Tahiri i përgjigjet Manjanit për ushtrinë: E mirëkuptoj vullnetin pozitiv, por beteja s’bëhet me konferenca shtypi

tahiri manjaniNë konferencën e tij për shtyp ku ka kërkuar ashpërsimin e dënimeve për kultivuesit e drogës, ministri Saimir Tahiri është pyetur edhe për kërkesën e Ylli Manjanit, që të nxirret ushtria kundër kultivuesve të drogës.

“E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, pos besoj se është i pasaktë.

Por hyn te propozimet e dëshirës së mirë.

Unë besoj që puna jonë s’bëhet as përmes konferencave të shtypit, por bëhet duke marrë masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në luftën apo parandalimin e këtij fenomeni.

Me Manjanin besoj do gjejmë gjuhën shumë shpejt për miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal.

Jam shumë i hapur për propozimet e cdokujt, jo më të një kolegu tim sugjerimin e të cilit e mirëpres në cdo kohë”, tha Tahiri

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Tahiri i përgjigjet Manjanit për ushtrinë: E mirëkuptoj vullnetin pozitiv, por beteja s’bëhet me konferenca shtypi”

  1. ela says:

    Manjani te drejtonte ministrine e drejtesise qe eshte çerdhja e korrupsionit, te mos liroje drogaxhinjte e burgaxhinjte te veshur me pushtet pastaj te dale e te jape konference per te tjeret.

  2. Epoka e Gurit o nona Shqiperi says:

    Njonii PS tjatri i LSI,OK?

  3. Bruins says:

    Z.Tahiri !
    Ju dukeni shume i ndershem dhe i impenjuar ne luften kunder kanabisit dhe ju pergezoj per kete. Por propozimi mbi rritjen e denimeve per kultivuesit sme duket parandalues derisa te kem te qarte dy ceshtje:
    1. Destinacioni i kanabisit te kapur nga policia ?
    2. Pse lufta e policisa me kultivuesit behet kur kanabisi eshte ne fazen e pjekjes apo gati per treg ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *