Sali Berisha: Shqiptarët njihen si inteligjentë, por mjerisht dritëshkurtër. Rama, bir antishqiptarësh në shpirt dhe në gjak

berishaSali Berisha, që mungonte sot në Kuvend, ka bërë një shkrim të gjatë për përplasjen Tiranë-Prishtinë, pas vizitës së Ramës në Beograd.

Ja çfarë shkruan ai:

Një polemikë e ashpër, si asnjëhere më parë që nga koha e Enver Hoxhës ka shpërthyer midis analistëve dhe pseudo-analistëve, patriotëve dhe pseudo-patriotëve, filo dhe anti-serbëve, avoketërve dhe kundershtarëve të Edvin Kristaq Ramës për deklaratat dhe qëndrimet e tij në vizitën fundit në Beograd dhe Nish.

Nuk do të ndalem këtu në komentet e asnjërit prej këtyre shkrimeve por me keqardhje konstatoj se në tërësi, natyrisht jo të gjitha, me pasion jane pozicionuar sipas dasisë kufitare të kombit dhe janë fokusuar në aspekte të veçanta por jo në raportin e këtyre qëndrimeve dhe deklaratave me interesin kombëtar, i cili është një dhe i pandarë, është pantotenik aty ku jemi shqiptarë.

Pra si të thuash, shumë nga reagimet, shkrimet dhe analizat nuk janë marrë me trungun, aq sa të duket se degët dhe gjethet as që i kanë lejuar që ta shohin atë!

Interesi kombëtar, të themi si boshti i përpjekjeve për të realizuar qëllimet më të mëdha nga një komb, natyrisht ka problematikat e veta kur kombi është i ndarë në dy apo më shume shtete siç është rasti ynë. Më qartë se në çdo fushë tjetër, interesi kombëtar shprehet në politikën e jashtme të kombit, në rastin tonë të dy shteteve të kombit.

Dua të theksoj që në fillim se, dashje pa dashje kjo polemikë e pashembullt në jo pak raste mori tone dhe nuanca, të cilat gjykoj se në fund të fundit i duheshin Edi Ramës për ti thënë Sandrit, siç e quan ai me prëkëdheli Vuçicin, dhe jo vetëm atij, se nuk je vetëm ti që kundershtohesh nga serbët por tani jemi njëlloj sepse dhe unë anatemohem nga shqiptarët pse vij në Beograd, paçka se në këtë mes serbët kanë qenë pushtuesit, agresorët kurse shqiptarët kanë qenë viktima.

Mirëpo për Ramën kjo ka pak rëndësi.

Por le të kthehemi dhe një herë tek raporti i qëndrimeve dhe deklaratave të Ramës dhe polemikës që ato ngjallen me interesin kombëtar.

Në këtë kontekst, në rast se qëllimi i vizitave të Ramës në Beograd do të ishte lehtësimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, çka do te ishte dhe interesi kombëtar, efekti i vizitës së tij është qartësisht i kundërt, dhe kjo, për hir të së vërtetës jo për shkak të udhëheqjes së Kosoves, por për faktin e thjeshtë se Rama punon vetëm për interesin e pushtetit të tij personal dhe jo aspak për interesin kombëtar, për të cilin ai është i huaj aq sa ç’është për një njeri që nuk i plas nëse e quajnë hero apo tradhëtar.

Nuk po ndalem këtu në faktin se kjo praktike, deklaratat dhe qendrimet e Ramës në Beograd dhe Nish i ndajnë politikanët shqiptar në ‘good boys’ and ‘bad boys’ forcojnë në Beograd dhe tek miqtë e Serbisë idenë e lindur serbe se të keqinj apo djaj që meritojnë çdo gjë janë shqiptarët e Kosovës dhe jo aq ata të Shqipërisë.

Përsëri, lidhur me interesin kombëtar, në qoftë se nuk duam të ringjallim polemikat e vjetra, duhet të shtrojmë pyetjen a është e interesit kombëtar sjellja e kryeministrit të Shqipërisë si një provokator ordiner në Prishtinë, në Beograd ndaj Kosovës zyrtare dhe qytetareëve të saj.

Për fatin tonë më të keq, që nga studimet e Kretchmer gjer sot, në shëmbëllesën psikologjike ne njihemi si inteligjente por mjerisht dritëshkurtër dhe ndofta akoma më keq ne jemi kujtesë-shkurtër.

Edi Rama, pa bërë betimin në Parlamentin e vendit si kryeministër, vrapoi në Prishtinë, por jo me mesazhin e mirëkuptimit. Ai shkoi aty me mesazhin e përçarësit, dhe si një provokator ordiner ai boshatisi parlamentin e Kosovës për shkak të qendrimit të tij të qëllimshëm përçmues ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ata që mendojnë se ajo ishte një pakujdesi, iu them se gënjeni veten.

Rikujtoj këtu se Rama ishte ministër me shumë influencë në kohën kur Rugova anulloi vizitën e refugjatëve te ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe u detyrua, për shkak të qëndrimit poshtërues të qeverise shqiptare ndaj tij, të fluturojë nga Roma në Maqedoni! Për të mos rikujtuar këtu atentatin e organizuar kundra tij më 21 shkurt të vitit 1991 nga policia sekrete e regjimit komunist.

Edvin Kristaq Rama është bir në shpirt dhe gjak i atij grupi drejtuesish komunistë, antishqiptarësh, që të udhëhequr nga të plotfuqishmit e Beogradit shiten sa herë jua kërkon interesi i pushtetit të tyre Kosovën dhe çështjen shqiptare, dhe më pas, për të justifikuar krimin e tyre të shëmtuar ndaj saj, ata urrenin atë për vdekje dhe mbillnin ditë e natë urrejtje për Kosovën dhe kosovarët!

E kam theksuar dhe përsëri e theksoj se ndarja shekullore në shumë aspekte ka ndarë shqiptarët. Por mendoj se një nga ndasitë e mëdha tonat si komb qëndron në asimetrinë e qartë të ndjeshmërisë së shqiptarëve të Shqipërisë krahasuar me shqiptarët e viseve të tjera shqiptare ndaj barbarive, genocidit serb në Kosovë por dhe në trevat e tjera të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Dhe kjo asimetri shprehet si nje difiçit tejet serioz, si një plagë neë interesin tonë kombëtar. Përpjekjet për të zvogëluar apo dhe zhdukur këtë difiçit dhe jo thelluar atë, i shërbejnë interesit kombëtar dhe duhet të jenë një objektiv madhor kombëtar.

Në tërë politikën shqiptare të 25 viteve të fundit, Edi Rama ka dëshmuar vullnet patologjik për të thelluar më shume se kushdo tjeter këtë asimetri. Është Rama, ish kryetari i bashkisë që i vuri çelësin e artë të Bashkisë së Tiranës, Bregoviçit dhe jam i sigurt se ndjehet krenar me aktin e tij, më së paku pervers.

Po në këtë drejtim, citimi i doktrinarit kryesor të genocidit dhe shfarosjes së shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë por edhe veriun e Shqipërisë të serbomadhit nobelist, Ivo Andriç, nuk është as rastësi dhe as pakujdesi siç duan ta servirin serbofilët, kriptoserbofilët apo avoketërit e Ramës. Citimi i Andriç është përzgjedhje e qëllimshme e Edi Ramës dhe këshilltareve të tij serbofilë për të provokuar shqiptarët, të cilët zbatimi i doktrinës së Andricit iu kushtoi dhjetëra e mijëra jete, qindra e mijëra deportime nga trojet e tyre shekullore, flet shumë. Injorimi i këtyre krimeve të rënda të paparashkrueshme kundër njerëzimit më së paku është përdhosje e varreve të viktimave të projektit Andriç.

Natyrisht Rama dhe këshilltarët e tij serbofilë i dinin të gjitha këto, por bazuar në moton se “nuk më behet vone në më quajnë hero apo tradhëtar” ata bënë përzgjedhjen e tyre cinike dhe mendoj se kjo moto ilustron më qartë se çdo gje tjetër qëndrimin e Edvinit ndaj interesit kombëtar.

Për ne shqiptarët, nobelisti Ivo Andriç është nje shkrimtar kriminel plotësisht i denjë jo për çmim Nobel, por po të ishte gjallë të gjykohej në Hagë si doktrinar i njërit prej genocideve më të shëmtuara në Europë, genocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, i cili vetëm në vitet 45-47 ka grirë në kasaphanën e tij së paku 4 herë më shumë shqiptarë se në luftën e fundit.

Ndokush mund të më thotë se po shfajësoj Vason?! Jo jo aspak, por bash per Nobelin e tij, Ivo behet më i rëndësishëm dhe më i besueshëm për ato që ai ka shkruajtur dhe projektuar kundra shqiptarëve!

Në Beograd Rama ishte një provokator i ulët ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Rrugët, urat ndërtohen për të rritur bashkëpunimin, mirëkuptimin midis vendeve dhe kombeve:

Ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova” nga autoritetet e Kosovës në vitet më të para të pavarësisë, nuk është vetëm një vepër madhore me interes kombëtar por dhe me interes të madh rajonal. Një kontribut i Kosovës në integrimet dhe bashkëpunimin rajonal.

Në këtë aspekt pa diskutim është i mirepritur ndërtimi i autostradës Nish-Merdare. Por është cinizëm dhe provokacion banal për interesin kombëtar, Kosovën, qytetarët dhe autoritetet e saj të flasësh për muaj të tërë për autostradën Nish – Durrës vetëm e vetëm se serbëve ju vret veshët faktorizimi rajonal i Kosovës, dhe të flitet apo të përmendet autostrada Prishtinë – Durrës apo autostrada Ibrahim Rugova!

Skandaloz dhe me pasoja të renda është firmosja fshehtas nga përfaqësuesit e qeverive, të Ramës dhe Vuçic i marrëveshjes, dokumentit për këtë rrugë dhe projekte të tjera, sikur Kosova të mos ekzistonte apo territori i saj të ishte një çështje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk është kjo një thikë e mprehtë ndaj interesit tonë kombëtar?

Sëfundi, në vleresimin tim, finalizimi me sukses i procesit të Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është një interes jetik kombëtar për çdo shqiptar, i cili do përcaktojë paqen e qëndrueshme ose luftën tjetër të përgjakshme në Ballkan. Çdo pykë, cdo përpjekje për të dobësuar pozicionin e Kosovës në këtë proces është në kundërshtim flagrant me interesin kombëtar.

Këtu nuk konsideroj të tillë mbështetjen publike të Kosovës nga Shqipëria. Por ata që janë të sinqertë në këtë mbështetje, e paraqesin atë si mbështetje me citim eksplicit ndaj qeverisë së Kosovës të zgjedhur nga qytetarët e saj për ti përfaqësuar ata, përndryshe ajo merr ngjyra paternaliste, nuk i shërben Kosovës dhe interesit kombëtar por i dëmton ato.

Natyrisht këto pak rrjeshta i shkruajta për ata që besojnë se interesi kombëtar duhet të jetë ylli ynë polar drejt të ardhmes që meritojme si komb.

Kurse për Ramen dhe apatridet si ai, që mendojnë se për ata, hero apo tradhetar është e njëjta gjë, më duhet t’u them se janë të pashpresë dhe se vendin e kanë në koshin e plehrave të historisë së kombit tonë!

REMOTE_ADDR:[]

44 komente në “Sali Berisha: Shqiptarët njihen si inteligjentë, por mjerisht dritëshkurtër. Rama, bir antishqiptarësh në shpirt dhe në gjak”

  1. koli says:

    saliberishovic, e ngaterrove, mos doe te thoje bij antiserbes meqe serbet jane baballaret e tu.

  2. Delli USA says:

    Ti or Sali Qeni nuk e mbulon dot mutin me shurre,faktet dhe jo fjalet jan ato qe flasin kunder teje,je njeriu me urryer ne Shqiperi.

  3. Vlora1912 says:

    Kur Lexon ty Salih tek flet per “Interes Kombetar”, “Atdhe”, “Atdhedashurrri”, “Patriotizem”…Gjithshka qe te vjen ndermend eshte Oskar Wilde…

    “Patriotizmi, streha e fundit e Horrave”.

    E dogje kete vend, disa here, per karriken tende..

    E shkaterrove te ardhmen e ketij vendi, duke instaluar banden Tribalo-familjare.

    E zaptove kete vend, ne cdo m2 te tij.
    Na qelbe me sistemin Dallkauko-Plepist, ku 90% e tyre, “Rastesisht”, kaq qelluar nga Vuqidoli, e rreth tij.
    Na fute Serbet ne Keshillin e Sigurise Kombetare, dhe te mirkuptuam, se i kishe Dajot e femijes,

    Na shite/dhurove 355 km2 Det Grekut, dhe ta pranuam, meqense paraardhesi yt krahinor ZOGOLL, ja fali Shen Naumin Dajove te femijes tend.

    E kush dreqin mund te flas per “Interes Kombetar” me shum se ti…o Saleh!!!!

    Ti je Krye Eksperti i Interesit Kombetar…sepse e ke shitur/demtuar sa here te eshte dhene mundesia..

    Ti je Krye Eksperti i Sigurise Kombetare, se e ke Cenuar dhe Demtuar(Edhe ne menyre te pakthyeshme), sa here ke gjetur Rastin….

    E Kush tjeter, vec teje….qe i ke shkaktuar kaq gjema ketij vendi..

  4. Toni says:

    o salesh berisha po ti nuk je pjese e Shqiptareve o plere+pjelle e UDB serbe,antishqiptare thote po pse po pakti meskin detare qe ti i firmose grekut,po embargon qe yheve per te furnizuar serbet rracen tende kundrejt kosovareve o sekretare i PPSH komunisti i fundit…

  5. ATA votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Ky bo sikur shan Ramen, mikun qe spo e fut ne burg. Rama bon sikur shan socialistet po pi kafe me ta dhe na kujton se Plehrat jane te mira per shendetin tone.
    mos harrojme se partia e saliut dhe ajo e edvin rames, sapo bene paktin per te mbrojtur njeri tjetrin nga hetimet???

  6. aqif tahipi says:

    FDilloi edhe ky ushtari i fazllicit dhe milloshevicit te beje lojera gjoja patriotike. Nga sa po shohim keto dite polemikat u nisen nga opinioniste bythelepires te sales dhe likes .Normalisht qe urdhri i marre4 nga greqia eshte hedhja e tymit mbi deklaraten e hanit per pakicat kombetare shqiptare ne greqi dhe se dyti tentativa per te ngritur simetri sipas saliut midis shitjes se detit dhe deklaratave te rames.Eshte e njejta skeme qe po perdorin shqupistat dhe analistat qe ju lepijne bythen atyre per te vene ne te njejtin plan vrasjet e gerdecit dhe 21 janarit me aksidentin ne sharre.

  7. Gjethi says:

    Po more udbash,shqiptaret kane qene viltima te furnizimit te makinerise serbe me nafte qe e beje ti,viktima se ata qe pergatiteshin per te luftuar serbin ti i arrestoje,ata qe luftonin per shqiptarine ti i quaje terroriste e sa e sa gjera te ndyra nga ti kryendyrsire…….

  8. kuq e zi says:

    meqe rama qenka tradhtar dhe une po bej sikur i kam harruar tradhtite e tua kombtare qe nga ardhja e janulles gjer te shitja e detit
    pse nuk i bashkohesh programit te vv ta futesh bashkimin kombtar ne program partie???
    keto jane vepra jo ato qe shkruan ti ato jane fjale
    shihemi pas zgjedhjeve qe vijne apo nuk do jesh ne listen e deputeteve me integritet???
    po deshe shtyje dhe nja gjashte muaj zhurmen e ksaj vizite sepse ja vlen… kur zgjati kendi i lojrave me muaj kjo duhet te kape te pakten vitin sepse sa per ide opozita ka mbaruar

  9. mirel says:

    Fol plere fol.
    Ke drejte , perderisa nuk perfundove i varur ne ne te sheshit Skenderbej.
    Tani ligjeron ne Kuvendin e popullit, i pandeshkuar dhe i pandeshkueshem.
    Kjo fale Ramiut qe ti e shan. Dhe fale paaftesise se shqiptareve qe nuk te cajne me dysh ty edhe Ramiun. Bashke me Meten.

  10. Emigrant USA says:

    Deri tani nuk ta kalon njeri se je shqiptari me I uryer Ke dale se e kishe nenen kurve dhe je Serb Por edhe nusen andej e ke tani nuk e dime se si del me rregullin e treshit Te pakten deri tani mbi Ramen nuk rrendon asnje vrasje Ndersa Ju kini mbi shpine shume vrasje

  11. Kola says:

    Kur ka fygtyre e flet per shqiptaret edhe ky bir kurve, ky klysh i UDB-

  12. Ragipi says:

    Boolll o sali se po ia fut kot se nuk ti ndegjon keto droqkulla . Te gjithe e dine cfar ke bere por mos fut perqarje sepse booll ke ba deri kur se di .

  13. Briklona says:

    O vellai i Karaxhicit, o maskara, o tradhetar i kombit, o dhender i Serbise, o kriminel, o hajdut,o ndyresire qe ke qelbur dynjane, o njeri dhe familje e cthurur, o servil i bllokut, o spiun i sigurimit, ke goje ti te flasesh?
    Si nuk hapet dheu dhe te te perpije, me Sllobodanken dhe gjarperinjte qe ke rritur!
    Ooooo zot, ne se ekziston, mer hak per femijet e Gerdecit !!!

  14. Koco says:

    Ky ” Qofte Largu ” nuk meriton as varrte kete ne kete vend dhe u shofte me fare e fis per gjithe ato bema , te keqia e gjema i ka shkaktuar ketij vendi e populli ky qen bir qeni .

  15. Fjala shqipe says:

    Saliu nuk eshte i zguar por eshte driteshkurtee
    Keto jane cilesit e nje “udheheqesi” te pa civilizuar

  16. Fjala shqipe says:

    Saliu nuk eshte i zgjuar por eshte driteshkurter
    Keto jane cilesit e nje “udheheqesi” te pa civilizuar

  17. Doktor MORTJA!
    Je nje serbo rus i vertete! Vetem ata kane aftesine te te vrasin e te te qajne!
    Nuk me interesojne historite e Sheqeres dhe as kush eshte baba yt biologjik, ajo qe di me siguri eshte se pafytyresia jote eshte tipike serbe!
    Nuk ja vlen ti permend veprimet e tua antishqiptare se duhen disa libra , por dua te them dicka te vogel: ne shqiptaret kemi perjetu masakra nga fqinjet qe nuk ka film horror ti pershkruaje. Rruga e vetme per bashkim kombetar te shqiptareve nuk eshte lufta sepse ne nuk jemi per lufte. Bashkimin Kombetar duhet ta kerkojme te mireqenia jone ekonomike, qetesia, dashuria mes nesh dhe rregulli e ligji! Keta jane te vetmit faktore qe ben bashkim kombetar!
    Por te gjitha keto i ke minuar dhe vazhdon ta besh!

  18. sapa says:

    Te jete cfare te doje Rama vetem te beje shtet!

  19. stili says:

    Ti o sali b, a nuk je as sa një qime e Edi Ramës,,,!
    Askush nuk do mënd e as kush nuk mund të mësojë më prej teje.
    Prej qelbësirës që bje erëme keqe të gjithë largohen.
    Sa më dhpejt ta kuptosh ti këtë aq më mirë për ty e për të gjithë Shqipëtaret.
    Ik kopili serbisë boll na çave kokën,,!

  20. ESAT PASH TOPTANI says:

    PO KUSH E LEXON KETE TRAP,PO KUSH FLET PER ANTI SHQIPTARIZEM,KY QE ESHTE I VERTETUAR ME ZE,ME FIGURE,ME DOKUMETA TE SHKRUARA ME VEPRIME TE KRYERA.NE QOFTESE KA PATUR NDONJE ANTI SHQIPTAR KY ESHTE NJESHI.

  21. 80 % e gazetareve paguhen nga agjenturat e jashtme says:

    As edhe nje rrjesht nuk lexova thjesht budalleqet e sale portopapes .

  22. Arvaniti says:

    Vetem te budallenjte mund te shkruajne akoma se Sali Berisha ka djegur shqiperine. Ishin eterit shpirteror te Rames dhe padronet e tyre ne Beograd e Athine ata qe jo vetem nxiten banditet e kuq por dhe kerkuan te fusin vendin ne lufte civile. Ishte Sali Berisha ai qe beri te pamundur relaizimin e ketij skenari ogurzi.

    1. Grigor says:

      Shkelzen, ti je mo?
      Ke dale te mbrosh babain eeeee? Bravo, bravo.
      Megjithate, trap mbetesh. Edhe per te mbrojtur nuk di. Po nuk ke faj. Sali Berishen nuk ka avokat ne bote qe e mbron dot.

  23. Nostradamus says:

    Ik ore plehre se na i shpife. Kriminel nuk meriton fjale tjeter.

  24. Tirana says:

    U çmend. lereni. Nuk e arrin dot. I duhet te hedhe tym mbi dike, kesaj here mbi Ramen, qe te mbuloje origjinat politike e antikombetare te tij. Sikur psh., te kishte qene sot Ismail Qemali kryeminister, keshtu do i kishte thene edhe atij.

  25. Devolliu says:

    Rama sërbëve iu tha: ” 1. Pa njohur Shtetin e Kosovës Sërbia nuk ka të ardhme në Bashkimin Europian. 2. Trepçja eshtë territor i Kosovës dhe, flijeni mendjen, ajo nuk mund të transportohet në Beograd”.
    Më bukur e më saktë kurrë nuk ka folur një kryeministër Shqiptar o Kriminel Saliu, prandaj ha mut sa të duas o Sali Karraxhiçi.

  26. Maloku says:

    Vetem lexo si ndihmonte Serbine Sali Berisha gjate luftes ne Kosove dhe pastaj fol: http://www.nytimes.com/1995/04/02/world/embargoed-fuel-sent-to-serbs-via-albania.html?pagewanted=all

  27. Xhaxhai says:

    Po Gomar ngele tere jeten more mavro, degjon ca po te them sali?

  28. TRIBALET E PD-se says:

    Nuk mund te kete gje me qesharake , ses sa te te akuzoje per antikombetar nje njeri i vene teresisht , bile familisht, , ne sherbim total te UDB-se!
    Me e keqja akoma ,se ka vene nder kembe nje parti te tere , (PD-ne , qe ishte shpresa e vetme e shqiptareve) dhe e ka bere lovace, per qellimet
    e tij,kundra mbare shqiptareve dhe , per me teper se nje cerek shekulli u a ka vene ne dispozicion serbeve dhe grekeve ! Te gjitha krimet dhe maskarelleqet qe ka bere dhe ben vete per cdo dite , ua faturon kundershtareve politike . Prandaj eshte nje qind here me i rrezikshem se vete djalli qe persdhkruan bibla . Egersire pylli , i rritur ne shpella…, cfar mund te pritet tjeter prej tij ? !

  29. gole labi says:

    Sikur te ngjallej nje dite Cari i Rusise dhe te lexonte cfare sharjesh i kane bere shqiptaret Saleh Serbit me siguri do te thoshte: “Tani do te fle i qete se per sharje nuk do te permendem me une si deri me sot, por ky qeni i Vicidolit qe vazhdon te shitet akoma si shqiptaropatriot.”

  30. shqiptari says:

    A more Legen, spiun e qen burre!
    Po fiton Rama shume reputacion me Kosoven dhe me Vucic, kesisoj po del jashte loje si spiun dhe ke fillu me u hedhe ne sulm kunder Rames tani!!
    Ha ha ha, po kaq shume kohe tu desh me e kuptu qe spiunet i hedhin ne plehra kur tu doje trapi padroneve? Tani ne pleqni e mesove?
    E shikon sa pa vlere del gjithe jeta, dhe te shkon per lesh!
    Edhe ne enderr do te dale Enver Hoxha gjithe jeten! Nje Gjirokastrit ishte dhe ta beri jeten e zeze, te trodhi nga trute si i deshi trapi!
    ha ha ha !!!

  31. Saliserbi says:

    Sali DHENDERi i SERBISE!!!
    Eshte shume vone per te vene masken e atdhetarit. Tradhetia jote kombetare tanime ka hyre ne vetwdijen historike te kombit.
    Fytyren tende si tradhetari me i madh i ketij kombi nuk ka maske qe ta fshehe.
    Ti qe burgose anetaret e UCKse;
    Ti qe heronjte e UCKse i quajte terroriste;
    Ti qe furnizove me karburant maqinen genocidit Milloshevician kunder Kosoves dhe Bosnjes, duke dhunuar embargon e vendosur nga Europa dhe SHBA;
    Ti qe solle Janullatosin per te percare ortodoksine shqiptare;
    Ti qe i fale (jo shite sic eshte bere zakon te thuhet) detin tone grekut per te ndenjur ne karriken tende te ndotur,
    Ti qe ke vrare shqiptaret e pafajshem ne mes te bulevardit;
    Ti qe shkaterrove ekonomine shqiptare;
    Ti qe shite per skrap industrine e ndertuar me gjakun dhe djersen e popullit shqiptar;
    Ti qe zhduke ushtrine dhe armatimin kolosal te Shqiperisw (1300 tanke, 117 aerop[lane reaktive, qindra raketa dhe gryka te pafundme zjarri, etj., etj.) duke e lene Shqiperine pa mbrojtje kombetare, qe, sic thoshte krushku yt Milloshevici , “Serbia tani mund ta marre edhe vetem me Shoqaten e Gjahtareve te Serbise”.
    Ti qe fute per here te pare ne historine tone te lavdishme ndarjen Veri-Jug;
    Ti qe armatose rrethet e Veriut dhe i nise per te luftuar kunder vellezerve te tij ne jug;
    Ti qe permbyse me dhune qeverine shqiptare
    Ti qe plackite kete vend dhe krijove prona e pasuri personale e familjare nga gjaku dhe jetet e humbura te shqiptareve;
    Ti q ke bere ndaj ketij populli krime te pafund ke shkruar faqen me te zeze ne historine 2mijevjecare te ketij populli fisnik.
    Per ty o vandal, egoist i cfrenuar dhe krimineli me i madh i ketij vendi ferri i Dantes eshte pak.

  32. Treviso says:

    O kryekriminel, pse e vrave Remzi Hoxhen dhe nuk i le asnje shenje? Po te ishte gjalle Remzi Hoxha a do flisje ne kete menyre? Sa takime te fshehta ke bere me Sllobodan Millosheviçin? Sa milion ton karburant i ke derguar millosheviçit per te çfarosur kosovaret, duke thyer dhe embargon e vendosur nga OKB? O kryekriminel, po vjen dita qe t’ju japesh pergjigje jo vetem ketyre pyetjeve, por te gjitha krimeve qe ke bere ne korriz te shqiptareve kudo qe jane.

  33. Prenga says:

    Shume injorant ky doktor prej Vicidoli.
    Shumica e fjalive te tij nuk qendrojne nga ana gramatikore.
    Duke menduar se shqiptaret jane injorante si puna e tij, shkruan: “…studimet e Kretschmer gjer sot ne shembellesen psikologjike se njihemi si inteligjente…”
    Se pari, kuptohet se ai nuk e di qe Kretschmeri (se ku ia ka zene veshi kete emer) eshte gjuhetar qe nuk eshte marre kurre ne jeten e tij me probleme te psikologjise e te inteligjences jo te shqiptareve por as te ndonje populli tjeter..
    Se dyti, per cdo njeri qe e ka shqipen gjuhe te nenes, edhe pa shkolle fare te jete, ajo fraze eshte pa kuptim dhe mund te jete cdo gje po jo fraze shqip.
    Ky “politikan” si dhe disa “politikane ” te tjere shqiptare ka nevoje per nje kurs te gjuhes shqipe.
    Saliu kujton se tregon kulture kur perdor barbarizma fjale te huaja te panevojshme si eksplicit, finalizim, etj.

    Shikoni barbarizma si eksplicit ( nga vendi ku e perdor kuprohet qe nuk ia di kuptimin), finalizim, dificit, etj
    Jo vetem kaq
    “studimet e Kretschmer gjer sotne shembelltyren psikologjike

  34. Prenga says:

    Shume injorant ky doktor prej Vicidoli.
    Shumica e fjalive te tij nuk qendrojne nga ana gramatikore.
    Duke menduar se shqiptaret jane injorante si puna e tij, shkruan: “…studimet e Kretschmer gjer sot ne shembellesen psikologjike se njihemi si inteligjente…”
    Se pari, kuptohet se ai nuk e di qe Kretschmeri (se ku ia ka zene veshi kete emer) eshte gjuhetar qe nuk eshte marre kurre ne jeten e tij me probleme te psikologjise e te inteligjences jo te shqiptareve por as te ndonje populli tjeter..
    Se dyti, per cdo njeri qe e ka shqipen gjuhe te nenes, edhe pa shkolle fare te jete, ajo fraze eshte pa kuptim dhe mund te jete cdo gje po jo fraze shqip.
    Ky “politikan” si dhe disa “politikane ” te tjere shqiptare ka nevoje per nje kurs te gjuhes shqipe.
    Saliu kujton se tregon kulture kur perdor barbarizma fjale te huaja te panevojshme si eksplicit, finalizim, etj.

  35. Emigranti says:

    Mungesa e saliut ne parlament na e shperbleka me shkrim per te mbulaur ose me shqip dredhite e berishes per te mbular qendrimet e tij antishqiptare ndaj Kosoves.Tashme shumica eshqiptareve kendej e pertej kufirit e kane njohur mire kush esht ky njeri,sa i ka sherbyer Sebise,sa e ka dashur I.R.dhe luften çlirimtare te Kosoves,Kush i ka vrare udheheqesit e ushtrise çlirimtare ne Tiran dhe nuk esht dhene asnji pergjigje etj etj……..Ky hedh gurin dhe fsheh doren,nuk duhet te bime viktime etij.E

  36. Mentari says:

    Floi Legjenda e patriotizmit shqiptar dhe pike. Shkrimi I zotit Profesor Dr Sali Ram Berishes eshte nje shkrim dhe analize perfekte e vizites se Rames ne Beograd dhe askush nuk mund ta e bej ate kritike me mire se filozofi Berisha .tani persa I perket Stanit Oerdoks ata ndoshta Inatosen me shkrimin e Berishes por ajo 10% e popullsise shqiptare nuk eshte faktori vendimtar i Kombit shqiptar kurse te tjeret jane dhe ata jane me Berishen ne kete shkrim.Bravo zoti Berisha per mundimin dhe punen q ben ne favor te Kombit shqiptar dhe ne vecanti per nje shqiperi Demokratike qesot per sot eshte vjdhur nga Sperm Enveriste Mutante dhe Injorante e Idiote.

    1. Shefi says:

      Te pershendes zoteri po fole mire per berishen . E drejt e juaja. Po a nuk mjafton qe eshte dhenderr I serbise . Nafta gjat luftes. Vrasja ne shkoder . Vrasja ne Tiran 21 janari. Vrasja azem hajdarit vrasjet e shumta. Arestimi I Adem Jasharit me shoke . Gerdeci. Deti n ja fali greqise Remzi Hoxha. Votat kunder integrimit ne Be .edhe 1000.gabime tjera nuk po te bejn pershhtypje negative . Flm per mirkuptim

    2. Fatosi-kosove says:

      Per mentorin,
      Sa gjynah kur ke “njerez” si puna jote mentor djali,nese sali berisha qenka filozof dhe si i tille qenka shpetimteri i kombit vetem pse shane,fyen e kercenon Ramen dhe vrau e turperoi shqiptaret,ateher skam çfar te te them pos mjer ti qe ke rene ne kete gjendje,pasi hiq ma keq ska menduar as vepruar as millosheviqi per kosoven,edhe pse mendoj se duhet ta din se sali berisha si president i shqiperise gjate viteve 92 kur amerika dhe europa i vendosen sanksionet serbise se millosheviqit,ishte sali berisha qe beri biznes me te duke i dhene nafte kunder kerkeses se amerikes dhe europes por edhe kunder kosoves,ishte sali berisha qe arrstoi shqiptare e kosoves gjate pushtimit te saj nga serbia,i kercenoi e i deboi edhe ne duart e policise serbe ku ishte i punesuar edhe “patrioti” noka flamur,nese nuk te kujtohet,po ta kujtoi se sali berisha arrestoi,torturoi dh ezhduki patriotin Remzi Hoxha,arrestoi jo nje here Rexhep Qosje,Anton Qeten,ndaloi dhe kercenoi edhe Rugoven e shume veprimtar tjere edhe gjate luftes ne kosove,prandaj ku shef ti patriotizem ketu,apo kete shkrimin tend ta ka shkruar djali i millosheviqit apo vuqiqi vet i cili u ndi i fyer kur Rama mu ne mes te beogradit i tha se ta dish se kosova eshte e pavarur dhe nuk eshte kurre vetem por do ta akete shqiperine gjithmone afer,perdallim qe sali berisha çdo here ka deklaruar se kosova eshte qeshtje e mbrendshme e serbise, a e di kte ti!
      Pra zotrrote shqiptaret nuk jane te gjithe spiuna e UDB-sh qe te qarten pas nje tradhetari,edhe nese qenkan 10% siq thua ti,megjithse eshte turp skemi qti bejme ky eshte realiteti se sikur te mos kishte pasur njerez si ty serbia do te ishte larguar nga kosova para 100 vjeteve e jo te provoj edhe sot qe permes sali berishes te kthehet ne kosove,e kjo ka perfunduar i tha Rama vuqiqit dhe sali berishes e po ta perseris edhe une se kjo ska per tu bere kurre.

  37. robert says:

    Flet Saliu lopili Serboboshnjak

  38. musa says:

    O Doktor unë si shqipëtar nga Kosova, nuk njof njeri më antishqipëtar se ty !!! Qa të them ma shumë….

  39. 231 says:

    MBYLLE gojen mor qen,,mor maloku I mutit ,,u bere ti mor qen te dallosh kush eshte shqiptar dhe kush antishqiptar,,,po ti mor sali palacoja qe I dhe detin grekeve shqiptar je ti ,,,TI DHE PARTIA JOTE E FELLIQUR DO SHKERMOQENI NE ZGJEDHJET E ARDHSHME ,,,NUK TA FAL SHQIPERIA GERDECIN,21 JANARIN DHE SHITJEN E DETIT ,,PA ZENE NE GOJE DHE VJEDHJET ,PISA NJEREZ..//

  40. Zoti Sali Berisha ,po ju drejtohem hapur nepermjet kesaje Gazete Shtypi .
    Gjate perjudhes qe ju permendni shkurtin e 1991 MPB.nuk ka pasur kurre ne axhenten e saje , eleminimin fizik te Prof.Ibrahim Rugoves.Perkundrazi zoti Rugova dhe shume shqiptare te levizjes per Clirimin e Kosoves , si brenda dhe jasht saje ,jane perkrahur ne cdo hap ,nga organet e MPB te asaje kohe.Po ju kujtojme rastin e te ndjerit dhe familjes se tij zotit Gervalla ,qe u perkrahen dhe gjeten streh ne vendin tone.Keto deklarat te pa turpshme jane vazhde e veprimtarise suaj anti-shqiptare ,ku ju gjate perjudhes se viteve 1990-91 ,kishit lidhje te hapur me agjentet e UDB-s Jugosllave .Ju arritet kulmin e tradhetise ndaj kombit ,kur ne vitin 1995-96 ,dhat urdher per zbulimin e ish-agjentures shqiptare qe punonte per kaq vjet ne ne vendet e europes e me gjere,nepermjet nje urdhri te vecante ku ne te jepeshin ekzaktesisht emrat dhe ardresat e personave ne sherbim te shtetit shqiptar.Paftyresia juaj arriti kulmin gjate perjudhes se luftes ne Kosove ,kur ju thyet embargon e NATO-s dhe BE -n ndaj makines vrasese te ushtrise Serbe te Milloshevicit ,duke derguar nafte per te.Në krahasim me rivalin e tij Lulëzim Basha , Edi Rama, deri më sot nuk del që të ketë nënshkruar traktate apo marrëveshje të hapëta apo të fshehta, të cilat të kenë cenuar interesat e kombit apo të atdheut, siç ndodhi me pushtetin e Ahmet Zogut apo marveshjen e vitit 2009 me Greqinë ku u krye një marveshje e cila cënonte integritetin dhe sovranitetitn e Rep. së Shqipërisë ..
    Edi Rama me deklaratat e tij ,ne lidhje me mardhëniet shqipëri-serbi apo shqipëri – greqi (ku bëjn pjesë problemet e Kosovës dhe ato të Çamërisë ) tegojnë se ai kërkon të konsolidojë pushtetin partiak ,në thelb autoritetin personal ,pa shkelur, por përkundrazi duke respektuar sovranitetin e shqipërisë dhe interesat e kombit.

  41. Korçari says:

    Salih Shpellari, kryekrimineli gjakatar i Shqipërisë, vrasës i shqiptarëve, tradhtar i Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *