“Dear Bill”, letra e fuqishme që Bush i dërgoi Clintonit pas humbjes

21 Tetor 2016, 16:28Bota TEMA
“Dear Bill”, letra e fuqishme që Bush i dërgoi Clintonit

Kjo letër e shkruajtur në janar të vitit 1993 është bërë virale pas debatit mes Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Mijëra njerëz e kanë shpërndarë duke thënë se kjo ishte sjellja politike që rivalët duhet të kenë me njëri-tjetrin, dhe jo fyerjet dhe sulmet mes Trump dhe Hillary.

Letra i është lënë në zyrë Bill Clintonit nga paraardhësi i tij George Bush i pari, pasi Clinton e mundi në zgjedhjet presidenciale.

“I dashur Bill,

Kur unë hyra në këtë zyrë për herë të fundit ndjeva të njëjtën ndjenjë mrekullie dhe respekti si ajo që ndjeva katër vjet më parë kur hyra për të parën herë.

E di që edhe ti ndjen të njëjtën gjë.

Unë të uroj lumturi të madhe gjatë qendrimit tend këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva vetminë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç e kanë përshkruar disa prej paraardhësve tanë.

Do të kesh kohë shumë të vështira, do të përballesh me kritika të ashpra, që ndoshta ti mendon se nuk janë të drejta.

Unë nuk jam aq i mirë për të dhënë këshilla: Por mos lejo kurrë kritikët të të vënë poshtë apo të ndryshojnë kursin tënd!

Ti do të jesh presidenti i Amerikës dhe i imi kur të lexosh këtë letër.

Unë të uroj gjithë të mirat. I uroj gjithë të mirat dhe familjes tënde.

Suksesi yt tani është suksesi i gjithë vendit tonë, Amerikës. Unë mbështetem te ty.

Fat të mbarë!

George./ Përshtati Amarildo Lumani, TemA.

11 komente në ““Dear Bill”, letra e fuqishme që Bush i dërgoi Clintonit pas humbjes”

  1. Ervini says:

    Patriotizmi siç duhet te jete, te gjithe bashke per te miren e vendit. A degjuat mo pseudo-patriota nga te dy anet e kufirit?

  2. Delli. USA says:

    Geni Trampit dhe I Saliut nuk jan larg,sidomos nga gjuha e perdorur.

  3. tom says:

    Ha…ha…njelloj si ne Shqiperi. Sala & Co e shkaterruan Shqiperine per interesat e tyre personale. Duhen dekada e shekuj qe te shendrohesh nga shpellar ne njeri i civilizuar. Sala, Meta, Muli, Nano, Toma etj…. rrjedhin nga familje qe deri dje jetonin ne shpella, punonin tokat, visheshin me brekushe, laheshin nje here ne vit…….

  4. Dardani says:

    Jo patriotizmi por masonizmi

  5. Dardani says:

    Jo patriotizmi por masonizmi ..

  6. Dardani says:

    Jo patriotizmi por masonizmi …

  7. Dardania says:

    Jo patriotizmi por masonizmi ….

  8. Arta says:

    Mos ngaterroni patriotizmin me masonizmin

  9. bob says:

    Letra e fuqishme????

  10. Ceni says:

    Kur ke tbosh me njerez vetem gjona tmira ka pavarsisht bindjeve politike,Respekt

  11. Alban says:

    Sali! Ai kriptokomunisti ta paska vjedh letrën që i le ti Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje