Trump kërcënon të mos njohë zgjedhjet dhe fyen Clinton: Grua e ndyrë. Hillary e bën të flasë me vete. Ja kush e fitoi debatin e tretë

20 Tetor 2016, 09:35Politika TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Hillary Clinton fiton edhe debatin e tretë, rruga drejt Shtëpisë së Bardhë më e hapur se kurrë

Donald Trump duket se mund t’i vërë shqelmin një prej traditave më të bukura të demokracisë amerikane, atë të pranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga humbësi.

“Do t’ju mbaj me frymën pezull”, u përgjigj ai, gjatë debatit të tretë dhe të fundit, me rivalen e tij, Hillary Clinton, pasi shpjegoi se është tepër herët për të që të tregojë nëse do të pranojë humbjen ose jo.

Kjo përgjigje e pavendosur vjen pasi ai dhe fushata e është akuzuar në ditët e fundit se po përbaltin imazhin e demokracisë amerikane, duke folur për manipulim të zgjedhjeve. Disa komentues mendojnë se Trump ka filluar ta humbasë besimin se do të fitojë dhe është duke përgatitur terrenin për të justifikuar dështimin.

Në fakt, debati i djeshëm ishte një nga shanset e fundit të kandidatit republikan për të përmbysur epërsinë e ish-Sekretares së Shtetit në anketimet e opinionit të votuesve. 24 orë përpara debatit, Fox Neës, një rrjet televiziv që është më pozitiv ndaj republikanëve nxori rezultatet që tregonin se Hillary Clinton mund të votohej nga 45% e votuesve të mundshëm, ndërsa Donald Trump nga vetëm 38%.

Mirëpo, mbrëmja e djeshme riprodhoi të njëjtën situatë. Clinton ishte e përqendruar dhe shumë e përgatitur, Trump ishte emocional dhe i shpërndarë. Ai pati momente të mira, sidomos në pjesën kur foli për problemin e emigracionit, ku në një farë mënyrë nënkuptoi se Hillary Clinton e Barack Obama kishin bërë praktikisht pa pranuar, po të njëjtat gjëra që po premtonte ai. Clinton, si senatore, kishte votuar në favor të një lloj gardhi që do të mbyllte kufirin jugor, ndërsa administrata Obama ka deportuar miliona emigrantë pa dokumente në vitet e fundit.
Clinton u vu në situatë dy ose tri herë edhe nga moderuesi Chris Wallace që e konfrontoi për deklarata publike dhe jo publike të bërë në të kaluarën.

Mirëpo, përve këtyre rasteve, kandidatja demokrate mbizotëroi në debatin 90-minutësh, duke treguar vetëpërbajtje, qartësi dhe shënjestër të shkëlqyer në sulmet e saj ndaj Donald Trump. Nuk ishte një betejë e barabartë. CNN, i vetmi rrjet televiziv, që bashkë me ORC anketojnë drejtpërdrejt teleshikuesit, tha, në fund të debatit, se Hillary Clinton fitoi 52%-39% sipas tyre.

Trump e fyen: “Grua e ndyrë”, Hillary e bën të flasë me vete

Kandidati republikan ishte thjesht i paaftë të artikulonte si duhet pikëpamjet e tij, në debatin e fundit. Duke humbur disa herë toruan, ai e ndërpreu rivalen e tij 37 herë, gjatë 90 minutave dhe në disa raste duke e fyer atë.

Hillary Clinton tregoi një vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme dhe shpesh u hoq sikur nuk e dëgjoi se çfarë i thanë. Mirëpo, në momentet kur iu kthye debatuesi, fjalët e saj zunë vend.

Trump ishte në pozita mbrojtëse përsëri për punën e Vladimir Putinit. Se pse nuk arriti dot asnjëherë gjatë këtyre tre debateve të thoshte ndonjë fjalë kritikuese për presidentin e Rusisë, sa për sy e faqe, vetëm ai e di.

Duke cituar nga Wikileaks, ai u përpoq të hidhte dyshime mbi ndershmërinë në punë të ish-Sekretares së Shtetit, por kur ajo tha se faqja e internetit po vepronte për llogari të Rusisë dhe kritikoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Trump përsëri kaloi në mbrojtje të Moskës, duke thënë se nuk dihet se kush i ka vjedhur emailat e demokratëve.

Hillary Clinton i kujtoi që 17 agjensi shtetërore të zbulimit, kundërzbulimit, të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare kanë thënë se vjedhja elektronike është kryer nga elemente të lidhur me qeverinë ruse. Dhe kur Trump përsëri tha se nuk e beson, ajo iu kthye duke i thënë se si ka mundësi që mban anën e Putinit dhe jo të agjensive amerikane.
Trump u justifikua se nuk e kishte takuar ndonjëherë Putinin dhe se Putini “nuk ishte shoku i tij i ngushtë”. Por ai përsëriti argumentin e çuditshëm se Putini kishte thënë fjalë të mira për të, ndërsa nuk kishte aspak respekt për Hillary Clinton dhe për Presidentin Barack Obama.

Ai i doli kështu në shteg kandidates demokrate që i tha se merret vesh se pse nuk e pëlqen Putini atë. “Ai preferon të ketë një kukull në Shtëpinë e Bardhë”.

“Ti je kuklla”, u përgjigj si në një sherr fëmijësh Donald Trump. Po fjalia e Hillary Clinton ishte djegëse.
Ndoshta momenti më i mirë për kandidaten demokrate ishte në segmentin për tregëtinë e jashtme, aty ku Trump duhej të kishte fituar lehtë.

Aty ishte Clinton që e ktheu debatin në çështje personale duke i kujtuar se retorika e Donald Trump për vendet si Kina që po na marrin vendet e punës është boshe. Duke marrë një shembull, ajo tha se Kina po na manipulon në treg me punën e çelikut. Mirëpo, Donald Trump është hipokrit, tha ajo, sepse kur ndërtoi Kullën Trump në këtë qytet, zgjodhi të përdorte çelikun kinez duke përbuzur çelikun amerikan. “Preferoi t’u jepte vende pune kinezëve, në vend që të t’u jepte vende pune amerikanëve”. Fjalia u troket në zemër zonave ish-industriale të shpartalluara nga konkurrenca prej tregëtisë së jashtme, pika ku Trump duhej të fitonte ndaj Clinton.

Clinton erdhi e përgatitur edhe për rutinën e zakonshme nga Trump se ajo ka 30 vjet që është politikane dhe nuk po bën asgjë. Duke hequr paralele mes punës së saj si aktiviste për të drejtat e fëmijëve, të grave, të shëndetësisë dhe në fushën e sigurisë kundër terrorizmit, ajo i gërshetoi momentet e jetës së saj, me momentet e jetës së pa përgjegjësi publike të biznesmenit Donald Trump. “Do t’i lë amerikanët të nxjerrin përfundimet nga ky krahasim”, tha ajo.

Në një moment tjetër, të dobët për Donald Trump, ai nuk duroi dot pa i thënë “grua e ndyrë”.

Zonjës Clinton nuk i lëvizi as qerpiku, por vazhdoi e qetë argumentin e saj.

Republikanët kanë disa argumente legjitime për një numër problemesh për të cilat Demokratët nuk po formulojnë dot përgjigjet e duhura apo ende nuk po pranojnë realitetet e reja në vend. Mirëpo, në skenën e debatit të fundit, vetëm një nga dy kandidatët u soll si dikush që meriton të vihet në krye të këtij vendi të madh. Ajo ishte Hillary Clinton.

Kjo nuk është thjesht preferencë e autorit të këtij shkrimi. Është një përfundim i shumicës së anketuar pas mbarimit të debatit si dhe përfundimi gati unanim mes komentuesve të politikës. Pyetja e vetme që mbetet tani është çfarë mund ta ndalë ish-Zonjën e Parë të Amerikës që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kësaj here si Presidentja e parë grua në historinë e vendit. Pas debatit të sotëm, nuk ka dyshim që Donald Trump nuk e ndalon dot.

26 komente në “Trump kërcënon të mos njohë zgjedhjet dhe fyen Clinton: Grua e ndyrë. Hillary e bën të flasë me vete. Ja kush e fitoi debatin e tretë”

  1. gruaja e tradhetuar says:

    si i kane bere shqiptaret te flasin me vete Enver Hoxha saliu dhe edi dhe iliri
    me klintonin edhe shqiperia do te flase me vete o servila

  2. gruaja e tradhetuar says:

    si i kane bere shqiptaret te flasin me vete Enver Hoxha saliu dhe edi dhe iliri
    me klintonin edhe shqiperia do te flase me vete o servila
    poshte politika

    1. GR says:

      Po cke mor klluf….a do qe te jete Trump president apo Klinton se spo kuptohesh….
      Thjesht per kujtese……clirimi i Kosoves..a te ngacmon gje tek ai neuroni i vetem qe ke brenda kafkes….????
      IDIOT

      1. Popey says:

        @ GR o klluf Po pse mor gomar me kete llogjiken tende idiote votojne amerikanet?? Mendojne per Kosoven kur votojne per presidentin e tyre?? Nuk mendojne per ekonomine e vendit Te tyre por per kosoven?? Shkruan traplliqe me konfidencen me te madhe!! Te dhjefsha Kosoven dhe trurin tend idiot, mos Te duket gje kosova Qendra e usa ?!!!

        1. adi says:

          ne amerike
          hilarija ka 4 grupe interesi qe e mbeshtesin
          zezaket
          by…et ose homot
          mysylmanet
          dhe super te pasurit si soros e ca mashtrus te tjere si ai.
          ndersa donaldon e mbeshtesin vetem te bardhet dhe ata jo te gjithe se te droguarit dhe hipite i ka mare hilarija.

  3. nn says:

    hallall

    po tek ne kur do behen te tilla perballje ? apo kurre………………

  4. Tr says:

    Deri ne fund ka te papritura tek Amerikanet .

  5. tomi says:

    O zoti Ruben! Qe behet ne USA nje politike e tille nga qarqe qe mbeshtesin Klinton kjo eshte e kuptueshme dhe fare normale, por te besh reklame per Klinton ne Shqiperi dhe te “para-vendosesh” zgjedhjet ne USA , kjo mua me duket nje budallallek me brire. Po pse more i ngrate, vetem ti kupton anglisht? Nuk ke permendur ceshtje kyce te debatit sic ishte ajo per financimin e Fondacionit Klinton qe sic thua edhe ti vepron ne fushen e te drejtave te grave, dhe qe medemek me financimet shume-milionshe nga Katari, Emiratet e te tjera vende nga gjiri Persik po mbron te drejtat e grave . O Avxhi, e di ti si trajtohen grate ne Gjirin Persik, apo te flasim se ku marrin vesh keta derra (derrat medemek jemi ne qe lexojme dokrrat e tua prej profeti). Trump ja la “bananen” ne dore disa here dje Klintonit o i zi qe te ka zene syte …… nuk e di cfare, por dicka po.

    1. goooo TRUMP says:

      o Tom po me cil merresh dhe ti mor burr me ca tru shkulur si kryeministri i tyre qe ben deklarata pa ven qorrazi,voten do e hedhim ne qe jemi ketej dhe jo Rama me ca rrampalla,aq dine aq thone te shkretit mo u ve faj

    2. usa says:

      Sot Djali I madh I Trump e pranoj humbjen. Mbas debatit te tret qe te gjithe gazetate me te medha te Amerikes nxoren fituese 3 me 0, Zonjen e nderuar Klinton. Trumpi sot u trap shqiptar si ky siper Tomi.

      1. babo says:

        Zonja e nderuar Klinton??? E ke fjalen per mashtrusen dhe kukullen e lobeve me te ndyra te SHBA?

        Rri me sondazhet e medias , se ne fund aty do ngushelloheni.

  6. maximus says:

    fox neès – shkruan ky gazetaruci ketu, na çate trapin me kete shqiptimin ne shqip o karuca gazetaruce, o shkruajeni anglisht, o si shqiptohet ne shqip si psh.” foks njuz” ne rastin konkret

  7. Ben Hur says:

    E keqja ne politike eshte,se sa me I drejte dhe I vertete te jesh aq me I humbur je. Kjo po ndodh edhe me Trump. Jemi ne nje bote te genjeshtert. Te vertetat I marim vesh pas pesedhjete apo njeqind vjetesh. Keshtu na ka krijuar natyra!

    1. Totila says:

      Po si mundet te fitoj nje Trap si Trump.
      Shikoje ne surrat dhe veri nje cmim.
      Kurre ne USA sdo te fitonte nje biznesmen per me teper ky karagjozi qe mburret se nuk ka paguar asnje cent taksa qe nga 1998 !

    2. kuq e zi says:

      z.ben hur
      e keqja eshte ajo qe tha trump vite me pare kur e pyeten se a do i hysh ndonjehere politikes dhe me ke??
      ai u pergjigj do te konkuroja per republikanet sepse ata u besojne cdo lloj idjotsie
      sot repubublikanet e kuptuan qe idjoti erdhi dhe eshte vone per ta ne kete mandat

  8. qiri says:

    Ti Ruben je kot fare. Ke perkthyer dicka nga CNN, qe eshte totalisht me Clinton dhe kaq. Injorant. nese e ke pare debatin (po ke ndenjur zgjuar tere naten) duhet te kishe vene re se Trump fitoi kete radhe. Pavaresisht ndonje pike te dobet, ai fitoi.

    1. Wendy B says:

      Po ku e pe ti [email protected] qiri qe fitoi. Ai as pyetjeve qe iu bene nuk u pergjigj. Edhe pak nga e verteta gjithesesi.

  9. krysho ludovik says:

    e ka bere bunkerin gati edi rama kur te fitoje trumpi mo
    po keta gazetaret i pranon ne bunker apo jane mesuar keta kur te fitoje trumpi thjesht do lepijne nje bythe te re
    mo u leshon ndonje bombe drejt e mbi sahat mo se do na iki edhe projekti i tiranes per lesh pastaja

  10. mirel says:

    Trapi nuk mund te fitoje.
    Amerika nuk mund te kthehet ne nje shtet tip modeli rus, apo menue president tip Berluskoni.
    Ky do te ishte fundi i botes se ekuilibreve.
    Me gjithe problemet qe ka Amerika eshte simboli i shtetit ligjor dhe me i hapuri per te gjithe.
    Cdo kush eshte i barabarte ne koncept per te arritur.
    Nuk mund te konceptosh Ameriken si nje tip te shtetit gangsteresk si ajo qe ofron Putin dhe Berluskoni. Po u be kjo bota ka marre fund.

  11. G-bani says:

    Pordhe me rigon.mos iu besoni sondazheve o njerez budallenj.keshtu thoshin edhe per brexit qe nuk do ndodhe por ja qe ndodhi.amerika ka nevoje per nje shkundje te madhe dhe eshte e pashmangshme.trump do jete fitues absolut dhe bota do jete me e sigurt dhe me e drejte.

  12. Klevis says:

    Nasty Woman = Grua e keqe dhe jo grua e ndryrë ?

  13. pirro says:

    Hillari e ka humbur kete debat nese i referohemi argumentave.
    Nese i referohemi makines mediatike pro demokrateve si CNN ata thone qe fitoi por aspak.
    Trump me i sakte per problemet ek-fin dhe ato nderkombetare

  14. Totila says:

    Po Fols njuz cfare thote per debatin e mbremshem , jo per gje pot mqs eshte absolut Republikan ?
    Me sa pike perpara e renditi Clintonin ne find te debatit ?
    E pate apo jo spo flisni si e Jema e Zeqirit me maje te Drizes .
    E nxoro mr + 7 pike ne avantazh nga + 11 qe e nxori apo ci q. Temen
    Trumpi eshte nje sharlatan pa bosht mdhe beni mbreme gabimin me Amatoresk derisa foli me Superlativa per Putinin kur ne e dime Se Sa te ndjeshem jane Amerikanet kunder “”Armikut Rus “”.
    Tjetra eshte se Clinton e tha troc se : “”Ne do taksojme te pasurit dhe korporatat qe te perkrahim klasen e Mesme qe perben me se 85 % te popullsise .
    Perndryshe ” Iron Woman” e gozhdpi Trapin kur i petmendi faktin se ne ndertimin e perandorise se tij ai Kurre nuk punesoi Amerikane por NUMRA sic dhe jane Kinezet realisht
    Pastaj Trapi Trump e kafshoi karemin si “”PESHK GURI”” qe eshte kur e etiketoi Hillarin si Nasty Woman dhe Clinton as qe reagoi fare pot e degjeneroi .
    Ne se fo ti referohesha te Paperseritshmit Albert Verria tek “”Kapedani “” dhe te pyesja disa sosh ju qe shkruani ne te Ardhmen e Shkuar , pra ne menyre Hipotetike : – Me cilin Sy e pate debatin , Me ate me Xham apo ate pa Xham !

    1. roni says:

      @Tortila – ja me cfare syri e pame Hillaryn dje shife ca ka thene Barack Obama per kete fenomenin, genjeshtaren!! Nese kupton anglisht ajo tha ” I will not raise taxes per middle class” dhe nese jeton ne USA taksat jane 35 perqind…ndersa trump do i ule ne 20 perqind…Kur thote qe do i ul taksat e kupton ndopak zotrote qe po genjen? PSe? sepse senati eshte republikan dhe nuk ka per tja miratuar gjithe ato qe thote!! Shife videon e Hillarit tat dhe cafre thoste Obama para 4 -8 vjetesh e sot na thote votojeni!! Leftard!!

      https://www.youtube.com/watch?v=H6f4tZFZ_-g

  15. xyz says:

    a e pat gje debatin apo me ato qe u tha rama?

  16. Don says:

    Shikoni filmin “Idiocracy” dhe do te kuptoni ku po shkon Amerika dhe bota perendimore qe e ndjek! Ne duam te shkojme ne Evrope, por Evropa qe ne enderronim ne 1990, ishte ne fakt Evropa e politikes pas-luftes qe e ndertoi ate. Tashme ne vazhdojme te duam te shkojme ne EVrope, por as ajo, as Amerika, nuk jane me cfare ne enderronim. Kudo sundon aristokracia, bytha, dhe anarkia social-komuniste. Si mnud te duash te shkosh ne Evrope kur kjo do te shkojne ne socializem!!!! Jua them une! Eshte shkruar ne Bibel – Perendia i shpetonte izraelitet nga armiqte e brezi tjeter (pas 25 vitesh) kthehej serisht ne idhujtare dhe e harronin Perendine. Ja, harresa eshte ne natyren mekatare njerezore. @5 vjet tranzicion dhe ne duam te shkojme ne socializem, thua se ka nje socialism qe funksionon!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje