbrëmë në emisionin e të mirënjohurit Blendi Fevziu në TV Klan. Pas vizitës së Edi Ramës para pak ditësh në Serbi dhe takimit të tij më homologun Vuçiç shpërtheu një histeri mediatike shqiptaro-kosovare ndaj kësaj vizite në Beograd. Në dy anët e kufirit histeri e madhe dhe e turpshme mediatike.

Akuzohej se nuk mundet që kryeministri Rama të interesohet dhe të marrë vendime për Kosovën pa lejen e Kosovës, ndërkohë që Rama luajti rolin e saktë të një kryeministri të një shteti amë dhe të një shteti të konsoliduar e anëtar të OKB.

Pritej që Hashim Thaçi në emisionin e Fevziut të atakonte në mënyrë fine rolin e Edi Ramës si lidership i shqiptarëve në Ballkan, pasi në fund të fundit Hashim Thaçi është president i një shteti që e njeh BE dhe SHBA, pavarësisht se në OKB ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë.

Por presidenti Thaçi, i sprovuar jo vetëm si komandant i UÇK, dikur, por edhe si kryeministër dhe kryediplomat i Kosovës, vite me parë, mbrëmë tek Blendi Fevziu u tregua jo vetëm kryetar shteti, por mbi të gjitha patriot e njëkohësisht edhe diplomat.

Ai përgënjështroi sulmet ndaj kryeministrit Rama për këtë vizitë dhe rolin që mori edhe për Kosovën, anashkaloi me finesë edhe ndonjë qejfmbetje për rolin e spostuar në këtë rast nga kryeministri shqiptar, dhe kapërdiu edhe ndonjë inat lidershpi në rajon mes shqiptarëve. E bëri këtë në emër të Kosovës dhe shtetit amë, Shqipërisë.

Hashim Thaçi është lider më i sprovuar se Edi Rama, pavarësisht se Rama ka elokuencë, përkrahje amerikane të hapur dhe  sqimë me të fortë se Thaçi. Presidenti Thaçi ka një tipar të veçantë se e njeh më mirë realitetin praktik dhe ka kaluar sprova të rrezikshme në jetë. Ka qenë luftëtar dhe tashmë është kryetar shteti që nuk e sheh me mendjemadhësi faktin e numrit një të Kosovës.

Hashim Thaçi mbrëmë kishte në dorë të sulmonte me dinakëri kryeministrin Rama. Kishte rastin. Nuk e bëri. U tregua mik, patriot dhe mbi të gjitha Njeri që e njeh lojën politike, në këtë rast të Ramës që është para zgjedhjeve politike dhe i duhet roli i protoganistit në Rajon.

Mbrëmë Hashim Thaçi ia la topin Edi Ramës ta gjuante penalltinë pa portier. Mjafton të bënte gol për llogari të vitit 2017.

8 komente në “Nikoll Lesi: Hashim Thaçi, një president patriot e diplomat, që nuk e sulmon Ramën”

  1. fare e keqe says:

    nikoll lesi karte e djegur si fatos nano klani nano ka marre fund si klani berisha keto jane plehrat e shqiperise qe duhen pasrura nje here e mir

  2. GR says:

    Mbahu Vietnam!!!!!
    O Nikoll….po iko Gar….se le nam me keto budallalleqe.
    Nje stan jeni ti dhe iQim Peka…..

  3. kozmo says:

    Nikoll Leshi !!Se pari Thaci nuk ka qene luftetar ,nuk ka marre pjese ne luftime . Se dyti ,Thaci nuk ka arsye perse te perballet personalisht ,pasi ai nxori zagaret e medias dhe deri ketu ceshtja eshte e mbyllur . CESHTJA QE NGRITEN IDIOTET E KOSOVES ISHTE TEPER QESHARAKE , NATYRISHT QE U DISTANCUA DHE PER KETE ,NUK DUHET NDONJE DIPLOMACI KAQ E MADHE SA E PERSHKRUAN KY LESHI.

  4. Skypion says:

    Ekspertet e marredheneive nderkombetare,politologet dhe diplomatet,qe kane folur deri tani per debatin ne fjale,e kritikojne protagonizmin idiot te Rames dhe injorimin qe ai i ka bere konsultimit me Pritshtinen zyrtare.
    Te gjithe ata qe e kritikojne Ramen,e permendin cdo here kete.Dhe,po kaq here,bashibozukeria mediatike ne Shqiperi,e injoron kete fakt.E injoron me kembengulje.
    E injoron,kur,pikerisht ky eshte thelbi i debatit.
    Asgje me shume e asgje me pak,nuk kane thene kritiket nga Kosova.Prandaj,t’i barazosh ne histeri te dyja palet ne debat,eshte idiotesi.
    Dhe,Nikolle Lesi,tutkuni i gazetarise shqiptare,qe edhe pse ka nje jete te tere ne gazetari,duket si fillestar, eshte idiot.
    Histeria,o Nikoll, nuk eshte e te dyja paleve.Histeria mediatike i takon gazetareve dhe analisteve te Shqiperise,qe po mbrojne me histeri Edi Ramen,dhe nuk duan te debatojne me koleget e tyre nga Kosova per thelbin e problemit,qe eshte kaq i thjeshte dhe i kapshem per te gjithe.
    Pse eshte tutkun Nikolle Lesi?!
    Ja,e thote vete: ” …Rama luajti rolin e sakte(!) te nje kryeministri te nje shtetit ame…!!
    Budall bre!
    Avdall bre!
    Tutkun bre!
    Por,edhe ata qe po e mbrojne me kaq zjarr histerik Ramen keto dite,megjithate,nuk shkojne deri aty sa te flasin per saktesi ne rolin e Rames!
    Mediokrit,avdallet,deficentet ne intelekt,perhere ne raste kur u duhet te mbajne qendrim,bejne te “paanshmin”,duke levduar dyja palet!
    Ne fakt,kjo eshte prove intelektit inferior,qe nuk di e as qe mund te dije se c’duhet te thote e c’qendrim te mbaje;e i bie shkurt…me te dy palet!
    Ne nje rast konkret,per nje ceshtje konkrete,sidomos per kete qe behet fjale,qendrimi qe mund te mbahet eshte ose pro ose kunder.
    Sepse,ceshtja ta percakton nje gje te tille.Nuk eshte ceshtje e koklavitur abstrakte,me dritehije,me shume ngjyra e nuanca ngjyrash.Eshte bardh e zi.
    A duhej qe,Rama,te shmangte Prishtinen zyrtare ne ceshtje qe kane te bejne me aspekte thelbesore te dialogut Kosove-Serbi?!
    A duhej ,a jo?!
    Ose po,ose jo!Nuk ka edhe keshtu edhe ashtu.
    Per Nikollen ka; ka ,sepse eshte tutkun Nikolla.
    Tani po shohim qe pervec atyre gazetareve dhe analisteve “patriote” te Shqiperise,qe i shmangin skutherisht thelbit te debatit,duke e mbuluar ate me histeri patriotike, po na dalin edhe soji i tutkuneve si Nikolle Lesi,qe ben si biithe e zgjuar duke dashur te luaje rolin e paqtorit: te dyja palet kane te drejte … le t’i leme sherret … hajt te hame pilaf tani…!
    Ik o Nikolle,se je tutkun!

  5. Edvin Rama dhe Meta kunder Reformes. says:

    Sa fatkeqesi qe eshte dhe Katolik ky plehra e Veriut, leshi.


    Ky, dhe gazeetare te shquar nga Veriu pse te jene kaq te ndyre dhe antikombetare.

  6. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ndajeni Thacin nga Qeveria e Kosovës. Ai është President i shtetit të Kosovës dhe përfaqëson unitetin e popullit. Hashim Thaci ka staturën e një burri shteti, të ndëtuar hap pas hapi, duke i ngjitur shkallët me kujdes e një e nga një, prandaj edhe nuk mplekset e as e mpleksin dot në qerthullin kundërkombëtar e kundërshqiptar. Vetpërmbajtja, gjakftohtësia, drejtpeshimi, lojaliteti, janë karakteristika të tij. Hashimi nuk e bën si “lopa”, as ecën mbi e nën rrugë, sidomos në marrëdhëniet me SHBA-të, BE-në dhe faktorin Veriatlantik, duke e treguar veten një partner të qendrueshëm, prandaj edhe sulmohet nga “grupet e interesit”, sidomos në Kosovë.

  7. Lezeti says:

    Te gjithe shkrimet e Lesit jan si ato te nje harixheshke qe hedh fall,jo ishte keshtu,po do behet ashtu e me the te thash.

  8. tr says:

    VEIP PORDHA , NA CUDITE ME KETO MARRINA !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje