A mund të bashkohen Kosova e Shqipëria (një analizë për të mos u humbur e Ardian Klosit)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

flamurSiç shihet një kosovar ka sot shumë më tepër arsye për të mos dëshiruar ndonjë jetesë nën shtetin shqiptar. E qartë, edhe shqiptarët vetë nuk kanë ndonjë arsye për të lakmuar shtetin kosovar. Por as edhe një arsye për t’u vetëmburrur ndaj kosovarëve për një përparim që nuk ekziston. E nëse do duan të mësojnë gjë nga bashkëkombasit përtej kufirit, kjo do të ishte qetësia, përmbajtja dhe serioziteti në jetën shoqërore, raporti me punën dhe shumë më tepër dashuri për tokën e vet.

Nga Ardian Klosi*

Muri ra, po pastaj?

Është thuajse e pamundur të shoqërosh një gazetar a një intelektual tjetër çfarëdo të huaj që mos të të bëjë pyetjen: Mendoni se ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, ka prirje bashkimi të tyre, mund të realizohet dikur një Shqipëri e madhe?

Unë u përgjigjem të gjithave me jo: Nuk ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, shumë pak mund ta dëshirojnë një bashkim e për rrjedhim nuk ka për t’u realizuar ndonjëherë Shqipëria e madhe.

Arsyeja është e thjeshtë dhe është krejt praktike. Dy vende ku jeton i njëjti komb bashkohen, dhe këtë na e tregon historia, në rastin kur njëri prej tyre ka administratë funksionuese, ka ecur përpara në rrugën e mirëqenies dhe dëshirohet e synohet prej pjesës së kombit që jeton në vendin më të varfër ose më të vuajtur. Kështu ndodhi bashkimi i dy Gjermanive më 1989-1990, po kështu kanë ndodhur bashkime në të kaluarën si ai i Italisë (nën kurorën e njërës prej mbretërive më të zhvilluara të Veriut, asaj të Savojës), kështu mund të ndodhin në të ardhmen, e zëmë nëse bije diktatura në Korenë e Veriut që vetiu pastaj do t’i bashkohej asaj të Jugut.

Madje edhe bashkimi i Hong Kongut me Kinën ndodhi pa dhimbje të mëdha në kohën kur Kina kishte hyrë pakthyeshëm në rrugën e modernizimit. E kundërta vërehet edhe më shpesh: një vend i varfër rrazbitet aq shumë nga tensionet e brendshme ose luftërat civile, saqë vjen një ditë dhe vendi ndahet sikurse ka ndodhur shpesh me vende afrikane, po sikurse ndodhi edhe me shtetin e sllavëve të jugut, i cili nuk mbajti asnjë shekull.

Njerëzit janë në thelb qenie materialiste, fundja si gjithë qeniet e tjera. Ata nuk janë në thelb qenie patriotike ose qenie nacionaliste. Për më tepër shqiptarët sot drejtohen në jetë nga vlerat thjesht materiale. Në këtë pikëpamje që është pikëpamja kryesore, nuk ka asnjë arsye pse kosovarët të mëtojnë të bashkohen në Shqipëri e shqiptarët e «perëndimit» të dëshirojnë bashkim me Kosovën. Të dy shtetet çalojnë, madje ky i perëndimit shqepon si mos më keq, duke munguar krejt në territore të mëdha sikurse në veri e verilindje.

Kosovarëve u mjafton një vështrim mbi gjendjen e mjeruar të Shqipërisë së atyre krahinave, mjafton të kalojnë kufirin dhe të mos gjejnë një qytet për të qenë, u duhet të vinë deri në Shkodër ose Tiranë që të ndeshen me atë që quhet jetë urbane ose jetë e qytetëruar.

Një tjetër arsye, pranë kësaj, është imazhi i keq që kanë administratorët, qeveritarët përkëndej e përandej kufirit. Të dyja qeverive u tregohen histori korrupsioni galopant, shpesh me fakte, madje për ndërtim autostradash zgjedhin të njëjtën firmë që ushqen këto histori megakorrupsioni. Sidoqoftë primatin e mban këtu qeveria përkëtejit, kujtojmë vetëm se ajo mund të hedhë në erë qytetarët e saj për të zbërthyer municione të vjetra dhe askujt të mos i hyjë asnjë gjemb.

E pra, shqiptarët nuk do të donin që këta administratorë ta zgjeronin ombrellën mbi territore që do t’u shtoheshin nën qeverim; përfytyroni një Shqipëri të qeverisur nga ish-komandantë të UÇK-së ose, mos o Zot, një Kosovë të administruar nga Berisha me familjen e tij dhe Bode me klanin e tij korçar.

Përjashtohet pra, për kushedi sa dekada që do të vijnë, një administrim i përbashkët i fateve të shqiptarëve përkëndej e përandej vargmaleve të verilindjes, një shtet i vetëm i tyre. U bë shpesh paralelja me murin e Berlinit sa kohë që shqiptarët e Kosovës jetonin nën shtypjen nacionaliste. Kur shtypja dhe muri ra, askush nuk tentoi për bashkim. Në teori është gjynah, sepse, jo më me shpenzime dyfishe, pra pa u dashë mbajtur dy qeveri, do mund të administroheshin pasuri të mëdha të një toke ku jeton një komb; kombi do të kishte një vijë të mirë bregdetare, do të bëhej zemra e Ballkanit e nyje kryesore ku do të kalonin qarkullimet Veri-Jug e Lindje-Perëndim, lidhjet historike të malësisë me ultësirat kontinentale dhe bregdetare do të gjallëroheshin, vetë respekti që do të gëzonte ky shtet i shqiptarëve do të ishte shumë më i ndryshëm nga qesëndi-keqardhja që mbizotëron sot te të huajt për dy gjysmat e tij gjysmake.

Gjynah është edhe që një kulturë e përbashkët, me të njëjtat fillesa, edhe pse sot me disa degëzime të larguara, nuk përfaqësohet nga disa pak qendra a institucione prestigjioze: një Akademi serioze Shkencash, me institucione për studimin e tokës, detit, kulturës së shqiptarëve, një Teatër i madh Kombëtar, një Bibliotekë e vërtetë Kombëtare, një Qendër kombëtare Kinematografie etj. etj.. Sepse kultura është një, dy shtetet e ndara e armike në shekullin e kaluar nuk arritën ta përçajnë atë, falë patriotizmit të kosovarëve, të shtresës intelektuale të rritur në Jugosllavi, asnjëherë nuk u kërkua aty zhvillimi i një kulture të veçantë, sanksionimi i një shqipeje të veçantë (çka nuk do të ishte aspak e vështirë po të ndiqej tradita e gegënishtes). Kjo ka sjellë sot pozitive që të mos ketë barriera kulture sikurse ka barriera administrate, por ka sjellë edhe dukuri negative sikurse njëfarë inferioriteti pritës që tregon Prishtina ndaj Tiranës, ku bëhen më të mira edhe botimet, edhe Panairet e Librit, edhe mediat ose bienalet e artit etj.

Në praktikë gjendja e dyshtetësisë është më e mirë për gjithë arsyet që thamë. Sidomos fakti që shteti i Kosovës është i kontrolluar e në njëfarë mase i garantuar nga prania e ndërkombëtarëve. Aty janë të papërfytyrueshme ngjarje si Gërdeci ose demonstrata e 21 janarit. Aty i është i papërfytyrueshëm vetëzbërthimi i shtetit siç ndodhi te ne nën Berishën më 1997. Aty është e papërfytyrueshme shitja e interesave të vendit ose shkatërrimi i monumenteve natyrore e të kulturës sikurse ndodh aktualisht në Shqipëri.

Por përtej këtyre arsyetimeve që mund të enden në rrafsh abstrakt, më intereson të kujtoj në këto radhë pamjen konkrete të Kosovës e të Shqipërisë sot, në një krahasim të shpejtë por që na tregon shumë. Më ka rënë rasti dy herë muajt e fundit të udhëtoj në Kosovë e nuk mund të mos i shohësh ndryshimet me Shqipërinë sapo që kalon kufirin.

Sapo që ndodhesh në Kosovë nis gjelbërimi dhe punimi i tokës. Ku nuk ka pyje, ato pemë të ulta gjethevogla që veshin kodrat njëra pas tjetrës, ka ara të punuara ose vreshta të shtrira në dhjetëra dynymë në mos hektarë. Edhe në qendrat më të vogla të banuara sheh njëri pas tjetrit shitësit e frutave dhe perimeve me arkat e tyre të sërënditura gjithë kujdes. Ndërsa në Shqipëri ku sheh fusha, s’është e thënë të jenë të punuara, madje sa më të mëdha këto fusha, si për shembull në brezat e shumtë të Myzeqesë, aq më djerrë janë ato. Aty e ndjen se sa rëndë e ka goditur Shqipërinë historia e kolektivizimit ekstrem bashkë me çorbën që u bë më mbas me pjesëtimet ose kthimet e pronave. Në Kosovë me sa kuptohet asnjëherë s’ka humbur tradita e punimit privat të arave të mëdha, këtu sikur nuk ekziston gjëkundi toka pa zot.

Edhe mënyra se si i ndërtojnë shtëpitë kosovarët është e përmbajtjur: këto shtëpi janë gjithmonë dy-trikatëshe dhe kanë gjithmonë një çati mbi krye. Ndërsa në Shqipëri është tipike «vila» e re gjigande, që mund të shkojë dhe pesë kate dhe të ngrihet mu në mes të arës ose vreshtit të dikurshëm. Shihni vetëm pamjen e fshatit të dikurshëm Lundër në të dalë të Tiranës kur shkon për nga Elbasani: gjithë shpatet e kodrave të veshura dikur me vreshta, janë mbjellë me këto të ashtuquajtura vila që i kanë likuiduar vreshtat njëherë e përgjithmonë (ndërkohë në dyqane vazhdon të shitet verë «Lundra» megjithëse hardhi nuk ka më).

Kjo mënyrë e qetë dhe e përmbajtur e trajtimit të tokës dhe e ndërtimeve që dallon provincën kosovare, të takon edhe në qytetet që kam shkelur, Prizren, Prishtinë. Këtu makinat ndalojnë rregullisht para semaforëve e sidomos u japin përparësi këmbësorëve. Edhe në vijat e bardha ose në kthesë të makinës përparësinë e ka këmbësori (aty ku tiranasit ose vlonjatët e trembur shohin se mos po u afrohet ndonjë makinë). Për çudi edhe boritë e kerreve nuk dëgjohen, sikur ua kanë hequr.

Herën e fundit u ndodha në Prishtinë në një ditë të diel. Asnjë dyqan hapur, kafene e restorante po, tek-tuk ndonjë kioskë gazetash e ndonjë tezgë librash, aq. Një rregullsi që e gjen në Gjermani, në përgjithësi në Europën e mesme dhe veriore e që sigurisht s’të kujton asnjë qytet të Shqipërisë.

Më patën thënë që duhet të kesh kujdes nga policia rrugore kosovare, sepse nuk bën shaka kur të gjen në kundravajtje, Megjithatë diku në një rrugë të tatëpjetë para se të hyja në një qytet të vogël, kamera e një polici kapi te makina ime 13 km/orë kapërcim shpejtësie. Pas kësaj mbushje dokumentash, faturë gjobe dhe asnjë diskutim i kotë. Kurse në Shqipëri nëpër gjithë autostradën e re këmbë polici e rrotë makine policie rrugore. Diku, në hyrje të tunelit të Kalimashit, ishin mbledhur si nja 8 a 10 policë të shkrehur, më duket se edhe rripat e pantallonave i kishin të zbërthyer dhe ia kishin kërcitur muhabetit me kurrizin e kthyer rrugës. Ja dhe këto detaje të vogla mjaftojnë për të kuptuar se tjetër është zbatimi i shtetit te ne e tjetër në Kosovë.

Gjithçka e ka një arsye, ndryshimet kanë shpjegimet e tyre. Kosova edhe pse vuajti diskriminimin serb, luftën, dëbimet, asnjëherë nuk ra pre e anarkisë. Ndërsa Shqipëria, edhe sot që kanë kaluar 20 vjet qyshse u shemb një diktaturë e skajshme e cila, siç vrau në qelizë pronën private, goditi në ind elitat kulturore, nxori në majë siç nxjerr dallga e ujërave të turbullt shkumën e pisët ata më sharlatanët e më servilët, Shqipëria pra edhe sot nuk ka arritur ta ftillojë kaosin e vlerave dhe të organizimit, ajo rri gjithmonë si me frikën e valës së anarkisë të ardhshme. Mungesa e shtetit të vërtetë dhe mungesa e një zhvillimi të qëndrueshëm mes harmonisë së protagonistëve shoqërorë, brenga jonë më e madhe.

E megjithatë nuk ishin shpjegimet që më shtynë të shkruaj këto radhë. Është njëfarë kryelartësie për të mos thënë fodullëku i një pjese të mirë bashkëqytetarësh të Shqipërisë kur flitet për Kosovën dhe kosovarët. Bëjnë si më të mirë këta të Shqipërisë, si më të zot, më të emancipuar, më afër Perëndimit etj. etj. Jam dakord që ka më shumë gjallëri e lëvizje në Tiranë sesa në Prishtinë, ka më shumë lajme në kryeqytetin e perëndimit sesa në atë të lindjes, ka në Tiranë të paktën nja shtatë stacione lajmesh (të dhitesh me lajme, do thoshin në Elbasan), të sofistikuar në teknikën e tyre. Po ç’më duhet kjo më shumë, më fort, më shpejt?

Tek shqiptarët «e perëndimit» vërehet vërtet një energji më e madhe, veçse kjo energji shpesh është negative. Shikoni me sa shpejtësi u betonua bregdeti i Sarandës, ai i Golemit, si po ndjek bregdeti i Vlorës të njëjtën rrugë. Shikoni si po marrin shtratin e Erzenit për të ndërtuar Diagonalen e Karrëfurit, shtratin e Lumit të Tiranës për të bërë rrugën «e Arbërit». Shikoni si po i ngjiten pallatet malit të Dajtit, biznesi i ndërtimit më e shëmtuara kafshë që është parë ndonjëherë në këto anë. Në më pak se dhjetë vjet u shpërfytyrua ajo që i kishte dhënë natyra Shqipërisë në miliona vjet. Ç’ta dua këtë energji e këtë lloj zhvillimi? Do desha shumë më tepër një zhvillim të qetë bujqësor-tregtar si të Kosovës.

Kanë vërtet më shumë mallra, më shumë kafene, më shumë rini nëpër rrugë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Tirana, Korça, Vlora. Por kanë edhe më shumë pazare të pista, para të pista, krisma. Këtu po bëhen krime edhe më të sofistikuara sesa në Napoli; atëherë them, jo falemnderit, bëj pa këtë gjallëri, në djall këto super hotele e super restorante që nuk i lënkan asgjë mangut Palermos.

Po kur dëgjoj pastaj që më mburrin «modelin ekonomik» të Shqipërisë e cila nuk njihka krizë, më trazohen zorrët. Shqipëria mjerisht nuk ka gjetur ende vetveten, ajo kalon nëpër amplituda shpirtërore të ngjashme me delire-depresionet e udhëheqësve të saj. Këtu rinia ende nuk ka perspektivë (dhe pasqyrë më të mirë për gjendjen shëndetësore të një shoqërie nuk ka), ata që janë në gjendje, ikin për të studiuar një orë e më parë jashtë, ata që s’mundin, marrin pjesë në teatrin e arsimit të lartë publik dhe privat mes inflacionit të diplomave dhe masterave.

Siç shihet një kosovar ka sot shumë më tepër arsye për të mos dëshiruar ndonjë jetesë nën shtetin shqiptar. E qartë, edhe shqiptarët vetë nuk kanë ndonjë arsye për të lakmuar shtetin kosovar. Por as edhe një arsye për t’u vetëmburrur ndaj kosovarëve për një përparim që nuk ekziston. E nëse do duan të mësojnë gjë nga bashkëkombasit përtej kufirit, kjo do të ishte qetësia, përmbajtja dhe serioziteti në jetën shoqërore, raporti me punën dhe shumë më tepër dashuri për tokën e vet.

*Botuar në vitin 2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

36 komente në “A mund të bashkohen Kosova e Shqipëria (një analizë për të mos u humbur e Ardian Klosit)”

  1. Korcari says:

    Po akoma me Shqiperine e madhe mereni ju ore? Shikoni te zgjidhni problemet qe kemi pastaj meruni me kto.

    1. Raimond vlonjati says:

      Mjafton te kexosh ket artikull , te ketij lumadhit medioker , po qe se ke durim natyrisht , dhe e kupton se ke edhe nje arsye me shume per tu bashkuar ne nje Shqiperi te vetme , te Perbashket

      Nga Shqiperia e perbashket ritet fuqia e kombit ne cdo aspekt . Lum ata qe do e harrijne

      Nga Bashkimi jone i madh , Dyfishohen burimet tona natyrore , dyfishihen burimet tona njerezore , dyfishihet GDP-ja , dyfishohett prodhini i pergjitheshem ekonomik ,ritet jashtezakonisht prodhimi ne sektorin e sherbimeve , zvogelohet dyfish deficitiy tregetar , riten dyfish te ardhurat nga taksat dhe keto cojne direkt ne ritje te jashtezakonshme te te ardhurave
      Nga ana tjeter fuqia perbashket ekonomike do beje qe shteti te beje investime serioze te fuqishme monetare ne infrastrukturen rugore dhe sidomos hekurudhore qe te bashkoje Prishtinen me Tiranen , gje qe do coje
      ne nje rr te jashtezakonshme te shkembimeve tregetare brenda kombit duke hapur me qindra mijera vende pune dhe biznesi brenda kombit tine , gje kjo qe sjell nje fitim maksimal sepse cdo transaksion tregetar do ti qarkulloje parate brenda sistemit tone bankar

      Po ashtu duke qene Shqiperia e perbashket , do te beje qe te gjitha te ardhurat nga emigrimi i Shqiptareve te Kosoves te futen ne sistemin bankar te Shqipetise duke ju bashkuar te ardhurave te emigranteve nga Shqiperia cka do te coje ne fuwizim re jashtezakonshem te parase shqiptare cka perkethehet ne me shume investime si ne pensione edhe ne kulture , sport art , ushtri etj

      Duke qene ne nje Shqiperi te perbashket do ritet ne menyre te jashtezakonshme prodhimi i talenteve shqiptare ne sport , art , kulture , shkence , ushtri etj etj dhe keto talente nuk do na i marre me bota , por duke pasur keto te ardhura te fuqishme ekonomike nga ekonomia jone e perbashket , keto talente do i sherbejne kombit shqiptar , sepse qeveria e Perbashket shqiptare do investoje me shume per te krijuar qendra te soecializuara ku te trajnohen te rinjte tane te talentuar ne sport , art , kulture e kudo

      Po ashtu , duke qene sebashku do behemi me inteligjente , sepse do mesojm nga njeri tjetri , sepse sa me shume njerez te diskutojn per problemet e jetes se tyre aq me shume ritet mundesia e aftesise krijuese per te gjeneruar Ide te reja qe i sherbejn zgjidhjes se problemeve tona nsa me mire

      Mos flasim pastaj me kryesoren qe nga bashkimi jone ritet ne menyre te jashtezakonshme fuqia mbrojtese e kombit tone , behemi nje force e konsiderueshme ne Rajon nga fqinjet agresire , por edhe nga BE dhe kjo con direkt ne uljen e pasioneve anti shqiptare tek fqinjet dhe ne thithjen e ne shume fondeve nga BE etj etj efekte pozitive ne favor te nje te ardhme te lumtur e plot drite per kombin shqiptar

      Dhe nje tregues shum domethenes , ose si te thuash vitrine e Bashkimit mbareshqiptar esht Kombetarja jone Kuq e Zi .
      Shifni Kombetaren tone se sa shum emer ka bere ne Bote dhe krahasoheni me konvetaren qe kishim kur ishim te vetmuar e te percare , dhe nuk ka nevoje per asnje fjale me teoer ,
      sepse Kombetarja kuq e zi me aritjet e saj te shkelyera , na shfaq parasyve ne vepra qe , ashtu sic thoshte Kastrioti jone i Madh se :… Bashkimi ben fuqine … Pike . Dhe kjo nuk ka nevoje per koment.

      Natyrisht tani nuk e bejm dot Bashkimin tani ,sepse nuk kemi politikane te atille plot energji pozitive dhe patriotizem qe ta ketkojn Bashkimin tone , pavaresisht se kermi shum miq te forte, megjithse duhet bere sa me shpejt per ti dale perpara cdo te keqeje

      Ndaj tani duhet forcuar Pavarsia e Kosoves duke krijuar nje shtet te forte kosovar , qe te njihet nga Bota dhe OKB , por ljo nuk do te thote qe Kosova te largohet perfundimisht ,. Jo .
      Ky esht nje hap i pare drejt Bashkimit , sepse duke u njof Kosova si shtet me vete nga OKB , atehere do e kemi shum lehte qe pas kesaj , direkt te kerkohet Bashkimi jone i madh
      Ndaj duhet te tregohemi inteligjente , dhe te mos bihem ne gracken e korbave mediokre qe shkruajn artikuj te tille ,
      te mos i marrin keto aktet e ndarjes aspak seriozisht , as ne Kosove dhe as ne Shqiperi ,
      Por ta pranojme tani per tani , sa per forme te jashteme Kombesine e Pavarur te Kosoves , por gjithmone me mendimin qe pas njohjes nga OKB te bejm direkt Bashkimin

      Pra Bashkimi duhet bere patjeter , pavaresisht se cfare thone keto korbat anti-shqiptare si ky qe ja shkrepi vetes .
      Edhe Zoti esht me ne ,per Bashkimin tone , ndaj i heq qafe keto korbat e Bashkimit tone te madh , duke i azgjesuar me duart e tyre ….

      Si perfundim to thosha , se te gjithe ta lexojn ket artikull te ardhur nga ….. Ferri i botes tjeter ,
      dhe pastaj do kuptojne se eshte jetike si ajri qe thithim , dhe duhet ta mesoje cdo i ri shqiptar kudo qe te ndodhet ,
      thenien monumentale te Shkrimtarit tone gjenial , e patriotit me te madh te gjall te Kombit shqiptar , Ismail Kadare se :…….. Armiku ngelet Armik , edhe i vdekur ….

      Kam nje sugjerim qe varrin e ketij qe ka bere artikullin ta coni atje , bashke me varrezat e ushtareve grek , se nuk kane asnje ndryshim midis tyre
      Ata vrisnin me arme , ky vriste me shpifje….

      1. bledi says:

        ik o vlla se ti shihke endrra. po injoranca a do dyfishihet?

        1. pena e janullatos says:

          Sa. embel qe vjell vrerin percares ‘pena e janulles’

      2. albaniafirst says:

        Raimond vlonjati e ke thene shume sakte. Keta lloj gazetaresh jane pyka qe nxjerrin perfundime se cfare do nje popull duke pike kafene ne locale lluksoze, ne shoqerine e te tjere medioker individesh.
        Ku e di ky birbo se cfare do populli shqiptar I Shqiperise apo ai I Kosoves. A eshte bere ndonjehere ndonje referendum per kete ne te dy anet e kufirit. E pra une jam shqiptar dhe e dua bashkimin e vendit tim. Po keshtu duan te bashkohen edhe miqte e mi nga Kosova te cilet I njoh prej vitesh. Ne rrethin tim familjar dhe shoqeror, nuk ka anje qe te mos e doje bashkimin kombetar. Ky palo gazetar ngaterron bordellon e politikes ne te dy anet e kufirit me popullin e thjeshte. Beni nje referendum dhe do ta shikoni se sa perqind do votojne kunder bashkimit. Natyrisht nuk duhet qe te lene per numerim votash asnje parti politike, sidomos ato te Saliut, se e dime mire pastaj se si dalin rezultatet e votimeve.

        1. Raimond vlonjati says:

          Do shtoja dhe dicka :
          Shqiptaret dhe sidomos shqiptaret e Kosoves nuk duhet te ngaterrohen nga klithmat e Kukuvajkave tip Klosi me shoke , qe duke abuzuar me veshtiresite e progresit tone , veshtiresi qe shfaqen akoma me forte ne gjithe Europen Lindore , mundohen te fusin percarjen dhe te botojne keto pamflete disfatiste kunder endrres shekullore te Bashkimit tone

          Kukuvajkat tip Kloso e Co. jane pakica e pakices ne mesin e shqiptareve te Shqiperise .Kudo neper Shqiperi ata jane simbol i perbuzjes popullore . Ndaj nuk duhen marre aspak parasysh analizat dhe deduksionet e tyre mediokre
          Mendjet e tyre prej skllavi ndaj cdo gjeje te huaj nuk mund te pjellin vecse djallzi dhe ligesi kunder enderrave tona per nje jete me te lumtur , me te bukur , me te begate dhe sidomos me dinjitoze dhe qe vetkuptohet nje jete e tille per Kombin shqiptar harrihet nqs do te jemi te Bashkuar ne nje shtet te vetem Kuq e zi
          Natyrisht kjo pune do zgjasi disa vjet , por sikur edhe te zgjasi sa te doje , , dhe ne qe jetojm sot te mos jemi te zote ta harrijme ate , atehere
          ne duhet tua leme , Enderren tone te Bashkimit kombetar Shqiptar ,Amanet brezave qe vijne …..

          Ne kurre nuk duhet te pushojme se punuari e luftuari per Bashkimin tone

          Diferencat tona qe kemi midis nesh , nuk jane arsye te ndahemi , sic thone Klos-Kujuvajkat .
          Perkundrazi !
          Ato jane me te vertet nje arsye me teper , por dhe e bukur , qe ta duam njeri tjatrin me shume , ta ndihmojm njeri tjetrin me shume , dhe , qe te jemi me te bashkuar reth Flamurit Kuq e Zi

          Ne bote ka kombe nje jane me etni komplet te ndryshme dhe jetojn se bashki ne nje shtet , E jo ne qe jemi e njejta perberje etnike nder mijera vjet ,sic thoshte edhe nje studim amerikan i bere para 3 vjetesh per Europen ,
          Ku per Shqiperine dhe Kosoven studjuan genet e njerezve ne dy fshatra te ndryshme qe gjendeshin , njeri ne Kosove e tjetri ne jug te Shqiperise .
          Dhe studjuesit amerikane u habiten se genet e fshatareve shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise kishin nje mgjashmeti kaq te jashtezakonshme saqe shkencetaret dolen me konkluzionin se keta fshatare kishin jetuar sebashku , prane e prane oer te pakten 3 mij vjet ,
          ndaj dhe gjenetistet Amerikane i vendosen rezultat e geneve te tyre sebashku dhe vecmas nga gjithe te tjeret . Sepse ishin komplet te ndryshem nga te tjetet dhe plotesisht te ngjashem ne njeri tjetrin

          Keshtu qe Natyra na lindi sebashku , dhe shkenca e verteton ngjashmerine tone ….
          Keshtu qe nuk mund te ba ndajne dot klithmat e kukuvajkave

        2. nik says:

          Bravo Rajmond i kethene shume mire ,jam dakord me mendimet e tua ehhh armiku punon nate e dite per te sjelle vetem percarje mes nesh,por sic ethua dhe vete shyqyr zoti e ka vendos er te na ndihmuar por nuk mjafton duhet me patjeter te ndihmojme vetveten duke treguar vigjilence e perkushtim te larte ne ceshtjen tone te bashkimit kombetar.

      3. tfgs1 says:

        ja dhe [email protected]@ri i radhes,ptuuuuu vromoturko i sulltan Mehmetit………
        me bashkimin e muslimon brothers + 5000 mujahedine shqiperia do te katandiset nje big hale alla tourka,dominuar nga 99% suma arabesh ku pallma e hoxhes 5 here ne dite dhe era e qelbur e suniteve do te kaloi Adriatikun duke aritur ne Rome…………

    2. Skypion says:

      Ardian Klosi eshte,apo ka qene,nje nder kundershtaret me te medhenj te bashkimit me Kosoven.
      Ardian Klosi,bente pjese ne ate grupin,te cilin shkrimtari yne i madh,Ismail Kadare,e ka quajtur grupi i “albanologeve te rinj”.
      Ne kete grup bejne pjese ARdian Klosi,FAtos Lubonja,Ardian Vehbiu,ne fillimvitet nentedhjete edhe Edi Rama,por edhe gazetare si Andi Bushati,Mustafa Nano,apo politikane si Ben Blushi,por ky i fundit vetem kur ben shkrimtarin dhe publicistin,se kur ben politikanin ,edhe ky,ka “zbuluar” patriotizmin si Edi Rama.
      Keto jane vetem disa nga emrat me te njohur,sepse me mediatike me shkrimet e tyre te perditshme pothuaj.Por,ka edhe te tjere.
      Te gjithe keta,si grup, kane te perbashket idene qe Shqiperia nuk duhet te bashkohet me Kosoven.
      Te gjithe keta,si grup, kane te njejtin argument: argumentin kulturor.ARgumenti kulturo,per ta,eshte argumenti qe merr perparesi ndaj argumenteve ekonomike,politike,gjeopolitike,gjeostrategjike,diplomatike,ushtarake.
      Te vetedijshem qe edhe ky argument eshte shume i dobet,per shkak se, zor te provosh dallime te medha kulturore mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosove,pa rene ne krahinorizem demaskues (sepse,shqiptaret e veriut,prsh,nuk kane dallime kulturore nga shqiptaret e Kosoves),grupi i “albanologeve te rinj”,ka gjetur nje menyre vecanerisht dinake per te vertetuar “teorine” e tyre te mosbashkimit kombetar.
      “Albanologet e rinj” nuk e ndertojne diskurin e tyre Antibashkim ne ligjerate te drejte,por ne ate te zhdrejten;jo ne kuptimin e ngushte gjuhesor,sintaksik;edhe kjo eshte.Por,me shume,ne sensin logjik te argumentit.
      “Albanologet e rinj” ,ne menyre perfide,duan te argumentojne qe,jane shqiptaret e Kosoves,jane kosovaret,ata qe nuk duan te bashkohen me Shqiperine…!!!
      Eshte tipike,kjo,ne te gjitha shkrimet e tyre mbi kete teme.
      Ja,ku e keni edhe shkrimin e Ardian Klosit,nder me perfaqesuesit e grupit te “albanologeve te rinj” qe sipas gazetes tone te dashur,nuk na u dashka humbur.Dhe,mire kane bere qe e kane publikuar,qe ta shohin te gjithe makiavelizmin e peshtire te ketyre Antibashkimsave.
      Kushdo mund te vereje pa mund dhe shume qarte,qe shkrimi i ARdian Klosit eshte nje perpjekje per te argumentuar,jo vetem se pse nuk mund (duhet) te bashkohet Shqiperia me Kosoven,por,mbi te gjitha, se pse kosovaret nuk duan te bashkohen me Shqiperine…!!!
      Dhe,si e argumenton kete?! O c’neveri,o c’peshtire me vjen!
      E argumenton,duke ngritur ne qiell cilesite e kosovareve ,si individe dhe si qytetare sidomos;respektin qe kane ate per ligjin,rendin,pronon,shtetin,institucionet e tij etj etj.
      E kete e kontraston me cilesite negative te shqipove ne Shqiperi,qe nuk nje as rend,as ligj,as shtet,as prone, asgje fare.
      Keshtu,del ne perfundim albanologu yne,eshte krejt e natyrshme qe shqiptaret e Kosoves,te mos duan te bashkohen me Shqiperine…!!!
      Te njejten menyre makiavelike te argumentuari,perdorin te gjithe koleget e tjere “albanologe”.
      Tek i lexon shkrimet e tyre,te duket sikur kane rene ne nje mendje,ne nje mbledhje a takim te posacem,per te thene te njejtat gjera,pikerisht!
      Une kam folur shpesh ne kete forum per krahinorizmin e Mustafa Nanos dhe per qendrimin e tij te shpallur kunder bashkimit kombetar.Por,Muchi eshte lule ne krahasim me keta “albanaloget e rinj”.
      Keta jane me te ligj,per vete faktin,se jane edhe te nje niveli me te larte kulturor,qe do te thote me me ndikim tek lexuesit.
      Antikosovarizmi,qe ne kete rast duhet kuptuar rreptesisht si antikombetarizem,i “albanologeve te rinj”,krejt ndryshe nga i Muchit tone,eshte i strukturuar,eshte ne nivel ideologjie,eshte filozofik,eshte sistemik.
      Shume shqiptaret te thjeshte,te ndershem dhe naive,u besojne ketyre “albanologeve”,sepse,keta e kane krijuar njefare autoriteti intelektual ne profesionet e tyre,por edhe ne kriticizmin ndaj gjerave negative te politikes dhe shoqerise ne pergjithesi.
      Keshtu,ata e shfrytezojne kete autoritet,per te “rekrutuar” sa me shume shpirtra rrethe idese se tyre antibashkimse.
      Por,nje gje i tradheton keta skutha.
      I tradheton perkatesia e tyre,politike,kulturore,krahinore.Sidomos kjo e fundit.
      Pyetja ,se pse “albanologet e rinj” jane kunder bashkimit me Kosoven,te con pashmangshem tek perketasia e te njejtit “soj”: atij politik,kulturor,krahinor.
      (P.S: per te gjitha ata qe mund te dyshojne ne keto qe sapo shkrova me lart,i ftoj te lexojne shkrimet e Ardian VEhbiut,Fatos Lubonjes,Edi Rames para 20 vitesh,Ben Blushit,bile ky i fundit sa po ka shkruar qe “Kosova duhet te clirohet prej Shqiperise”… ate qe e ka shkruar Ardian Klosi ne 2011,e thote sot Ben Blushi,vec ne menyre edhe me cinike se Klosi,qe gjithsesi ishte me i rafinuari nder keta).

    3. zhaku i pamposhtur says:

      Shkrim tendencioz percares..pasqyron vetem anen negative te ribashkimit..germuat shume ne arshivat e janullatos per te ribotuar keto shkrime? vec pa dashur autori na sjell nje fakt te pamoueshem dhe mjaft interesant pra ai pyet(madje edhe pergjigjet vete..) :a do te deshironin kosovaret te udhehiqeshin nga saliu & co?? Dhe a do te pranonin shqiptaret te udhehiqeshin prej komandanteve te UCK-se??
      ide fantastike kjo e dyta sepse mendoj qe komandantwt e uck te paren gje qe do bejne eshte te pastrojne shqiperine nga agjentura greke qe ka zaptuar politiken dhe median shqiptare..sa te pafytyre jeni ju qe i bini trumpetave te percarjes? (pa dyshim qe jeni serbo-grek..)

  2. Nick says:

    Kapak histerise kolektive!
    R.I.P

  3. Kuq e zi says:

    Ardian klosi mendon me mentalitetin e nje shqiptari qe kurre ska kaluar kufirin qe ska njohur nje pamje ndyshe pervec asaj qe vjellin mediat shqiptare
    E dine ky palaço anal qe italia u bashkua me lufte vllavrasese dhe jo se veriu jetonte me mire
    E dine ky injorant cfare diferecash ka populli italian dhe prape qendron i bashkuar
    Sipas ktij mujmani shqiptaret nuk duhej te bashkohen sepse kta palopolitikan do i hynin ne hise njeri tjetrit per kete anal kjo eshte nje shkak i mjaftueshem per te qe te ndare
    Po pse mor media e shitur pse nuk folet njehere per te mirat qe do sillte bashkimi qe cdo here nxorret helm e vetem helm

    1. ska rendesi says:

      komenti yt nuk kishte lidhje fare me artikullin. tamam nje njeri qe lexon po nuk shikon e degjon 🙂
      Dhe para se te flasesh keto fjale fyese per Z. Klosi duhet ta drejtosh njehere gishtin nga vetja dhe te thuash po une ca jam, une kush jam? 😉

    2. Pelasgian says:

      S’paske kuptu gje hic dhe megjithate ska ndodh noj lufte gjakatare vllavrasje mes italianve. Shumica e ushtrise dhe gjeneraleve te mbreterise Borbone dezertuan dhe ju bashkuan Savojave.

      Po,veriu i Italise ka qene qysh ne are kohe me i perparuar se jugu italise.

  4. temujin says:

    Po sikur te jete ky nje projekt ne sirtar ne Departamentin e Shtetit dhe Kongres, ne menyre qe ta perdorin si instrument presioni ndaj nje qasje me filoruse te Serbise e Maqedonise (me fal/fyrom)…ca do beni ju pastaj…pse flisni me kaq siguri…CIA-s i duhen 30 min. mbledhje dhe nja tre telefonata per ta ndezur gjithe rajonin…planet rezerve duhet ti kete gati…edhe infrastrukturen hije…

  5. Lab says:

    Kosovarët janë njerëz. Vetëm idiotët e Shqipërisë barazojnë malokët e Shqipërisë me Kosovarët dhe i kanë inat.

  6. Ben Hur says:

    Ribashkimi ka per te ndodhur. Eshte qeshtje kohe. Jemi nje popull, dhe nje gjak !!!

    1. MK says:

      Te lumte!
      Shpresoj sa me shpejte.

    2. durrsaku says:

      E si te bashkohemi une me nje qe thote qeshtje jo çeshtje?

      1. Raimond vlonjati says:

        Po ti nuk ka nevoje te bashkohesh

        Ti mire je ashtu i vecuar , sepse nga sa flet ti kuptohesh qe vjen era si qen i ngordhur dhe esht me mire te rish i vecuar

  7. oldman says:

    Lexova me vemendje dhe me respekt, ate qe ka shkruar A. Klosi para 5 viteve dhe konstatoj me keqardhje, se ata qe shkruajne zakonisht dhe mbushin faqet e gazetave shqiptare apo kosovare (perfshire gazeten Tema), jane shume larg (po shume larg) per nga stili, per nga forca e mendimit, per nga shpirti patriotik dhe sigurisht sinqeriteti gati feminor i te madhit Ardian Klosi. Falemnderit Mero Baze, qe na e kujton!

  8. Plaku Xhuxhumaku says:

    I ndjeri Klosi, ka bere nje gabim elementar, e ka bere analizen sikur ne kete bote te egzistonte vetem Shqiperia me Kosoven. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine ne nje shtet te vetem, apo qendrimi i tyre sic jane sot, as nuk eshte as nuk ka per te qene ndonje here dicka qe do te mund ta zgjidhin ose vendosin vetë shqiptaret dhe vetëm shqiptaret. Bashkimi, nëse do te ndodhe ndonjehere, do te vije vetem si kerkese gjeopolitike, pjese e interesave te fuqive te medha, sikurse ka ndodhur me vete pavaresimin e Shqiperise ne vitin 1912, ashtu edhe me pavaresine e Kosoves.

  9. :)) says:

    Na ishte nje here ,,,,, 2016 vjetPARA krishtit,,ca burra dhe vendosnin per te ardhmen e ILIRISE ,,,FLISNIN per bashkimin e trojeve ,,kishte dhe NDERKOMBETARET per ti degjuar me perkthyes??? ,,pas ja 7 oresh perkthim NDERKOMBETARET u corientuan nga perkthimi dhe skishin besim te perkthyesit e GJORE ,,TE SKUQUR GJAK NGA CFARE PERKTHENIN,,NDALUAN MBLEDJEN NDERKOMBETARET DHE THANE ,,DUAM PERKTHYES NGA VENDET FQINJ SE SKA MUNDESI ,,,NE si njerez largpames PRANUAM ,,,DHE PERKTHYESIT U THANE SHKURT ,,KTO DUAN THJESHT DRU,,SE NUK MERREN VESH SE KANE NJE GJUHE TE VETEN DHE UNIKE,,,KY ESHTE PROBLEMI,,,OK VENDOSIM KESHTU THANE NDERKOMBETARET,,SKA ZGJIDHJE TJETER,,,SI RRJEDHOJE E ASAJ MERRVESHJE DIHET HISTORIA,,,TANI ,,,,2016 MBAS VDEKJES SE KRISHTIT JANE MBLEDH DISA BURRA DHE FLASIN PER BASHKIMIN E SHQIPERISE ,,,?????? VAZHDOJME TE NJEJTEN HISTORI,,,FQINJET ATY JANE GATI ,,. VAZHDONI MOS U MERRNI VESH,,presin me padurim tju PERKTHEJNE ,,ATE QE ESHTE GJUHA ME E VJETER ,, THJESHT ESHTE NJE KOMENT MOS MA MERRNI PER TE KEQ,,

  10. Pelasgian says:

    Fjale te shenjta ka thene!

    1. :)) says:

      Kush une :)) apo gazetare ?? ???Po e pate fjalen per Mua Rrofsh,,

  11. Albani says:

    ARESYET E BASHKIMIT JANE ME MADHORE DHE TE DOBISHME SE SA VRESHTAT,ARAT,SHTEPITE,FRUTAT,DYQANET,POLICET,APO DO APO NUK DO NJE KOSOVAR,NJE SHQIPETAR,DHJETE,NJEQIND APO NJEMIJE.
    NE KEMI NE SHQIPERI DHE SHQIPETARE SI kLOSI QE THONE QE ME MIRE TE NA MARRIN FQINJET,DHE KETA NUK JANE PAK.

  12. kodrasadikitk says:

    Bashkimi i Kosoves i Maqedonise i Sangjakut te Pazarit te Ri dhe Qamerise me Shqipnin do te ndodhe shkalle-shkalle dhe klasa e re politike qe do te vjen ne shprehje dita dites do ta realizon kete enderrr te shqiptareve.Martesat reciproke mes popullsise do te ndikon qe nji qytetare i Llapit te Podujeves do te ndihet si Sarandiot dhe anasjelltas ,nji Sangjakli i Pazarit shtatlarte e burrnore do te llafose njisoj si nji Vlonjat e anasjellatas.Lum ai qe eshte i ri dhe do ta shijon kete realitet qe do te vjen per popullin tone fisnik e puntore dhe mjer ne qe kemi per momentin kete klase te cofte politike dhe pa ndjenja kombetare e shtetnore por te shitur e destruktive ….

  13. TJ says:

    I lutem Gazetes tema te botoje komentin!Pashe nje pjese te intervistes se Presidentit H.Thaci dhe nje pjese te Opinion me Buzhalen dhe Co. Me pelqeu Z. Thaci! Por kur kur mendon Fevziun te ngrihen leshrat e kokes! Ky antishqiptar, ky njeri i Berishes i korruptuar dhe maskara eshte nje plehre dhe duhet larguar nga mediat shqiptare! Apo dhe te diskutosh temen Kosove -Shqiperi dhe rolin e K/ministrit Rama me Beratin me B si Berisha dhe Basha,eshte krim! Nje krim qe behet ne median e klanit! Ku kane te drejten keta njerez pa nje fare vlere? A jane keta njerez intelektuale me experience ne fushen e politikes,diplomacise, ekonomise qe te kritikojne ,per gjera te paqena! Psh. President Thaci tha se Ivo Andric mesohet ne shkolle si poet apo shkrimtar! Dhe Kryeziu,ju kujtoj se Kryezinjte kane qene spiune te deklaruar te serbeve,Buzhala.B thone te kunderten! Jane injorante apo e mohojne me dashje! Nje gje ehte e qarte! Po qe i ngateruar Blendi,Altin Goxhaj jane dhe shume te tjere ,prapa tyre qendron konspiratori Berisha! Berisha eshte armiku me i madh i shqiptareve! Nje shenim per Berat Buzhala kuptimi “nation” eshte kombesia! United Nation jane kombet e bashkuara dhe jo shtetet e bashkuara! Keto qendrime nuk jane vetem nga injoranca jane pjese e skenarit serbo-berishian kunder kombit shqiptar! Ne vend te themi se si te regullohen punet midis dy shteteve te nje kombesie i fryjme ndasive! Turp per injorantet krim per te shiturit!

  14. Kauri says:

    Po ce dual bashkimin me maloket e kosoves, ne kemi Saliun kryemalok shpellarin dhe 300 000 maloker qe i shkojne las edhe nuk po ja dalim dot me ata, u bënë rrap, le më te bashkohemi dhe me 2 milione maloke kosovare… Të themi mamma mia pastaj

    1. FAKT says:

      Kete po te thote shkrimi ,qe makoket e Kosoves jane vite larg me te perparuar se gjithe maloket e fusharaket e Shqiperise te mbledhur bashke ,dhe qe eshte mekat te infektohen nga maloket tane .Prandaj lum si ata qe jane ne shtetin e tyre………

  15. Albani says:

    Ardian Klosi
    Analfabetizmi yt shpie uje ne mullirin e tjeter kujt.
    KE SHKRUAJTUR NJE PACAVURE qe do te beje mire te mos e kishe shkruajtur,jo sepse e demton ceshtjen madhore por sepse deshmon dhe nje here nivelin e ulet te gazetarise Shqipetare,me kete pacavure ngelesh ne klase.
    Nuk eshte e mundur qe te deklarosh qe bashkimi nuk mund te ndodhe sepse ketej i bejne shtepite 1 apo 10 kateshe dhe ne Kosove jane te tera dy apo tre kate.
    Nuk mund te deklarosh qe nuk bashkohemi dot sepse ata kane kodra dhe pyje me shkurre te shkurtera ndersa ne nuk kemi apo i kemi te larta.
    Nuk mund te deklarosh se nuk mund te bashkohemi sepse Kosovaret nuk kane cfare fitojne nga ne,atehere te mos bashkohen ata me ne,por ne me ata.
    Nuk mund te deklarosh qe nuk mund te bashkohemi sepse ne nuk i punojme arat ndersa ata i punojne.
    Nuk mund te deklarosh qe nuk mund te bashkohemi sepse ata kane vreshta dhe me shume arka me fruta se ne,se ata qenkan ndryshe sepse i mbajne mbyllur dyqanet te djelen ,ndersa ne i mbajme hapur.
    Nuk mund te deklarosh qe nuk mund te ndodhe bashkimi sepse ata jane te ndryshem,flasin gegenisht,ndersa ne toskerisht.
    Ardian Klosi,pyes veten a e ke shkruajtur ti kete artikull apo GOMARI QE MBAJ NE STALLE.
    pOPUJT PO BASHKOHEN NE NJE SHTET DHE PO BASHKEJETOJNE DHE KUR NUK KANE AS GJUHEN DHE GJAKUN TE PERBASHKET,NDERSA NE NUK MUNDEMI?
    Amerika perbehet nga shume gjuhe dhe popuj.
    Kur ne nuk u bashkokemi dot sepse “”ndryshojme me Kosovaret”””,atehere perse ngulmon Serbia per Kosoven,kur bashkohet Serbi me Kosoven perse ndermjet nesh qenka e pamundur?
    Ardian Klosi QENKE NJE PALLE K…NGA kembet deri tek koka.
    Aresyet qe mund ta vonojne bashkimin jane;
    (1)Hezitimi i Evropianeve(shteteve me peshe)
    (2)struktura e popullsise ne pjese te ndryshme te Kosoves.
    (3)dhe me e rendesishmja eshte mos pajtimi i klasave dhe pushteteve sunduese ne Shqiperi dhe Kosove,keta grupime politiko-mafiozo-ordinere i kane ndare zonat e influences dhe pushtetit te tyre ne Shqiperi dhe Kosove dhe nuk duan qe te perzihen ne pazaret e njeri tjetrit,secili vjedh,shet,rrjep dhe pret ne territorin e vet dhe shfrytezojne sklleverit e tyre.
    POR SIDOQOFTE BASHKIMI DO TE NDODHE,UJI DO TE SHKOJE NE SHTRATIN E TIJ,ESHTE NATYRALE DHE E PASHMANGSHME,JEMI NJE DHE TE VEGJEL PER TE QENE TE NDRYSHEM.
    ARESYET QE DUHET TE NA BEJNE BASHKE JANE MADHORE DHE ME QINDRA,NDERSA ATA QE NA NDAJNE JANE KETO ARESYET E TUA MORE GAZETAR MUTI QE I SHERBEN SERBEVE ME IDIOTESINE INTELEKTUALE QE KE.
    BASHKIMIN E DO SHUMICA E SHQIPETAREVE TE NDERSHEM KUDO QE JETOJNE,AI DO TE NDODHE DHE AMERIKA DO TA BEKOJE.
    Perse more kelysh,handikapat mendor ,mos duhet ta ndaje Italia Siciline sepse ata jane ndryshe,mos duhet dhe ne te formojme republiken e Korces,Shkodres,Vlores,Kukesit dhe Dibres sepse te tjere jane Korcaret dhe te tjere te tjeret,sepse dikush mbjell molle dhe tjetri duhan.
    Nuk ma merrte mendja kurre qe Shqiperia ka kaq shume ANALFABETE DHE IDIOTE QE NA HIQEN SI INELEKTUALE.biles qe na e cilesojne si analize per te mos u humbur,.
    Analiza e sateme.

  16. Bejtulla says:

    Ardian Klosi (ndjese paste) i takon atij grupi pseudointelektualesh snobw dhe megallomanw, qe mendojne se dine shume, por ne te vertete nuk njohin as historine e Shqiperise as atw boterore.
    Mbi te gjitha, ne kete shkrim ai shpreh nje koncept materialist mbi natyren e atdhetarisw dhe tw kombwsise (dhe kjo nuk eshte per tu habitur, derisa ishte djali i ministrit te drejtesise komuniste Bilbil Klosit dhe nipi i gruas sw Ramiz Alise).
    Nga pikwpamja e gjendjes sw sotme politike ne Ballkan, pikepamjet e tij puqen plotwsisht me pikwpamjet antishqiptare tw forcave me realsionare ne Serbi e ne Greqi.

  17. adriatiku says:

    O zoti Klosi; te te jape nje shembull une ne kundershtim me ato qe ke thene ne fillim te shkrimit ti? Ja, u kerkua me ngulm qe te bashkohej Qipro turke me Qipro greke. Dihet Qipro greke ish shume e pasur dhe u be antare e Be, ndersa Qipro turke e varfer dhe jo antare e Be-se. Po ata nuk pranuan, megjithse kembengulen edhe nderkombtaret. Te tjerat pasojne kundershtimin e pare, por nje dore kosovare dhe shqiptare kunder kombit shqiptare, me gazetare e politikane, po e shkaterron çdo gje. Tani ngeli qe seicili te perserise ate thenien e Majakovskit: ju shkoni ku te doni, une do shkoj ne arke te kursimit. E ne fund, ç’na duhet kombi e kombsia kur jeta behet me parà?

  18. evgjitngrenesi says:

    nuk e di pse çuditeni me qendrimet antishqiptare te temes!! tema është gazetë janullatiste. shumica e lajmeve te saj kane nje përzgjedhje antikombetare. nje dite matoshi,nje dite ky qe vrau veten nga inferioriteti,pastaj e ka radhen robelli i jugosllavisteve te ldk-se. diten tjeter mu!t nanua dhe lehësit e saliut. per fundjave ka ose panajot barken ose një legen himarjot qe sja mend emrin. shumica e ketyre jane produkt ose i sorrosit,ose i serbeve. shqiptaret po terhiqen prej hunde nga nje pakice antishqiptare qe po perpiqet te kompesoje humbjen ne lufte te serbise me mosbashkimin e shqiptareve. perdorimi i krahinarizmit është për ta mjeti më efikas per momentin. krahinarizmi gjen terren atje ku mungon kombetarizmi. per kete eshte luftuar fort keto 25 vjet. jane perpjekur tu mbushin mendjen shqiptareve se nacionalizmi na demton . ne funksion te ketij qellimi jane edhe partite politike te korruptuara dhe shtypi qe promovon sektarizmin krahinor dhe fetar. nevojitet nje rrezim i këtij sistemi antikombetar. ky eshte parakusht per bashkimin kombetar

  19. ILIRIA E BASHKUAR says:

    BASHKIMI I ILIRVE ESHTE RJEDHA E NATYRSHME.
    TE GJITHE TE SHITURIT TE DOBSIA TE INJORANCA TE POLITIKA TE SERBI APO GREKU DO TE PERFUNDOJNE NE HUMBJE.

  20. GK says:

    RAIMOND VLONJATI i ke thene te gjitha sakte. URIME…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *