REPLIKA/ Hafizi i përgjigjet Ramës: Përsheshi im është dija, përsheshi juaj është kanabisi

rama hafiziDeputetja Mimoza Hafizi iu përgjigj kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit.

“Përsheshi im është dija, i juaji është kanabisi”, tha Hafizi.

Reagimi i saj vjen dy ditë pasi kryeminististri Rama tha në emisionin “Studio e Hapur” se deputetja Mimoza Hafizi “të shkojë të hajë përshesh me partinë e Blushit”.

Më tej gjatë fjalës së saja në Kuvend, Hafizi akuzoi Ramën dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se ka kthyer universitetet në situatë të jashtëligjshme.

“Unë jam njeri i librave shkruaj për atomet e elektronet dhe universet pa fund që i hapin mendjen studentëve dhe lexues.  E ju këtë e përçmoni nuk e doni dijen jo më kot Shqipëria po rend në rrugën e kanabisit. Dija përsheshi im është një e ardhme e sigurtë. Kanabisi, përsheshi yt i trullos krijon iluzione kalimtare dhe të përplas mbrapsht në botën e errët të krimit”, tha Hafizi.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “REPLIKA/ Hafizi i përgjigjet Ramës: Përsheshi im është dija, përsheshi juaj është kanabisi”

  1. TJ says:

    O Mimoza! Nuk eshte mire te flasesh si Blushi duke imituar Berishen! Largimi eshte kapitullim! S’ke forca, largohu, por ruaj respektin per veten!

    1. sopiqoti says:

      Me ato qe tha Mimoza Afizi,mencuria e saj ndricon pertej kaosit politik qe zien ne koken e saj gje qe e shpie te ngateroje mendesine shkencore me llafollogjine ne politike.

  2. rob i zotit says:

    bravo hafizi, me keta idiote dhe injorante eshte bere veshtire te jetosh

  3. VF.LP says:

    Mimomza e paske ulur bythen dhe ti tek xhaxhi saliu kaq shpejt, tani po e ke treguar vehten qe je e ditur dhe me shume kultur….ti si nje pleher qe je duhet te dorezosh mandatin qe ke marre nga elektorati i majte pastaj dil e pellit si lope…..

  4. Andi says:

    Mire e ben qe flet. Cdo njeri ka personalitetin e vet, bindjet e veta. Rama mos te beje arrogantin dhe prepotentin me te gjithe. E dime sa njohuri ka si kulture e pergjithshme. Nuk eshte as me i mencuri, as me i dituri. Te jete pak me modest, se mungesa e modestise te perplas me koke pas muri duke humbur sensin e realitetit. E ka thene bukur Dash Shehi – vetem batutat i kane mbet Rames, por edhe ato po i behen gjithmone e me bajate!

  5. Petro says:

    E keqja e ketij vendi do perballuar me guxim dhe sy me sy.Pergezimet e mia zonjes.Ka dicka nga Musine Kokalari.Po keta dhe ata qe qene nuk e duan dijen, duan pushtetin e Lenkave, Hekuraneve, Paleve,Pilove, Simoneve, Ritave etj etj injorante qe e cuan Shqiperine tek litaret e vaporeve, kush e kush te largohet.

    1. Albania says:

      Mos ofendo Musine Kokalarin o petro leshi se ajo luftoi e vetme kundra nje diktature ndersa zonja ne fjale eshte merzitur se nuk i dhane nje karrige ministri ,jane dy paragone te ndryshme qe vetem idjotet duan ti barazojne.

  6. Çun Tirone says:

    Bravo Mimoza. Te lumte.
    Ju jeni nje studiuese e nderuar e Shqiperise dhe e rralle ne llojin tuaj. E kishit vendin per Ministre pse jo. Por Edi Rama qe ka ngrene gjithe jeten pershesh me mik, te akuzon ty. per dy arsye.
    E para Edi ka ngrene pershesh me mik nga i jati Kristaqi, pershesh me mik nga Spirua, pershesh me mik nga Fatosi, pershesh me mik nga Iliri. Tani ha pershesh ne qeverisje dhe nuk arriti te bente dot asngje nga ato qe premtoi. Aq keq eshte sa nuk ben dot zgjedhje ne PS.
    E dyta nuk e do dijen. Nuk i do afer njerezit e ditur. Vete sdi asgje nga jeta, ekonomia, rendi, siguria, shkenca, elemnte kaq te nevojshem per nje kryeminister. Njerez si Mimoza Hafizi afer i tregojne perdite ate qe ai nuk e di, i kujtojne perdite injorancen e tij.

  7. Futja kot says:

    Me kete angazhim idiot ne politike moj Moza qe nuk di te lidhesh dy fjale dhe shkon pas nje njeriu te deshtuar dhe karrierist si Blushi, nuk e di se ku ndodhet shkenca jote e atomeve dhe elektroneve. Nje here qe te kam ndjekur ne nje emision ku gjoja flisje per shkence kam degjuar vetem idiotesi te nje njeriu konfuz dhe te paqarte per gjera elementare shkencore. Si eshte e mundur qe nje “shkencetare” si puna jote te merret me thashetheme dhe politike karrieriste ne nje leme qe je komplet out.

  8. Demokrati i vertete says:

    O Moza, te them te drejten nuk kisha ndermend te komentoja, se jane 9 te tilla, pavaresisht se çfar komentojne. Por thashte ti them dhe une dy fjale: Moza po je e ditur, tregoje veten qe je e tille, po u more me blushet, berishet e ishet, dije se nuk tregon dije, Te ndalemi pak tek Partite: Me thuaj cila parti ka qene apo eshte e paster qelibar, cila parti nuk ka luftuar per te zaptuar pushtetin dhe pasi e ka marre ka menduar per vendin dhe popullin?: Une them asnje, por sigurisht ka diferenca mes tyre, sepse ka disa parti qe krahas majmurise se familjeve dhe kupoles, mendojne edhe diçka per te tjeret. Ju deri sa jeni e mendimit se perfaqesoni dijen, dua te na thuash, cila parti lufton per dijet? A nuk jane keto 200 e ca me shume parti tek neve qe shajne, shpifin, mashtrojne, genjejne, propagandojne dhe urrejne njera tjetren dhe as qe duan me dite per vendin dhe shoqerine? Atehere me qe qenka keshtu, pse ju pranuat dhe u bete pjese e partive? Per karriere, per tju dale emri, per te thene qe ja jam edhe une! Jo, jo z. Moza, ke gabuar rende, nese vertet don te jeshe ne tempullin e dijes, po qe se je e ndonje partije te jesh e sigurte se e ke humbur tempin e dijes. Dhe shembull je vete, sepse e ke lene dijen me njeane dhe shane, genjen,. mashtron dhe humb kohe dule u marre me marrje-dhenie sherresh, sharjes, etj. me “armiqte” e partive.
    Kam besim se do me kuptosh. Leri partite te hahen si qente e pazarit dhe vazhdo me d”ijen”. Gezuar diten e veres.Tungjajttea. Demokrati i vertete . 14 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *