Zbulohen milionat e rektorëve, nga llogaritë bankare te trojet e shtëpitë

rektoretZbardhet pasuria e rektorëve të universiteteve shtetërore në Shqipëri. “Open Data Albania” ka siguruar deklarimet e pasurisë së rektorëve të rinj, si dhe ata që kanë rifituar një mandat të ri në krye të universiteteve shtetërore në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë Shkodër etj.

“Panorama” shkruan se drejtuesit e universiteteve kanë deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të ardhurat e tyre të majme, si dhe depozitat bankare, pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e familjes për vitin 2016.

Pranë ILDKP kanë deklaruar të ardhurat Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, Adem Bekteshi, rektor i Universitetit të Shkodrës, Agron Cuka, Rektor i Universitetit të Sporteve, Ali Jashari, rektor i Universitetit të Korçës, Andrea Maliqari, rektor i universitetit Politeknik të Tiranës.

Po ashtu Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Kastriot Caushi, rektor i Universitetit të Arteve, Roland Zisi, rektor i Universitetit të Vlorës.

Ajo që bie në sy nga të ardhurat e rektorëve është fakti se pjesa më e madhe e tyre zotërojnë pasuri të paluajtshme, më shumë se një banesë. Ndërkohë që disponojnë dhe shumë llogari bankare.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, rezulton të ketë 19 llogari bankare, po ashtu pronar i 5 apartamenteve dhe 2 garazheve. Edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rezulton të jetë pronar i 5 apartamenteve, pronar toke dhe dyqanesh.

Edhe rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, rezulton të jetë me të ardhura të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar 13 llogari bankare dhe depozita të ardhurash në emrin e saj dhe të bashkëshortit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zbulohen milionat e rektorëve, nga llogaritë bankare te trojet e shtëpitë”

  1. nn says:

    kane punuar shume, prandaj …….

    kane botuar artikuj e libra; kane bere zbulime shkencore dhe patenta, te cilat i kane shitur ne NASA; kane tituj pa fund, nga te cilat marrin honorare; kontribuojne ne Universitete te Botes; etj, etj…… gjera qe duhet te kete/beje nje Rektor Universiteti
    .
    upsssssssssssssssss………………………………..me duket se e kam ngaterruar; kete duhet ta bejne pedagoget qe te mbajne vendin e punes

  2. miri shkodra says:

    Jam kurioz te dij sa do te kete ish kryemyftiu i Universitetit te Shkodres mulla Mahir Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *