Aksion masiv kundër kanabisit në tre qarqe: Kapen 660 kg

kanabisPolicia e shtetit informon se ka nisur sot një operacion masiv antikanabis në tre qarqe të vendit njëkohësisht: Në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër. Të angazhuar janë rreth 300 forca policie.

Në Vlorë janë sekuestruar një sasi prej 41 kg kanabis sativa, sasi e sekuestruar në objektin e shtetasit Ferdinand Mile. Operacioni është kryer në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorës, në Mesaplik dhe në Kallarat. Në zonën e Ujit të Ftohtë kanabisi fshihej në një garazh, ndërsa në Mesaplik në një stan. Në fshatin Kallarat bëhej tharja e lëndës narkotike. Në flagrancë u arrestuan 3 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në Krujë janë sekuestruar  85 kg Cannabis Sattiva, 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara.

Në Tepelenë janë sekuestruar një sasi prej 520 kg kanabis në Memaliaj dhe Kurvelesh. Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë. Ndërkohë në Shkodër operacioni u fokusua në zonat e Dukagjinit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *