Shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani rriten sërish

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

azilkerkuesNumri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka filluar të shkojë sërish drejt rritjes krahasuar me muajt e tjerë të 2016-ës, por gjithsesi shifra mbetet e ulët nëse i referohemi vitit 2015.

Nga Fatjona Mejdini, Vincent Triest

Numri i shqiptarëve që kërkuan azil u rrit sërish në shtator, pasi shifrat ranë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Saktësisht një vit pasi Berlini veproi për të ulur numrin e azilkërkuesve duke e deklaruar Shqipërinë një vend të sigurt, fenomeni i mijëra personave që kërkojnë azil çdo muaj ka filluar të rritet sërish.

Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat në shtator 2016, numri i Shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani u rrit në 2250, shifra më e lartë mujore për këtë vit.

Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në janar 2016 ishte vetëm 1200 persona. Në mars ra më tej në 825.

Por numrat filluan të rriten sërish në verë duke shkuar në 1390 në korrik, 1635 në gusht dhe më pas në 2250 në shtator.

Numri total i azilkërkuesve në Gjermani nga janari në shtator ishte 11,895. Megjithatë, gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2015, numri i azilkërkuesve ishte 44,325, thuajse katër herë më i lartë – gjë që tregon një rënie të ndjeshme vit pas viti.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, 890 shtetas maqedonas kërkuan azil në Gjermani në shtator për herë të parë, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës ishte 565.

Roland Lami, një sociolog dhe profesor i Universitetit Europian të Tiranës i tha BIRN se situata e vështirë ekonomike në Shqipëri po nxiste sërisht njerëzit të largoheshin jashtë shtetit me çdo kosto, edhe nëse shanset e tyre për azil ishin thuajse zero.

“Instinkti i mbijetesës është më i fortë se forca e arsyes. Një numër i madh njerëzish në Shqipëri jetojnë poshtë kushteve minimale që u duhen prë të mbijetuar, ndaj ajo që ka më tepër rëndësi për ta është që të mbijetojnë në vend që të përllogarisin shanset e fitimit të të drejtave të azilit në Gjermani,” tha ai.

“Arratisja nga mjerimi është synimi i tyre kryesor pavarësisht kostove dhe rreziqeve që ky udhëtim ka për ta”, shtoi ai.

Një vit më parë, më 24 tetor 2015, Gjermania e futi Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës, që do të thotë se thuajse çdo kërkesë për azil nga vendi do të refuzohej. Që atëherë janë kthyer dhjetëra mijëra azilkërkues shqiptarë.

Ambasada gjermane në Tiranë lajmëroi se 820 shqiptarë u kthyen vetëm gjatë qershorit 2016, ndërsa procesi i kthimit vazhdon.

Holanda është preferenca e dytë e azilkërkuesve shqiptarë. Në nëntë muajt e parë të 2016, sipas të dhënave të Eurostat, 1360 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Holandë.

Qeveria holandeze do të lançojë një fushatë ndërgjegjësimi në Shqipëri për t’i kujtuar njerëzve se nuk mund të marrin azil për arsye ekonomike apo të tjera.

Gjatë vitit 2016, sipas të njëjtave të dhëna, Mbretëria e Bashkuar doli si vendi i tretë i preferuar i shqiptarëve.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, 985 shqiptarë kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica hynë në mënyrë të paligjshme, kryesisht përmes porteve në Francë dhe Holandë.

Islanda u shfaq gjithashtu si një destinacion i preferuar i aizlkërkuesve ballkanas për vitin 2016. 140 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Islanda në nëntë muajt e parë të këtij viti, bashkë me 45 maqedonas.

Shqiptarët filluan të largoheshin nga vendi masivisht për të kërkuar azil në gjysmën e dytë të vitit 2014, kur kriza ndërkombëtare e migrantëve nga Lindja e Mesme arriti pikun.

Brukseli ka përsëritur vazhdimisht se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i ndalojnë shtetasit e tyre që i drejtohen BE-së për azil.

Ndërsa kjo çështje është cituar si irrituese për vendet pritëse, ajo mbetet e vogël në përmasa krahasuar me emigrimin masiv nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Më tepër se një milionë refugjatë kanë hyrë në Gjermani vetëm gjatë 2015-ës.

BIRN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani rriten sërish”

  1. Anton Guri says:

    Popull tallava, në Gjermani nuk fiton asnjë shqiptar leje qëndrimi pos në disa raste të rralla shëndetësore qëndrim të përkohshëm. Me ka rene shpesh të ju përkthej dhe i di mir jetën e vështir që e bëjnë që nuk ja vlen për asgjë.
    Jetojnë me keq se bagëtia shpesh në një dhomë me çdo lloj race meshkuj e femra.
    Megjithatë me dhimben e sidomos fëmijët e tyre.

  2. Baliu says:

    Tregim suksesi, shembull per rajonin – po thojne liderrat shqiptar.

  3. beho says:

    Gjermania duhet te behet e ndergjegjeshme se shqiptaret kane nje problem te madh historik te madh,papunesinesine.Ky eshte nje fakt i pa diskutueshem dhe eshte koha qe qeveria gjermane te krijoje nje mundesi ligjore reale per te ndihmuar ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.Ne qoftese ka vend dhe zgjidhje per mijra Siriane qe u pranuan ne Gjermani si refugjate ,mendoj se Shqiptaret qe arrijne te kerkojne azil ne gjermani duhet te ndihmohen me punesim dhe te konsiderohen miq te tyre dhe ky gjest do ta forcoje miqesine ndermjet dy kombeve akoma me shume.Shqiptaret jane nje popull punetor dhe paqedashes dhe doren qe i zgjatet per ndihme ,nuk e kafshojne.Eshte ne nderin e Gjermanise te mos i ktheje mbrapsht shqiptaret duke i konsideruar si vend i nje origjine te sigurt, kur dihet se papunesia ne shqiperi eshte nje krize shoqerore e krijuar nga politikanet qe i kane tradhetuar interesat e popullit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *